Lufta e Kosovës e tjera
Dy fjalё
Paraqitja ne këtë libër i nje sasi kangësh rapsodike shqiptare, lidhet me atë krijimtari të artit popullor te vjershtarisë i trashëguem ndër shekuj e mijavjeçarë. Janë pikërisht shqiptarët që kanë ruejtë të pacenuem pathosin epiko-heroik të lashtësisë, qyshë nga poemet e luftës së Trojes, me Iliadën e Odisenë të Homerit, poetit të madh e te pavdekshëm. Nuk do te hyjme në debatin se kush i krijoi ato poemë dhe e në ç’gjuhë ato u përcollën deri te Homeri, i cili i vuni në gjuhen helene (pasi termi grek akoma nuk njihej). Por asht ma se e vertetë, dhe për çdo ditë po del ma e qartë, se ato kangë heroike u krijuen, kënduen e shkruen nga rapsode e poetë péllasgë, pra në gjuhën pellazgjike. Sepse, i dashun lexues, Lufta e Trojës nuk ishte një luftë midis trojaneve e grekëve por një luftë midis fiseve e popujve pellasgjikë-ilirë, siç ishin trojanët dhe akejtë, dhe fiset e tjera që morën pjesë nga të dy palët ndërluftuese.
Sa që ne gjithë Iliadën nuk përmendet gjëkundi termi Helen (e jo që jo Grek) , që janë të papranishëm akoma në tokat ku janë sot. Por, siç thashë nuk do të hyjmë ketij debati. Veçse e përmenda nga fakti që janë vetëm shqiptarët që e flasin akoma gjuhën e pellazgëve, dhe për çudi, kanë trashëgue edhe mënyrën e trasmentimit të ngjarjeve historike me anë të kangëve të tyne. Kujtojmë lahutarët e maleve qe këndojnë kangët legjendare te Mujos e Halilit, që nuk janë gja tjetër veçse një kujtesë e largët e poemeve homerike. Jo që po vërtetohet se ato kangë u kënduen pikërisht me atë lloj lahute që përdoret edhe sot në trojet veriore shqiptare. Istrumenti ma i vjetër muzikor, me të cilët rapsodët shoqnonin recitimin e vargjeve te tyne.
Kjo parathanje i perket përmbajtjes së këtij libri, që mbështetet mbi kangët rapsodike popullore shqiptare, që ne rastin tonë, një pjesë e mirë i kushtohen luftës vetmohues dhe heroike te shqiptarve të Kosovës. Pra kangë njëherësh historike dhe epiko-heroike, për t’u këndue në lahutë, në çifteli ose sharki. Po poeti ? Edhe në këtë rast ai mbetet anonim, por njihet si Lahutari Shqiptar. Një poet ose rapsod popullor që shprehet me anën e vargjeve të trashëgueme në mote nga lashtësia. Randësia e paraqitjes së kangëve kushtue Luftës së Kosovës, qëndron në faktin se ato u krijuen po në atë kohë, dhe e shoqnuen atë luftë dhe ngjarjet e lidhuna me të, jo vetëm në aspektin të qëndresës heroike, por dhe në denoncimin e denimin e krimeve të serbëve, mbi popullatën shqiptare të pambrojtun. Njëkohësisht duke i dhanë shpirt jehonës ndërkombëtare krejt në favor të të drejtave të shqiptarve të Kosovës për liri e pavarësi.
Ndonse me vonesë, këto kangë kanë me marrë randësinë e tyne historike dhe poetike. Historike, sepse rapsodi popullor shqiptar i ka përciellë e përshkrue ngjarjet e jetueme ma mirë se një historian që i ndjek me hamendje nga kulltuqet e buta të zyrave dhe i shikon me dylbi për së prapshti. Nuk asht thanë kot prej latinëve Vox Populi – Vox Dei (Zani i populli, zani i Zotit).
Bashkangjitun ka edhe kangë të kushtueme disa figurave madhore të historisë sonë, ku patjetër trajtohet ajo e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, themeli i idetitetit tonë si shqiptarë. Po ashtu dhe figura e Nanë Terezës, humanistja e shenjtorja e madhe universale, e mbi të gjitha, krenaria, lavdia dhe mburrja e shqiptarve, para historisë e para botës, së cilës me një kangë të vetme, Lahutari ka ditë ta nxierrë në gjithë madhështinë e saj. Pa lanë mangut edhe një bijë të denjë të Kombit shqiptar, siç asht Nermin Vlora Falaski, kjo grue e zonjë e nderueme, që ia kushtoi jetën shqiptarizmit dhe ngritjes së gjuhës shqipe ne një gjuhë kyçe dhe ma të vjetër në kontinentin europian e ma gjanë.
Mjaft nga këto kangë u kënduen këtu midis Belgjikës nga një kangëtar e muzikant i ri, që i ngriti peshë zemrat e shqiptarve, kur dëgjonin ato vargje të forta demaskuese ndaj Sllobodanëve dhe serbëve, që nga megalomanë e arrogantë u katandisen në pula te laguna dhe ikën me bisht ndër shalë, si qen të zgjebosun.
Përveç kangëve me frymëszim patriotik, Lahutari perdor edhe artin e satirës për të nxierrë në pah të meta e për ta thanë të vërtetën nëpërmjet vargjeve satirike thumbuese e tallëse, duke mos u kursye me qortime ndaj shqiptarve që humbin kohën pas qejfit e nuk bahen dy bashkë për probleme serioze te kombit shqiptar, ose jepen pas politikës kot pa pasë haber nga ajo anë.
Asht dashtun do kohë për me i mbledhë e bashkue këto vjersha, po ia vlen sepse ato do të mbesin e do të këndohën nga rapsodët shqiptarë kudo që ato janë, për t’ua trashëgue pasardhësve brez pas brezi, si kangët e Lahutës së Malcisë së Gjergj Fishtës. E pamë t’arësyeshme me paraqitë krijimtarinë e këtij poetin tipik rapsodik, që duke ruejtë sitilin, formën dhe përmbajtjen e këtyne kangëve, jep një kontribut të çmueshëm në pasunimin e thesarit të krimtarisë së poetëve e rapsodëve popullorë. Lahutari Shqiptar, si gjithë poetët popullorë mbetet si anonim dhe e vazhdon punën e tij krijuese me përkushtim. Në rastin tonë besojmë, se një ditë në t’ardhme ai do të dalë nga anonimati per me u njohë me emnin e vërtetë, kur ndoshta nuk do të jetë i pranishëm ma mdisi nesh, por mirë fort do të jetë e pranishme krijimtaria e tij e përciellun nga rapsodët popullor. Ne urojmë e shpresojmë që një ditë të mund të paraqesim krijmtarinë e plotë të tij në një botim t’ardhshëm ma të zgjanuem e të plotë. Të kemi parasyshë se këto kangë u krijuen pikërisht gjatë luftës së Kosovës dhe për atë kohë iu përgjigjen parashikimit të fitorës së shqiptarve të Kosovës për arritjën e ditës së shpalljës së lirisë e pavarësisë, siç vërtetsisht ndodhi, duke lanë të hapun shpresën e madhe të bashkimit mbarkombëtar të shqiptarve në një shtet të vetëm etnik, siç ka qenë andrra e patriotëve dhe rilindasve tonë të mëdhej e siç asht dëshira e çdo shqiptari. Këto kangë janë frymëzuese për të mbajt lart idealin kombëtar me një mesazh të madh atdhetarizmi i kuptueshëm fort mirë prej çdo lexuesi shqiptar.
KANGE PER MUJO ULQINAKUN
(variant i panjohur, prill 1939)
Me shtat prill tridjetёnandё
Erdh fashizmi me na zanё
Mbushin det me dёnamё,
Qielli nxi me aeroplanё,
Po shqiptarёt vall ku janё ?
Vajmedet pёr ty Shqipni,
Qysh u ba gjithkjo tradhti.
Ku mi ke trimat e ri,
Ku ma ke ti njat ushtri,
Komandantat pёr me pri ?
Topat mbetun pa gjylpana,
Depo armёsh bosh tё tana,
Gjith nji popull n’kam asht çue,
Armùё tuj thirr e tuj kёrkue,
Armё tuj thirr e armё s’po ka,
Nga na polli kjo bela ?
E po Mbreti ku asht vallё,
Qё s’po duket askun gjallё,
Veçse ikёn paska ka marrё,
Nuk i suel luftёs nё ballё !
Ç’tё ka gjet e mjerё Shqipni,
Nё kёt dit 7 prill tё zi ?
Pa ushtri edhe pa Mbret,
Ka mbet vendi krejt i shkret !
Veç ka dalё njё djal i ri,
Veç ka dal nja Muj duhi,
Midsi Durrsit n(at kala,
Asht ngujue ky trim lua.
Mitrolozon e ka kapё,
I ka dhanё zjarr e flakё,
I ka dhanё flakё e barot,
Shum fashista po i vret sot,
E ka mùbush bankinёn plot.
I ka korr e i ka gri,
Po luftёn sa njё ushtri.
Vajtojnё nanat n’Itali,
Nana e nuse vesh ne zi,
Mallkoujn Duçёn bark fuqi,
Ç’tu desh lufta me Shqipni !
Hej, ku je mor djal shqiptar,
Vet ushtar, vet komandar,
Bash si trimat lёgjendar,
Zot atdheut i ke dalё ,
Po i qendron luftёs nё ballё !
Mor ti Duçe kёmish zi,
Nuk ke pa shqiptar me sy,
Qё djeg vete edhe ty!
Ve njё trim pat sot Shqipnia,
Njё kapter sa gjith ushtria !
Mitrolozo ka gjimue,
Frlakё e zjarr pa da tuj lshue,
Breshkamùanёt jan tmerruie,
Jan tmerrue e lemёritё
Mama mia vei tuj thrritё.
Mitrolozi ka pushue;
Tan Shqipna ka mbarue,
S’doli kush ma ma luftue !
Lavdi trim Muj Ulqinak;
Se mirfilltas more hak,
More Mujo djal i ri,
Hero i Kombit pёr Liri,
Rrnofsh e qofsh nё Histori!
ANEMBANE TE BOTES MBAR
Anëmbanë të botës mbarë
veç po flitet për shqiptar
për Kosovë e për Shqipni
për Ballkan e për Serbi,
Si n’ Kosovë ka ra stuhi,
ra stuhi me zjarr e flakë.
Anëmbanë flasin gazetat,
si për bombat dhe raketat,
si per dame e shkatrrime,
si për sharje dhe mallkime_
Skruejn gazetat nëpër botë,
shkruen Rilindja e Bota Sot,
derdhet gjak e derdhet lot.
Po shkruen shtypi yne i ri,
Sllobodan mor shpirt lubi,
paske qenë një faqezi !
Shkruen RD-ja e Albania,
mori fund Jugosllavia.
Shkruen revista “Kuq e Zi”
Shqiptarizmi për Shqipni,
për Kosovën Pavarësi !
Shkruen dhe shtypi botëror,
në Kosovë u ba terror!
Shkruej gazetat pa u ndale,
Serbi ik me bisht nder shale !
Sllobodan karabediku
mbathi kambet edhe iku!
Ne Bruksel shkruen Le Suar
serbi paska qenë barbar,
mashtrues, vrasës dhe suzar !_
Skruejn Le Mond e Figaroja,
Sllobodanit i duel boja,
i deshtoi katilit loja !
Shkruejn gazetat italiane,
gja pa thanë nuk po lajnë :
njaj Milloshi kriminel
para gjyqit te po del
se gjith bote shtiu ne sherr !
Keq qe besa ka me u nda,
se pilafi nuk mban ma !
Sllobodan ke perendue,
Gjete ate qe ka kerkue,
E gjithe bota t’ ka denue!
Po flet radio e Bibisisë,
tuj qa hallet e Shqipnisë.
Po thrret Zani i Amerikës:
njaj Klintoni, ylli i dritës,
si kauboj i Koloradit,
n’ball ia dha plumbin Belgradit !
Krime kunder njerezimit,
Tuj nxi faqen qytetnimit !
Lajme jep radio Ballkani,
prej Brukselit buçet zani,
buçet zani e kang’ shqiptare,
nuk mbajm zi pa dalun fare !
Prej Madridit e Berlinit
prej Londonit dhe Helsinit,
e prej Romës edhe Vienës,
prej Stokolmit dhe Gjenevës,
prej Brukselit europiane,
prej çdo vendi dhe çdo ane,
për Kosovën veç po flitet,
se çpo bahet e po pritet.
Për Milloshin si muer fund,
me dajak mirë e kan shkund !
Nuk janë dokrra as hajgare,
për me u zgjidh çeshtja shqiptare.
Në Kosovë të ketë liri,
Pavarësi e demokraci,
të vendoset Qeveri,
Qeveri perparimtare,
me gezue zemrat kosovare,
me largpamje dhe urtesi
me u bashkue në nji Shqipni !
DARDANI DIKUR T’KAN THANE
Zot çka thotë kjo Zana e malit,
Po këndon në hije t’manit :
Sllobodani i Serbisë,
Lidh pas qerres së Rusisë,
Sherr po don me ndez n’Ballkan,
E ka mbledh kshillin serbian,
Ushtrisë urdhen i ka lshue,
Tan Kosovën me gllabrue.
Gjenocid po don me ba,
me vra pleq, fëmij e gra,
mbi shqiptarët tuj ba hata :
Tuj përzan prej shpive t’veta,
Tuj ther fëmijt me bajoneta !
Peshe asht ngritun tan Shqipnia
I kan pritun nëpër shpia,
Me shumë bujari vllaznore,
Të ksaj rracës arbënore.
Presidenti n’Washington
Ku kto lajme po ndigjon,
E ka marun nji vendim,
Me sulmue veç Serbinë,
Beligradin me sulmue,
Sllobodanin me dermue,
Prej Kosovës shpetj me l’shue,
Ose bes t’kam farue.
Rrofsh Klinton mik i shqiptarve,
Dajak jepu ti barbarve,
Jepu dru, jepu mësim,
Mir ta njohin historinë.
Mir ta msojnë e mir ta dinë,
Se Kosova asht shqiptare,
Prej shum kohë mijavjeçare,
E shqiptare ka me qëndrue,
Se vet Zoti e ka shkrue.
Dardani dikur t’kan thanë,
Dardani ka prap me qanë !
Amerika asht çue n’kambë,
Bashkë me Naton po bajn namë :
Krejt Serbinë e kan dermue,
E kan shemb e kan shkatrrue,
E ka ba tan shkrum e hi,
I kan nxierrun ujin e zi !
Porsi ujk që n’vath ka hy,
Dhent me i ça me i kapërthye,
E vjen bariu me vrap të madh,
Ia mbath ujku si hardall,
Njashtu serbi bisht ndër shalë,
Ik prej tmerrit që i kan kallë.
Mbrapa i lshohet UCK –eja,
Si vetima e si rrufeja,
Tuj ja ndez me armë shqiptare,
Tuj e dëbue andej për fare.
T’jesh krenare nanë Arbëni,
Për kta burra e trima t’ri,
Që luftojnë për shqiptari !
Krenar flamuri kuq e zi,
Do të valojë mbi Dardani,
Do të valojë për Liri,
Për Liri e Pavarësi !
I MADHI ZOT ÇKA ME DIFTUE
I madhi Zot çka me diftue
Zi mbar kombin ka mbulue
N’at Kosove asht ba kerdia
Genocid ka krye Serbia :
Genocid krime mizore,
Mbush Kosova plot me vorre !
Po tregon televisioni
Po tmerrohet opinioni
Opinioni nderkombtar
Llahtariset bota mbar
Kob per popullin shqiptar
Kob llahtar e lemeri !
Vajtojne nanat per femij
Vajtojn fmijt per baballare
Vajtojn prindet djemt e vrare
Vajtojn motrat vllaznit e ri :
Kan dal fare shum shtcpi
Djeg rrenue ba shkrum e hi !
Eni, eni shoqata umane
Nder kto vise kesaj ane
Komisione nderkombtare
Per me pa krime barbare !
Shume familje qitun fare
Ther e gri femij e gra
Djegun burrat per hata,
Mbyt nder puse dhe nder grop
Lebetitet tan Evropa !
Kjo Serbia qoft mallkue
Se bash dreqi e ka krijue
Veç per zi e veç per sherr
Me Milloshin turi derr
Turi derr xhahil xhelat;
Por qe besa tash e pat
Ka me dhane fort llogari
Për kto krime e mizori.
Nuk ligshtohet kurr shqiptari.
Trashigim na e la i pari!
Merr lahuten me këndue
Per herojt qe kan luftue
Për martirt qe jane flijue
Per ata qe u masakruen
Qe u theren dhe u coptuen
Per deshmoret qe dhane jeten
Si me le qe kan ba deken
Per Atdhe e per Shqipni
Per liri e pavaresi !
Kjo Kosove ka me fitue
Dardania ka me u gjallue,
Serbiant qafen kan me thye
S’guxojn ma aty m’u kthye
S ‘guxojn ma Kosove me preke
Veç ne daçin per me deke,
Se po i pret plumbi ne balle
U C K-eja po ua kalle !
U C K-eja ushtri shqiptare
Ka krye vepra legjendare
Do t’permendet n’histori
Se luftoj rrept per liri !
Çohu ju more shqiptare
Patriote e atdhetare
Kush asht trim e kush asht burre
Me u bashkue ja sot ja kurre.
Me krijue sot nje bashkim
Erdhi dita per shpetim
Kur t’bashkuem te jene shqiptaret
I dermojne te gjithe barbaret !
ÇOU BRE GJERGJ ELEZ ALIA
Çou bre Gjergj Elez Alia .
çou nga vorri, t’thrret Shqipnia,
Arm’t me ngjes, kalin shilue,
me Balozin me luftue!
Vjen Balozi nje zog sllavi,
strofkën n’ato male Urali,
n’ male t’ larta të Rusisë,
n’ stepa t’ shkreta t’ Siberisë.
tue heq kob, piken e zizë.
I mbeshtjell me l’ kura t’egra,
thojt e zgjatun porsi kthetra,
nji perbindesh si kulshedra.
I pa lam edhe i pa rrue,
pisanjos edhe i pa krue,
si bish ‘ mali tuj jetue.
Qelbet vendi kur kalon,
era kerme veç kundërmon.
Vjen verdall i lebelitun,
Porsi njaj ujku i uritun.
Nuk po ka çka me kafshuen
Dardha t’egra tuj kerkue.
Ka marre vesht se nga Ballkani
bahet dardha sa bostani,
sa nji kungull bahet dardha;
plot po paska lakna t ‘bardha,
e po paska vasha t’reja,
nuse t’bukra e gra le veja.
Dardanine po don me msy,
m ‘e perla edhe m ‘e shkrry,
çika e gra per me rremby,
pleq e f’mij per me i farue :
se me trima s’ ka guxue,
per m ‘u ndesh e me luflue.
Fort po thon se jan luftarë,
kto shqiptarët kosovarë !
Zjarr gjith vendit i ka kalle,
mos me lan shqiptar te gjallë,
Gjak po don me pi me kova,
« Ndal -‘ se ktu i thon Kosova
Po harron mor malukat,
Se shqiptari fort s’ta zgjat.
Nuk ke pa shqiptar me sy,
qe djeg veten edhe ty.
Nuk pranon jo kurr e shqptari,
me iu frik kti soj barbari :
per vatan çohet nga varri .
Mirë kreshniku ka ndigjue
se Atdheu e ka kerkue,
prej Balozit për m’e pshtue.
Fort n’at vorr po ka gjimue,
fort dhe shtatit i ka dhane,
gure e dhe po qet matane,
fill asht çue drejt në kambë.
Armet ngjesh, kalin shilon,
rrept njat shpaten po vringllon,
rrept njat shpaten ka vringllue,
fusha e male kan ushtue,
fort balozi asht ngushtue,
kur ka pa kreshnikun çue.
Dardanine po don me msy,
m ‘e perla edhe m ‘e shkrry,
çika e gra per me rremby,
pleq e f’mij per me i farue :
se me trima s’ ka guxue,
per m ‘u ndesh e me luflue.
Fort po thon se jan luftarë,
kto shqiptarët kosovarë !
Zjarr gjith vendit i ka kalle,
mos me lan shqiptar te gjallë,
Gjak po don me pi me kova,
« Ndal -‘ se ktu i thon Kosova
Po harron mor malukat,
Se shqiptari fort s’ta zgjat.
Nuk pranon jo kurr e shqptari,
me iu frik kti soj barbari :
per vatan çohet nga varri .
Mirë kreshniku ka ndigjue
se Atdheu e ka kerkue,
prej Balozit për m’e pshtue.
Fort n’at vorr po ka gjimue,
fort dhe shtatit i ka dhane,
gure e dhe po qet matane,
fill asht çue drejt në kambë.
Armet ngjesh, kalin shilon,
rrept njat shpaten po vringllon,
rrept njat shpaten ka vringllue,
fusha e male kan ushtue,
fort balozi asht ngushtue,
kur ka pa kreshnikun çue.
« Kah po msyn Baloz Serbie ?
mos i bje n ‘qaf’ k ‘saj Shqipnie,
ndale vrapin, ktheu nga erdhe,
ktheu n ‘Uralet ku ke çerdhe,
Sa s ‘asht von ndaloje vrapin,
se ma tuitje s ‘e hedh hapin!»
Njaj Balozi paska qeshe :
« Si guxon me mue m’u ndeshë?
Njat lekuren kam me t’ rjep,
xhamadan kam per ta qep.
gjerdan dhambet do t’i thur,
mos me t’ardh ma era burrë!»
Gjergj Elezi veç po hesht,
Ky Baloz po i duket plesht.
Vrik njat kalin ka ndersye,
vrik njat shpatën ka mberthye,
rrept Balozin ka sulmue,
patershanen ka vringllue,
fesht njat kryet ja ka rrumbllue,
fort Balozi ka hungrue,
dridh asht toka kur asht rr’zue.
« Mor Baloz, Baloz i zi,
pse nuk ndejte n’at Serbi,
ç ‘tu desht sherri me Shqipni,
ktu i thon toka e Shqipnisë,
toka e Gjergj Elez Alisë!
AFERIM OR BILL KLINTON
BiIl Klinton te qofshim fale
Se Kosov’s zot i ke dale,
I ke dalun zot shqiptarve
Dhambt ua theve serb-barbarve.
Bashke me Naton, Amerika
Sllobodanit i ra pika.
Sllobodan more kok lope
ç’tu desht lufta me Evrope !
Mos kujto se ban hajgare
Tuj mësye trojet shqiptare.
Bill Klintoni n’Washington
E ka kap njat mikrofon,
Rreptas serbin po kercenon
Njat Milloshin po qorton :
– Sus Millosh mor kriminel
Para gjyqit tash po del
Para gjyqit me u gjykue
Genocid ti ke shkaktue.
Ke me dhane ti llogari
Se n’ Kosove ke ba kerdi.
Se n’ Kosove ke çue ushtri
Me djeg fshatna me djeg shpi
Me vra burra, pleq e t’ri
Me ther gra, me ·ther femij,
Me i perzane njerzit n’kufi,
Me i perzane nga trojet t’veta
Me gryke pushkesh e bajoneta.
Ku t’çon mushka mor Millosh
Qe po m’fryhesh si kaposh !
Mor serbian karabedik,
Dashke ti spastrim etnik ?
Njat Kosoven mos e prek
Se s’te vIen koka nje lek !!
Aferim or Bill Klinton !
Toni Bler flet ne London,
Flet Shiraku në Paris,
Ujn’ e zi me i nxierr Serbisë.
Shrederi me ta bashkohet,
Genocidi të ndalohet,
Zot t’i dalim na shqiptarve,
Zot t’i dalim kosovarve!
N’krye të Natos njaj Solanë
Urdhën t’rreptë e paska dhanë,
Shkrum e hi me e ba Serbinë,
Der se mend ne vend t’i vijnë.
Sllobodan or kokë qyqare
S’e njeh ti racën shqiptare,
nuk janë msue me ba hajgaren
Fort njat sherrin ke me ua pa,
Keq me ta ke për t’u nda.
Kemi miq që s’i ka bota,
Nga Amerika e nga Evropa,
Bill Klinton e Tony Bler,
Që s’u ban njaj syni fer.
N’Francë po kemi njat Shirak,
Që s’ priton me t’dhanë dajak.
Shreder kemi n’Gjermani,
Me t’i thy kockat e bri,
Namin ban për Shqiptari.
Njikto burra e kapidana,
Që ma t’fortë nuk i ban nana,
E bajn ligjin n’kto Ballkana,
Mir t’a krehin njat Serbi,
E ta kthejn në shpinë e tij!
Njat Kosovën me lirue,
Popullatën me qetsue,
Me vendos paqë dhe drejtësi,
Për Kosovë e për Shqipni!
THIRRJA E SHEKUJVE
Zgjohuni Ilirë të Dardanisë
Rrokni armët fitimtare
lu prijnë mbretnit e lashtësisë
Bardhyl, Genz, Teuta krenare.
Thoni ku janë trojet tona,
Ku banuem me mija vjete,
U trondit prej jush veç Roma,
Perandorë ju zgjodhi vete.
Klaudi, Adriani e Konstatini
Nga Hindia deri n’Angli,
Nga lind dielli e perëndimi
N’krye të madhes perandori.
Çonju botës me i tregue
Per Ilirët trima me fletë,
Ndërsa sllavët rriinin ngujue,
Larg n’ Ura]et, njerëz t’ shkretë.
Kushtrim n ‘shekujt po jehon,
Barbar’t dridhen me siklet
Dardania lirinë fiton,
Mjaft skJlavni për qinda vjet !
S‘bashku ju shqiptarë ilirë,
Ne kto troje me nje flamur,
Erdhi dita t’fitojmë lirinë,
Te bashkuem ja sot ja kurrë !
Me flamur te Kastriotit,
Me flamurin kuq e zi,
Qe dhurate e kem prej Zotit,
Nder fitore me na pri !
LOTET E KUSHTRIMIT
Pse po qan mori ti loke ?
Vall per dertet e kesaj toke ?
Pse po qan mori ti nane ?
Mos vall djemt e tu t’i vrane ?
Pse po qane ti gjyshe e mjere ?
Mos vall nipat t’ i kan there ?
Burra e gra, pleq e femij,
Njaj barbari serb faqe zi
I ka pre e i ka gri
Po djeg fshatnat shrum e hi :
Don me shue Kosoven mbare,
S’ don me lan ma ktu shqiptare.
Njato lotet qe po rrjedhin,
Nje kushtrim te madh po hedhin :
Jan bashkue trimat nder çeta,
Jan bashkue me mij a veta,
Nji ushtri e kan formue,
Gjith Kosoven me çlirue,
Nanat ma mos me vajtue !
MOJ KOSOVA HEROIKE
Moj Kosova ‘heroike,
Ke qene quejtun Dardani,
Kjo Serbia karabedike,
Don me t’zhduk me plang e shpi !
Mbi ty ra thundra e balozit,
E barbarit SlIobodan,
Njefar rrace karagjozit,
Tru sakat e kok’ hajvan.
Si lIave ujqish l’ shoi ushtrine,
Dardanine me zhdukun fare,
Me shue fare dhe Shqipnine,
Mos me pas ma rrace shqiptare.
Fort nji za veç po buçet :
-Ndalu ujk se ka hendek!
Ka vikat njaj Bill Klintoni
– Se ti lshoj bombat raketë,
Bashke me Naton e Londonin,
Me Berlinin e Parisin,
Mor Millosh surrat bidoni,
Krejt Serbine ta baterdisim.
Me fabrika, depo, ura,
Do ta qesim Serbine fare,
Mir ta dish sa te vIen l’kura,
Kush per te s’i jep dy pare.
Ku e ke gjet or zog çakallit,
Me shkretue ti Dardanine,
Plumbi t’pret midis te ballit,
T’ fort e kemi njat ushtrine.
UCK – en kem heroike,
Qe lufton per trojet veta,
Per fuqi nuk pyet anmike,
Per vatan s’i dhimbet jeta.
-T’ka ardh fundi mor Millosh,
Shume hesape ke me dhane,
Mjaft u mburre si kaposh,
Llogari do t’ japish t’rande.
Para gjyqit nderkombtar,
Ke me dal lidhun si qen,
Me u denue si gjakatar,
Genocid ke ba n’ket vend.
– Or Millosh, Millosh kopuku,
T’erdhi fundi me lezet,
Po then qafen prej kolltuku,
Fund do marrish me siklet !
Ban medet, se ne konop,
Ke me u varun si sardele,
Me t’ mallkue per jete e mot,
Per shume vepra kriminele.
Dardania ka me u çue,
Si dikur n’koh t’llirise,
Me Shqipni ka me u bashkue,
Si e don ligji i historise !
MJER KOSOVA MJER SHQIPNIA
Anëmbanë në këtë Shqipni,
Na ka ra një kob i zi,
Na kanë ardhë do komunista,
Me parime shumë të pista.
Shumë po mburren me lavdrime,
Për njat luftën çlirimtare,
E pabesë edhe tradhtare,
Tanë Shqipninë e qitën fare,
Tuj shërbye Titos t’ Serbisë,
Dhe Stalint të Rusisë.
Mjer rinia që u génjye,
Pas asaj duke u mbërthye,
Tuj lanë jetë e tuj lanë krye.
Tuj luftue për do bandilla,
Vagabonda edhe kopila.
Krejt e shitën këta vendln,
Me ndryshue po duen dhe rendin,
Me vue rendin socialist,
Me regjimin krejt marksist.
Njat Kosovën aq të shejtë,
Mirë e kan përça e rrejtë,
Keq e rrejtën dhe tradhtuen,
Njat rininë krejt ia faruen.
Në Tivar me mija veta,
U shkoi humbun krejtslsht jeta,
Ktu me mija kosovarë,
U kositën porsi barë :
Mitrolozat krejt i grlnë,
Ua grabitën veç rininë.
Humbën jetën, humbën vorrin,
prej Enverit, njat kryehorrin,
Që i pat shitun si bagëti,
Për me i ther e për me i gri.
Kushëdi dhe sa të tjerë,
Pushkatue, vra e vjerrë,,
Jo me qindra por me mija,
Mjer Kosova, mjer Shqipnia !
KANGE E RE PER KOH TE VJETER
Kanë kalue shekuj e mote,
kur mbi trojet e Arbnisë,
për çudinë e kësaj bote,
ndalej hovi i Osmanllisë.
Me flamur të Kastriotit,
n’kambë ish çue kombi shqiptar,
grusht t’bashkuem rreth Kryezotit,
Skanderbegut fitimtar.
Valoi tlamuri kuq e zi,
ngadhnjimtar në shumë beteja,
Gjergj Kastrioti veç tuj pri,
nga fitore n’fitore t’reja.
Babë e bir erdhën sulltanët,
tri herë Krujën kanë rrethue,
por shqiptarët ua prenë rrfanët,
Murat zeza ka mbarue.
E gjithë bota ban çudi,
kush po i del Evropës zot ?
paska dal një Princ i ri,
që po e quejn Gjergj Kastriot.
Por veç ra një kob i zi,
ndërroj jetë Princ Skanderbeu,
fort trishtohet kjo Shqipni
fort trishtohët i mbar dheu.
Vdiq strategu e guximtari,
Qytetnimit që i duel zot.
Ndalu – tha – mor turk barbari,
nuk kalon ti ktu kurrë dot!
Por barbarët, barbarë mbeten,
t’shejtin vorr e kanë dhunue,
trupin, e gjithçka gjetën,
hajmali i kanë sajue.
Hije e zezë ka mbulue dheun,
për këtë gjest dhunues barbar,
dot s’e mposhtën Skanderbeun,
veç pas vdekjes aty në varr.
Edhe sot zemra e shqiptarit,
vuen e qan në krahanor,
për atë dhunë që i banë Luftëtarit
Herojt t’madh t’Kombit Arbnor.
Vite e shekuj kanë me kalue,
ty gjithmonë të prin lavdia,
monumentë kanë me t’naltue:
n’gërma t’arta shkruen Historia!
GJIMON PUSHKA E ADEM JASHARIT
Tue gdhi dita e pa ague,
Lufte e madhe ka fillue,
Toka e qielli po gjimojne,
Sot Jasharajt po luftojne!
Kerset topi i serb barbarit,
Gjimon pushka e Adem Jasharit
Dridhen fushat, tranden malet,
Vrulli i luftes nuk po ndalet.
Digjen shpijat ne Drenice,
Çirret serbi me kapice,
Çirret serbi komandari:
“Dorezohu Adem Jashari!”
Fort vikat Adem azgani,
Buçet zani, za luani:
“ Ndalu shkja ku do me shkue,
S’bahet fjal per m’u dorzue!
Sot ke ndesh ne zog shqiptarit,
Ktu ash log per me luftue!
Se ktu i thon kulla e Jasharit
Gjallë s’të le për me kalue !
Hamza trimi ka lshue zane :
“T’rrokim armët me luftue,
T’rrokim armet na te tan
Bac Shaban, armet mberthye,
“Qafen me ia thye serbianit”
Po luftojne Jasharajt trima,
Pushk’t e tyne, si vetima
Bie mbi kokat e dushmanit.
Po luftojne çika dhe gra,
Vlon beteja per hata.
“Ndalu serb se ka hendek,
plumbi n’ball ketu te pret!
Kem vendos te gjithe me dek,
Kem vendos me u ba ktu fli
Gjall me dore ti nuk na prek,
Se luftojmë na për liri!
Me rrok pushket gra dhe femij,
Serb barbarin per me zhbi!”
Po çuditet bota mbare:
Nga ka dal ky Adem Jashar !
Ky Ademi trim drague,
Me familje tok bashkue,
Serb katili ban çudi :
“Qysh luftokan gra dhe fmij !”
More serb ta marrish vesh,
Me shqiptaret mos me u perzi,
Se ta bajn turinin pshesh!
Me mbrojt nder, me mbrojt liri.
Shpejt pranvera do t’lulzoje,
Mali e fusha do t’ushtoje,
Do t’forcohet n’mal ushtria,
T’keqen te na marre Serbia!
Kur ushtria n’mal t’formohet,
I gjith populli t’bashkohet,
Tmerrin serbit kan me i kalle,
Me ia thye dhamb e dhemballe.
Nga ndrit dielli e ndriçon hana,
Me u permend ne histori,
Si Jasharajt s’ban ma
Per Kosove e per Shqipni
Komandat Adem Jashari,
Hero i kombit me u nderue,
Atdhetar e sokol mali:
Munument me iu ndertue,
Me kunorën e lavdisë,
Nder i Kombit e i Shqipnisë!
RROFTE PAVARESIA
Rroftë Lira dhe Pavarsia !
N’kamb asht çue Shqipna mbar,
Ismail të qoftë lavdia
Ngrite Flamurin fitimtar.
U ngrit Flamuri i Kastriotit,
Pesqind vjet për në robni,
Ish vullneti e dora e Zotit,
Me na kthye t’shejtën Liri.
Fjal ka mbajt Ismail Qemali,
Kur Flamurin nalt ka çue:
T’gzohet zemra e çdo shqiptari,
Pavarsia sot u fitue.
Patriiotë e luftëtarë,
Me një flalë e me një besë,
Mbledh n’qytetin bregsetar,
Turkoshakut i dhan fshesë.
Njiqind vjet po kan kalue,
Prej asaj dite aq fatlume,
Ku Liria u fitue,
Mbas pesë shekujve të shkueme.
Kombi mbarë veç po përgjon,
Kus na solli kët fitore,
Zoti i Madh veç nuk harron
Bekue i ka trojet arbnore.
Me bekim të Perëndisë,
Me trimninë e atdhetarve,
U fitue dita e Lirisë,
U a dhanë dërmen turk barbarve.
ZOTI VET SHQIPEN SKALITI
More gegë more malok,
Kshtu e të quen nje brek spathok,
Brek spathok e turi derr,
Që ma kish emnin Enver !
Diktatori bolshevik,
Kokë fodull, karabedik,
Na e kish huqin fort barbar,
Kriminel e gjakatar.
S‘i mjaftoi shokut xhelat,
Me pre kokat si me spatë,
Me shfaros ajkën shqiptare,
Patriote dhe intelektuale.
Porsi njaJ Neron latini,
Punve t‘kqija veç ia hini,
U perzie dhe ne kulturë,
Duke e ba krejt paçavurë.
Pastaj, mllefin desh me shrye,
Gjuhën shqipe keq me fye,
Keq me fye e sakataue,
Nji kongres e ka tubue.
Gjuh‘n e tij t‘gjirokastrishtës,
Me ia kundërvue gegnishtës,
Njat gegenishtën me qit fare,
Me do skutha dhe laskarë.
I ka mbledh do lloj lëgena,
Plot me dokkra e me rrena,
Me vendos gjuh‘n e njësuar,
Me diktaTin e mallkuar.
More hut mor kokë matare,
Nuk e njeh rracën shqiptare,
A nuk e di mor teveqel,
Se Gegnishtja n‘dritë po del ?
Jo mor biri i partisë,
Nuk ia merr frymën gegnisë,
N‘ato male shkamb graniti,
Zoti vetë shqipën skaliti.
Gegnisht flet Pellazgu i vjetër,
N‘pllaka guri kur s‘kish letër,
Nëpër shekujt n‘ato male,
Mirë u ruejt gegnishtja fjalë.
Prandaj gisht në koKë të vini,
Ju gjuhtarë e mirë ta dini,
Se gegnishtja nuk shterr kurrë,
Ka ma rrjedh gjithmonë si gurrë.
Një gjuhë shqipe veç ne kemi,
Të tubuem rreth saj të jemi,
Gegë e Toskë, komb i bashkuem,
Dhe një popull i vllaznuem.
Ti lajnë prallat gjuhëhësore,
T‘ecin s‘bashku dorë për dore,
Me gegnishtën e tosknishtën,
Me Naimin dhe me Fishtën !
RROFTE PAVARESIA
Moj Kosovё, moj tokё arbnore,
t’kan pas quejtun Da rdani
shum ndёr shekuj u robnove
pёr nёn shtypje e skllavni.
Dymijvjet po kan kalue,
kur lulzonre Dardania,
veç nga Roma u pushtue,
me pushtim iku liria.
Ranё mbi ty hordhiё barbare,
kish e vorre tuj rrёnue,
rtue e dasht me tё qit fare,
po nuk mundёn me t’nёnshtrue.
Llufta t’rrebta aty u zhvilluen
Rodhio rrke veç gjak shqiptari,
turqit vendin e pushtuen
rracё Azien rracё Tartari.
500 vjet nёn zgjdhё kaluen,
shum e randё u ba robnia
rrokёn armt shqiptart luftuen
qafёn theu edhe Turkiia.
Lindi shpresa e lirisё,
lindi shpresa e Kombit mbar,
lindi shpresa e Pvarёsisё,
nё njjё shte etnik shqiptar.
Tё Shtatё KIrajlat u tubuen,
midsi Londrёs ambasadorё,
Shqipnisё fatin ia caktuen,
ty Kosovё tё ban theror.
Tё kan nda nga toka amtare,
n’dorё tё Serbit tё kan lshue,
s’patёn turp e s’patёn marre,
pёr nёn shkjaun t’kan robnue.
Veç Gjermani tё doli zot,
tё bashkoi me Shqipёrinё
por e humbi luftёn kot,
edhe e humbe prap lirinё.
Komunizmi veç kur erdhi,
tё punoi t’madhe tradhti,
t’kosovarve gjak ai ai derdhi,
tё dorzoi prap nё Serbi.
Prap nё vernd o t(shkojё drejtёsia,
erdhi dita aq e dёshrueme,
n’Prishtinё shpallet Pvarёsia,
me lirёn e pёrfitueme.
Gzojnё Shqiptarёt nё botёn mbar,
Rroft Kosova, Rroft Pavarёsia,
Rroftё pёr jetё Kombi Shqiptar,
i bashkue te Nanё Shqipnia.
GEZUAR KOSOVE
Madhёshtor lajmi pёrthapёt
mbni botёn mbar
nga troçjet shqiptare
nga Kosova heroike
buçet zani i fuqishёm
gёzon gjithё Dardania
pёrshёndet
Gёzuar Kosovё
Rroftё Pavarёsia !
Nё Prishtinё
nё kryeqytetn e ri historik
nё sheshin Nanё Tereza
hijёrandё mbi kalё
Gjergj Kazstrioti Skёnderbeu
Si dikur nё betejat fitimtare
Lёshon njё kushtyrim
E dёgjon mbar Shqipnia
Pёrshёndet
Me krenari
Gёzuar Kosovё
Rroftё Pvarёsia !
Nga Vlora heroike
Nga 28 Nёntori 1912
Vjen pёrgёzimi
I Plakut opatriot
<Ismail Qemalit vetё
Tok me burrat
Qё i dolёn zot Shqipёrisё
Dhe u fitue liria
Pёrshёndet
Gёzuar Kosovё
Rroftё Pavarёsia!
Nga gjithё trojet arbnore
nga githё rruzullin toksor
ku jetojnё e punojnё
milioan shqiptarё
nё kёtё ditё tё madhe
mes haresё e gёzimit
tё gjithёme njё urim
Gёzuar Kosovё,
Rroftё Pavarёsia !
U theyn prangat e robnisё
me gjakun e martirёve
qё luftuen e u flijuen
gjatё shekujve
sot krenarё
Dardanёt nё kambё jan çue
dhe para botёs mbar
shpalosion lart
flamurin kuq e zi
u shkrue historia
pёrshёndertje:
gёzuar Kosovё
Rroftё Pavarёsia !
Flamuri kuq e zi
Si asnjёherё
Vaklon krenar nё çdo shtёpi
Tё trojёve arbnore
E nё çdo dorё shqiptari
Nё rrugё e sheshe
Nё fusha e male
Shqipnia
Pёrshёndet:
Gёzuar Kosovё
Rroftё Pavarёsia !
100 VJETORI
28 Nëndor ‘dymbëdhjetë
I shkruem në qiellin e historisë
Asht kjo datë fatlume
Që u solli trojëve arbnore
Fitorën e Pavarësisë.
Flamuri i Kastriotit
U ngrit valezues
Mbi mbar Kombin Shqiptar
Nga dora e Ismail Qemalit
Me Gurakuqin
Isa Buletinin
Pranë
E të tjerë patriotë
Që luftuen
Për Liri e vatan
Rrofsh 28 Nandor
Për jetë e mot
100 vjetorin tand
Mbarë Shqipnia
Kremton sot
Gëzohët populli arbnor
Dhe brohoret njezani
Trojeve anëkand
Rroftë Pavarësia !
N’VLORE U SHKRUE HISTORIA
Maje krahut këndon Zana
Kan jehue malet të tana
Çohuni Orë e Shtojzovalle
Se sot asht një ditë e madhe
Njat lahutën me ma prue
Kangë triminije me këndue
Me kendue e me vallzue
Se sot shpallet pavarësia
Gëzim të madh po ka Shqipnia !
Ismail Qemali Vlora,
E ka ba qe besa fora
Bashkë me burrat e Shqipnisë
Coptuen prangat e robnisë
« Theje qafën » i tha Turkisë!
Plaku i urtë del në ballkon
Lart flamuri po valon
Valon flamuri i Kastriotit
Që i qëndroi luftës e motit
Valon shqipja dy krenare
E lirisë ajo lajmtare.
Anëmbanë lajmi buçet
Në çdo fshat në çdo qytet
Mjaft duruem 500 vjet
Lavdi flamurit kuq e zi
Që shpaloset mbi Shqipni
Qe na kthej jetë e liri !
Nga gjithë viset e Shqipnisë
U mblodhë ajka e burrnisë
Me Ismail Qemalin të parë :
« Pa ndigjoni ju Shqiptarë,
Sot ne vete del Shqipnia,
Sot po shpallet Pavarësia
Rroftë flamuri, rroftë Liria !
Gurakuqin po ka pranë,
Bashkë me njat Murat Toptanë
Nkoll Kaçorrin n’anë tjetërùe
Me të rinj e me të vjetër
Edhe shumë patriotë të tjerë
Burra t’mençur e me vlerë.
Prej Kosove vjen njaj trimi
Komandant Is Buletini
Me do trima si asgana
Dridhet toka ku shkel kamba.
Kerset pushka dhe alltia
Festë po ban e gjithë Shqipnia !
Përshendet po nga Malësia
Ded Gjo Luli si duhija,
Preng Bib Doda hyll i dritës
Kapidani i krejt Mirditës
E prej Krujës e prej Kurbinit
Buçet zani i një kryetrimit :
Njaj Gjin Pjetër Perviz Skura,
Me treqind edhe sa burra
Çon flamurin mes Milotit
Njat flamur t’Gjergj Kastriotit.
Krisi pushka bresheri
Deri n’ Vlonë jehona u ndi
Deri n’ Vlonë kumboj jehona :
« Tunjatjeta Ismail Vlora
T’lumtë qe besa e bane fora,
Tunjatjeta per jetë e mot
Historia u shkrue sot,
Si ne Vlone e ne Milot,
Sot u shkrue historia:
Roftë Liria, rroftë Shqipnia! »
Gjashtë herë krisi fort allltia,
Krisi fort alltia e Gjinit,
Ndera e fisit edhe e Kurbinit.,
Patriot e luftëtar,
Ndera e gjith kombit shqiptar.
NJEQINDVJET MA PARE
Flamur kuq e zi
Valëzove në Krujën legjëndare
N’atë kala luftash shekullore
Ku të ngriti një dorë e fuqishme
Si dora e Zotit
Të shpalosi ngadhnjimtar
Me shqipën dykrenare qëndisë
Vetë dora e Gjergj Kastriotit
Simbol i Lirisë.
Pesë shekuj kaluem nën robni
N’errësinë të plotë
Po harrohej se kishte Shqipni
Diku në botë
Por
Nuk ishin shue burrat e dheut
U zgjuen nga letargjia e gjatë
Nip stërnipat e Skënderbeut
E me pushkë e penë e fjalë
Lavdinë tande flamur
Prap me e ringjallë.
100 vjet ma parë
Flamuri i Kastriotit
U shpalos madhështor
Nga dora e Ismail Qemalit
Në një ballkon atje në Vlorë
Ish 28 Nëndori 1912
Në histori u skalit për jetë
U fitue Liria
Mbi mbar kombin shqiptar !
U shpall Pavarësia
Nga trojet e Dardanisë
U turrën si duhia
Kreshnikët kosovarë
Me Isa Buletini në krye
Luftëtari trim e burrnor
Që taborret turqe kish thye
Me u përfal me patriotët shqiptarë
Ismail Qemalit dorën me i shtrëngue
Me puth flamurin kuq e zi
Me gjak herojsh q’ishte vaditë
Për të valëzue në qiellin e historisë
Krenaria e Shqipnisë.
Njëqind vjet ma parë
U fitue Liria
Njëqind vjet ma parë
U fitue Pavarësia
Zojë e madhe përsëri
U ba Shqipnia !
E FITUEM LIRINE
Kur në Vlonë u ngrit Flamuri
Fort buçiti ‘i za shkodrani,
Foli rrebtas një za burri,
Gurakuqi azgan djali :
-E fituem na Lirnë,
Pavarsin e shpallim sot,
E kem shporrun osmanllinë,
Rroft flamur Kastriot.
-Mori Shkodër të lumt goja-
Ismail Qemali foli:
-Turkut i ka dalun boja,
E thej qaf’n nga Anadolli !
Ka kris pushka bresheri,
Ushton kanga tuj hedh valle :
-Rrofsh e shtrejta Pavarsi,
Se sot asht nji dit e madhe,
Po gezojn shqiptarët mbar,
Prej Kosove n’Cameri :
-Jemi për Bashkim Kombtar,
Mjaft të ndam e në robni !
N’koll Kaçorri thot një fjal:
-Pa ndigjo popull vlonjat,
Ka me ardhun dita e bardhë,
Fmijt e juej do ta kenë fat.
Se bashkimi do të vijë,
I gjith trojeve arbnore,
Ky flamur do të na prijë,
Prej fitorës në fitore !
Prej Kosovës vjen si duhija,
Buletini me luftëtarë :
-Pa Kosovë s’bahet Shqipnia,
Prandaj n’Vlonë na kemi ardhë.
Kemi ardh për njat flamur,
Për m’e puth e m’e nderue,
Për mbi komb, ja so ja kurrë,
Krenarsih ka me value !
Plaku i Vlonë n’kamb asht ngrit,
Aferim or Buletin,
Zoti na e ka fal kët dit,
Që ta shpallun sot lirinë !
AT GJEÇOVI NJI SHQIPTAR
Atje n’malet e Kurbinit,
Jehon zani i Gjeçovit
Me Kanun të Dukagjinit,
N’histori emni e shkrovi.
At Gjeçovi nji shqiptar,
N’Laç Sebaste zuni vend,
Dijetar edhe shkrimtar,
Mirë po shkrue, mirë po kuvend.
Me Imzot Nikoll Kaçorrin,
Me Gjin Pjetrin e Kurbinit,
Turkun prej Shqipne shporrin,
Se prej Zotit kan bekimin.
Pleq t’Kurbinit tan bashkue,
Me kruetan lidhun me besë,
T’parë Gjin Pjetrin e kan vue,
Pa dallim t’idesë e t’fesë.
Në Dibnisht në një Kuvend,
Një Kanun i fort asht ba,
Flet pleqnia rend me rend,
Shkruen Gjeçovi ç’far ka pa.
Ç’far ka pa e ç’far ka dëgjue,
Se kto burrat e Arbnisë,
Taksa ma s’kan me pague,
Nuk i bindën ma Turkisë.
N’Tallajbej sherri ka krisë,
N’libër t’vet Gjeçovi shkruen,
Esad Pasha ka falisë,
Se per Kruje e ka dëbue.
Njaj Gjin Pjetri ç’ka ka thanë,
S’lajm xhelepe ne ma kurrë!
Me kurbinas e kruetanë,
Rrebt mbi turqit na jan turrë.
Ka kris pushka anëmbanë,
Gjith Kurbini tym e flakë,
Kokat turqit jan tuj lanë,
Nëpër prroskat, t’pa nafakë.
Nji flamur Nikoll Kaçorri,
Vet Gjin Pjetrit ka dorzuei,
Veç prej gjoksin Gjin e nxori,
Në Milot nalt e ka çue.
Ka kris pushka dhe alltia,
Tri dit festa veç ka vlue,
Asht shtrue mezja e rakia,
Gjith Kurbini asht gëzue.
Ishte 28 nandori:
N’Vlonë Flamuri Kuq e Zi,
Telegram Gjin Pjetri mori,
Gjasht her qiti n’at allti.
Atje n’Zym të largt Gjeçovi,
I gufonte zemra mal,
Nji tejshkrim në Milot çovi,
Rrofsh Kurbin, të qofsha falë
BURRA N’ZA PO KA KOSOVA
Burra n’za ka nxierr Kosova,
Për ta kanget une kendova,
Per ta kanget due me k’ndue,
Keta trima me kujtue.
Burra t’mençem dhe luftar,
Qe shpetuen Kombin Shqiptar,
Qe fituen t’bukren liri,
Krej e shporren njat Turki,
Qe na mbajti nen robni.
Ne Prizren kur jane bashkue,
Gjithe shqiptaret tok tubue,
Abdyl Frasheri n’kambe asht çue,
Mir ka fol, ka kuvendue :
Vllazen sot ka ardhun dita,
Me dale maleve komita,
Me ngrit çeta me luftue,
500 vjet mjaft kem durue,
turk barbarin me debue,
pavarsine na me fitue !-
Njaj Sul Vokshi patriot,
Kur thot fjalen ma s’e lot,
Shpi e vjeter, shpi baroti,
Luftetar e fali zoti.
N’krye te forcave shqiptare,
Prin per luften shpetimtre !
Mirë Sul Vokshi veç po flet:
Sot per turkun bjen termet,
Mjaft na shkeli 500 vjet.
T’kthehet prap atje n’Azi,
Se ktu i thone besa Shqipni !-
Driz Seferi l’shon kushtrim:
– T’rrokim armet per luftim,
Erdhi dita e shqiptarit,
Me i ardh hakut turk tartarit !-
N’Kaçanik jane ngritun pritat,
Mbledh jan besa gjithe komitat,
N’Kaçanik kur lufta krisi,
Fort u dridh i tan Mixhlisi,
U dridh fort edhe Sulltani,
N’Kaçanik po bahet nami,
Ka mbet shkurreve nizami !
Turkoshak mor rrace mongoli,
N’Kaçanik po t’bahet vorri,
N’Gjak po mbushet tan Bosfori !
N’Kaçanik kur lufta krisi,
Prin luani i madh Idrizi,
Prin kryetrimi Idriz Seferi,
Gjall po duket si Skenderi,
Skenderbegu thue u ngjall,
Turkut tmerrin tuj ja kall !
Kush asht burre e trim me flete,
N’Histori shkruhet per jete.
Voksh, Sefer, Galic, Prishtina,
Bajram Curr e Buletina
Ali Pash Gucia e Shota,
I ka njohun te tane bota.
Me Haxhi Zeke e te tjere,
Patriote te shquem me vlere,
Kudo pushken e kan shkrep,
Tuj i kall turkut gazep,
Tuj u kall gazep barbarve,
Gjith anmiqve te Shqiptarve,
Serbo mdhejve e turk tartarve!
Per kto burra duhet me k’ndue,
Per jet’ t’ jetes me i kujtue,
N’Histori na kan nderue !
MOJ KOSOVE KOSOVE, KRENARE
Moj Kosovë, Kosovë krenare,
Dardani te kan pas thanë,
Kur vërshuen hordhitë barbare,
Njihesh ti popull Dardan.
Emnin tand e nderruen patjetër,
Frik‘n ia kin emnit Dardan,
Pse ish popull fort i vjetër,
Racë Pellasgu, Ilir, Trojan.
Sot po mblidhen krye për krye,
Me tregtue për pavarësi,
Bash ata që të kan fye,
E t’kan lanë kaq koh n’robni.
Të shtat krajlat t’kan denue,
Me u robnue ti nën Serbi,
Tash po dashkan me të ndihmue,
Me fitue njat pavarësi.
Qoftë Evropa ose Amerika,
Shtete të tjera e bota mbar,
Le ta dijnë se ku t’vij dita,
Vendos populli kosovar.
Do ta shpallin pavarësinë,
Burrat trima të Dardanisë,
Përkrah e kanë ata Shqipninë,
Për fitoren e lirisë.
N’kambë asht çue kombi shqiptar,
Dardani ti me u nderue
Me fitue emnin e parë,
Historinë ne vend me çue.
Me çue ne vend veç historinë,
Histori t’kombit shqiptar,
Me u bashkue me pavarësinë,
Në Bashkimin Mbarkombëtar.
NANE TEREZA E SHQIPTARISE
Heu ! ju zana të malsisë,
Që i kënduet përherë trimnisë;
Bashkë me orë e shtojzovalle,
Për nji grue t’këndojm të rallë
Zana sot u kërkoj ndjesë,
Për me thanë një përkujtesë.
Njat lahutën me m’afrue,
Bashkë nje kangë për me këndue,
bashkë një kangë për me qendisë,
për një bijë të shejtë t’Shqinisë,
nanë Terezën e tanë njerëzisë.
Bekue qoftë ai truell arbnor
Atje n’ Shkupin tonë malor,
Ku ke lindun ku je rritë,
Ku ty Zoti të dha dritë.
Zanin ndjeve t’Perëndisë,
More rrugën e mirësisë,
E përvujtun dhe fetare,
Nanë Tereza shqipëtare.
N’fund t’Hindisë të ra me shkue,
Për të vorfnit me punue,
Se ty Zoti t’kish caktue.
E krishtenë me fe me zemër,
Shpejt mbi botë fitove emën.
Ndrite porsi rreze dielli,
Që leshon dritën nga qielli,
Me vullnet të Perëndisë,
Me shërue plagët e njerëzisë.
Aq e vogël ti me shtat,
Aq e brishtë e pa takat,
Por me shpirt aq madhështore,
Me një forcë të madhe hyjnore,
Për mbi botë je çue vigane,
Me njё dashuni prej nane.
Për t’sëmunët pa shpëtim,
Dhe për pleqtë pa strehim.
Për fëmijët të pa nana,
Mbetun rrugëve qyqana.
Nanë u bane për njerëzimin,
Dhe fitove admirimin,
Dhe fitove ti lavdinë,
E lartësove ti Shqipninë.
Shpresë, besim me vepra e fjalë,
Këtu shkollë atje spital,
Çerdhe, kopshte, qendra, vatra,
Në qytete e në fshatna,
Në Hindi e n’botën mbarë,
Deri n’truellin tand shqiptar,
Ku ke lind, prej ku je nisë,
Me vullnet të Perëndisë,
Për mirësinë e njerëzisë.
Para teje u gjunjëzuen,
Me respekt ty të nderuen:
Kryetar shtetesh, Presidenta,
Sundimtarë, Mbreten, Regjenta,
Papët e Romës, Kardinalë,
Nobelista e Gjeneralë,
Shkencëtarë dhe Akademikë,
Prej Evrope n’Amerikë,
Australi, Azi, Afrikë,.
Çmimin Nobël ti fitove,
Ti moj bij’ e denjë arbnore,
Nanë Tereza, nanë shejtore!
Islamik’, Hindu, Kristianë,
Nga çdo feje e nga çdo anë,
N’ty kanë njohun mirësinë,
Që t’afroi me Perëndinë.
Gjithë shqiptarët n’kamb janë çue,
Nanë Terezen me nderue,
Nanë Terezen e bamirsisë,
Krenarinë e tanë Shqipnisë.
Një mesazh na vjen prej saj,
Plot me shpresë e plot uzdajë:
Kush asht trim e kush asht burrë,
Të afruem ma fort se kurrë,
Kush i thotë vetit shqiptar,
Për bashkimin tonë kombëtar.
Nder i solle kombit arbnor,
Mbi tan rruzullin botnor,
Zoti i madh i gjithësisë,
T’dha kunorën e shejtnisë
Për lavdinë e Shqiptarisë!
BIJE E TROJEVE ARBNORE
Nanë Tereza, Nanë shqiptare,
Monument i mirësisë,
Bij e trojëvet arbnore,
Nder, lavdia e Shqiptarisë.
Mbi mbarë botën u naltësove,
Të fuqishmit t’kanë nderue,
Derën t’hapën kudo shkove,
Për të mjerët me i ndihmue.
Shpalle veprat e bamirësisë,
Për të sëmunët e pa shërim,
Për jetimat e fatkeqësisë,
Për t’vobegtit pa strehim.
Papa i Romës, njerëz të shquem,
Presidentë, princa e mbretën,
Para teje u gjunjëzuen
T’ vegjël krejt e ndienin veten.
Vend i vogël ish Shqipnia,
Nxuer figura viganore,
Gjergj Kastriot q’njeh historia,
Nanë Terezën, bij arbnore.
Leka i Madh me ta rreshtohet,
Me Mbret Pirron t’ Ilirisë,
Çdo shqiptar për ta krenohet,
Veç me ndjenjën e krenarisë.
Vitet shkojnë, shekuj të tanë,
N’ faqet shkrue të historisë,
Emni yt vendin ka zanë,
Si shenjtorja e mbar’ njerzisë.
Njëqindvjetorin tand kujtojmë,
Çdo shqiptar fort t’adhuron,
Lutjet tona ti drejtojmë,
Zoti fjalën ta degjon.
Kudo t’ngrihen përmendore,
Në gjithë botën janë ndertue,
Kisha, shkolla e shetitore,
Emnin tand për me nderue.
Nanë Tereza, bij shqiptare,
Ty veç Zoti t’ ka krijue,
Ti me lind n’kët tokë amtare,
Shqiptarinë krejt me nderue.
Nanë Tereza, bij arbnore,
Rrofsh në shekujt ti përore!
NERMIN VLORA NJE KRENARI
Lajmi hapet an’ e mb’ané,
Qysh prej Rome der n’ Tirané,
Dhe jehon mbi botén mbaré,
Nam po len kombi shqiptar 1
Asht krijue Akademia,
Qé mban emrin « lliria »,
Krenari po ka Shqipnia,
Krenari po ka Diaspora,
E krijoi vet Nermin Vlora!
Nermin Vlora bij shqiptare,
Vajzё e bukur lëgjendare,
Mbes e lsmail Qemal Vlorés,
Nder i madh i gjithé Diasporés !
Midis Romés madhështore,
Ka naltsue kulturën arbnore,
Ka krijue Akademi.
Nermin Vlora i ka pri.
Nga gjithé bota na jan ftue,
Shkencétar pér me u tubue,
Shkencétare dhe profesora,
Si té huej si nga Diaspora,
Arbëreshë e nga Shqipnia
Nga Kosova e Cameria,
Me u krijue Akademia
Renz Falaski ambasador
Italian me shpirt arbnor,
Ka marr fjalën pérshendet,
Mir po thoté e mir po flet:
Mirseardhet miq t’ Shqinisé
N’pérurim t’Akademisé !
Pérshéndet vet Nermin Vlora:
T’lumté Nermin, e béré fora !
Pune do baj kjo Akademi.
Té rimkambet historia,
Qé ndèr shekujt pat Shqipnia.
Gjuha shqipe té naltsohet,
Të studiohellé lévrohet.
Gjuhé e vjetér t’afirmohet,
Qé kan fol Pellasg’t e motit
Dh’Iliriant trimat e zotit,
E që flet raca shqiptare,
N’tané Evropen gjuhé e paré
N’tané Evropen gjuhé ma e vjetër,
Si ajo nuk ka një tjetér.
Telegrame po vijnë shumé,
Vijné urimet porsi lumë :
Gjithë shqiptarët po gëzojné.
Rrofsh moj triméreshë shqiptare,
Nder na dhe né botën mbarë!
Lahutarét kanë me k’ndue,
Dhe poetét kané me shkrue,
Emnin tand pèr me naltue,
Kangè pér ly kané me qéndisé,
Nder e késaj Akademisé,
Qé mban emnin ., IIiria »,
Ka me shkrue veç Historia,
Bijë të denjé té ka Shqipnia !
DERDH NJE LOT
(Kushtue poetit Ali Podrimja)
Për një poet
Sot e derdh një lot
Ishte shpirt i poezisë
Ishte shpirt i Kosovës
Bir i asaj toke martire
Vaditun me gjak heroijsh
Për të cilën
Qante dikur vargu i tij
Qante
Por edhe kendonte
Me vargje sublime
Për lirinë
Për Pavarësisinë
Të fitueme
Pas shekujsh betejash
Kundër çdo barbari
Kundër çdo anmiku
Të Kombit Shqiptar.
Ishte shpirt poeti
Ishte shpirt patrtioti
Vjershat e tij të frymezueme
Ia kushtoi Atdheut
Dashunisë ma të madhe
Në thellesi të zemrës
Ruejtë
Dhe vargëzue në poezi
Në atë poezi të pavdekshme
Që e ruen të pavdekshëm
Kujtimin e tij.
Derdh një lot për poetin
Ishte shpirt i poezisë
Ishte symbol i atdhedashunisë.
KUSHTRIMI I MADH
Nje kushtrim i madh buçet,
Permbi fusha, male e det :
N’kamb o burra te Shqipnise,
Me i dale zot na historise.
Lidhje t’madhe me krijue,
T’gjithe aty na me u bashkue,
Pa dallime e pa kufi,
Qysh nga jugu e ne veri,
Lidhje Shqiptare ne Bote,
Zoti vet ket fjale e thote !
Prej gjithe trojeve shqiptare,
Prej diaspores botes mbare,
Ne kuvende me u tubue,
Delegatet me caktue,
Per Kongresin madheshtor,
Te bashkimit arberor !-
Kshtu po flet po njaj Simoni
Shqiptar mir ju ta ndigjoni,
Me Mikelin vlla per bri,
Me shume shoke e me miqsi
Po perpiqen per Shqipni!
Njikto burra prej Kuzhnini,
Kudo i shifni, kudo i gjini,
per ket çeshtje mbar shqiptare,
S’kursejn djers as kursejn pare.
Kush asht burr intelektual,
Qe po i din me lidh dy fjale,
N’krye te punes per me dale,
Qe te prije puna mire,
Si shqiptaret kan deshire.
Çue shqiptarët anëmanë
Tue fillue prej Tirane
Prej Brukseli e prej Londoni,
Prej New Yorku e Washingtoni.
Nga Suedia e Norvegjia,
Nga Zelanda e Australia
Nga gjth ruzuli i botës mbarë,
Kudo mblidhen kto shqiptare,
Kudo mblidhen bisedojne,
Forcat duen kto te bashkojne,
Lidhjen shpejt per me krijue,
Ne Kongresin me u tubue,
Me u tubue e marre vendim,
Ku shqiptarët me guxim
Te vendosin një bashkim,
Çka vet Zoti i madh e thote :
Lidhje Shqiptare ne Bote !
BUQET ZANI I SKENDERBEUT
Buçet zani i Skenderbeut,
Tunden trojet e Atdheut,
Qysh prej Nishi der n’ Preveze,
Zemrat shqipe tuj i ndeze !
Atje n’Lezhe e flakroi shpaten,
Me u betue te gjithe mbi dhjaten,
Kush asht princ e kush asht burre,
Per liri e per flamure.
Nje Beslidhje ka krijue,
Princat t’ tane aty bashkue,
Kunder turkut me luftue,
Qe po don me na zaptue,
Me luftue kunder tartarit,
Qe po shkel dheun e shqiptarit !
Sa qe gjall Gjergj Kastrioti,
Turku ne Shqipni s’kulloti.
Po çuditej bota mbare,
Trima qenkan kto shqiptare!
500 vjet kaluen n’robni,
nen barbarin turqeli!
Por nuk mposhtej kurr Shqiptari,
Tuj ruejt gjuh’n qe i la i Pari,
Tuj ruejt gjuh, kanun, tradita,
Tuj luftue ne mal komita.
Abdyl Frasheri n’Prizren,
Po kryeson te madh kuvend,
Me shume burra e luftetare,
Per shpetimin mbarshqiptar.
Besa bese ketu bashkue,
Lidhje t’forte po kan krijue,
Lidhje t’madhe te Prizrenit,
Pavaresine me ia kthye vendit.
Pushken ja kan vue Turkise,
Nderin me ia kthye Shqipnise,
Me ngrit flamurin e lirise!
Shpejt flamuri kuq e zi,
U shpalos mbi gjithe Shqipni,
Ismail Qemali n’Vlore,
Vete e ngriti aty me dore !
E muer vesh gjithe bota mbar,
N’veti duel kombi shqiptar,
Mbas pese shekujsh ne robni,
E fitoi t’ shtrejten liri !
GJERGJ KASTRIOT TI ME NA PRI
Ç’asht moj Zanë kjo gjamë nga malet,
Ç’asht kjo ushtimë që kurr nuk ndalet.
L’shon kushtrimin Skanderbeu,
Dridhet toka, tundët dheu.
N’kambë shqiptarët ju me u çue,
Me ngjesh armët me luftue,
Ka ardhun dita e Lirisë,
Dërmen me ia dhanë Turkisë.
N’kala t’Krujës valon krenar,
Njaj flamuri fitimtar,
Njaj flamuri kuq e zi
Që ne shekujt veç ka pri.
Në Lezhë shpejt mblidhet kuvend :
Flasin princat rend me rend :
Flet Princ Skura e Dukagjini
Prin Muzaka e Jonimi.
Kastriot ti me na pri,
Komandant mbi gjithë ushtri.
Skanderbeu nji fjalë ka thanë :
Të bashkuem t’jemi të tanë.
Lezhë qytet i Ilirisë,
Mblodhe burrat e Shqipnisë,
N’krye qendron Gergj Kastrioti
I Shqiptarve Princ Kryezoti.
Pa ndigjo Sulltan Murati,
Për njat kryq që mbaj në gji,
Me marrë Krujën je ba gati,
Gjithë ushtrinë kam me ta gri !
Fort tërbue asht Sulltani,
E ka dyndun gjithë ushtrinë,
Rrethim Krujës veç i bani,
Ban hesapet pa hanxhinë.
Se jo, Kruja nuk dorzohet,
Skanderbegu fort e mbron,
Njaj Murati krejt tërbohet,
Prej marazit vdes e shkon.
Gjith Evropa n’kamb asht çue,
Mbretën, Roma e Venediku,
Skanderbegu qoftë nderue,
na ka mbrojt prej çdo rreziku.
Emni i tij me shkronja t’arta,
Rrin i shkruem në Histori,
Me levdatat ma të larta.
Përjetsisht i qoftë lavdi !
Çdo shqiptar për të krenohet,
Për kët Princ e luftëtar,
Brez pas brezi do te kujtohet
Si ma i Madh Hero Kombëtar !
TRADHETI E TRADHETARE
Pa ndigjoni ju shqiptarë,
Dora e Zotit si kurr ma parë
Na ish shtri përmbi Shqipni,
Na kish njohun një Kombësi
Prej Kosove n’Çameri.
I bashkuem kombi arbnor,
Prej Veriut n’ kufi jugor,
Qysh prej Nishit në Prevezë.
Zemrat flakë na i kish ndezë.
I madhi Zot të qofshim falë,
Përkrah fort ti na ke dale,
Kombin tone na e ke bashkue,
Siç kem dasht e kem andrrue!
Qeveri krijue kombtare,
Fort gëzojn zemrat shqiptare,
Ma fort zemrat kosovare:
N’nji Shqipni tashma bashkue,
Katër vjet po kan kalue.
Por nuk deshti historia,
Por nuk deshti ajo partia,
Që i thosh vedit komuniste,
Me idena krejt marksiste.
Lidh me rusin dhe serbinë,
N’vorr me e qit ato Shqipninë,
Se po don njaj Stalin baba,
Njaj muzhiku mustak krraba,
Se po don Tito kroati,
Enver Hoxha tru sakati.
Ky Enver gjinokastriti,
Shqiptarinë krejt fare qiti,
Sa ka mujt ka pushkatue,
Ka burgos e internue,
Digj e piq edhe rrenue:
Lidh mbas sllav’ve t’Siberis,
T’zezën ia ka ba Shqipnisë,
T’zezën ua ka ba shqiptarve,
Dhe ma fort veç kosovarve.
Njat Shqipni që u bashkue,
Prap kan nda edhe coptue,
Se ia desh qejfi Stalinit,
Beligradit e Kremilinit.
Tradhёtia n’shesh ka dalё,
Komunistat shit nё sllavё.
Ku jan burrat atdhetarë,
Që i kan pri kombit në ballë ?
Varun, diegun edhe vra,
Me terror të madh hata !
Tash po flitet për bashkim,
Në çdo mbledhje e tubim,
Tuj rrah gjoksin si atdhetarë,
Patriotë e t’mdhej shqiptarë.
Janë po « shokët » e partisë,
Po varrmih’sat e Shqipnisë,
T’’Enver Hoxhës trahgimtarë,
Që s’kan n’kokë një kokërr farë,
Ma sa ka veç një gomar.
Ku ka ra e mjera Shqipni,
Drejt në llucë dhe jo në hi,
Dhe prej baltës kush e qet ?
Zoti n’dasht me t’madh kivet !
Por si i bahet ? Bidat të ri,
Paskan qit për histori,
Paskan qit se historia,
Duhet shkrue si don Turkia !
Por nji burr s’paska n’Shqipni,
Skënderbeg për me na pri,
Turkuit dhambët me ia thy ?
Ndal mor turk anadollak,
Se der n’gju ktu derdhet gjak,
Mjaft t’duruem 500 vjet,
Dashke ti me ardh opet.
Të thejsh qafën si e ke thye,
N’ Anadoll atje me u kthye !
VIGAN NE HISTORI
Vite e shekuj kan kalue,
Si vigan nё histori
Skandebegu veç asht çue
Me u pёrmen n’pёjetёsi.
Nalt flamuri kuq e zi
N’kala t’Krujёs ai e ngriti
Ndezi luftёn pёr liri,
Ushtritё turke i çoroditi.
Pёr rreth vetes trima zgjodhi,
Princa, kokta e luftёtarё,
Nё beslidhje n’Lezhё i mblodhi,
Me luftue turkun barbar.
Ndёr luftime lёgjendare
I priu popullit arbnor,
Ndёr beteja fitimtare
Kundra turku veç pёror.
Ban çudi Evropa mbar,
Nga ka dal ky i madh strateg,
Nga ka dal ky princ shqiptyar,
Qё po quhёt Skanderbeg.
Nga ka dal Gjergj Kastrioti
Ky shqiptar me pёrkrenare,
Shpata e tij si rrufe Zoti
Kёrdi baan mbi ushtritё barbare.
Papёt, mbretёn e ndёrojnё
Anёmbanё n’Evropёn mbar,
Njё hero tё madh e çmojnё,
Qё ka nxierr kombi shqiptar.
Si mburojё e qyetetnimit,
Ai po njifet e levdohёt,
Gjith Evropa e krishtёnimit,
Prej ushtrisё shqiptare mbrohёt.
Çdo shqiptar ka krenari,
Pёr kёt princ e luftёtar,
Qё pёrmendet n’histori,
N’shekujt si strateg i parё.
Se kah lind e prendon dielli,
Bota e njeh Gjergj Kastriotin,
Skanderbegun q’erdh prej qiellit,
Me mbrojt popujt, me mbrojt Zotin.
Brez pas brezi kombi shqiptar
Skanderbeun ka me nderue,
Si ma i madh Hero kombtar,
N’histori mir fort me u shkrue.
GJUHA SHQIPE
Nana u kthye në nënë… nënëneja,
Detyrohet n’shkollë fëmija,
Me kësish bidate t’reja,
Mjer shqiptarët, mjer Shqipnia.J
Ju shqiptarve u plaçin sytë,
Apo jeni t’gjithë qorrue,
Ç’asht kjo gjuhë « standarde » e dytë
Që tashti na kanë përftue.
E kan kthye n’kuti konservash,
Që standarde i qet fabrika,
Ca matufa dalë prej kërmash
I zantë damlla e u raftë pika!
Por Shqipnia nuk asht shue,
Dhe shqiptaret s’kann dalë fare,
Nji kët punë për me durue,
Me u përdhos gjuha shqiptare.
Politika t’mos guxojë,
T’ushtrojë dhunë edhe diktat,
Punën e vet ajo t‘vijojë,
Shkencëtarët ti lajë rehat.
Shkencëtarët veç me mend,
Veç me mend e me urti,
Jo si ca që krejt janë çmend,
Tuj sajue e shpik dreqni.
Zani i fortë i Kastriotit
Ka kumbue në gjuhë arbnore
Siç kanë folë shqiptart e motit,
Nëpër rrtjedhat shekullore.
Shqip Buzuku po kish shkrue,
Në gengnishte t’mirëfilltë,
Budi shqipën kish levrue,
Tuj u lodh m’e qit në dritë.
Fill pas tyne dhe Bogdani,
Vjersha t’bukra paskej shkrue,
Në gëgnnishte kumbon zani,
Bukur fort i ka rreshtue.
Pse na mohut tash me i ra,
Pse kan dale do biqim horrash,
Që njat shqipen duen me zhba,
E m’e kthye në nji gjuhë sorrash.
A thue e dini ju shqiptare,
Se çdo t’thotë një gjuhë „standarde“,
Mirë ju besa vesh me e marrë,
Se kuptim ka gjuhë bastarde.
Vaso Pash na e ka lanë,
Se Shqipnisë burrat e dheut,
I kan thirrun gjitmonë “nanë“
Qysh përpara Skanderbeut.
Vini veshin fjalës s’poetit,
Që prej popullit ka dalë,
E ia din hallet miletit,
Me të cilin duen me u tallë.
Në gegnnishte kam këndue,
Qysh në djep me ka msue nana,
Djalë pas djali trashëgue,
Ruejt gjatë shekujve të tana.
Shqip kan folun Zana e Orë,
Shtojzovallet kanë këndue,
Bukur kapun dorë për dorë,
Në lëndina tuj vallzue
Kanë folë trima e luftëtarë,
Ash këndue n’lahutë t’malcisë,
Nëpër shekuj e mijvjeçarë;
N’ato malet e gegnisë.
Dhe gegnisht ka me u lëvrue,
Përgjatë shekujve të tjerë,
Brez pas brezi trashëgue,
Fort e bukur si përherë.
KUSH E SAKATOI SHQIPNINE
Kush Shqipnise ia bani zine,
Edhe e desht ma shum partine,
Desht ma shum Jugosllavine,
Njat Kosove asaj ia shiti,
Kosovarët faret i qiti ?
Kush ma teper desh Stalinin,
Qe sundonte ne Kremlinin,
Këtë katil mustaqe zi,
N’at Kremlin – Olimp i ri –
Si Zeus e Perendi ?
Kush e ngriti n’qiell Enverin,
Qe shqiptaret ia pane sherrin,
Kte njeri me vese t’kqija,
Tmerr prej tij veç pa Shqipnia ?
Kampe e burgje kush krijoi,
Patriotet kush i denoi,
Kush i vrau e pushkatoi,
Kush u treti kocka e vorre ?
A s’ish kjo qeveri horre ?
Kush familjet ma t’nderueme
Treti e mbylli t’internueme,
Pleq e plaka, gra e femi,
Sikur t’ishin bageti ?
Nder siklete humben jete,
Vorret tyne kurr s’u gjeten!
Vall kush bani baterdine,
Kush e sakatoi Shqipnine ?
Veç nje anmik antishqiptar,
Komunizmi sllav barbar !
VAJTOJNE MALET
Vajtojnë malet, vajtojnë fushat,
Se n’fuqi kan hyp kërkushat.
Vajtojn guri, vajton druni,
Se n’fuqi ka hyp firuni.
Fort qe besa po kam tutë,
Me na u tha kan besa trutë,
Me lafit kemi njëmend,
Kur partia erdhi n’ket vend.
Nanë partia me bijt e saj,
Vajmedet per ne, vaj, vaj.
Njaj Enveri nji far kopuku,
Krejt parinë shqiptare e zhduku.
E ka zhduk e qitun fare,
Me terror, krime barbare :
Mbushun vendi plot me vorre,
Kshtu po don partia horre.
Plot me burgje e kampe pune,
Ku punojn njerzit prej dhune :
Hap kanale e thaj këneta,
Ku i kan lane eshtnat e shkreta.
Mor Enver, legen e pusht,
Pse nderon mor horr me grusht.
Kokës sate me grusht bjeri,
Paske qane katil per seri.
Komunist e stalinian,
Nam te zi veç ti ke lan,
Vrave burrat e Shqipnisë,
Me ia ba qefin Serbisë.
Mbyte njerez ti me mija,
Se njashtu urdhnoi Rusia,
Kur me Kinen u vllaznove,
Fenë e Zotit ti ndalove.
Ateist e shpalle shtetin,
E tmerrove gjithë miletin,
Prifta, hoxhallare e popa,
I gremise nëpër gropa.
N’burgje fute ti me mija,
N’burg u kthye tan Shqipnia,
Nuk kurseve gra e fëmi,
Veç mbi to bane kerdi.
Te malkojne nanat e shkreta,
N’internim u shkojti jeta,
Humbën fëmijt, mbeten kërcuna,
Mjerim bani mbi to dhuna.
Vdiqen pleq e vdiqen plaka,
Mor Enver t’u preftë nafaka,
Me Nexhmijen njat kulshedër,
Gjakatare e bishe e egër.
Kjo Nexhmija nji grue shtrigë,
Kriminele e mendje ligë,
Këshilltare e mbajte pranë,
Ledi Makbeth i kan thanë.
Mor ku je Ismail Kadare,
Paske qenë një kokë matare,
Tuj thur himne ti partisë,
Diktatorit e Nexhmisë.
Medet ne, medet Shqipnia,
Keq na mori historia,
Diktatura na ka dermue,
Zot i madh me na shpetue !
Zot i madh na jep shpëtim,
Ta shijojmë dhe ne lirinë,
Na jep jetë veç për do ditë,
Që të shohim pakëz dritë.
Nja dy kangë po due me këndue,
Atë kohë mos me harrue,
Me kto vargje ne poezi,
Që të mbetën në histori,
Shum ke vuejt e mjer’ Shqipni !
JEHONA E SHEKUJVE
Hyrje në një Poemë
Kangë e parë
Zanë e madhe e Shqiptarisë,
Sot nji kangë po due me nisë,
Sot nj kangë po due me k’ndue
Njat lahutën me ma prue
Bukur fort ti me m’shoqnue.
Mblidhi orët e shtojzovallet
Radhë me radhë të nisin vallet
T’nisin vallet të këndojnë
Kangët tona të shoqnojnë.
Se moj Zana shtat selvi,
Do t’këndojmë për histori,
Histori t’Kombit Shqiptar,
Që ta njohi bota mbarë.
Fill n’agim të njerëzimit
Janë Pellasgët e qytetnimit,
Janë Pellasgët populli i vjetër,
Para tyne s’del kush tjetër.
Janë Pellasgët t’parët tonë,
Historianët po na e thonë,
Historianë edhe shkrimtarë,
Sot e pesëmij vjet ma parë.
Flet Homeri dhe Herodoti,
Njerëz t’ditun qysh qëmoti,
Ksenofoni dhe Tucididi,
Sofokliu dhe Euripidi,
Se n’Evropë populli i parë
Janë Pellasgët, gjak shqiptar,
Bota e vjetër shqipen foli
Para tyne kush nuk doli,
Prej Danubit n’Adriatik,
Prej Egjeut e n’ detin Kaspik,
Prej Egjiptit der n’Hindi,
N’ detin Jon e n’Itali,
Në gjith pellgun mesdhetar,
Qenë Pellasgët sundimtar :
Nepër detna lundërtar,
Nëpër troje ndërtimtar,
Shpikën hekurin farkëtar,
I dhanë botës alfabetin,
Me anije pershkuen detin,
Kala ngriten e qytete,
Që nuk pyetnin për termete :
Mure t’forta madhështore,
Që i qëndruen dallg’ve kohore..
Qenë Pellasgët dhe Ilirianët,
Që sunduen ndër Ballkanët,
Nda ndër fise edhe mbretni,
Që u quejtën Iliri.
Lufta e Trojës kur ka nisë,
Që ia veshën kot Greqisë,
Kur Greqi nuk kishte fare,
Veç po kish fise shqiptare,
Pse Akej, Dardanë, Trojanë,
Të gjithë ishin pellasgianë,
Të gjithë ishin ilirianë,
Të gjithë trimat kordhëtarë,
Gjak pellasgu, gjak shqiptar.
Qoftë Hektori apo Akili,
Qoftë Ajaksi apo Paridi,
Mbret Priami e Agamenoni,
Dh’ai Uliksi burrë zakoni,
Qoftë Patrokli apo Heneu,
Te tillë burra s’i kish dheu !
Kangë për ta veç janë qendisë,
N’ njat lahutën e malsisë,
N’gjuhë pellasge janë këndue,
Si n’at Trojën u luftue,
Kush pat humb, kush pat fitue.
Pellasgjisht Iliada u shkrue,
Pellasgjisht edhe u këndue
Ktu e pesëmij vjet përpara,
Kur greqisë s’i dihej fara.
Pesëqindvjet ma vonë Homeri,
E përktheu në gjuhë heleni,
Edhe greku një rracë sherri,
Përvetsoi gjithë historinë,
Për të shue krejt Ilirinë,
T’mos përmendej ma n’histori,
Veç të flitej për Greqi.
Vesh ta marri çdo shqiptar,
Ishim na popull i parë,
T’qytentimit krijimtar,
Me të cilët mburret bota,
Pse kështu u kthye rrota,
U kthye rrota e historisë,
Për të keqen e Shqipnisë.
Ka ardh koha për me u zgjue,
Kombin tonë për me naltue,
Historinë me ia radhitë,
N’dritë t’vërtetën me ia qitë.
Me shkrue libra dhe studime,
Me gërmue ndër hulumtime.
Gjuhetarë e historianë,
Kudo gjendën e kudo janë,
Vepra t’forta për me nxierrë,
Me fitue kohën e bjerrë.
Pra t’ dashun bashkatdhetarë,
Sot kënduem kangën e parë,
Do t’vazhdojmë për me këndue,
Për Shqipni me ju tregue,
Si u zhvillue fisi shqiptar,
Nëpër shumë mijavjeçar.
Komentet