Gjykata në Colmar të Francës vulos fatin e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai nuk do të ekstradohet në Serbi, por do të lirohet me kusht.
Gjykata vendosi gjithashtu se Haradinaj nuk duhet të largohet nga Franca, për arsye se duhet të paraqitet 2 here ne gjykate.
KERKESAT
Serbia ka bërë kërkesën, për ta ekstraduar, madje do ta dërgojë edhe të plotësuar, sipas ministres serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviç. Ajo ka thënë se Serbia e kërkon Haradinajn për “Krime lufte ndaj popullatës civile gjatë vitit 1999”, akuza këto për të cilat Haradinaj, thotë ajo, nuk është gjykuar në Hagë.
Në kërkesën për ekstradimin e Haradinajt, dërguar të martën, është paralajmëruar se do të ketë fakte shtesë, të cilat para se gjithash kanë të bëjnë me urdhëresën për zgjerimin e hetimeve kundër Haradinajt me fakte të cilat janë mbledhur, ka thënë Kuburoviç.
Por edhe Kosova ka kërkuar që Haradinaj të lirohet me kusht duke mos e bërë të mundshëm ekstradimin e tij nga Franca në Serbi.
Ministria e Drejtësisë e Kosovës, Dhurata Hoxha, para dy ditësh ka deklaruar se i kanë dërguar disa kërkesa për lirimin e Haradinajt. Ata thanë se kanë ofruar shembuj të arrestimit dhe lirimit të zyrtarëve dhe përfaqësuesve politikë shqiptarë, të cilët ishin arrestuar në mënyrën e ngjashme si Haradinaj.
REAGIMET
Bashkimi Evropian ka reaguar zyrtarisht për arrestimin e Ramush Haradinajt duke thënë se situata të tilla nuk janë të dobishme dhe se më tej duhet të punohet rreth rregullimit të marrëdhënieve në mes të Beogradit dhe Prishtinës, duke përfshirë zbatimin e një marrëveshje mbi gjyqësorin. Nga ana tjetër, qeveria franceze në një njoftim të shkurtë tha se arrestimi i Ramush Haradinajt nuk ka prapavijë politike, por ka të bëjë më çështje të drejtësisë.
Komentet