Lek Pervizi
LAHUTARI SHQIPTAR
Kangё rapsodike
Përmbledhje e periudhës
1945-2018
DORIAN
Ndarja e përmbledhjës :
1–Lahutari Shqiptar I (kohë e diktaturës, 1945-1990).
2— Lahutari II (pas diktaturës,1990-2018)
3—Lahutari III – Kangë Satirike
4—Lahutari IV – Kangë patriotike
Parathanie
Kjo përmbledhje kangësh popullore përfshinë periudhën 1945 – 1990, atë ma të vuejtun dhe të kobshme të historisë së Shqipnisë.
Prej asaj gurre të pashterrshme që rrjedh prej kohnave ma të lashta, gjithmonë e pastër dhe e kulluet, nuk mund të mos dilnin vepra të tjera të vlefshme për t’u radhitë në eposin mijavjeçar të kombit shqiptar.
Si në të gjitha fushat e tjera, ashtu dhe në atë të folklorit tradicional pushteti komunist u mundue të ndikojë, duke imponue një drejtimm që t’i shërbente diktaturës dhe propagandës së saj. Kështu ajo krijimtari iu nënshtrue çenzurës dhe inkuizicionit të sistemit totalitar. Por ky populi që i mbijetoi rrëbeshëve shekullore të pushtimeve të hueja, që u vërsulën mbi të për ta asgjësue, ruente në vetvete atë forcë e fuqi të papënnbajtun për të iu përgjigjë të gjitha situatave të vështira e për t’i përshkrue e paraqitë ato sa ma realisht. Duke rekrutue individë të caktuem, shteti komunist planifikonte dhe servirte një folklor të zyrtarizuem e konformist që t’i shërbente regjimit, për të tregue se sa i lidhun ishte ky lIoj pushteti me popullin. Harronte se ky populi, ndonse i gjunjëzuem, i torturuem dhe i gjymtuem, me masa drastike meskine e kriminale, kishte një force shpirtnore te madhe, që e shprehte në kangët e tij rapsodike. Nuk përjashtohen nga ky qëndrim negativ edhe partitë e forcat e tjera politike, të vjetra ose të reja, po ashtu dhe këto në përpjekje për të manipulue historinë për përfitime e lavdi vetjak e patiake. Poeti popullor që i përjeton vetë ngjarjet nga afér ose që përfshihet në to, nuk i nënshtrohet imponimit as diktimit të askujt por drejtpërsëdrejti paraqet përshtypjet e gjalla të çastëve dhe ndodhive i të cilave asht dëshmitar i mirëfilltë.
Në përshkrimet ai bashkangjet edhe mendime e gjykime përsonale dhe të mjedisit ku jeton. Kjo urtësi e popullit duket në vargjet kurdoherë që paraqitet nevoja për të dhanë gjykime ose për të përkufizue e përshkrue rrethana, ngjarje, e personazhe faktikë.
Ash vetë rapsodi popullor që ka ra në burg dhe i ka provue e pësue të zezat e ullinit, dhe me forcën e dëshpërimit ia qan hallin vetës, dhe jep me pak vargje gjendjen e tij fizike, mendore e shpirtnore, si ma i miri poet.
N’burg të zi ku paskam ra,
Fundi i ferrit asht tuj m’gja,
Sigurimcat, si djajt vijne,
Na mundojnë tlhe na grijne,
Me tortura na përpijnë.
Harruem nanat, harruem gra,
Harruem motër, harruem vila,
T’gjall t’vorrosun për hata :
Harruem hanën, harruem diellin,
Falna Zot, harruem dhe Qiellin !
Në këtë krijimtari që bazën e ka në poezinë epiko heroike – historike, nuk mbetet pa u shfaqë dhe talenti tjetër i poetëve të maleve, siç asht satira, me të cilën ai fshikullon me forcë e pa kursim, të metat njerëzore dhe veçanërisht të atyne që mbajnë pushtetin në dorë duke u sjellun keq me popullin mbi të cilin sundojnë. Autori vetë asht i përfshirë në këtë krijimtari të ruejtun në mendje dhe ka kontribue për rreshtimin e redaktiimin e kangëve (kështu i quen populli). Duke qenë me origjinë nga veriu i e duke njohun mire të folmën e krahinave veriore, veçanërisht të Kurbinit e Mirditës, i ka radhitë vjershat në atë dialekt dhe në atë stil dominues të tetërriokshit me rime të puthitun. Nga ana tjetrë theksojmë si autori i ka njohun personalisht disa nga këto poetë të burgjeve e kampeve, por edhe ndonjë të arratisun në mal me prirje poetik. Prandaj edhe subjekti i disa kangëve i pështatet ngjarjeve dhe njerezve të atyne krahinave. Ka dhe përjashtime nga krahina të tjera por që janë unifikue ne një stil e gjuhë.
Disa nga këto kangë vazhdojnë të këndohën e të recitohën ne popull në raste festash e mledhjesh me çifteli. Kryesisht ne krahina veriore, Ky libër del si me vonesë në një botim të rregullt, por duhet ditun se jane botue vazhdimisht në revistën Kuq e Zi, dhe në organen shtypi te tjera online (internet) nga dashamirë të folklorit poetik që shprehet me kangët rapsodike, dhe nga bashkëvuejtës që kanë dashtë me denoncue e stigmatizue krimet e komunizmit me anë të këtyne kangëve që shprehin masemiri pathosit tragjik që përfshiu popullin shqiptar nën një nga diktaturat ma të egra të Evropës Lindore, siç ishte ajo e komunizmit shqiptar.
Kjo përmbledhje kangësh rapsodike, mund të quhet me të drejtë një vepër e veçantë që mbeshtetet mbi një realitet të kobshëm që nuk mund të mbetej i pa treguem. Forca e këtyne vargjeve prek thellë lëxuesin duke e tronditun shpirtnisht për tragjedinë historike që pësoi populli shqiptar gjatë një gjysme shekulli shumë të gjatë prej barbarëve të sehkullitnjëzet..
Kushtue
t’afërmve të mij të dashtun,
gjyshës, nanës, babës,
vllazënve e kushrijve,
si dhe gjithë
bashkëvuejtësve të tjerë,
viktima të pafajshùme
të terrorit mizor
e gjakatar
të diktaturës komuniste.
Lahutari I
PËRIUDHA E DIKATURËS
1945-1990
Krijuesit e këtyne kangëve rapsodike qën u krijuen në kushte të frikshme, i përkasin kryesisht krahinave të Kurbinit, Mirditës, Pukës e Malsisë së Lezhës, ndër ma të përdjekunat dhe të sakatuemet në kampin famëkeq të Tepelenës e burgje e kampe tё tjerё. Kurbini bashkë me Mirditën njihen si krahina kokëforte, që i banë një qëndresë heroike diktaturës me armë në dorë dhe me sakrifica të mëdha njërëzore e materiale.
NE TETOR DYZETEKATER
Në tetor dyzetëkatër,
Aleatët luejnë teatër,
Luejnë teatër me Shqipni,
Kanë kurdisun një tradhti
N’mal me dalun qeveria,
Me u formue atje ushtria,
Me luftue ju gjermanët,
siç po bajne partizanët.
Urdhni vjen drejt prej Londonit,
Prej Parisit e Washingtonit.
Gjithë kto lojna, gjithë kto hile.
Po i kurdis Inglizi skile.
Mor ingliz shumë punë të liga,
Po na ban kjo politika,
Politika jote e keqe,
Krejt me dredha dhe me leqe !
Të gjithë krenët e Shqipnisë.
Ballë rrezikut që ka nisë,
E kan mbajtun një kuvend,
Për t’u lidhun përnjëmend.
Njaj Meklini kolonel,
Me do dokrra pô na del,
prej Mirdit’s gjermant t’dëbohë,
pareashuta që t’lëshohen.
Kapidani çka po thotë,
Or ingliz kjo punë e kotë.
Se gjermani ka ardhmi,
Dhe si mik ai ka me ik,
Nuk e presim mikun n’besë,
Nuk e presim mikun n’shpi
Ktë ta keni dijeni.
Kanë folë burra për pas tij,
Bajraktari, dhe Fiqriu,
Mitat Frashëri dhe Kryeziu,
At Harapi, Hasan Dostl,
Prenk Pervizi.dhe Lef Nosi,
Llesh Marashl, e Nik Sokoli,
Njaj Pertvizi fort mirë fo
Mir po flet biri i Kurbinit,
Rrept i flet ingliz Meklinit.
Gjenerali n’’kambë asht çue,
– Ndal ingliz pak me ndigjue :
Armatime me na dhanë,
Një ushtri ta ngrejmë në kambë.
Po t’i prijmë ushtrisë përpara,
Komunizmit s’i ngel fara ! –
Kqyr çka thanë ingliz Meklini,
Koloneli mustaqe mini :
– Armë nuk kemi me ju dhanë,
Na po ikim po ju lamë,
N’Teheran punët janë nda,
Na nuk kemi çka me ba.
Ka vendosun veç trinia :
Rusvelt, Çurçill e Stalini,
Ju shqiptarët mirë ta dini !
Në Ballkan do t’vijë Rusia,
Ku përfshi asht dhe Shqipnia.
Njat Kosov e merr Serbia,
Në Tiranë do t’vijë partia,
Komunizmi vjen n’pushtet,
Por s’do sgjasi për shumë vjet,
Ne do kthehemi opet,
Të na prisni me gajret ! –
Gjentlemenet kaluen detin,
Peshk në zallë e lanë miletin.
Tanë paria u shpërnda,
Kokën ulun e pa ba za.
– Bash ju lumtë mor aleatë,
Që na latë kështu në baltë,
Fjalët e mira e gurët në strajcë,
Ngul na e keni thikën n’ palcë. –
Djalë pas djali në histori,
S’do të harrohet kjo tradhti !
HIJE E ZEZE PERMBI SHQIPNI
Hije e zezë përmbi Shqipni,
Në Tiranë të kuqtë kanë hi,
Gja s’po lajnë pa ba e punue,
Se fort mirë i kanë mësue,
Enver Hoxha e Mehmet Shehu,
Njeni halja e tjetri plehu,
I kanë msue për me vra,
Ku janë burrat ma në za,
Kjoftë civila apo oficera,
Edhe sa viktima të tjera
Djem të ri, burra me vlera.
Shkojnë brigatat tuj sulmue.
Veç tuj djeg e pushkatue.
Sllavet rus i kanë mësue.
Vijnë brigatat e Stalinit,
Vijnë në Laçin e Kurbinit,
Me djeg kullat e një trimit,
T’Prenk Pervizit gjeneral,
N’krye t’ushtrisë ai komandar,
Komanadar e patriot,
Që Shqipnisë i duel zot.
Në cdo kohë e në cdo mot.
Atje n’Skuraj po sulmojnë,
Kulla t’ tjera po shkatrrojnë,
Të Gjin Pjetrlt njato shpia,
Që i kish djeg dy herë Turkia,
Komunistat për së treti :
Po tmerrohet tanë mileti.
Prenk Pervizi fjalë ka çue
Mark Gjomarkun me takue,
Me kuvend me bisedue,
Komitetin me krijue,
Komunizmin me luftue.
Por lnglizi ka ndigjue,
Asaj pune i ka dredhue,
Flet lnglizi dhelparaku :
– Mos u bani sebep gjaku.
Shkojnë brigatat partizane,
I bien vendit anëmbanë,
Der n’Orosh ato kanë dalë,
Zjarr sarajeve u kanë kallë.
Gjoni Plak një fjalë po flet :
– Kurrë ma ngusht nuk jemi gjet,
Mirë inglizi na e ka punue,
Na ka rrejt e ka mashtrue.
Aleatët na lanë në baltë,
Asht vendos kështu në Jaltë.
N’dorë të kuqve e lanë Shqipninë,
Për me knaq Jugosllavinë,
Njat Broz Titon me gëzue,
Veç Kosovën me ia dhurue,
Gjithmonë t’huejt me tradhti
N’qafë kann marrë ket Shqipni !
MJERIMI I SHQIPNISE
Po flIloj këtu me këndue
Vuejtjet tona me kallxue.
Nuk ka mbet as mal as vrri,
Në këtë vend pa u ba shkreti :
Zemrat tona pikojnë gjak,
Pa pas hile e pa pas hak.
Me shejtanin kush u ba,
Po na thotë se Zot s’ka ma :
Por njaj zot do t’jet për jetë,
Për besimin e vërtetë.
Kush beson në të taman,
Do të dij me dalë n’ mejdan.
Po pret populll i vendosun,
Që kjo kohë të ketë të sosun :
Kan me çelë lulet për ne,
Me dashni e besë e fe.
Veç në prroska dhe humnera,
Si zakon e ka përhera,
Rrin njaj djalli i mallkuem,
Me mbrapshtina i përçudnuem..
A do t’shofim kurr njiherë,
Nji kët popull kaq të mjerë,
Që ta njoh prap njat lumni,
Që ka pasun kjo Shqipni
Si njaj Krishti e Zot i Shejtë,
Q’ aq ka vuejtun nga cudhejtë,
Po trishtohet sot Shqiptari
Prej muzhikut rus barbari.
Nuk më ban zemra e mjerë.
Për me shkrue për gjithë at mnerë,
Që po ban Enveri sot,
Mbi Shqipninë mbytun në lot.
Kjani motra, nana kjani,
Për djemt tuej që i muer shejtani,
Që u vranë për fé dhe nder,
Të pamposhtun kurdoherë.
Gjaku sbkon e rrjedh pa da
I burmisë që krejt u vra,
Krejt u vra prej shkjaut mizor,
Prej Enverit vet, kryehorr.
Pa shiko priftat e mjerë.
Vdekun, varun, mbytun, therë,
Për njat fé dhe njat besim,
Dymijvjet n’Shqipni mësim.
Për gjthë kohnat që kanë shkue,
Kombe t’mdhaja kan kalue,
Nder e fé s’na kan cenue.
S’e përmend ndoj histori.
Filosof as teologji,
Se kjo punë ka ba vaki,
Nder e fé me hup n’Shqipni..
As Platoni, as Bismarku,
As Qitap e Ungjill Shën Marku,
S’thon me hup nderin konaku.
Trandët bota dridhet Sbqipnia,
N’front të luftës thye Gjermania.
Shqipnisë krejt i iku parija.
Vajmedet Sbqipninë ç’e gjet,
Gjithë parija dalë e tret,
Do n’ Evropë e do n’vend vet.
Ingliterrës i vot fjaJa,
U shpëmda n’Evropë ndër krajla ;
Kur n’Angli fjala ka shkue,
Winston Çurçill ka ndigjue,
Parinë tonë e ka lajmrue,
Se Shqipnia keq ka psue,
Se sa njeri do t’ damtohet
E sa gjaku do t’ dikohet
E shumë lotja s’ do ndalonet.
Gjak e lot si jan dikue,
Tre mullij me to me blue,
Sa një she e sa një prrue,
Derdhet n’lum tuj gurgurue,
E shkon gjama tuj ushtue
Nëpër ajr vjen t’u naltue,
Ska me mbet as me u vonue
N’vesh të Zotit ka me shkue.
Si të shkoi në vesh të tij,
Komunizmi ka me u zhbi,
Në gjithë botën me dalë fare,
Dhe me u zhduk n’trojet shqiptare.
Me u kthye ap liria,
Me u rimkambun prap Shqipnia_
GJYQET SPECIALE
Enver Hoxha në pallat,
Mendje madh e maIukat,
Thotë një lIaf e thotë nje fjaIë :
– Me u vendos gjyqi special –
Koçi Xoxën kryegjyqtarë :
Koçi Xoxe teneqexhia,
Hamdreq di nga bie drejtësia !
Prokuror Bedri Spahiu,
Llafazan e faqe ziu,
Llafazan e krye horr,
Fjala e tij veç mbjell terror.
Vjen pas tij Aranit Çela,
N’radhë të parë me kriminela.
Çka ka ba ky Araniti :
Të tanë Shkodrën fare e qiti ;
Zall’n e Kirit lau me gjak,
Krye katil e krye xhelat !
Bilbil Klosi, kokë qerozi;
Për shumë vdekje ky vendosi.
Bregu i Lanës u mbyt n’ gjak
Pa pas hile pa pas hak.
Kërset pushka aty batare,
Vriten krenat shqipëtare :
Kshilli i NaItë e Gjenerala,
Profesora e intelektuala,
Me prefekta e ministra,
Si me qanë tuj shkoqun misra !
Moj partia gjakatare,
Lidh pas qerrës së Rusisë
Edhe asaj të Jugosllavisë,
Shove ajkën e ditunisë,
Vorrin ia ke ba Shqinisë.
Nuk t’mjaftoi gjaku i shqiptarve,
N’qafë iu re dhe Kosovarve,
Janë me mija ato që vrave,
Mija zemra nanash thave .
Njat Kosov shkjaut ia dorzove:
Mbasi burrat krejt ia shove
S’e pënnban kund historia,
Kaq tëposhtë me ra Shqipnia,
Kaq tëposhtë me ra shqiptari :
Paske qenë një pjellë barbari.
Komunizëm kjofsh mallkue,
Farë e dreqit paskë qëllue,
Një varrmihës dhe tradhtar
I gjithë Kombit tonë Shqiptar.
Por do t’ çohet prapë Shqipnia,
Do të shuhet tradhëtia,
Do të zhdukët dhe partia,
Kjo partia staliniane,
Që ka tha sa zemra nane.
Do ta rjepim gjallë Enverin,
Ia pamë damin, ia pamë sherrin.
Klysht e kuq të asaj Rusisë,
Me kasnecat e Serbisë,
I prenë krenat e Shqipnisë,
Ia nxin faqen historisé .
QEVERI PA EMEN
Mjer ky populi, mjer Shqipnia,
Qyshë se hyni kjo partia :
Qeveri n’fuqi pa emën,
Gjysma mashkull e gjysma femën :
T’a djeg shpinë e ta pret pemën,
N’maje t’gjuhës e ka rrenën.
Enver Hoxha nji tradhtar,
Psikopat e tru bullar,
E ka shit Kombin Shqiptar :
Me Broz Titon përqafohet,
Fort po puthet e fërkohet :
Se Kosovën ia ka premtue,
Se Kosovën ia ka dhurue,
Se Kosovën ia dha Serbisë,
Vorrin po ia ban Shqipnisë,
Republikë t’ Jugosllavisë.
Urdhën jep Stalin muzhiku,
Ky far djalli që na fiku.
Kosovarë jan vra me mia
S’e mban mend as historia.
Gjithë rinia ka sharrue,
Kuku, nanat tuj vajtue,
Kuku, motrat vesh në zi :
– Mallkue kjofsh Enver lubi !
Që i ke vra dhe i ke gri.
– Mallkue kjofsh parti kulshedër,
Fort përdreqe e fort e egër.-
Dërdhet gjaku shkon rrëke,
Sa me blu mulli, një she,
Vritën nerëzit n’fe t’pa fe :
Dhe me mija janë burgue,
Tretun larg e intemue.
S’po kursehen gra e fëmi,
PIeq e plaka e të ri.
Mor Enver baIoz i zi,
Paske kenë vërtet lubi !
Ke bashkue do krimmela,
Josif Pashka e Aranit Çela,
Që po i bajnë njerëzit fërtela.
Mehmet Shehu n’ta i pari,
Shpirt xhelat e gjakatari,
I thotë vetes komunist,
E ta pret kokën me brisk,
Ta thith gjakun me gojë,
I pa fe edhe i pa bojë.
Koçi Xoxe vjen pas tij,
Shumë ka pre e shumë ka gri,
Me do gjyqe fort speciale,
Krenat hoq intelektuaIe.
Prokuror Bedri Spahiu,
Drejtësinë të tanë e nxiu,
I pret gjuha veç dënime,
I çon njerëzit n’pushkatime.
Shefqet Peçi malukat,
Kriminel edhe xhelat,
Nuk la krim pa krye n’Kosovë,
Tuj e derdh gjakun me kovë !
Sa të tillë e sa të tjerë
E gjymtuen Atdheun e mjerë,
Me kto horra u ba partia.
Ka mbarue e tanë Shqipnia !
VAJMEDET PER KOMB SHQIPTAR
Vallë çka ndodhun në Shqipni ?
Asht kthye vendi n’burg të zi,
N’burg të zi dhe vorr mizor,
Kshtu po don njaj diktator,
Diktatori Hoxhenverian,
Që sundon porsi sulltan,
Si sulltani fort gjakatar,
Vajmedet për komb shqiptar !
Komunist ai veç po shpallet,
Me Stalinin i qan hallet,
Me Stalin dhe Titon shkja,
Njeni babë e tjetri vlla.
Mirë këto e kanë kshillue,
Si Shqipninë për me sundue.
Krejt shkollarët i qiti fare :
Pushkatue me gjyqe speciale,
Nëpër burgje krejt i rrasi,
Nëpër kampe i përplasi,
Nëpër këneta i groposi,
Në miniera i pllakosi.
Ndërtoi burgje n’çdo qytet,
Shkodër, Vlonë, Tiranë, Përmet,
Gjinokastër, Korçë, Burrel :
Mbrenda hyn e ma nuk del !
Siç kosit veç kosa barë,
Ka kositun atdhetarë,
Profesorë e intelektualë,
Bashkë me prifta e hoxhallarë,
Me ministra e gjeneralë
Nuk po e len kurrnji për farë !
Të vorrosun ndër miniera,
Të degdisun ndër skëterra,
Spaç, Bulqiz, Qaf-Bar, Rubik,
Shumë familje i ka fik.
Nuk mjaftojnë gjithë kto mjerime,
Hapën kampe pёr internime,
Tepelenë, Turan, Berat,
Portopalermo dhe Bedat,
N’maje t’Kuçit i kanë çue,
N’ Kuç të Vlonës izolue,
Dhe në Lushnje grumbullue,
N’bujqësi për me punue.
Me hapt toka dhe kanale,
Me tha peIlgje dhe moçale,
Me prashit pambuk e misër,
Me mbjell lakna varg e vistër :
Profesora dhe jurista,
Oflcerë akademista,
Me shkrimtarë dhe piktorë,
Ingjinjera dhe doktorë,
Historianë e gjuhëtarë,
Filosofa dhe letrarë,
Plot me dije e mençuni,
Për me hap akademi.
Por nuk deshi kjo partia,
Që t’u njihej ktyne dija.
Me terror krejt i ka zhbi.
E mjera ti e mjerë Shqipni !
EDIP TERSHANA
Mor Edip, Edip Tёrshana
Trim si ti nuk ban ma nana,
S’ban ma nana, s’ban ma Dibra,
Rrit ndër shkolla e rrit ndër libra,
Plot me dije intelektuale,
Për Shqipni plot ideale.
Ti partinë demokratike,
Në Shqipni i pari e qite.
Për Atdhé armët i ngjeshe,
Kundra anmikut rrebt u ndeshe,
Ndezun flakë e zjarr shqiptari,
Si i ka hije çdo atdhetari.
Jugosllavit ia përlplase :
– Ndalu Tempo surrat drrase,
Se f’lamuri kuq e zi,
Do t’valojë mbi gjithë Shqipni !-
Por tradhtia ishte krye,
Fjala hangër, besa thye,
Njato klyshët e Rusisë,
Komunistat e Shqipnisë,
Njat Kosovë ia kthyen Serbisë.
Në Shqipni plasi kërdia,
Pushkatue e vra me mija,
Të burgosun nuk numrohen,
Shumë familje internohen.
Edip Tërshana nuk duron,
Letër t’rrebtë veç po dërgon :
– Ndal, Enver, ku po na çon?
Kjo asht rruga e tradhtisë,
Ia ke fal Kosovën Serbisë,
Krejt e shite ti Shqipninë,
Krejt ia vrave të parinë,
Krejt ia shterre pasuninë,
Për me ngop Jugosllavinë,
Me knaq Titon Marëshallin,
Dhe Stalinin kryedjallin.,
Pop’lli mbet me gisht në gojë,
Me se t’mbahet, me se t’rrojë ?
I pa besë edhe i pa nder,
Tradhëtar u bane Enver ! –
Kështu letrën ka qëndisë,
Biri trim i Shqiptarisë.
Diktatori letrën merr,
Krejt asht nxi e krejt asht zverdh :
Porsi bishë, xhelat, kasap,
Urdhën jep ai plot inat :
– Njat Edipin me ma kap,
T’pushkatohet njaj dipran
Që guxoi të më quej tradhtarë ! –
Nji batare asht ndigjue,
E gjithë Dibra asht trishtue,
Asht trishtue e tanë Shqipnia :
Edip trimi për ty lavdia !
KRISI PUSlIKA PORSI TOP
Bregu i Matës ka gjimue,
Krisma e pushkës ka ushtue
Krisi pushka porsi top,
Njaj bab Rexha u vra sot !
Ka kris pushka si rrfè qiellit,
Asht rrxue shefi midis fierit,
Shefi i Krujës burrë xhelat,
N’lule t’ballit plumbin pat.
Shpejt aIarm i madh asht dhanë,
Mbushet fusha partizanë,
N’kambë asht çue qeveria,
Sigurimi edhe ushtria
Me parti e komunista,
Sovjetikë edhe titista,
Urdhën vdekje asht lëshue,
Gjithë malsorët me farue,
Prej Enverit gjakatar,
Me shfaros malsorët mbarë !
Trimat Miraj ke qit fare,
Lidh me pranga dorë për dorë,
I ke vra kto dhjet malsorë,
I ke lidh e pushkatue,
Gjaku tyne po shkon prrue,
Gryka e Matit ka jehue,
Komunizmi kjoftë mallkue !
Vijnë granija tuj vajtue,
Tuj vajtue e tuj mallkue :
– Faqja e zezë Enver krathati,
Kriminel e shpirt xhelati,
Faqja e zezë parti mizore,
Parti gjaku, parti horre,
Gjithë kto burra qyshë i korre ?
Fëmi e gra qyshë intemove ?
Veten tande veç marrove
Histori të zezë ti shkrove !
PRENG MARK PERZEFI
Njaj Preng Marku trim drague,
N’besë t’pa besëve asht dorzue,
Kurrë ma ngusht nuk ka qillue.
Njizet pushkë ia vunë në bri,
Njizet vetë e kanë përfshi,
E kanë lidh me tel të zi,
Kapiten i rrebtë n’ushtri,
Fitimtar kudo ka pri,
Mik besnik i Gjeneralit,
Prenk Pervizit komandarit.
Ne Shën Pal në gjyq po deI,
E gjykon nji kriminel,
Araniti prokuror
Komunist i pari horr.
I drejtohet me kërcnim :
– Kemi marrun nji vendim,
Nji vebdim na kemi marrë,
Për në daç me shpëtue gjallë,
Për fëmitë në paç ti mallë
Prenk Pervizin me na gjetë,
Kjo pët ty asht punë e lehtë.
Armë e grada ke me pasë
Dhe nderime plot pa masë.-
Fort Preng Marku asht idhnue :
« Qysh kët punë me ma kërkue
Kam nji besë e kam nji fjalë,
Me më m’rjepun ktu të gjallë,
Nuk tradhtoj unë gjeneral,
Gjeneralin e Shqipnisë,
Krenarinë e gjithè ushtrisë ! –
N’hekra Prengën kanë mbërthye,
Me tel gjembash kambë e krye,
Aq ia kan frikën atij.
Vjen xhelati tuj u zgërdhi,
Araniti njaj faqe zi :
-Zgjidh Preng Marku n’ daç shpetim,
Gjeneralin ja pushkatim ! –
Kapiteni hiç s’friksohët,
Prej marazit veç tërbohët :
– Çka kujton mor Aranit,
Frikë po do ti mue me m’qit ?
Prenk Perviz s’kam me dorzue,
Komandant e kam nderue,
Miq të vjetër kem qillue,
Për Shqipni kemi luftue ! –
Krimineli fort asht mvra,
Dhjet herë Prengës i ka ra,
Djetë herë gjoksin ia ka ça.
S’tundet trimi drejt në kambë,
Thue po e han qenin me dhambë.
Njaj Preng Marku po qendron,
Njaj Preng Mark nuk rrënkon,
As rrënkon as luen çerpik.
Rrebtas foli n’atë dekik:
Aranit or qen i lig,
Fort nji ditë ke me u pëndue,
Ka kush hakun ma merr mue!
BRAHIM KUPI NJI KRUETAN
Sallsatiku ka gjimue,
Brahim Kupin kanë rrethue.
Brahim Kupi po lufton,
Pushka e tij rrufè leshon !
Në shpi t’vet qenka nguju,
Zjarr konakut i kanë vu.
Fat i keq e paska zanë,
E ka t’birin aty pranë,
Bashkë me dy trima të ri,
Rritë ndër mrize në Malsi,
Të Llesh Marashit dy nipa,
Djelm si zana e zog petrita :
Njeni Ndue e tjetri Vatë,
Nuk u shkon kurrë pushka thatë.
More Baz, mor ujk i vjetër,
Qysh Brahimin ke lanë vetëm,
Qysh vatanin ti braktise,
Mirë njat barkën veç ujdise,
N’Itali me vrap u nise,
Ke vu veten në rrezik,
Sa s’je mbyt n’Adriatik ?
Brahim Kupi ka vikatë :
– Bjeri Ndue e bjeri Vatë,
Bini trima të Malsisë,
Zot t’i dalim sot Lirisë !
Nuk dorzohet gjallè kruetani,
Sa të ketë fishekë gjèrdani !
More bir e more djalë,
Nuk dorzohemi të gjallë,
Te kta klyshët e Rusisë,
Të Stalinit e të Serbisë ! –
Brahim Kupi fort asht nxi,
E ka nxierr t’zezën allti,.
E ka gjuejt fëmin e tij,
E ka vra Kupin e ri,
Pa i lujtun hiç qerpku.
Fort po dridhet Sallsatiku !
Brahim Kupi nji kruetanë,
Namë të madh besa ka lanë,
Po lufton porsi drague,
Flaka kullën e ka mbulue,
Duhma e pushkës veç e shue.
Njaj Brahimi çka ka thanë :
– Mos harroni ju kruetanë,
Këta trima që ktu ranë :
Se kanë vdekun për Liri,
Se kanë vdekun për Shqipni,
Për Flamurin Kuq e Zi !
LLESH MARASHIN
Fort lahuta ka kumbue,
Kanë nisë zanat me vajtue,
Tanë Malsia kenka trishtue :
– Llesh Marashin kanë rrethue,
Kanë rrethue e luftë po ban,
Me do qinda partizan,
Partizan me shami t’kuqe,
plot me hile dhe me huqe
Të pa besë dhe të pa nder ;
Gjuhën brisk e gojën vner.
Llesh Marashi çka po flet:
– Kurrë ma ngusht burri s’ gjet,
Për mbas vetit kam dy nipa,
Dy pinjolla zog pëtrita. –
N’ kambë asht çue ka folë dy fjaië.
– Kto dy nipa me mi falë,
Shpija e tyne t’mas farohet,
Llesh Marashi sot dorzohet ! –
Edhe dielli po errsohet
Edhe hana po mbulohel,
Edhe qielli po vranohet.
Komandanti trim fisnik,
Para gjyqit s’1uen qerpik.
Prokurori qen zagar,
Mban pretencen për litar,
për këtë trim edhe atdhetar,
N’ tanë Malsinë shtëpi e parë.
Ti moj Shkodër, Shkodër e vjetër,
Po sheh sot nji zidan tjetër :
Komunizmit iu shoftë Ora,
Me do zhele me do horra,
Me do horra e tradhtarë,
Po e shuen kombin shqiptar.
Llesh Marashin kanë denue,
Në trekambshin e kanë çu,
Në konop e paskan vu,
E gjithë Shkodra asht trishtue !
Por s’trishtohet jo majori,
Zemër trim, zemër malsori,
I mbretnisë aj oficer,
Burrë besnik me besë e nder,
Burrë besnik ai i mbretnisë,
Për lavdinë e Shqiptarisë,
Krenaria e gjithë Malsisë,
Para vdekjes shumë krenar,
Përshendet si burrë shqiptar :
– Rroftë Mbreti, rroftë mbretnia,
Rroftë Liria, rroftë Shqipnia ! –
Lavdiplotë hero e dëshmor,
I gjithë kombit tonë arbnor !
MARK GJOMARKAJ
Po vajton Ora e Mirditës,
Sot asht shue njaj Ylli i Dritës
Sot ka ra një yll prej qiellit
Fort po vrahet ftyra e diellit
Fort po vrahet në ftyrë hana :
Mark Gjomarku trim si Zana,
Djalë i parë ndër Kapidana,
Mark Gjomarku trim drague,
N’at Prosek ka mbet rrethue.
Guximtar zemër falkue,
Ka desht shokun me shpëtue,
E ka kap nji plumb i zi
I ka pre jetë e fuqi.
Çka po thotë njaj Marka Gjoni :
Komunista mos kujtoni
Se dorzohet gjallë shqiptari,
Kët zakon na e la i pari :
Fort me vrull jeni tuj msye,
– S’ keni pa Mirditë me sy,
Që vret veten edhe ty ! –
Krisi pushka n’at zabe,
Marka Gjoni paska ngel.
Krisi pushka n’at Prosek,
Kapidani thonë ka mbet.
Mos kjaj nanë, motra mas kjani,
Nuk dorzohet Kapidani,
Dy fishekë i ka ruejt hak,
Me mbrojt nder me mbrojt oxhak.
Në Shqipni nji derë e parë,
Ka qitë burra luftëtarë,
N’histori t’kombit shqiptar.
Marka Gjoni trim dai,
Po lufton me nji ushtri,
Me nji ushtri thonë ka luftue,
Fort mirë vetin ka pague !
Ty moj Shkodër t’kjofsha falë,
Sot t’u vra ma i miri djalë,
Sot t’u vra nji trim i rrallë,
Sot t’u vra nji trim i ri,
Për Atdhe e për Liri !
Burrë mbi burra e shkollar,
Në Mirditë oxhak i parë,
Në Mirditë e në Shqipni ;
Sot ka hy në histori,
Plot me nder e me lavdi,
Patriot e luftëtar,
Nji hero i Kombit Shqiptar !
LLESH GJOMARKAJ
Moj Mirditë moj tokë krenare,
Tokë e moçme ti shqiptare,
Me heroizma lëgjendare,
fort qindrove pa dalë fare.
Llesh GJomarkun ku ma ke,
Trim drague e trim rrufe ?
Kapidani djal i ri
Ngjesh me pushkë e me allti,
Në krye të çetave ka pri,
Mirë ka pri, mirë ka luftue,
Gjakun Markut me pague,
Komunistat me farue.
Te do stane asht ngujue,
Te do stane e kanë rrethue,
Po ban luftë e po qindron,
Si Mirdita e ka zakon,
Po qindron si Kapidan,
NuK po pyet për partizan,
Po merr hakun ai me dhJetë,
Veç ka ruejtun dy fishekë.
Dy flshekë si mirditor,
Se nuk kapet gjallë me dorë.
Baba Gjon po l’shon nji lot,
– Ishte i ri, ma kanë vra kot .
Kjo nanë Mrika fort ka fsha :
– Gjakun tand ka kush e la :
I kam do djem qi si ka toka,
Kam do nipa që i njeh bota,
Le ta marri vesh Evropa,
Se Gjomarkajt s’janë farue,
Se Mirdita nuk asht shue !
Pesëqind vjet për nën Turki,
Ruejtëm Kryq, ruejtëm burrni,
S’pyesim na për faqezi,
Që janë shitun në Rusi.
N’kamb do t’ çohet prap Mirdita,
Me do trima si petrita,
Se ka prap Gjon Kapidana,
Llesha e Marka si luana,
Rrit me Orë e rrit me Zana,
Rrallë në djep i përkund nana !
PRENK PERVIZI
N’kambë asht çue e gjithë Tirana
Prenk Perviz nuk ban ma nana,
Gjeneral e trim si Zana !
Kishte qanë veç trimi i trimit
Zbrit prej maleve të Kurbinit,
Ka hy fill e në Tiranë,
Te do miq të vet Toptanë.
Or Toptan shtëpi fisnike,
Sa mirë mikun ti e prite,
Mirë e prite dhe përcolle,
Sigurimit veç ia hodhe !
Prenk Pervizi, gjeneral,
Po shetit nëpër pazar,
Po shetit n’për komitet,
Enver Hoxhës falmeshëndet :
-Tunjatjeta or Sekretar,
Kam ardh sot me ba pazar,
Nja dhjet dit më ke n’Tiranë,
Njat Ndue Lleshin mik kam zanë.-
Njaj Ndue Lleshi, trimi i trimit,
Nuk po i tutet sigurimit.
Genc Pervizi, pika e djalit,
Djali trim i Gjenera1it,
Mirë e bukur kuvendon :
-Nji shofer ti po kërkon :
Nji shofer unë ta kam gjet,
Nji shofer e djalë velet
Llazi Sterjon nji Korçar,
Zemër trim, zemër bujar.-
N’kambë asht çue Llaz korçari
Fill ka shkue te gjenerali :
– Gjeneral e komandant,
Ngjeshe mirë ti njat nagant :
– Kam me t’ çue deri në kufi,
Ferrë në kambë mos me të hy.
Turr po merr makina shpejt,
Pluhun rrugën e çon krejt.
Postoblloqet tuj kalue
Pa mujt kush për me dyshue.
Prenk Pervizi buzën n’gaz:
– Sigurimi ka me plas !
Trim ke dalë ti more Llaz.-
Shpejt arriten te një shtëpi,
Ku ma kish të fortë miqësi,
Gani Kullën në Zemblak,
Burrë zotni, i pari plak.
Gani Kulla pushkatue,
Tokë e shpija konfiskue,
Sigurimi i kish zaptue.
Shpija plot me oficera
Djali i Kullës deI te dera :
– Gjeneral je në rrezik
Prej ktij vendi shpejt me ik,
Për Bilisht shpejt merr drejtim,
Mik i madh, në daç shpëtim ! –
Në Bilisht arrinë makina
Kur bie nata edhe errësina.
Prenk Pervizi vrik po ndrrohet,
Gazetar po transformohet,
Gazetar si për magji,
Ngjesh në brez t’zezën allti,
Fill asht nisun nga kufini,
– Lamtumirë ore Llaz trimi.-
Nëpër natë nëpër erresi,
Shpejt ka dalun në Greqi !
Në Greqi kur paska dalë
Po na i flet nja dy tri fjalë,
N’ Folorinë radio po flet
Prenk Pervizi përshëndet :
Enver Hoxha po pëlcet,
Sigurimin thirri shpejt,
Sigurim shpejt e mblodhi :
– Prenk Pervizi veç na e hodhi,
Për nën hundë na kalovi,
Si me qenë turist tuj shkue,
Turp për ju e tu:rp për mue,
Vigjilenca ka mungue,
Ca nga ju kam me dënue !-
Njaj Llesh Gziqi çka mendue
Enver Hoxhёn ka takue.
Qysh or Llesh me na punue
Prenk Pervizin me strehue ?
Njaj Llesh Gziqi mirё po flet,
Jem mirditas mija vjet,
Njё kanun na la i pari,
Nji Kanun e besë shqiptari.
N’besё kem ruejt njё Gjeneral
Prenk Pervizin, trim të rrallë.
Gjeneral t’shtatmadhorisë,
Krenaria e tanё ushtrisë,
E lavdia e gjithë Shqipnisë !
PO QAJNE ZANAT E MALSISE
Po qajnë Zanat e Malsisë,
Për mjerimet e Shqipnisë,
Njat lahutën kanë coptue,
Kobshëm telat kanë kumbue,
Kanë kumbue mbi kët dhè :
S’asht ma koha për harè.
Kob i zi mbi kët Shqipni,
Komunizmi erdh n’fuqi.
Aleatët na mohuen,
Jugosllavit na dorëzuen,
Na dorzuen te Rusia,
U vendos në Jaltë tradhtia,
Po kërcasin pushkët batare,
Vritën krenat shqipëtare.
Kërset pushka n’breg të lumit,
N’zall të Kirit dhe t’Osumit,
N’breg të Lanës deri n’Vjosë,
Po korr plumbi si me kosë,
Burgjet mbushun plotpërplot,
Dërdhet gjak e dërdhet lot.
N’mal ka dalun tanë trimnija,
Braktisë troje, braktisë shpija.
Asht sajue bidat i ri,
Si Stalini në Siberi :
lnternim për gra dhe fmij,
Internim për pleq e plaka,
Qeveri t’u preftë nafaka
Enver Hoxha ka vendosë,
Ky farë burri bark si dosë,
Bark si dosë e turi derr,
E ka mendjen veç për sherr.
Pa shiko se ç’far llahtare,
Shpik partia gjakatare.
Mjerë Shqipnia ku ka ra,
Tanë familjet ma në za,
I ka mbyllun për hata :
Të Gjomarkut fëmi e gra,
T’ Fiqri Dines, t’Bajraktarit,
T’ Prenk Pervizit, gjeneraIit,
T’ Hysni Demës e Nik Sokolit,
T’ Llesh Marashit, Bilal Kolit,
T’ Elez Ndreut, Murat KaIoshit,
Të Kol Bibës dhe Peposhit,
Kup, Petrela edhe Kazaz,
Në rrethim e në kafaz.
Kruetanë dhe Malsorë,
Me Dibranë e Mirditorë,
Prej Kurbinlt dhe Puknjanë,
Kukës, Lumë edhe Lezhnjanë,
Qyshë prej Shkodre e në Tiranë,
Prej çdo vendi, prej çdo anë,
Internue i gjithë Veriu,
Kështu deshti ai Enver ziu,
Enver ziu, Enver tradhtari,
Jugosllavi këshilltari,
Me u shue kjo rracë e shqiptarit,
Mos me bi një fije barit .
Kuket Zana e Malsisë :
–Vajmedet fati i Shqipnisë,
në Tiranë ka hy partia,
me bidate shumë të këqija.
Kto brigatat partizane,
(Çlirimtare u kanë thanë)
Kanë marrë urdhën me sulmue,
Për me djeg e me shkrumue,
Për me vra e pushkatue !
Me djeg kulla, me djeg shpija,
flakë e tym e gjithë Shqipnia,
Ka marrë malin tanë paria,
Kanë marrë malin me luftue ;
Njaj Inglizi i ka tradhtue,
N’dorè t’Stalinit i kanë lshue.
Njaj Rusvelti me Çurçillin,
Me Stalinin krye katilin,
N’ Jaltë ktij fjalën ia kanë dhanë,
Komunizmit me ia lanë,
Krejt Ballkanin anëmbanë.
Mjerë Shqipnia ku ka ra,
Me u bashkue me rus e shkja.
Jugosllavi në Shqipninë,
Bash si dreqi me dy brinë,
Po sundon si n’shpl të tij :
Komuniste krijoi parti,
Enver Hoxhën sekretar,
Një pulisht e një tradhtar !
Ky Enveri me gjithë shokë,
Na u banë sllav me kambë e kokë,
Dhe Kosovèn n’shej dashnie,
Ia kanë kthye asaj Serbije :
Kosovarët i çfarosën,
U vunë pushkën, u vunë kosën,
Krejt i mbytën nëpër gropa,
Veç sehir po ban Evropa !
MJER KOSOVA, MJER SlIQlPNlA
Anëmbanë në këtë Shqipni,
Na ka ra një kob i zi,
Na kanë ardhë do komunista,
Me parime shumë të pista.
Shumë po mburren pa turp fare,
Për njat luftën çlirimtare,
E pa besë edhe tradhtare,
gropёn ia kan ba Shqipnisё,
Tuj shërbye Titos Serbisë,
Dhe Stalint të Rusisë.
Mjer Rinia që u génjye,
Pas asaj duke u mbërthye,
Tuj lanë jetë e tuj lanë krye.
Tuj luftue për do bandilla,
Vagabonda edhe kopila ? .
Krejt e shitën këta vendln,
Me ndryshue po duen dhe rendln,
Me vue rendin socialist,
Me regjimin krejt marksist.
Njat Kosovën aq të shejtë,
Mirë e kan përça e rrejtë,
Keq e rrejtën dhe tradhtuen,
Njat rininë krejt ia faruen.
Në Tivar e masakruen.
Mitrolozat krejt i grinë,
Ua grabitën veç rininë.
Humbën jetën, humbën vorrin,
prej Enverit, kryehorrin,
Që i pat shitun si bagëti,
Për me i ther e për me i gri.
Kushëdi dhe sa të tjerë,
Pushkatue, vra e vjerrë,
Jo me qindra por me mija,
Mjer Kosova, mjer Sh,qipnia !
ZALLI I KIRIT
N’Zall të Kirit tuj ague,
Shumë batare janë ndigjue,
Sa fort malet kanë ushtue,
Sa fort vaIët kanë gufue ,
Kobshëm krisin ktu batare,
T’ë gjithë Shkodrën qesin fare.
Vriten burrat kot pa hak,
ZaIli i Kirit kullon gjak,
Kullon gjak e gjak shqiptari,
Prej xhelatëve rracë barbari,
Rracë barbari e rracë Stalini,
Krejt e shitun te Kremlini,
Te Kremlini e te Serbia,
Çka po hjek e mjerë Shqipnia.
Genocid po janë tuj krye,
N’vorr gjithë vendin e kanë kthye.
Moj ju nana, moj ju motra,
Dert mos keni, çohet Shkodra,
Çohet Shkodra prap krenare,
Me këndue kangë lahutare :
Nuk mbajmë zi pa dalun fare ,
Vetë Gjergj fishta na ka msue,
Kangë për trimai me këndue,
Që për besë e për Atdhe,
Japin jetën si me le.
Ka me un çue Zoja Shqipni,
S’ka me ndejt me krye ne hi,
Ku e ka qitun kjo parti,
Me mashtrime e me tradhti.
Prap Shqipnia ka me u çue,
Zojë e randë për me u nderue !
NGA NA MBIU KJO FARE E KEQE
Çka me thanë more shqiptarë,
Për kët dreq e për kët farë !
Nga na mbiu e nga na doli,
prej Kaukazi a po Anadolli ?
Enver Hoxha bark fuçi,
Koçi Xoxén ka pér bri,
Nji majmun teneqexhi.
N’anén tjetér njat Mehmet,
Qé té ther e qé té vret,
Qé té shuen e të thanë,
Therë të motrën, vret të vllanë !
Vjen pas tyne Bedri Spahiu,
Turi derri, turi thiu,
Prokuror pa kurrfarë shkolle,
Ma ka gjuhën si gjuhë bolle :
Shpifje, rrena e mashtrime
Shumë me vdekje jep denime.
Njikto njerëz të pa cipë,
Të shpërlam e të pa kripë,
Me i ba qejfin Tito sllavit,
Dhe Stalinit rusomadhit,
Ia kanë vu kazmën Shqipnisë,
Tuj ndjek rrugën e tradhtisë.
Moj Kosovë, Kosovë martire,
Të kanë shitun si lavire !
Djemt e tu ma t’miré t’i vranë,
Kush për ta nuk ngre zanë !
I pa dinë dhe i pa imanë,
Njaj Enveri i mallkue,
Githë parinë e ka farue,
Djeg e pjek e pushkatue :
Gjenerala e profesora,
Me ministra dhe doktora,
Burra shteti dhe shkollarë,
Nji të gjallë s’e la për farë :
Zëvendësue me gomarë ;
Mbi të cilët asht parë !
Burgje e kampe plot Shqipnia,
Ngjeshun brenda me sa mija,
Burra, gra, pleq e fëmi,
Të degdisun n’ferr të zi 1
Kjanë Shqipnia e mjerueme,
Për kto krime të shëmtueme.
Moj Shqipni, e mjerë Shqipni,
Komunistat faqezi,
Të kanë qit me krye në hi.
NUK SHUHET MIRDITA
Orë e zana janë trishtue,
Kob i madh qanka përftue,
Kob të madh pësoi Mirdita,
Kur asht vra njaj Bardhok Biba.
Tanë Mirdita ia pa sherrin,
Se kjo punë tërboi Enverin,
Shkakun gjeti diktatori,
Urdhën lshoi ai qen mizori :
Kambë t’mos mbesi Mirditori !
Mehmet Shehu merr e jep,
Njat Mirditen fare e qet,
Fort xhelat dhe kriminel,
Me fjaIime po na deI,
Po na del e po vikat :
« Do ta laj at vend me gjak,
njimifish do të marr hak !
Sigurimit i çon fjalë,
Në Rrëshen veç shpejt me daIë,
Shpej me dalë si një stuhi,
Krej Mirditen për me zhbi.
Sigurimi me kërkusha,
Burra t’ligj dhe karabusha,
Dridhen veç para Mehmetit,
Sikur t’ishin gjethe plepit,
Dalë prej plehut dhe pleh derrash,
Plot mashtrime e shkoIla ferrash.
Arrestimet kanë fiIlue,
Katërlmbëdhjetë i kanë prangue :
Nkoll Bardhok e Gjergj Beleshi,
LIesh Melyshi e Nikoll LIeshi,
Dod Mark Biba e Ded Gjomarku,
Bardhok Doda e Mark Ndrec Marku,
E Preng Shkurt, Gjin Kaç, Ndoc Palaj,
Ded Palokë, Zef Vilë, Frrok Mataj,
Burra n’za n’Mirditë e KtheIlë,
Për trimni e besë e nderë.
Ku janë burrat ma të zgjedhun,
Pushkatue dhe në gropë hedhun.
Kur ka kris pushka batare,
Tani Mirdita ka daIë fare !
Porsi gurra derdhet gjaku,
Lidhun trimat lak për laku,
Lidhë me hekrat e litarë,
I kanë hedhun n’vorr të gjallë !
Tri dit gjarna e tyne u ndi,
Mblue Mirdita e tanë në zi ;
Tri dit gjaku tuj gufue,
Motra e nana tuj vajtue !
I kanë rrasun pesëqind burra,
Nëpër burgje, turra turra
Nëpër burgje dhe biruca,
Nëpër kampe e nëpër lluca.
Shumë të dekun, shumë të hjekun,
Sa shumë vorre që kanë tretun.
Pesqind shpija i kanë shue,
Gra e fëmi tuj internue,
Baballarë e pleq e plaka :
Mbushë kamionat plotpërplot,
Mbushë me vajë e mbushë me lot;
I kanë tretun në Tepelenë,
Vend ma t’keq nuk ke ku gjenë,
Vend ma t’keq e vend ma t’zi,
Mbyllun gjindja si bagti,
Rreth e rreth me tela ferre,
Ndry aty si me qanë berre.
Gjithë Mirdita asht trishtue,
Qysh vllau vllaut me ia punue,
Qysh shqiptari kshtu shqiptarit ?
Komunista rracë barbant,
Kush përsprapi iu ka msue,
Shqiptarinë me përdhunue.
U ka msue nja Stalin baba,
Njaj muzhik mustaqe krraba :
Porsi kampet e Siberisë,
Sajuet kampet e Shqipnisë.
Ban kërdinë aty urija,
Ban kërdinë dizanteria,
Vdesin pleqt, foshnjet si miza,
Hapen vorret nëpër driza,
Hapen vorret për çdo ditë,
U shfarosën gjithë femitë.
Vorre, vorre u ba krejt vendi,
Kshtu po don njaj Enver qeni.
Vdesin foshnjet se s’kanë gji,
Veshë janë nanat krejt në zi.
Po vajtojnë gratë mirditore,
Enver Hoxhё nga na dole,
Paske qanë mendje sakat,
Nji katil dhe malukat,
Edhe t’vdekmit s’len rehat :
Tri herë vorret ua ke ndrrue,
Enver djalli kjofsh mallkue,
Se Mirdita nuk asht shue,
Se nuk shuhet kurr Mirdita,
Se ka burra si petrita,
Se ka malet me komita,
Se ka çeta e luftetare,
Se ka fe dymijvjeçare,
Rracë e vjetër, rracë shqipt
TEPELENE TI KJOFSH MALLKUE
Po vjen Vjosa tuj shkumbue,
Po vjen Vjosa krejt tërbue,
Rreth e rreth po dridhen malet,
Vrulli i Vjosës nuk po ndalet :
– Tepelenë moj Tepelenë,
Nami i zi ka marrun dhenë :
Kamp shfarosje e pafajsisë,
T’ka caktue dora e partisë.
Ç’janë kto pleq, gra dhe fëmi,
Grumbullue si bagëti,
Rrethue n’tel, në tel të zi ? –
Nanat qajnë foshnjet e mjera,
Që i perlanë vdekje skëterra.
Po qajnë fëmitë për baballarë,
Që po vdesin në llahtarë !
Moj parti, partia shtrigë,
Kriminele dhe kaq e ligë,
Gja pa ba nuk je tuj lanë,
Ty mallkimet kanë me t’zanë.
Pa shiko çka ke sajue,
Pafajsinë ktu ke denue !
Moj ju nana malësore,
Se ju fëmitë u dolën dore,
I përlau mortja mizore,
Ato fëmi si rreze dielli,
Ato fëmi si engjëj qielli,
Mbrenda kampit kanë sharrue,
Në do gropa i kanë gropue !
Vorre, vorre u ba Turani,
Vdesin njerzit prej zidani,
Vorre, vorre Tepelena,
Për rreth kampi krejt me ferra.
Vdesin njerzit prej urisë,
Prej sikletit dhe mjerisë.
Qindra veta humbën jetën,
Ato vorre ma s’u gjetën.
Kalon Vjosa shkumbë e valë,
Me tërbim e pa u ndalë :
– Tepelenë ti kjofsh mallkue,
Me partinë që t’ka krijue,
Veç për zi ke me u kujtue !-
Ç’ASHT KY TMERR KY KOB I ZI
Ç’asht ky tmerr, ky kob i zi,
Që mbulon t’mjerën Shqipni ?
Qyshë se hyni kjo partia,
Pёr teposhte shkoi Shqipnia.
Vrasje, burgje e kampe plot,
Dërdhet gjak e dërdhet lot.
Tepelenë moj Tepelenë,
Naml yt ka marron dhenë,
Nami i zi ty të ka dalë,
T’ ka vulos partia n’ballë.
Kamp mizor ktu ka krljue,
Nana e fëmi kot internue,
Pleq e plaka, djem të ri,
Nuse t’reja e vajza perri,
Që po vuejnë në mjeri.
Po qajnë nanat ditë e natë,
Për fëmitë e tyne t’ngratë,
Po qajnë fëmië po derdhin lot,
Nana e baba vdesin kot.
Mallkue kjofshi kriminela,
Që sajuet kampin me tela,
Mallkue kjofsh moj parti horre,
Që ke hapun gjithë kto vorre.
Tepelenë moj ti kala,
Ku ke pa ma t’madhe hata ?
Gjithë familjet patriote,
Janë burgosun këtu me mote,
Keq burgosun keq trajtue,
Se po duen me i poshtnue.
Komunistat daIshin fare,
Duen me shue rracën shqiptare.
T’shitun krejt te Beligradi,
Te Moskovi e Stalingradi,
Shqiptarlnë po duen me zhbi,
Tuj ba krime e mizori.
Por Shqlpnia jo nuk shuhet,
Kurr shqiptari nuk përkulet !
Gjithë familjet atdhetare
Të vendosuna e krenare
Në kto tela i kanë ngujue :
Fort po munden me qëndrue
Me qëndrue si u ka hije
Me tradita historie.
Turp pët ty moj qeveri,
Që ndërtove kamp të zL
Me mbyll pleq e gra e fëmi,
Vdekja n’to tuj ba kërdi !
Enver Hoxha ka urdhnue,
Sikter qoftë e qoftë mallkue
KUSH SHQIPNISE JA BANI ZINE
Kush Shqipnise ia bani zine,
Desh ma shum Jugosllavine,
Njat Kosovën asaj ia shiti,
Kosovarët fare i qiti ?
Kush ma teper desh Stalinin,
Qe sundonte në Kremlinin,
Këtë katil mustaqe zi,
N’at Kremlin – Olimp i ri –
Si Zeus e Perendi ?
Veçse djali , vetë Enveri,
Porsi dreq i dalë prej ferri.
Sa njerime e punë të kqija,
Tmerr prej tij veç pa Shqipnia.
Kampe e burgje u krijuen,
Atdhetarët krejt u faruen,
Krejt u vranë e u pushkatuen :
Nuk iu gjënden kocka e vorre.
Gjithë familjet ma të nderueme,
Tretë në kampe të rrethueme :
Pleq e plaka, gra e fërni,
Sikur t’ishin bageti.
Ndër siklete humben jete,
Ato vorre kurr s’u gjeten !
Vall si u ba kjo baterdi,
Kush të sakatoi ty Shqipni ?
Veç nje anmik antishqiptar,
Komunist e sllav barbar,
Enver Hoxha njaj diktator,
Kriminel i madh, mizor !
KAZMEN JA VUNI SHQIPNISE
Komunizmi ku na ndodhi,
Tanë Shqipninë n’ skëterrë e hodhi.
Njaj Enver! nji kokë tuli,
I fryn kosit pse e dogj qulli,
E dogj qulli i Tito Brozit.
Tash luen rolin e karagjozit.
Po na quhet djalë i Stalinit,
Merr udhëzimet prej Kremlinit.
Ka premtue reformë agrare.
Fshatarsinë e qiti fare.
U merr tokë e u merr pare,
Ua ka shti kaptinën n’ thes
Vetë kendon porsi këndez,
Si këndez e porsi gjel,
Si njaj gjeli maje plehu,
E përkrah njaj Mehmet Shehu.
Njani ma beterr se shoqi,
Kokat boshe si top poçi.
Vendin mirë e mirë po e mjel,
Nuk po len qiqrra për hell.
Barkun fry porsi kacek,
Mbushun xhepat plot me lek,
Plot me lek e me flori,
Mjer shqiptari e mjer Shqipni.
Llafazan i kIaslt parë,
Fort po i rren kto katundarë,
Se do hanë me lugën ar :
As lugë druni as lugë guri,
Mbi kurriz po u vlon huni.
Qysh na ra ky horr për rrisk.
Që ta hjek kokën me brisk ;
Qyshë na ra për rrisk ky horr,
Që na shtiu gjallë në vorr.
Kazmën ia vuni Shqipnisë :
I preu kokat e atdhetarisë,
Porsi rriskat e shalqisë,
Pa e ba qejfln gjederr,
Si me qanë tuj ther nji berr !
E mban pranë Nexhmij shtrigën,
Popullit ia shtini të ligën,
Skllav e bani me dajak,
Ia ka shti leprin në bark !
Burgje, kampe e internime,
Po na i quen si defrime.
TejkaIue ia ka Neronit,
Edhe dreqit t’patënzonit.
Dhe kryedjaili atje në ferr,
Po ka frikë e po ka tmerr,
Se po i shkon atje për sherr,
Se po shkon ai sharlatan,
Njat kulltukun me ia zanë.
Mjer Shqipni e mjer shqiptarë,
Nga na mbiu kjo e dreqit farë,
Që dërman s’po len kërkund,
Na ka shkri e na ka shkund !
Mallkue kjoftë njajo Rusia,
JugosIlavi dhe Serbia,
Që na i soIlën kto të kqija,
Se prej tyne vuen Shqipnia !
KOMUNIZMI KJOFTE MALLKUE
(Vjershë e një nga të paktit fëmi që
shpëtuen giallë nga kampi TepelenësJ
Kalojnë ditët, kalojnë mote,
Vazhdon jeta e kësaj bote.
Tash u bana, gjyshe me nipa,
Nuk më hiqet kurr ajo frika,
Kur fëmi isha n’kamp të zi,
Mbyll në tela si bagëti.
N’Tepelenë n’atë kamp mizor,
U shfaros brezi foshnjor..
Vdiqen foshnjet mes llahtarit,
prej Enverit rracë barbarit.
Me metodat e Stalinit,
Krijoi kampet e internimit,
Ndryni mbrenda gra e fëmi,
Pleq e plaka dhe të rij,
Krejt viktima të pafajshme,
Të mjerueme e të përvajshme.
Vdiqen foshnjet porsi miza,
I vorrosen nëpër driza;
Vdiqen pleq e vdiqen plaka,
I vorrosen nëpër brraka;
Mor Enver t’u preftë nafaka,
Paske qenë dreqi i mallkue,
Edhe foshnjet me denue,
Të pafajshmit me mundue.
Na kanë mbyll në kamp të zi,
Na grabiten t’bukren rini,
Krejt rininë na e kanë gllabrue :
Komunizmët qofshin mallkue !
DY BINJAKET
Dy voglusha kërubina,
N’intemim i pat Cuklina,
Dy voglusha, krrela krrela,
Në një kamp rrethue me tela.
Nanë Cuklina, ajo nanë mjera,
N’ Tepelenë ku s’pushon era,
Dy binjakët i mban pranë,
Veç buk misri kanë me ngranë.
N’ at Turan të Tepelenës,
I ka tret pushteti i rrenës,
Një pushtet mizor, barbar,
Kriminel e gjakatar !
Rrijnë fëmitë varun në gji,
Mortja e zezë rrin në pusi ;
Kosën n’ dorë ia dha partia,
Që t’kositet pafajsija.
Shpërthen vaji e lemeria,
Po tmerrohet gjithë njerzia,
Po vjen vdeja t’ u zgërdhi,
Kosit pleq, kosit fërni.
Dy voglushat kërubina,
S’i shpéton dot nanë Cuklina.
Dy voglushat dorë për dore,
Ia rremben vdekja mizore.
Mortja hiq s’po ka meshirë,
Njato kthetra i ka shtrirë.
Dridhen fëmijët prej sikleti,
Llahtariset gjithë mileti.
Llahtariset mali e Vjosa,
Natë e ditë po kosit kosa,
Sa shumë vorre janë rreshtue,
Sa shumë foshnje janë gropue.
I tanë kampi ban medet,
Në një gropë i kanë mbështet,
Dy binjakët dorë për dore,
Qanë nanë zeza malësore.
Fillikat e qyqe mbet,
Kthen Cuklina n’kanak t’vet,
E sheh bosh e pa kërkend,
E therë veten aty në vend !
BURGJE E KAMPE E
TANE SHQIPNIA
Burgjet që krijoi Enveri,
S’i ka toka, s’i ka ferri,
Të hyn frika, të hyn trnerri !
Kampet që krijoi partia,
T’hyn llahtari e lemëria
Burgje e kampe, e tanë Shqipnia !
Ngjeshun njerzit në biruca,
Gjysma pleh e gjysma lluca,
N’pranga e zinxhirë mbërthye,
Sakatue krejt kockash thye,
Muret rreth me gjak përlye !
Vijnë xhelatët si lugetën,
Me dajak ta marrin jetën,
N’fund minierave t’pllakosin !
Mes kënetave t’rroposin :
Me tha balta dhe moçale,
Hap tunele e hap kanale,
Porsi n’kohnat e faraonit,
Porsi skIlavët e Tutankomit.
Porsi n’koh t’xhelat Neronit !
Në Maliq n’at kamp llahtar,
Vdesin njerzit pa lan varr :
Kockat lan n’kanal t’Bedenit,
E n’Tërbuf në mes liqenit,
Humbën jetën nëpër baIta,
Sepse kshtu vendosi JaIta :
Njaj Stalini dhe Rusveli,
Pse Çurçilii vetëm ngeli !
Enver Hoxha faqe zi,
Shiti veten në Rusi,
E kthej vendin n’Siberi.
Prej Berati n’ Tepelenë,
T’intenuemit morën dhenë :
Humbën vorret nëpër prroskat,
Ma s’u gjënden as dhe kockat !
Burgje t’zeza nga çdo anë,
Si në Shkodër e n’ Tiranë,
Gjinokastër dhe në Vlonë,
Edhe n’maje t’Kuçit thonë.
Mes të Korçës e t’Përmetit,
Portpalermo anës detitn
Për me i kallun tmerr miletit.
Qendra e burgjeve në Burrel :
Kush hyn brendë ma nuk po del.
Siç pat shkrue Dante Aligieri,
Përmbi derën e atij ferri,
Ku sajoi se kishte shkue,
Dhe në vargje e pat shkrue.
Por njaj Dante i madh poet,
Ferr t’vërtetë do t’kishte gjet
Përmbi tokë dhe jo n’humnerë,
Po të kishte njoh Enverë !
Kur kujton të hyn llahtari :
Burg të Spaçit dhe Qaf Bari,
Kur atje revolta plasi,
Mitrolozi zu t’kërcasi :
Djersa e gjaku shkojnë rrëke :
Si n’ Bulqizë e në Rubik,
Shkojn vagonat vrik e vrik,
Në çdo çast jeta n’rrëzik !
N’ Memaliaj e n’ Qaf Krrabë,
N’ mes t’acarit e në vapë,
Edhe plot miniera t’tjera,
Ku sundon terrori e mnera.
Burrgje, burgje u ba Shqipnia,
U ba nami u ba kërdia,
Mbetën t’shkreta sa e sa shpija,
Po qan nana e qan fëmia !
Kshtu po don parti lubia !
S’u kursye asnjë krahinë,
Shkodra vetë me gjith Malsinë,
E pesuen keq batërdinë,
Korça, Durrsi dhe Tirana,
Kuq me gjak ku shkonte Lana;
Vlonë, Kavaja, Elbasani,
Mallakastra dhe Skrapari,
Si Delvina dhe Saranda,
T’gjithë pësuen humbje të randa,
Humbje t’randa njerëzore,
Nga ajo diktaturë mizore.
Edhe kosovarët e shkretë,
Që fort mirë na ishin rrejtë,
Për me u kthye te bac Enveri,
Që po u dukej fjalë sheqerri :
E qe besa i zu sherri,
Nga tigani ranë në zjarr,
Përfunduen në burgjet varr.
Prej partisë gjetën belanë,
Disa jetën humbën e lanë,
Të tjerë n’ kampe e shkuen jetën,
Desh’n lirinë e prangat gjetën.
Baca Enver mor baca Enver,
Paske qenë veç dreq e sherr,
Përfundove drejt në ferr,
Njaj kryedjalli t’pret me nder.
Kish kërkue e kund nuk gjeti,
Kriminel ksi hukubeti,
Ndihmës që ta kish pas veti !
Njikto vargje i kam rreshtue,
Gjith sa thashë dhe kam diftue,
N’kurriz tim i kam provue,
Dokument me i paraqitë
Për një kohë edhe një ditë,
Kur të shkruhën historitë !
O JU MALE QE NA RRETHONI
(Tepelenë 1949 – 1954)
0 ju male që na rrethoni
E në Shkoder s’na lini me shkue
E në kët vend na keni ngujue
Na të shkretët çka ju kemi ba
Mbyllun në kamp fëmi e gra
Rrethue me telin e ferrës
Nën hijen e kalasë Tepelenës
Ku na i groposin fëmitë
Ku vdesin njerzit zijet
Ku vdesin pleq e të ri
Me barkun bosh e pa u ngi.
O Zot kush kje njaj kriminel
Qi na rrethoi këtu me tel
Qi na ka ndry si bagëtia
Vdesin nga të ftoftit dhe urija
Faqja e zezë për ty qeveri
Qi merresh me gra e me fëmi
Kob ma t’zi s’ka pa Shqipnia
As nuk e shkruen historia !
VAJTIM I
DILES BAJRAKTARIT
PREJ VUKLIT
(Turan -Tepelenë 1949)
Çka po më duket e madhe çudi
Tuj ankue natë e ditë kto fëmi.
Po i zen gjumi rrazë gurëve
Te strolIi i gjarpnit, rrazë currëve.
Oj !…oj…po vdesin foshnjet çdo ditë
Oj !…oj…po i vorrosin në terr pa dritë
Oj !…oj…kuku nanat kërcuna
Oj I…oj…vdesin gjindja nga uja
Oj !…oj…vdesin gjindja nga sëmunja
……Burrat na i kan pushkatue
……VlIaznit na i kan burgue
……Baballarët na i kan shue
……Trimat kanë dalë në dhe t’huej
…… Ku gjaku besa bahet ujë
……..Qeveri paska qanë e pa emën
.. ….Gjysa mashkull e gjysa femën
……N’maje t’gjuhës e paska rrenen
……..Na treti rrugave tuj na mundue
……Qoftë true kjo qeveri e qoftë mallkue !
ANKOJNE ZANAT E MALSISE
Ankojnë Zanat e Malsisë,
Ankojnë Orët e Shqipnisë :
Na ka ardhë nji farë e keqe,
Me do punë fort të përdreqe.
Nuk po lajnë kto gja pa ha,
Veç tuj djeg, tuj pre, tuj vra ,
Kanë kap trima, kanë kap burra,
I kanë shti n’burg turra turra
I kanë gri e i kanë pushkatue,
Gjallë në dhe i kanë gropue.
Kanë marrë pleq e gra e fëmi,
I kanë ndry në gardh të zi,
Si me qenë kafshë e bagti,
Tuj ba vdekja n’ to kërdi ,
Njaj Prek Cali trim drague,
Me besë burrash asht dorzue,
Shumë familje me shpëtue.
E kanë lidh e kanë denue,
E kanë shti në burg të zi.
Një mengjes bash mirë pa gdhi,
E kanë thirrë emnin e tij,
N’ZalI të Kirit e kanë çue
FilI aty e kanë pushkatue.
Por dy fjalë i kish pas thanë:
– Pask’mi qenë rrejtun të tanë !
Ka mbarue e gjithë burrnia,
Qyshë se mbrrini kjo partia,
Kjo partia staliniane,
Me premtime Ilafazane,
Që han fjalën që ka dhanë ! –
Njaj Ded Coku nji patriot,
Nja dy fjalë edhe ai po i thotë :
– More burra të Malsisë,
I ka vdek Ora Shqipnisë,
Krejt Shqipnia ka mbarue.
Për kët tokë patëm luftue,
Pamvarësinë për me fitue.
Komunistat e Rusisë,
Bashkë me shkjaun e Serbisë
Krejt i grinë bijt e Shqipnisë .
Orë e Zana janë tërbue :
– Jo Shqipnia s’ka mbarue,
Jemi gjallë e do t’jetojmë,
Shqiptarinë do ta shpëtojmë ! .
KUKET ZANA NE MAL
Kuket Zana nё Malsi,
vajmedet pёr ty Shqipni !
nё Tiranё ka hy partia
me bidate shum tё kqija.
Kto brigatat partizane
(çlirimtare u kan thanё),
kan marr urdhёn me sulmue
pёr me djeg e shkatёrrue,
pёr me vra e pushkatue.
Me djeg kulla me djeg shpia
Flakё e tym e gjth Shqipnia.
Ka marr malin tan paria,
kan marr malin me luftiue,
Aleatёt kan tradhtue,
n’dorё t’Stalini i kan lshue.
Njaj Rusvelti me Curçill
Njё sakat tjetri bandill,
N’Jaltё ktij fjalёn ia kan dhanё,
Komunizmit me ia lanё,
Mjer S hqipnia ku ka ra,
Me u pёrzi me rus e shkja !
Juugosllavi nё Shqipni
Bash si dreqi me dy bri,
po sundon si nё shpi tij:
komuniste bani parti,
E,nver Hoxhёn ven tё parё,
Njё pulisht edhe zagar,
Diktator edhe tradhtar.
Ky Enveri me gjith shokё
Na u ba sllav kambё e koàkё0
Njat Kosёvё n’shej t’dasdhnisё
Ia dhiuren asaj Serbisё.
Kosovarёt i shfarosёn
Iu vunё pushkёn, iu vun kosёn,
krejt i mbytёn nёpёr gropa,
veç sehir po baan Evropa !
TE MALLKOJNE
FOSHNJET E GJIRIT
Ç’po fryen era e tërbuar,
Gryka e Vjosës duke ushtuar,
Dhe përplaset mbi kala,
Shkëmb e gurë e zezë hata.
Nëm e zezë e mori dhenë :
Nën kala në Tepelenë,
Kamp me tela është krijuar
Mbushur plot me t’internuar.
Nëmë e zezë për mizori,
Mbyllur brenda gra e fëmi,
Gra, fëmi e plaka e pleq,
pushtet horr e djall e dreq !
Shqipëri moj Shqipëri,
Vajmedet e mjera ti,
Se ç’po bëjnë kta kuqëli,
Vrit e prit e digj, kërdi !
Qani motra, qani nëna,
Nuk harrohet Tepelena,
Që ju veshi krejt në zi,
Që ju la pa burrë pa fëmi !
Trimat morën arratinë,
Dhe familjet lëmerinë,
Trimat rrugët e kurbetit,
Dhe familjet të qametit,
Trimat maleve luftojnë,
Dhe familjet internojnë,
Trimat vriten e burgosen,
Dhe famlIjet n’kamp pllakosën.
Moj partia krimineIe,
Shqipërinë bëre fërtele.
Moj partia e Stalinit,
Të mallkojnë foshnjet e gjirit !
NJI KANGE PER TRE HEROJ
Në Shqipni radio po flet
E po shkruen çdo gazetë,
Çdo gazetë në faqe t’parë,
Se janë vra tre kundërshtarë.
N’mal të Skurajt të Kurbinit
Janë vra nipat e atij Gjinit,
Të Gjin Pjetrit patriot
Që lirisë i duel Zot,
E çoj Flamurin në Milot
Njat flamurin kuq e zi
Për fitore e pamvarsi.
Se atje në hile t’mrizit
Janë vra nipat e Prenk Pervizit
T’gjeneralit të Shqipnisë,
Komandantit t’gjithë ushtrisë.
Na janë vra tre trima mali,
Njaj Preng Lleshi e Ndue Pali,
Njaj Ndue Gjergji si luani,
Se fort trima zoti i fali.
Shumë gajret ban njaj Preng Lleshi,
Te nji krue, pranë nji sheshi,
Keq rrethue prej sigurimit,
S’tutet zernra e ktij trimit,
Ka kris pushka bresheri,
Te nji mriz te nji lajthi :
Shoshë me plumba trupin krejt
Gjak rrëke po rrjedhin dejt
Rrjedhin dejt, damarët gjak,
Ndue Pal Gjini ka vikat
Do t’luftojmè sa t’kem takat,
E njashtu me plagë mortore,
E ka shpraz pushkën mizore.
Kish qanë trim, nji trim dai,
Të krenohet shpija e tij.
Ndue Gjergj Lleshi trim drague
Keqas fort ka njeh rrethue,,
Me do shokë si kish qillue,
Në Vabli veç tuj luftue,
fort mirë vetin tuj pague,
Me not Matin kanë kalue,
Njaj Kol Toska mbet plague,
Ndoj don shokun me shpëtue,
Edhe vetë ka ngel varrue,
Të dy besa kanë mbarue.
Tre kushrij luana mali,
Trima t’ çartun Zoti i fali.
Krisma e pushkëve si stuhi,
Flakè tuj nxierrë e tym të zi,
Nam tuj lanë për kët Kurbi :
Pushtet n’Skuraj s’lajmë me hy !
Na ka zanun ngusht kto prita,
Për me dek na erdhi dita,
Për me dek si des shqiptari,
Trashigim na e la i pari.
Çka po thotë nji plak ndër t’vjetrit :
-Kto janë nipat e Gjin Pjetrit,
T’atij Gjinit shqipe malit,
T’ Prenk Pervizit, gjeneralit,
Se për besë, liri e Atdhë,
E kanë dekën si me le ! –
KA KRIS PUSHKA NE PRIZREN
Ka kris pushka n’atë Prizren,
Ka kris pushka përnjimend,
Përnjimend mbrenda në kafe,
Oficerat po bajnë llafe,
Oficerat e Serbisë,
Po shajnë burrat e Shqipnisë,
Po shajnë burrat atdhetarë,
Që luftojnë për komb shqiptarë.
Nikoll Pal Gjini trim drague,
Mbrenda n’kafe ka qillue,
Me do shokë tuj kuvendue,
Nuk ka mujt për me durue,
N’ brez njat dorën e ka çue,
E ka nxlerr t’zezën allti,
Shtatë herë rresht mbi ta ka shti,
Shtatë herë rresht i ka dhanë flakë,
I ka la serbiantë me gjak, ”
U ka pre jetë e nafakë :
– Nuk e laj nji gjallë për farë,
Kush guxon me sha shqiptarë,
Kush guxon me sha Shqlpni :
Qet alltia tym të zi !
Moj nagante ti kjofsh bekue,
Sot qe besa m’ke nderue,
Fort mirë veten kam pague,
Nji me pesë që kam qillue !-
Ky Nikolla bir i Kurbinit,
Atje n’Skuraj nip i Gjinit,
Gjin Pjetrit nip luan,
Në Prizren namë paska lanë :
– Lamtumirë ju babë e nanë,
Lamtumirë Shqipni Atdhé,
për ju vdelkja si me le !
SI KTO TRIMA S’KA NE BOTE
Lajm ka shkue në qeveri,
Luftë po bahet në Kurbi,
Shtatë kurbijas janë rrethue,
Gjall s’po duen me u dorzue.
N’at Bushnesh ndër disa ferra,
Kërset pushka dhe malherra,
Po lufton Gjergj Nikoll Ndreu,
Burrë ma trim nuk e ka dheu,
Pjetër Lleshi djal azgan,
Fjalën dysh ai nuk e ban,
Po lufton porsi luan.
Bashkë me shokë e trima tjerë,
T’arratisun pernjiherë,
Kanë formue një çetë Iuftare,
Çetë lirie, çetë shqiptare.
Mehmet Shehu me yIlë në balIë,
Në Tiranë si gomarë pallë :
– Kam me i kap të tanë të gjallë ,
Kam me i rjepë edhe me i pjekë,
T’ ua nxierrë shpirtin me gazep !-
Ka vikat Gjergj Nikoll Ndreu :
– Pa ndigjo ti Mehmet Shehu,
Fort po çirresh, fort po leh,
Njat ushtri po ta bajmë pleh ! –
Kërset pushka e Pjëtër Lleshit,
kujt mbas rrashtit, kujt mbas veshit.
Ky Gjon Jaku çka ka thanë :
– E kam marrë nji plagë të randë,
Nuk po luej as dorë as kambë,
Do t’luftoi tashti me dhambë ! –
Njaj Piroli djali i ri,
Qet me pushkë e qet n’aIIti,
Shumë kuqIoshat i ka gri.
Gjergj Nikolla n’ambë asht çue,
Fjala e tij fort ka kumbue :
Ky Kurbin nji mal me gurë,
Nuk nënshtrohet kurr n’e kurrë !
Merre vesh Mehmet xhelati ;
Shumë tabuta bani gati.
Për çdo ferrë e për çdo gropë,
Dek i ke ushtarët për tokë.
S’pyesim na as për tankista,
Sekretarë e komunista.
Nuk na kap kush gjallë me dorê,
Jem Kurbijas e Mirditorë.-
Njaj Mehmeti çka po thotë,
Nji burrni kish pasë të kotë :
– Si kto trima s’ka në botë,
Kij inatin e foli hakun
Një me dhjetë kanë marrun gjakun.
Pushka tyne rrfe mizore,
Shumë ushtarët i kanë korrë,
Vërtet besa rracë arbnore.
Si kto trima nuk kam pa,
Me nji ushtri veç m’u përla.-
Luftë e madhe u ba n’Kurbi,
Për me u shkrue në histori,
N’histori kjo për me u shkrue,
N’kangë trimnije me u këndue.
I PABESË NA DUEL INGLIZI
Ahmet Zogu çka ka thanê :
Kam me u kthtye prap në Tiranë !
I kam katër kapidana
Burra t’fortë trima si zana,
Oficera e komandanta,
N’brez u rri përherë naganta,
Në Greqi na janë bashkue,
Si Shqipninë për me shpëtue.
Prenk Pervizin kam gjeneral,
Komandant n’ushtri të parë.
Krah për krah me gjeneralin,
Muharremin Bajraktarin,
Fiqri Dinen dhe Hysni Demë,
Si kta burra kund nuk gjen.
Por Inglizi dhelpën e vjetër,
E ka ba nji hile tjetër,
Ika çue nji urdhën Grekut,
Të perciellë me tef të lekut :
Ahmet Zogun mos me e lanë,
Me u bashkue me kapidanë,
Me u bashkue, me ngreh ushtri,
Me u bashkue e me u pri,
Me suImue në Shqipni,
Komunizmin për me zhbi.
Sepse nuk don aspak AngIia,
Që kombtarë t’ jetë Shqipnia,
Me Kosovën me u bashkue,
Druzhe Titon me zemrue,
Mbreti Zog në kambë asht çue :
– Aleatët kanë tradhtue,
Pse kaq keq me na e punue ?
Fjalën merr njaj Prenk Pervizi :
– I pa besë na duel Inglizi,
Me i ba qefin veç Greqisë,
Edhe Titos t’Jugosllavisë,
Tradhtoi mbretin e Shqipnisë. –
Bajraktari asht betue :
– T’ huejve kurr mos m’u besue,
Na kanë shitë tokën amtare,
Mallkue kjofshin, dalshin fare l ”
KRIMINEL I HISTORISE
Komunistat i vraftë ora,
Paskan qanë zagar e horra,
Lidh pas qerres së Kremlinlt,
Zbatojnë kshillat e Stalinit.
Ky Stalini me musteqe,
Na ka sjellë kët farë të keqe :
Njat Enverin ka shpall djalë,
Kët farsoj dreqi e djallë;
Kriminel edhe xhelat,
Vret e pret sa ka takat.
Ta hjek kryet për nji hiq,
Si me qanë tuj hangër fiq ;
I ka mbushun burgjet plot,
Ka mbyt vendin n’gjak e lot.
Vdesin njerzit ndër mundime,
Nëpër burgje e internime.
Tanë Shqipnia nën skllavni,
Për çdo ditë zi e ma zi.
Sillet rrotull sigurimi,
Valle vdekje, valle krimi,
Do legena do servila,
Lye me gjak deri në brryla.
Pula e petlla hanë përditë,
Na s’kem qumësht për fëmitë,
As nji gotë e pikë për mallë,
Na ka zanë i madhi hall.
Kafen shohim n’mikroskop,
Buka e misrit mer i ra n’top !
Pesëvjeçarët vijnë me radhë,
N’dhé na fusin krejt të gjallë.
Trutë na i mbushin me parulla,
Me do horra e fodulla,
Komisarë e sekretarë,
Karabusha dhe magjarë,
Me ba keq të gjithë në garë !
Dhe me nanën shtrigë parti,
Na sajon njeriun e ri.
Me marksizëm dhe me dhunë,
Na krijoi disa majmunë :
Gjithë Shqipninë e përçudnuen.
Mbaje mend mor faqe zi
Ke me dredh bishtin si mi,
Monumentat me t’i hjekë,
Njato libra me ti djegë,
Do të qesin dhe prej vorri,
Kryxhelat e krye horri :
Faqja e zezë e ksaj Shqipnisë,
Kriminel i historisë !
PARTI ZAGARE
Flet nji trim n’at arrati :
-Kem humbë gra e kem humb fëmi,
i kanë marrë e mi kanë tretë,
N’ Tepelenë me mija vetë,
N’ Tepelenë n’at kamp të zi,
Pleq e plaka e djelm të ri,
Baba, nana e vajza t’reja,
Nuse t’mjera e gra të veja , –
– Shumë po vdesin, pak po jesin,
N’vorr pa vorr edhe po i qesin,
Me iu humb farë dhe nishan,
Kob i madh, i madh zidan.
– Kjo partia kjoftë mallkue,
Gjithë Shqipninë e ka shkatrrue :
Jemi a s’jemi na shqiptarë,
Burra bese dhe krenarë ?
Mbarue ka e tanë Shqipnia,
Qyshë se hyni kjo partia,
Kjo partia e shitun krejt,
Si te rusi si te serbt ;
Te Moskovi e Beligradi,
Kshtu po don Stalin lugati,
Bac Stalinit me bac Enverin,
Shqiptaria ua pa sherrin,
U a pa sherrin e doli fare,
Me partinë aq gjakatare,
Paska qanë parti zagare . –
NE SHQIPNI DOLA ME PSHTUE
Kosovari erdh n’Shqini
Me kerkue veç liri,
Me kerkue dhe drejtësi,
Perfundoi në burg të zi.
Burg te zi, kampe mizore,
Me torturat ma shtazore,
Prej nje qeverie horre !
Dru dajak, rjepun për s’gjalli,
Zi e ma zi po i shkonte halli,
Prej vet bacës, nji bacë djalli !
Bac Enveri n’krye të shtetit,
Tmerrin ia kish shti miletit,
Klysht e qent e nanës parti,
Kërdinë banin në Shqipni,
Nën udhheqjen e Enverit,
Q’ia kalonte dhe Hitlerit !
Komunizmi i Shqipnisë,
Ia kalonte atij t’Serbisë !
More burra kosovarë,
Pse u treguet kaq qyqarë ?
A s’e patë mbi ju çka bani,
Ky far dreqi dhe tirani ?
Qe ju bacë thirrnit për mall,
E ju doli dreq e djall ?
Djall, kalue dhe krye djallit,
Vet Stalinit prej Uralit.
Me kujtohet mir dhe mue,
Kur në burg kisha qëllue,
Një burrë burri kosovar,
E kin lidhun me litar,
Kambë e duer, bark e kokë,
Kruspull hedhun për mbi tokë :
-Mor ti vlla s’kam faj aspak,
më kan shtrue në dajak,
agjent thonë se unë po jam,
kurr ma ngusht se tash nuk jam.
Kam lanë grue e kam lanë fmij,
Për me ardhun në Shqipni,
Në Shqipni dola me pshtue,
Fort ai Serbi tuj m’kërcnue,
Por ma keq e kam pesue,
Se po m’shkon dhe jeta mue !
Po me bahet jeta varr,
Prej tiganit rash në zjarr!
Amanet po due me t’lanë,
Nja dy fjal për mue me i thanë,
Nja dy fjalë për mu me i shkrue,
Në paç fat për me shpëtue.
Mir ta din vllaznit n’Prishtinë,
Me dylbi t’shohin Shqipninë,
Se n’dor t’dreqit ra Shqipnia,
Vret e pret e rjep partia !
Enver Hoxha n’krye të saj,
Nuk ka ma për ne uzdajë ;
N’botë ma i egri diktator,
Që sundon veç me terror !
Foli trimi kosovar :
Asgjekund s’i gjendet varr,
Kish mbiemnin Kapidani.
Qani nana e nuse qani,
Qani motra kosovare
Për kto krime e llahtare
Që pësoi toka shqiptare,
Nga partia komuniste
Jugosllave e staliniste !
Zi do t’shkruhet historia,
Mizoritë që kreu partia,
Vuejtjet që pësoi Shqipnia,
S’i ka pa kurrë historia.
ANKIMI I LAHUTARIT
Sot per veten due m’u ankue,
Si ne burg me kan pllakue,
Si me mbyllen n’burg perore,
Me torturat ma mizore.
Kambe e duer lidhun me tela,
Prokuror Aranit Çela,
Nis me ba proçes verbal,
Tue qit n’shqelma porsi kal,
tue bertit porsi gomar :
– T’pushkatoj e t’var n’litar !
Dy gorrilla ka per krah,
Shpulla e grushta tuj me rrah,
Kush per mue s’po ka gjynah !
Njeni çirret, tjetri leh,
Tuj ma ba krejt trupin pleh.
Tuj ma rrjep mishin me brisk,
S’e kish pa vetin ma pisk 1
Porsi Krishti var pas murit,
Me iu dhimb drunit e gurit
Midis dimnit ngri kallkan,
Tuj kercllitun dhamb’ e t’mall.
E pastaj po vlon dajaku,
Mbi kurriz, ma i but’ se barku,
Vezë te zime per nen sqetul,
Tuj m’i shkul qimet ne vetull.
Çka me ba tash un i shkreti,
Per rrezikun qe me gjeti.
Njaj hetuesi thrret, – firmos !
Se ta baj koken qeros.
N’anen tjeter vjen kapteri,
Ma nxierr gjuhen prej gapzerri.
Un bertit, vikat si berr,
Kur kasapi zen me ther.
Thrret xhelati si gomar,
Mishin tuj ma kput me darë.
Fut e bje mbi mue pa da,
Thue po isha dru me u ça.
Kockat krejt mi kan coptue,
Druni mbi kurriz tuj vlue,
Gjall s’po dij si kam shpetue !
Para gyqit kur kam dale,
Sikur t’isha kafshe e rralle,
Tuj m’perqesh e tuj me talle.
Kriminel mbi kriminela,
Prokuror Aranit Çela.
Gjasht prej nesh u pushkatuen,
Tjer’t me burgje u denuem.
Plot me burgje dhe internime,
Plot me brenga dhe mundime,
Kjo qe besa jeta ime !
17 NENTORI DITE KRIMI
17 nёntori ditё e krimit
Dhe jo kurr dit e çlirimit.
N’atё Tiranё dyzetekatёr
Komunistёt luejnё teatёr
Sillen natёn nёpёr qytet
Tuj ia shkrepun ndoj dyfek.
Tuj djeg shpijat e dyqanet,
po luftojn gjoja gjermanёt
Gjoja bajn se po luftojnё
Gjith gjermanёt t’i shfarojnё,
Qё njё kokёrr s’gjen n’Tiranё,
Prej njё muej qё e kishin lanё.
Dhe atё qё s’banё gjermanёt,
Po e bajnё vetё partizanёt:
Se po vrasin e po presin,
Se tё tillё e kan veç vesin,
Sillёn natёn si lugetёn,
Njerёzve ua shkurojnё jetёn.
I kan marrё do qytetarё,
Zgjedhun mirё intelektualё,
N’prak tё shpisё tuj pushkatue,
Nё sokak tuj masakrue.
Se Tiranё jan tuj çlirue.
Pa degjoni ju shqiptarё,
komunistё tash e parё,
Se sa jan fort genjёshtarё,
Tuj sajue e tuj trillue,
Se gjermant paskan farue
3000 besa i paskan vra,
Piramidё me ta me ba.
Nёpёr libra t’historisё,
N’faqe t’enciklopedisё,
Shkrue prej akademisё.
Pa na thuej i dashun shqiptar,
Ku kan shkue kofomat vallё,
A nё Mars apo nё Hanё?
Se njё sish s’u gjet’Tiranё.
Zot na ruej ment e kresё,
Se po çmendemi pёrbesё,
Me kto dokrra e rrena t’thata,
Shpik nga mendje malukata.
Qenkan korr gjermant si presh,
Rrenё e madhe veç me qesh.
Trumbёtohёt veç Çlirimi,
Ndёrsa aty u vendos krimi,
Shum ma keq se sa pushtimi.
Krejt Tirana u la nё gtak,
Nё çdo rrugё e çdo sokak.
Asht Belgradi qё urdhnon,
Enver Hoxha veç zbaton,
Patriotёt tuj masakrue,
Tuj burgos e internue:
Komunizёm qofsh mallkue
Bashkё me ato qё t’kan sajue,
Do mjekrrosha e balosha,
Filosofё por mendej bosha:
Krimin kan pёrligjёrue,
Rehat vetё pёr me sundue..
Moj e mjera moj Shqipni
Tё kan qit me krye nё hi,
Komunistat faqe zi !
DIKTATURË GJAKATARE
Mjer shqiptarёt, mjer Shqipnia,
kur n’fuqi hypi partia,
u ba nami u ba tmerri
u kthye vendi nё shpellё ferri.
Dreqnit vijn tё sigurimit,
quhёn bijt e bab Stalinit,
vrasin , djegin, pjekin, therrin,
dreq tё par po kan Enverin.
Pushkatojn, burgosin burra,
rjepin, djegin nёpёr furra,
s’kursej fmi e pleq e plaka,
trertun larg nё kampe t’ngrata.
Nuk kursejn foshnjet e mjera,
rrethue n’vath me tela ferra,
vdesin kampёve si miza,
tё varrosun nёpёr driza.
Nga Berati nё Tepelenё,
t’internuemit morёn dhenё,
n’Portopalermo e Myzeqe,
mallkojnё ditёn kur kan le.
Krrus mbi belat tuj hap kanale,
kshtu po don partia batalle,
e pson prindi e pson fёmija,
kshtu po don pushtet lubia.
Burra, gra e foshnje t’shkreta,
nё dёnime u shkoi jeta,
mbetёn rrugёve tё mjerimit,
krejt viktima tё regjimit.
Burg i madh u ba Shqipnia,
si qyteti e fshatarsia,
pas kotheres bukёs thatё,
veç i mban shteti xhellat
Shumё mbaruen humbёn jetёn
Nё dёnime vdekjёn gjetёn
Varret kun s’u gjenden sot,
u kan hup pёr jetё e mot.
Diktaturё ma gjakatare,
s’kish pa kurrё toka shqiptare,
krime kreu kundёr njerёzisё,
e pret gjyqi i historisё.
FORCEN GJAJ PER ME KENDUE
Po këndoj për tragjedi
Që kam njohun qysh fëmi,
Mbyllun në nje kamp të zi :
N’Tepelenë i syrgjynosun,
Me familjen sakatosun.
N’Tepelenë n’at kamp mizor,
Ku u flijuen shume theror,
Me tortura e me terror.
Kapter Selfon kur kujtoj,
Ne gjith trupin veç dridhoj.
Kapter Selfo një malukat,
Shpirt katil e shpirt xhelat,
Tmerr kish kalI ndër gra e fëmi,
Mortja n’ta tuj ba kërdi.
Tmerr për gra edhe për burra,
Stivos n’shpella turra, turra,
Stivos brenda ndër kazerma,
Që po qelbën porsi kërma.
Çanga bie ktu ditë e natë,
Qajne fëmitë, vajtojnë gratë.
More Selfo or shpirt katran,
Shpirti yt mos gjet derman,
Ti provojsh atje ne Ferr,
Gjithe torturat e gjith at tmerr,
Që mbi njerzit ke zabatue,
Mbi t’pafajshmit ke provue,
Me siklete tuj mundue.
Kapter Selfo or kriminel,
Emri yt për zi ka ngel.
Zemra ime pikon gjak,
Për atë kohë të panafak.
Ndry në kampe e tela ferre.
Shum kan vdekun në Tepelene,
Plot me vorre mbushën dhenë.
Vdiqen burrat e Mirdites,
Të Këthellës e të Selitës,
Të Macukllit e të Kurbinit,
Të Malsisë e t’Dukagjinit,
Me kruetane edhe dibrane,
Me tropojas e matjane,
Qytetare edhe fshatare,
Me shkodrane edhe korçarë,
Prej Sarande e prej Himarë,
Prej çdo vendi e prej çdo anë,
Jeten ktu ata kane lanë,
Jeten ktu ata kanë sosë,
J ka pre mortja me kosë,
Me nje kosë fort gjakatare,
Që kreu krime shumë barbare,
Ishte kosa e partisë,
Ishte tmerri i Shqipnisë.
Shum do kohë që ka kalue,
Forcen gjej për me këndue,
Gjith kta njerëz me kujtue,
Kurr atë kohë mos me harrue.
Brez pas brezi me u permend,
T’mos përsriten ma n’kët vend,
Kurrё të tilla mizori,
Që mbi popull banë kërdi,
Që rroposën krejt Shqipninë,
T’zeze ia shkruen historinë.
THIRRJE DANTES
N’kët birucë ku m’kan mberthye,
Shum kujtime m’vijnë në krye :
Shumë do shkolla pata mbarue,
Vendin tim per me ndihmue,
Me i shërbye me krenari
Me lartsue atdheun Shqipni !
Shum studiova, shum mësova,
Dije t’farta përvetsova,
Me diplloma e dekorata,
Me medalje e shumë levdata.
Çka me thanë, çka me diftue,
Tmerr i madh me ka pushtue,
Komunizmi erdhn’fuqi,
Po i nxierr vendit ujin e zi,
Shumë tuj vra e shumë tuj gri.
Më kan lidh m’kan sakatue,
Kokë e kambë me kan prangue,
Më kan rrah m’kan torturue,
Të gjithë kockat mi kan thye,
Pse n’Shqipni u qenkam kthye!
Kush t’ka sjelle kusht t’ka çue,
Si agjent kush t’ka pague,
Fol se besa ke me e psue,
N’burg gjith jetën ke me shkue !
Zot i madh a jam n’kët jetë,
Andërr asht apo e vërtetë,
N’fund të ferrit që jam gjetë !
N’kurriz tim veç po vlon huni,
Po vlon shkelmi, po vlon druni,
Ma kan rjep l’kurën për s’gjalli,
Vajmedet si do m’shkoj halli.
Mbërthye n’burg porsi sardele,
Trup e mendje ba fertele!
Nëpër kneta tuj llakaçitë,
Kockë e lëkurë të dalun brijtë,
Fundi i feriit m’asht kujtue,
Që njaj Dante e pati shkrue.
Dante, mor i madh poet,
Kthehu prap ti në kët jetë,
Për me pa ti tmerr me sy,
Në kët burg ku m’kan mbetthye.
Merre at penën prap me shkrue,
Ferr t’vërtetë ti me kallxue.
Me përshkrue ferrin shqiptar,
Gjith kët tmerr, gjith kët llahtar.
Vajë e lot, grahma e ankime,
Vdesin njerzit ndër mundime,
Pleq e plaka, gra e fémi,
Mortja n’ta tuj ba kërdi.
Mor ti Dante, Dant Alighieri,
Kur të zbresish prap te ferri,
Porosit njat Luciferin,
Mir ta pjeki njat Enverin
Që shqiptarët i .panë sherrin,
Mir ta pjeki e ta. përclloje, ~
Me tortura ta mundoje,
Që shqiptarët i qiti fare,
Me shumë krime gjakatare.
Artin tand Dante me shkri,
Me tregue ferrin e ri,
T’komunizmit në Shqipni,
Që të mbet në histori.
DERTET E TE BURGOSUNIT
N’burg të zi ku paskam ra,
Fundi i ferrit asht tuj m’gja.
Sigurimcat dreqnit vijnë,
Na mundojnë dhe na grijnë,
Me tortura na përpijnë,
Me torturat ma mizore,
Ditë për ditë e orë për orë :
Fort na rjrepin me tortura,
Plagë e vazhda krejt lëkura.
Lakuriq varun për kambësh,
Thye gjymtyrash e thye dhambësh,
Me dajak, shkelma dhe grushta,
Me tu duk kallnorët gushta.
MbyIlë n’birucat si sardele,
Trup e mendje ba fërtele :
Bërtet burri, kuku lele !
Harruem nana, fëmi e gra,
Harruem motër, harruem vIla,
T’gjallë t’vorrosun për hata !
Harruem hanën, harruem diellin,
Falna Zot harruem dhe QielIin !
SKANDERBEG ME NA SHPETUE
Në kët burg të thellë të zi,
Po m’qan zemra për Shqipni,
Po m’qan zemra për Shqiptarë,
Që s’po mbetet nji për farë,
Komunistat tuj i farue,
Komunistat e diktatorit,
Të sulltan Enver krye horrit,
Që Shqipnisë kazmën ia vuni,
Mbi shqiptarët tuj vlu huni
Tuj vlu huni tuj u ba kërdia :
N’bark të nanës qan fèmia,
Mbaruen burrat, mbaroj granija,
Vra, burgos e tret me mija.
Mbyllun ksolla e mbyllun shpija,
Tretun n’kampe shumë të kqija,
Ku vdes plaku en vdes fëmia,
Vdesin burrat nga uria,
Nga uria e nga mundimet,
Ushton vendi nga mallkimet,
Skanderbeg or trim kruetan,
Që luftove me sulltan,
Krejt ushtritë ci ia dërmove,
Shumë beteja i fitove,
Namin Shqipes nalt ia çove,
Kthej ti sytë për kah Shqipnia,
Ku mbretnon veç mizoria,
Ku mbretnon kudo terrori,
Pse kshtu do njaj diktatori,
Diktatori shit në Rusi,
Ne Belgrad dhe në Serbi.
Te gjithë jetën më ka ndry,
N’burgje e kampe veç mbërthye.
Kam humb grue e kam humb fmi.
Çorodit e prish nga ment,
Si me u kthy un ma n’at vend,
Si me u kthye un prap në shpi,
Ku s’më pret i gjallë njeri.
Plak, thye brijsh e sakatue,
S’i bjen mendja kujt për mue,
Vdek përsgjalli pa hy n’vorr,
Qofsh mallkue mor diktator,
Diktator fort gjakatar
Që ke derdh shum gjak shqiptar,
Diktator Gjirokastriti,
Ujin e zi Shqipnisë ia qiti.
Pa ndigjo Gjergj Kastrioti,
Sot po i lutëm njatij Zoti
Që me t’kthye prap në jetë,
Me shpëtue Shqipninë e shkretë,
Me e shpëtue e qit në dritë,
Para se me ia qit dy sytë.
M’faI or trim hero kombtar,
Fale të t’skretin burgatar,
Që edhe t’ dekun t’ka trazue,
Që edhe t’ dekun t’ka trazue,
Eshtnat prap ti me i bashkue ,
Turqit që t’i kan coptue,
Qofshin true, qofshin mallkue !
Ngjallu eja kah Shqipnia,
Ku të ndrisi prap liria,
Ngjallu prap ti me luftue,
Skanderbeg me na shpëtue !
FEJA DYMIJEVJEÇARE
Viti i zi gjashtëdhjetështatë,
Shpall partia proklamatë,
Proklamatën ateiste,
Me doktrinën krejt marksiste.
Shpall Enveri e shpall partia,
Ateiste u ba Shqipnia,
Urdhën mori shpejt rinia,
T’ shëmben kisha dhe xhamia,
Bibla e ikona t’hidhen n’ zjarr,
Mos me lanë as kryq mbi varr,
Po flet radio, flet spikeri,
Flet Nexhmija, flet Enveri,
Opium feja paskej qanë,
Krejt mashtrim e krejt rrenë.
Qanka çue një prift shkodran,
Fjalë të forta paska than :
Nji ky kryq ka dymijvjet,
Që n’Shqipni vendin e gjet,
Vend i parè n’Evropè kristian,
Prej stërgjyshve ilirian.
Me më rjep e shti në furrë,
S’e tradhtoj unë kryqin kurrë ! –
Fjalën e tij nuk e lot topi,
Foli hoxha e foli popi,
T’gjithë i priti tarnagopi .
Sigurimi krejt tërbue,
Si njaj orli asht lëshue,
Priftat krejt tuj arrèstue,
Nëpër burgje i kanë ngujue,
Kush n’litar, kush pushkatue .
Çka po thotè një nanë shqiptare :
Mermi ikona dhe ruzare,
Merrni bibla dhe figure,
Por dot s’merrni fenë ju kurrë,
Dymijvjet shkrue n’histori
E rannjosun në Shqipni_
DOM SHTJEFEN KURTI
Ty o Zot të kjofshim falë,
Njaj Dom Shtjefni trim i rrallë,
Shtjefën Kurti prift e burrë,
Nuk i trembët vdekjes kurrë !
Vite burgjesh bani plot,
Me tortura e me lot,
Me torturat ma mizore,
Tuj e mbrojtë njat fé përore.
Shpi për shpi Domi tuj shkue,
Tuj thanë meshë e tuj pagzue.
Por n’at vit gjashtëdhjetështatë,
Lshon Enveri proklamatë,
Ka shpall shtetin ateist,
Komunist e krejt marksist.
Xhami, kisha e monastire,
Shkatërrue e ndry me zinxhirë,
Prishun, vjedhun, konfiskue,
Depo stallash transformue,
Kleri n’burg e pushkatue.
Njat Dom Shtjefnin arrëstojnë,
Porsi Krishti e torturojnë,
Pse thotë mesha për çdo shpi,
Pse pagzue paska fëmi.
Para gjyqit e kanë qitë,
Prokurori tuj bërtitë,
Sa s’i dalin dhe fulqitë,
Tuj bërtitë tuj akuzue,
Dhe me vdekje e kanë denue,
Fill e paskan pushkatue,
Gjithë miletin me tmerrue.
Kur ka dalë në pushkatim,
Rrebtë po flet ky prifti trim,
Rrebtë po flet prifti shkoIlar :
– Kundra Zotit keni dal,
Kundra Zotit jeni çue,
Bash njaj Zot ka me u farue,
Komunizmin ka me zhbi,
Prej së botës histori,
Veç për zi ju m’u përmend,
Nga çdo populi, nga çdo vend.
Unë po vdes si besimtar,
Unë po vdes porsi meshtar,
Vdes me nder e vdes krenar,
Si i krishtenë e si shqiptar !
DITE TE ZEZA PER SHQIPNI
N’ maje t’bjeshkës piskat Zana
Po vajton ndër do murana,
Do murana dhe do vorre :
Po sundon qeveri horre,
Qeveri krejt e pa emën,
Gjysma mashkull e gjysma femën,
N’maje t’gjuhës e ka rrenën,
Ta djeg shpinë e ta pret pemën,
I fut njerzit gjallë në gropë,
Shumë i vret, shumë në konop.
Ditë të zeza për Shqipni,
Qyshë se hyni kjo parti,
Kjo partia komuniste,
Me metoda staliniste,
Kjo partia e Rusisë,
Dalë prej fundit të Azisë,
I shou burrat e Shqipnisë.
Ku janë trimat si dragona,
Që luftuen për malet tona,
Që luftuen për liri
Për vatan e për Shqipni ?
Krejt i vrau e krejt i griu,
Njaj Enveri faqe ziu,
Ka dhanë urdhën baba i tij,
Bac Stalini në Rusi,
Njaj muzhik musteqe zi,
Krejt u shoftë veç rraca e tij.
KU ASHT BESA E SHQIPTARlSE
Ku janë Lekët e Dukagjinit,
Ku janë besa dhe tradita,
Ku janë djemt e Troboinit,
Vallë ku i ka burrat Mirdita ?
Mos u shue trimnia e t’parve,
Mos janë ba burrat për furka,
Thue s’ka gjak n’damarë t’Shqiptarve,
Gjakun ujë ua bani tuta ?
Sot ka frlkë baba nga i biri,
Sot ka frlkë dhe vlIau prej vlIaut,
Ka ikë besa u dhunue nderi,
Duhet ruejt mikut si shkjaut ,
Vallë ku shkoi besa e shqiptarve,
Që na e pat bota lakmi,
Duhen gërmue vorret e t’parve,
Për me gjetë besë e burrni.
Vallë ku janë dokë e kanu,
Ku asht feja që na lanë t’parët ?
Tempull s’mbet përtokë pa u rrxue,
Kur u banë vandalë Shqiptarët.
Në mesjetë, në kohë të thella,
Kur erdh turku prej Azisë,
N’gjokse t’bjeshkve thellë ndër shpella,
U ruejt feja e Shqiptarisë.
Nuk ka krim me t’madh ndaj Zotit,
Se me prishë kishën e shejtë,
At’ çka i biri i Kastriotit,
E pat ruejt si gjanë ma t’shtrejtë.
S’asht veprue ndojherë ksodore,
N’asnji vend t’rruzullit t’tokës,
Veç n’Shqipni dhuna mizore,
E vandalve t’Enver Hoxhës.
Veç nji dhunë tepër mizore,
Veç nji shtypës dalun prej llomit,
Ka vue dorë mbi kisha e vorre,
Mbi kulturën e nji kombit !
Për çudi n’kto kohë të reja,
Me iu prishë Shqipnisë zakoni,
Por nji ditë do t’shkrepë rrufeja :
Ka me e zhdukë dhunën prej froni !
Mark Bregu Shkodër, 1967.
KUR E LUMTUN ISH SHQIPNIA
Përjetsisht na rrnoftë mbretnia
Kur e lumtun ish Shqipnia
Me n’krye Mbretin Zog të parë
Bashkë me burrat atdhetarë.
Mbreti Zog me mençuri
Veç sundonte në Shqipni
Me projekte e punë të mbara
Me detyra mirë të ndara.
Kudo rend i fortë qëndronte,
Kush me vjedh nuk po guxonte,
Nuk lejohej kund ligsija,
Veç mbretnonte mirësia,
Nderi e besa e bujaria
Si zakon ka pas shqiptari,
Trashigim ia la i pari.
U shtruen rrugët anëmbanë,
Korçë e Shkodër dhe Tiranë,
Elektriku e telegrafi
Në çdo shpi vlonte pilafi,
Me pilaf dhe bakllavaja
Qejf po bante gjithë dynjaja,
Po kënaqej dhe fukaraja.
Festat si Bajram e Pashkë
I festonin t’gjitha bashkën
Se për fe s’kishte dallime
As ngatrresa as ngacmime.
U hapën shkolla dhe spitale,
Biblioteka e plot lokale,
U botuen libra gazeta,
Vrull të madh po merrte jeta.
Shumë e fortë parja shqiptare
Konkurronte botën mbarë.
Plot studenta pë jasht shtetit :
Në çdo lloj universitetit
Vërshon luIja e shkollarisë
Në London, Romë e Paris
Në Berlin e n’Budapest,
Edhe n’Vienê e Bukuresht,
Në Stamboll e n’Amerikë
Kuadro t’reja përgatitë
Kuadro t’forta me u krijue
Mir Shqipninë për me drejtue.
Mburret Atdheu me krenari
Që çdo dit po merr fuqi
Duke nxierr njerëz me vlerë,
Të përmendun kurdoherë,
Nder e madhe e shqiptarisë,
Shkrue ndër faqet e historisë ::
At Gjergj Fishta i madh poet,
Mir po shkruen e mir po flet,
Po këndon n’Lahutë t’Malsisë
Për gjithë burrat e Shqipnisë.
Njaj Konica i madh shkrimtar
Diplomat fort atdhetar .
Mjeda, Asdreni dhe Gjeçovi
Që kanunin mirë e mblodhi,
Nikaj, AsIlani edhe Noli
Për Shqipni që shkrujti e foli.
Poradeci i madh poet,
që me vjersha mirë po flet.
Me hap t’madh ecte Shqipnia,
Tuj forcue për dite mbretnia.
N’vit të lumtun tridhjetetë
Po martohet mbreti vetë
Me të bukurën Gjeraldinë
Që e braktisi Hungarinê
Pse pëlqye kishte Shqipninë.
Me katër prill tridhjetenandë,
Gjimojnë topat anëmbanë,
Sihariq të madh kan dhanë,
Gëzon populli shqiptar
Lindi princi trashigimtar
Trashigimtar Lekën e Parë,
Mbret i ardhshëm për shqiptarë.
Por tre ditë besa ma vonë,
Krisen topa e Italise,
Kobin tuj ia ba Shqipnisë
Në Shëngjin, Durrës e Vlonë,
Sulmon befas Italia,
Mori fund ajo mbretnia,
Që pat gëzue veç Shqipnia.
RROFSH FLAMURI KUQ E ZI
Rrofsh fIamuri Kuq e Zi
për jetë t’Jetës me valvitë
Ti krenar përmbi Shqipni
Me gjak trimash je vaditë.
Na ke pri ti fitimtar
Nëpër lufta dhe beteja
Nder i Kombit tonë Shqiptar
Do t’ na prijsh dhe n’ kohë të reja.
N’kala t’Krujës ti shkelqeve
Rreze dlelli në stuhi
Kastriotit i shërbeve
Skanderbeut me gjithë ushtri.
N’ballë qindrove ti gjitmonë
Tuj u pri burrave t’Shqipnisë
Dhe u shpalose atje në Vlonë
Për ngadhnjimin e Lirisë.
Ismail Qemali vetë
Me njat dorë të ka naltue
Pamvarsinë na dha t’vërtetë
Në mes kombëve me qëndrue.
0 Flamuri Kuq e Zi,
Me njat zhgabën dykrenare,
Ke shkrue t’bukur histori
Nëpër kohna mijvjeçare.
‘ly simbol të keml t’vetëm
Për gjithë Kombin tonë Shqiptar
T’gjithë për ty na japim jetën
Për Bashkimln mbarëkombëtar.
Qjithë pushtuesit i rropose
Turq, talian, gjerman e sllav
Diktaturat i rropose
Kurrë s’pranove m’u ba skllav.
Prej Kosove e n’ Çameri
Nji do t’bahet Arbënia,
Do të ketë veç nji Shqipni
E ka vendosun Historia.
Skanderbega kanë me dalë
IsmaiI Qemala tjerë
Me na pri përsri në ballë
Me u rimkambun dhe një herë.
I gjithë Kombi ynë Shqiptar
Ku shqip fIitet e këndohet
Ty të ka për prijës të parë,
Për rreth teje i tanë bashkohët.
VRITEN QENT E QEVERISE
Ka krisë pushka në Tiranë,
Në mesnatën e pa hanë,
N’Komitetin e Partisë,
Vriten qent e qeverisë.
Sherri mbrenda u ka hi,
Për kulltuk e për pari,
Komunistat tuj u gri.
Enver Hoxha e Mehmet Shehu,
Njani halJa e tjetri plehu,
Na janë ndeshun teh për tehu !
Njat Mehmetin kan sulmue,
Gjallë s’pranon për me u dorzue,
E ka nxierrë alltinë e ngratë,
Njat Enverin ka plague,
Kadri Hazbiu ka qëllue,
Kadri Hazbiu njaj faqeziu,
Me nja dy tre kriminela
Mehmet Shehun bajnë fertela.
Se Byroja Politlke,
Ka nisë punë karabedike,
Kush çoban e kush kopuk,
Vriten, priten për kolltuk.
Na janë mbledhun gjithë kasapët,
Me hanxhar tuj la hesapet,
Me hanxhar dhe arrnë zjarri,
Përfundojnë të gjithë te varri.
Hoxhenverit me infarkt,
I ka hy lepri në bark,
Sheh lugetën e sheh gjak.
Nexhmi shtriga i rri mbi krye,
Për punë t’ liga tuj e shtye.
Nuk rnjaftojnë reaksionarët,
Ka fillue me komisarët,
Gjeneralët e sekretarët :
Shokve t’vet u ka vue kosën,
Bashnkë me njat Nexhmije dosën ,
U vërsul mbi shokët e vet,
I qëroi veç fet e fet,
Iu hoq kokat me lezet,
Iu vù kosën, i qiti fare,
Me metodat ma barbare.
E pësoi Beqir Balluku,
Si njaj qingji që kap ujku;
E pësoi Kadri Hazbiu,
Derëbardhi e derëziu,
Iu versul Abdyl Këllezit
Ia hoq kokën si këndezit;
Petrit Dume gjenerali,
Përfundoi si hale kali.
E pësuan shumë të tjerë,
Shpi për shpi e der për derë.
Tmerr kudo, kudo terror,
E ka kthye Shqipninë në vorr,
e mjeroi t’mjerën Shqipni:
krejt u shoftë veç fara e tij !
MOR XHELAT ENVER SULLTANI
Enver Hoxha n’krye të shtetit,
Nji fjalim i mban miletit,
Na ka shpall reformë agrare,
Katundarët i qiti fare.
Qumësht, vezë u merr për tokë,
Pa pas pulë e pa pas lopë,
U merr lesh e tlynë e djathë,
Pa pas dele e dhi në vathë.
U merr drithë e u merr molla,
Thonë se dashka dhe belholla !
Mor Enver, Enver i dashtën,
More drithin e na lé kashtën !
Ka nis populli me u tallë.
Çka ka ba xhelati vallë ?
Nuk po i shkori hiq puna mbarë,
I rrethuem me gomarë,
Mbi të cilët asht i parë.
I mërzitun sa s’ka ma,
Ka fillue me brit me kja,
Bac Stalinit i ban za.
Bac Stalini në Kremlin,
Dredh mustakun me tërbim :
– Enver bir ti shpejt vendos,
Të gjithë vendin ban kolhoz,
Shtroje popullin rrogoz,
Bishtin ma kush nuk e loz ! –
Kooperativë e tanë Shqipnia,
Sikur toka dhe bagëtia :
Ka shpëtue veç grania.
Mor xhelat Enver Sulltani,
Paske qanë një rracë shejtani,
Si në kohën e skllavnisë,
Ia ke vu zgjedhën Shqipnisë !
TRI HERE SHITE TI SHQIPNINE
Mor Enver mor pelivan,
Nuk po len pa l’pi sahan,
Brozin Tito e bane vIla,
Edhe vetë u bane shkja.
Njat Kosovën mirë e shite,
Sikur t’ishte qofte a pite,
N’Beligrad sa shpejt vrapove,
Tito Brozin përqafove,
Dhe Shqipninë mirë ia dorzove.
Gjuha serbe nëpër shkolla,
Jugosllavët porsi bolla,
Depërtojnë me paturpsi,
Në çdo zyrë e ministri.
Druzhe Tito e dobër dan,
Veç ndigjohet në çdo anë.
Por Stalini asht zemrue,
Njat mustakun ka dredhue :
Në Ballkan unë pyetem vetë ,
Kush nuk don s’e ka të lehtë !
Dimitrovin çoi n’atë jetë.
Enver djalit i çon letra,
Dhe na i fal fabrika t’vjetra :
Sus i thotë kopil besnik,
Se përndryshi t’baj fërlik.
Hoxhenveri si kaposh,
Shiti vendin për tre grosh,
për tre grosh e tre raketa.
Se marksist po don me dalë,
Për me i pri botës në ballë :
Por Hrushovit s’i pëlqen,
S’e honeps ma kët lëgen,
Dhe po do m’e zëvendsue,
Veç bandilli e ka kuptue,
Shpejt me Kinën lidhet qeni,
Se ka frikë se i zihet vendi.
Paska qanë nji kokë budalli,
për Evropën s’e zuni malli.
Shkoi e treti n’fund t’Azisë,
Tuj ia zverdh faqen Shqipnisë.
Krejt e shiti ky kopuk,
Për pozitë e për kolltuk.
Me kinez mbaroi shqiptari,
Me ngran bar thotë sekretari !
Kinez bishti shpejt urdhnon,
Për me ba revolucion,
Revolucionin kulturor,
Se çpo heq shqiptari i gjorë.
Mbyllen kisha dhe xhamija,
Doli fare krejt priftnija,
Ateizmin shpalli partia.
Prap ma i zi përsekutimi,
I tanë vendi kamp intërnimi.
Mbyllet brenda diktatori,
Ky far dreqi dhe far horri..
Krejt i çmendun shikon gjak,
Plot fantazma rreth përqark,
Gjithë viktimat kërkojnë hak !
Tri herë shiti veç Shqipninë,
Nji me Serbin, dy me Rusinë,
Tri me Kinën batakçinë,
Ma në fund ky qen i zi,
Drodhi bishtin si nji mi !
TRONDITJE
Po tronditët gjith Tirana,
Po tronditet gjith Shqipnia,
Ç’jan kto masa kaq të randa,
Që po vritet tan rinia ?!
Qani nana, qani motra,
Qani fmi e baballarë,
Ua grabitën njerzt nga votra,
Do lugetën gjakatarë.
Janë luget’t e sigurimit,
Vetë me urdhën t’diktatorit,
Para togës pushkatimit,
K’shtu vendos tiran mizori !
Ç’jan kto masa kaq mortore,
Si shfaroset kshtu rinia,
Ajka e rracës arbënore,
E Shqipnisë veç krenaria !
Mor Enver ti qofsh mallkue,
Që s’ke lan krime pa krye:
Paske qanë xhelat i true,
Atje n’ferr qafën ke thye !
COPEZA POETIKE NGA BURGJET
1– I mёndueshёm vёshtroj hanёn kalimtare,
aq ma e zbetё e largёt ajo mё duket,
ndёrsa shtegton mes yjёsh vetmitare,
e dalgadalё pas malёve zhdukёt.
2—Due tё bёrtas, tё qaj, tё uluroj,
tё trandёn malet e tё çuditet qielli,
kёtё botё tё ligё, barbare t’dёnoncoj,
ta marrin vesh yjet, hana edhe dielli.
3—Vetmitar qёndroj mes vorbullёs t’ jetёs,
sa qё heshtja po mё mbyt, po mё tmerron,
due te shprehёm, tё flas, s’i besoj vetёs,
mё gjan sikur muri beton dёgjon.
4—U shuen dёshirat e moshёs sё rinisё,
njak pas fytit na e ka ngjit terrori,
tё trishta vijnё kujhtimet e mjerisё,
tё kohёs qё sundonte njaj diktatori.
5– Me tёrbim pёrplasёn tallazёt e valёt,
mbi shkrepat e thepisun shekullorё,
gjёmimi pёrhapёt, ushtojnё rreth malet,
si motiv Beetovian lartёsohёt madheshtor.
6—Udhёtim kemi marrё nё barkё me vela,
nёpёr dete e oqenanё tallazorё,
n’terrin e stuhive na shkapet era,
mjafton t’na pёrplasё n’brigje miqsore.
7—Ia njohёm njeriut t’kobshmёn egёrsi,
me vite te tanё, me lёngime pa shpresё.
Kush ka me radhitё tё mjerueshmёn histori,
mos vallё, asnjё dёshmitar s’do tё jesё ?
8—Njoha njё krijesё tetdhjetё vjeçare,
qё aty mjerohej, n’shpellat ciklopike,
e dёnueme se veç ishte fort fetare,
e pafajshme, krenare dhe sojnike.
9—Pafajsinё unё pashё nё pranga mbёrthye,
tortura tё tmerrshme kishte pёrjetue,
tuj iu shpif e sajue, rrahun e fye,
ndёrsa xhelati gajasёsh tuj e mundue..
10–Bota njё ditё e fuiqishme ka me u çue,
ka me i shembё murёt e fёlliqёsisё,
lirinё e drejtёsinё nё fron ka me naltue,
lumturinё e harrueme me ia sjell njerёzisё.
Komentet