Deputeti Agron Shehaj ka kërkuar sqarime nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha se çfarë po ndodh me kontejnerët me mbetje toksike.
Nga Kuvendit, Shehaj hodhi akuza duke thënë se gjysma e qeverisë është e përfshirë në këtë skandal të trafikut të mbetjeve toksike.
Si përgjigje, ministri i Brendshëm u shpreh se shumë shpejt kontejnerët dot zbresin në një hapësirë publike.
Agron Shehaj: Ka 11 ditë që një anije me kontejnerë me mbetje toksike të trafikuara nga porti i Durrësit ndodhet përballë Portit të Durrësit dhe ministri i Brendshëm duhet të japë përgjigje se çfarë po bëhet. Ka një interes, publiku do të dije se çfarë po ndodh me mbetjet toksike? Gjysma e qeverisë është e përfshirë në këtë skandal, në trafikimin e mbetjeve toksike. Duhet të informoni qytetarët, çfarë po ndodh me mbetjet toksike.
Ervin Hoxha: I nderuar zoti Shehaj në lidhje me informacionin që kërkuar, Prokuroria Durrës ka bërë një njoftim publik në bashkëpunim me policinë, agjencinë2 doganore dhe autoritetet portuale po ekzekuton urdhrin dhe vendimin e marrë. Shumë shpejt kontejnerët dot zbresin në një hapësirë publike, e cila po krijon kushtet dhe mundësinë sipas kapaciteteve dhe infrastrukturës për çështjet e sigurisë në ambientet e Durrësit. gsh
Tani Edi Rama ka mandatin te jua jape edhe grate me koncesion se the tjeter nuk ka ngelur.
Kjo eshte “Shqiperia qe duam” pra Shqiperia Nje Million sepse pas ketyre zgjedhjeve parashikoj braktisje masive te vendi.
S’keni pare gje akoma.