BESA MENDT JAN TUJ NA LANё
Çka me thanë e mos me thane,
Çka me k’ndue e mos me k’ndue,
Besa mendt jan tuj na lanë,
E nuk dijm se kah me shkue.
Po ndigjojmë veç çorodina,
Siç po ecën politika,
Me do njerëz mbeturina,
Që veç shitën zog petrita.
Se prej plehut s’ke çka prêt,
Veç se erën shum të keqe,
Për shqiptarët vaj medet,
Katandisun në teneqe !
Nga kan dale këto trimosha,
Ditën çirrën edhe shahen,
Ngref mbi plehun si kaposha.
Natën puthën, me birrë lahën.
Se katundi poshte ka ra,
Nuk e njeh ma qeni t’zonë,
A jan burra a jan gra,
Q’udhëheqin vendin tone.
Si n’Kosovë si në Shqipni,
Po shkojnë punët veç rrëmujë,
E po ndodh si në mulli
Që nul bluen pa pas ujë.
Mblidhni mendjen more partiakë,
N’parlament ul në karrika,,
Ndërsa populli juej i ngratë,
Prej vorfnisë po i bie pika.
Mos u grini ju me fjalë,
Tuj u sha si gra të kqija,
Në TV kështu tuj dale,
E ju shef e tan Shqipnia.
20 vjet po kan kalue,
Që u rropos kjo diktatura,
Por si punët jan tuj shkue,
Keni mbet hala tek ura.
Të përndjekunit e shkretë,
Mbahën veç me rrena kote,
Pa fut send në njat kuletë,
Vdesin ikin prej ksaj bote.
Dhe pronarët me gisht n’gojë,
Se kërkush nuk po ua var,
N’kurriz t’tyne bahet nji lojë,
Prit gomar kur t’dali bar !
Kur duel bari cofi gomari,
Kështu shkon kjo taraloja,
E pëson i ngrat shqiptari
Pse mbi te veç bahёt loja
REALIZMI SOCIALIST
Moj Shqipni, Shqipni krenare,
Me histori mijavjeçare,
Për ty thurën, për ty shkruhën,
Nëpër shekuj mirë po ruhën.
Par medet për komb shqiptar,
Se kanë dalun do shkrimtarë,
Do shkrimtarë e do poetë,
Batakçi e servilë t’vërtetë !
Na kanë qitë bidat të ri,
Për kulturën në Shqipni :
” Realizmin Socialist ”
Nji bidat krejt komunist,
I diktuem prej Kremlinit,
Prej vetë kreut, bac Stalinit,
Mustak ziut e shpirt katilit.
Shkruhën libra me tonelata,
Plot mashtrime e lëvdata,
për partinë e për Enverin,
Për njat shtrigën e njat derrin,
Që n’Shqipni e krijuen ferrin.
Shkrimtaruca dalin plot,
Tuj shkrue libra kot si kot,
Shkrimtaruca plot me kosha,
Mendje fyen e kaptinë bosha.
Do thatuqa e shkurtabiqa,
Do krrelosha e flokë iriqa,
Do si daca e do si mica,
Thithin gjak si tartabiqa.
Musaraj ish komisar,
Kriminel që vrau shqiptarè,
Po na i vret edhe me shkrime,
Me plot shpifje edhe mashtrime.
Vjen Agolli për pas tij,
Prej Devolli ky ka mbi :
Ky Agolli qesh e ngjesh,
Rreshton vargjet porsi presh,
I realizmit asht kryetar,
Realisht veç kokë magjar.
Mbi të gjithë si qen mbi pleh,
Kadareja veçse leh :
Partisë rrajet po ia kërkon,
N’ Beligrad e n’Moskë na i çon,
Po na i çon thellë e ma thellë,
Neveri me t’ardhë me vjelIë.
Kadaresë me njato syza,
Sa nji buell i duket miza.
Libra shkruen për komunizëm,
Për parti dhe për marksizëm.
Kur iu ba mendja livadh,
Fap e shkruen Dimnin e Madh,
Dimën t’madh me ushtri t’vdekun,
Mjerë shqiptarët sa kanë hjekun.
Në Paris kur paska shkue,
Fort ka kja, fort asht ankue,
Paskej qanë përsekutue !
Vajmedet more shqiptarë,
Kah na mbiu kjo Iloj farë,
Që na plIasin si gomarë,
Si gomarë e porsi sorra,
Kalemxhi të tanë e horra,
Gja pa shpifë nuk paskan lanë,
I shitoftë Zana të tanë.
PLAKU I MIRD ITES
Flet nji plak atje n’Mirditë,
-Gjithmonë dreqin kemi pritë !
Qysh në kohën e Turkisë
I kem kja hallet Shqipnisë,
Nën Sulltanin pesqind vjet
Veç me derte dhe siklet :
Ma mire dreqi se Turkia,
Dhe ia mbrriti fup Austria !
I rrebte erdhi austriaku,
Mbi kurriz krisi dajaku,
Nuk na la fije mustaku.
Se kjo Nemcja zi e ma zi,
Zorret e barkut na i ka gri !
Ma mire dreqi se Austria,
Po na vjen tashti Mbretnia.
Ahmet Zogu mbret i pare,
Na sundon me dhjet gjëndare.
Na sundon me njat LaI Kros,
Qe vetë shkruen e vetë vulos,
E kërkush nuk i thotë mos,
Te gjithe vendin ka dreqos !
Ma mire dreqi se Mbretnia,
Fap, me dete vjen Italia !
Italianët me makarona,
Krejt i mbyten vendet tona.
Ky fashizmi kemish zi,
Na kish ngjallun neveri !
Ma mire dreqi se Italia,
Na zaptoi shpejt Gjermania.
Rrace e forte rraca e gjermanit,
Dridhet toka veç prej zanit.
Ma mire dreqi se Gjermania,
Tash përzotin erdh partia,
Fort po e donte vegjelia.
Lum si na qe jem lumnue,
S’kem çka dreqin me kërkue,
Erdhi njaj që kem dishhrue !
– Foli plaku mirditor,
Duertrokasin t’gjithë në kor.
Por njaj skilja sekretari,
Po bërtet si pllet magjari :
– Çka po flet mor zog gomari,
Or plakush ke don me tallë,
Po ta jap nji plumb në baIlë !
Për idealin e partisë,
Nuk i sheh ma robt e shpisë,
Se tash hekrat e ke hak,
Par më dhimbësh se je plak.
Mos hap gojën nji herë tjetër,
Se ta baj njat shpinën letër !
Mbetën gjindja t’ gjithë haru,
Për njat plak si kish guxue,
Njasi dokrrash me diftue.
Shpëtoi gjyshi e mbeti gjallë :
Në Mirditë nuk janë të rraIlë !
KUVENDON BARIU TE STANI
Kuvendon bariu te stani,
N’hije t’mrizit të një mani,
Ky bariu çka po na thotë :
-Politika nji punë e kotë,
punë e kotë veç me mashtrue,
me përzie e me ngatrrue,
me rrejtë mendjen e njerzisë,
siç i ndodhi ksaj Shqipnisë.
Ku janë burrat luftëtarë
Patriotêt tanë shqiptarë,
Që për troje e për Atdhé,
E kanë vdeljen si me lé.
Na kanë daIë do llafazanë,
Që s’po lajnë gja pa thanë,
Gja pa thanë e pa kurdisë :
Na kanë ardhun prej Rusisë,
Na i ka çue bac Stalini,
Na i ka nisun Stalin baba,
Veç bërtasin porsi zhaba .
Komunista po na u thonë,
Për me vra e kanë zakon,
Për me vra e për me pré,
Me të shti të gjaIlë në dhé,
Me t’mundue e me t’burgosë,
Me ta kputun kryet me kosë ,
Me kët popull për me u taIlë,
Duke e lanë për seri gjaIlë,
Mos me pas nji gotë me dhallë,
Nji kothere buk të thatë,
Që nuk çahet me i ra n’spatë,
Se ç’po heqin fëmit e gratë.
Pa nji pikë qumësht në shpi,
As për plak as për kërthi ;
S’të len dele e s’të len dhi,
S’të len vezë as s’té len pulë,
S’të len miell për nji lugë qullë.
Kur na vijshin partizanë,
Tuj na folë e tuj na thanë :
Vesh ta marri fshatarësia,
Kur t’fitoje kjo partia,
Mirë ndigjoni e mirë ta dini,
Do të hamë me lugë florini ! –
Lugë florini kush nuk pa,
Veç dajakut pa na u nda,
Me ndejt sus e pa ba za.
Rritën fëmitë si karkaleca,
Të përçudun si bubrreca,
Medet nana që i përkundë,
Se po i duken si majmunë !
Enver Hoxhë surrat katrani,
Veç për zi t’ka dalun zani,
Paska qanë ti nji kopuk,
Veç i etun për kolltuk,
Për kolltuk e për pushtet,
Prandaj djeg e vret e pret,
More n’qafë gjithë nji milet !
Ka me ardhë nji kohë do vije,
Për shpëtim të ksaj Shqipnie.
Mor Enver mor krye lopa,
Ka me u tallë me ty Evropa,
Tanë Evropa edhe Amerika,
Mor Enver të raftë pika !
Kanë me t’sha e me t’denue,
Veç për zi kanë me t’kujtue,
Diktator kanë me të shkrue,
Diktator mor kjofsh mallkue ! »
DRYNI I MARKA BRUNGES
Marka Brunga në Mirditë,
Bardhok Bibës ban vizitë,
Ka sos Marku n’komitet,
Sekretari n’zyrë e pret:
-Or ti Mark si ma kë hallin,
Pse të vranët e ke ballin ? –
Marku aspak nuk po mendohet
Bardhok Bibës i drejtohet :
– Kapidan or sekretar,
Njat Përtenën farkëtar,
Ti me thirrë e me urdhnue,
Nji dry t’madh me farkëtue. »
Mbet Bardhoku i çuditun :
Ky budaIl çdon me beditun ?
Dhe i drejtohet me butsi :
– Çka të duhet gjithë ky dry ?-
Shok Bardhok njat dry po due,
Gojën Mirditës me ia mtue,
Me ia ndry Mirditës gojën ! –
Qohet n’kambë veç sekretari,
– Çka po flet or kokë magjari,
Shporru Mark mos ta shoh bojën,
Ia teprove ti me lojën !
T’arrëstoj këtu njimend,
Po të flasish kaq pa vend ! –
Iku Marku nga kish ardhë,
Nuk e hante ma atë dardhë !
PLAKU DHE GOMARI
Kjo ka ndodhun në Mirditë,
Në njl pyll e në nji ditë.
Nji far plaku katundar,
N’mes zabeIit me gomar,
Flet me veti e turfulIon,
Fort po shanë e po mallkon :
– Nanë e babë njati Enverit ,
Turi thiut e turi derrit.
Nanë e babë ati Mehmetit
Kriminelit hukubetit.
Nuk kursen as njat Nexhmi,
Si lavire dhe rruspi :
Kshtu ia kthefsha, kshtu ia bafsha,
Me të leshta e të mëndafsha.
Nuk po len ai gja pa thanë,
Për pushtet dhe partinë nanë,
Po na i shanë krejt sekretarët,
Komandantat e komisarët.
Se çpo hjek gomari shkretë,
Tuj shkund veshët si purtekë !
Por të nesmen n’kurriz t’plakut
Lodron vallja e nji dajakut :
– Kshtu ke thanë e kshtu ke sha,
T’na thuesh lidhjet ktu ti pra,
Kush t’ka foIë e kush t’ka msue,
Propagandë ti me zhvillue ! –
Plaku i shkretë kish ra në tra,
Kishte mbetë haru pa za.
Ma në fund s’mujt me durue,
Nja dy fjalë për me i rreshtue :
” Paski qanë bash farë e keqe,
Me sajue punë të përdreqe.
Për dreqni s’ju a kalon kush,
Kët kaptinë ma keni mbush.
Se spiuna keni boll,
Do të trashë e dotë hollë.
Por që spiun t’bani magjarin,
N’qafë njitash e ve litarin ! –
Kryq po ban plakushi i mjerë, :
– Për njat Zot që vranë kthiell,
Për njat Shejt e për njat Qiell
Kurrë s’ ma merrte mendja mue,
Qysh magjarin ju me msue,
Me padit dhe me spiunue
Paski qanë dreqi i mallkue ! –
MENDJA E MADHEE ZEZA E T’ZOT
Iu mbush mendja korbit t’zi,
Me sundue mbi shpendëri,
Vesh e mbath e kokrroshzue,
Porsi shqipe asht maskue.
N’vend të kalit merr gomarin,
N’vend të shalës ven samarin,
Mbledh për rreth stërqoka e sorra,
Lajkatarë, servila e horra.
Ushton vendi krra…krra…krra,
Për bilbila vend s’po ka,
As për pllumba as për zymbyla,
Lule të tjera e karajfila.
E kanë mblue veç tokën ferra,
Grumbull plehnalmu te dera,
Qysh nga Shkodra deri n’Vlonë,
Nuk po e njeh ma qeni l’zonë !
Shqipja e malit asht tërbue,
E plagosun paska qëllue :
– Dashkan korbat me sundue,
Veç me rrejtë e me mashtrue ! –
Ta kallxoj unë more korb,
Se kurgja nuk ke në torbë ! –
Ka marrë shqipja fluturim,
Ma për korbat s’ka shpëtim.
More korb or korb i zi
Me sundue na dashke ti ;
A nuk sheh të plaçin sytë,
Se çfar boje ke të ndytë ?
Korbit t’madh i ka hy tmerra,
Ka marrë iken porsi era,
Ikin sorrat tuj krakisë,
Me i shpëtue shqipe duhisë.
Ikin sorra e lapureka,
Ku hie darka s’i zen dreka,
Fort po çirret korbi i zi,
Si nji za nëpër shkreti.
Fort vikat e fort bërtet,
Për rrezikun që e ka gjet,
I ranë puplat e zhgabonit,
E theu qafën prej ballkonit.
Se prej fikut u rrexue,
Ma me hyp nuk ka guxue,
Veç mendon për me shpëtue,
Shqipja randë e ka ndëshkue
E këndova sot nji prallë,
për me qesh e për me u tallë ;
Fol e qesh populli thotë :
Mendja e madhe e zeza e t’zot !
PESHKU DHE PARTIA
Nji shkodranë zuni nji peshk,
Fill po e çon drejt në shtëpi :
-Ti shoqja grue mirë me na e rreshk,
T’ja shtrojmë sonte me raki.-
– Çka po thue mor shoku burrë,
Me se peshkun ta fërgoj,
Mos u hangërt për mue kurrë,
Nuk ka mbetun nji pikë voj.-
– Shoqja grue, në furrë ta pjekim
– Çka po flet mor teveqel.
A nuk shef se çka po hjekim,
As nji krande nuk ka ngel !-
Nuk ka voj e nuk ka dru,
Ka mbet shpija krejt haru,
Veç me hangër mish të gjallë,
Peshk ky qoftë apo dhe ngjalë.
Burri i shkretë merr rrugën prap,
Dhe po shkon në breg të detit,
N’ujë e hedh njat peshkun…fap,
Shtrëngon rrypin prej sikletit.
Peshku n’ujë fill sa ka hy,
Veç po hidhet drejt përpjetë :
– Të na rrojë nëna parti,
Që më ktheu prapë në jetë !-
– Ta kallxoj unë nënën parti,
Që na thau gojë edhe zorrë,
Gjallë me dhambë kam me të gri,
Po mё re pёrsri në dorë !
DERTET E PAL VATES
Shkurte Vata ban medet,
Njaj Enveri fort bërtet,
Fort bërtet atje në Ferr :
Po ban zhurmë e po ban sherr,
Po ban thirrje për aksion,
Si përsgjalli e kish zakon,
Mos ndoj dreq po e ndigjon.
Njat kryedreqin ka zanë halli,
Mos ia hedh ky far batalli,
Frikë po ka ky Luciferi,
Mos t’ia hedhi ky far Enveri,
Me formue në Ferr parti,
Me ia zanë vendin atij.
Njaj Pal Vata ka ndigjue :
Ti moj çikë çka je kah thue ?
– Bac Enveri e ka dredh bishtin,
Nuk jep urdhna ma me gishtin,
Atje n’Ferr ka gjet Stalinin,
Që sundonte mbi Kremlinin,
Kasap baba, kasap djali,
Njani dreqi, tjetri djalli.
Por qe besa n’atë skëterrë,
Ka me hjek të madhin tmerr,
për gjithë krimet që ka ba,
Kur ka qanë në kët dynja,
Luciferi n’zap e ka,
Satanaj nuk ka hiq frikë,
Se po e rreshk e pjek fërlik,
Prandaj dert mos ki moj çikë !
Ky Enveri sa kje gjallë,
U tregue fort nji budallë,
Nuk me futi në Byro,
Ku kish futun këkëdo :
Karrocierë edhe lopçarë,
bakraxhi e farkatarë,
Injoranta me tru t’thata,
Pse mos t’ishte dhe Pal Vata,
Me nji palë musleqe l’gjata,
Me t’kallë frikën kur bie nata ?
Por qe besa moj lum çika,
Po ka punë dhe ma të liga, ‘
Tash qè mori fund partla,
Kuku nana, kuku e bija,
Na ka dalë demokracia,
Kshtu po thotè Ramiz Alia.
Njaj Ramizi kokë tullac,
Paska qanë veç nji qullac,
S’i ban fajde as bodeci,
Si gomari në baltën ngeci,
Si gomar edhe si mushk,
Nuk luen vendin me i ra n’pushkë
Do parti paska sajue,
Komunistat n’krye ua vu,
Pluralizëm po na i thotë,
Me mashtrue gjithë nji botë.
I ka gjet do karabusha,
Me ne kry doctor rumpalla
Veç pёr dokrra edhe pralla,
E me Nano e me Bufa,
Do Bufiqa e do Gjinusha,
Do Gramoza e Neritana,
Që i ka rritun parti – nana.
Të gjithë besa komunista,
Msue me ba veç punë të pista,
Demokrat po i thankan vetit,
Por s’ja hedhin dot miletit,
Se mirë populli po na i njeh,
Se janë hale dhe janë pleh !
Moj partia demokrate,
Tunjatjeta zojnisë sate,
Fort të kqija ke sifate,
Shpejt do ecim krejt të zbathët,
Shpejl cullak po dalim sheshit
Të mbuluem veç prej leshit !
Me sifate shumë të këqija,
Varesh prapë ti nga partia,
Nga parti staliniane,
Ke ndryshue veç qitiane,
Tuj na vesh mini – fustane.
Medet na për zgjedhje t’reja,
Kemi mbet si gra të veja,
Keq me burrë e keq pa burrë,
Ma mirë mos me votue kurrë.
Kështu pra moj Shkurte bij,
Vajmedet për kët Shqipni,
Se kta kta klyshët kuqeli,
E kanë qit me krye në hi !-
KARAJFlLAT E KOSOVES
Karajfllat që ka Kosova,
Nuk i gjeta kudo shkova.
Do të bardhë e do të kuq,
Do të butë e do me huq,
Do të gjatë e do gërmuq.
Ku me i mbledhë e ku me i gjetë,
Se po janë si peshqit n’detë,
Do maj shkambit e maj malit,
Do rëhat e do n’pikë t’hallit,
Do të Zotit e do të djallit !
Besa ‘i tufë desha me mbledhë,
Karajfila për me i zgjedhë,
Ku ma t’bukur, ku ma t’mirë,
Se Kosova duel e lirë ,
Por nji vazo tash nuk gjeta,
Që të rrije aty buqeta.
Vllazën, motra kosovare,
Prijsit tonë po bajnë hajgare :
Për Kosovë nuk mendojnë fare,
Se po zihen për kolltuk,
Kush me ndejt aty kokrruk !
Thue nji femën asht Kosova,
Për me ba mbi të do prova :
Me don mue e s’të don ty,
Shoqijojn tuj kapërthye.
More burra mblidhni mendjen,
Në Kosovë shikoni gjendjën,
Njenitjetrit jepni dorën,
Të forconi ju fitorën.
Se Kosova mor zotni,
S’asht byrek as revani,
As laknor as gurabi,
For i thonë asaj Shqipni.
Shumë po kemi karajfila,
Edhe shumë po ka bilbila,
Plot me ojna dhe me bojna,
Me shumë naze dhe shumë lojna !
Karajfilat që ka Kosova,
Kund si gjeta kudo shkova,
Karajfi1a kishte plot,
Nji buqetë s’e mblodha dot
KTHENI NGA MBARESIA
Tunjatjeta mor zotni,
Që po rrin tuj pi raki,
Nëpër klube tuj ba llafe,
Tuj ba lloqe tuj pi kafe.
Tuj luejt letra dhe bixhoz,
Fort kumarin po e loz.
Hyn e del ndër drita t’kuqe:
Hiq bre dore nga keto huqe !
S’te bjen mendja për atdhé,
As per besë e nder e fe,
Kot shqiptar vetes i thue,
Se per komb gishtin s’e lue.
As nuk din kah bjen kultura,
Ndonse rrin me goxha burra !
Liber asht per ty kuleta,
Nëpër kafe të shkoi jeta.
Gjuhën brisk e ke qe besa,
Veç për shpifje dhe ngatrresa.
Porsi bajga leshon fjalë,
Rrshqet, përdridhesh porsi njale.
Shqiptarizmin nuk e njeh,
Veçse llap e veçse leh.
Ke humb nder e krenari,
S’don me dijtë ma për Shqipni !
Vajmedet Shqipnia e rnjere,
Si lypsarë, der ne derë !
Bijt e tu paskan mbarue,
Paskan tret, qenkan shburrnue !
Turren t’gjith’ për president,
Trutë e tyne s’i han qent,
Turren t’gjith’ per m’u ba mbret,,
Se thon kos u ba ky det.
Se thon kos na u ba deti,
shkon e mbytёt n’tё mileti,
tuj kёrkue shpёtim jasht shteti.
Ktheni burra nga mbaresia,
Po ju thrret ju nanë Shqipnia,
Kthehu nanen me ndihmue,
Qe u ka lind e u ka burrnue !
Fort e bukur asht Shqipnia,
Me ia pase zili njerezia:
Fusha e male, bjeshke te larta,
Lumej, krojna, detna t’kaltra.
Djem te pashem, trima asgana,
Vajza t’bukra porsi Zana.
Burra t’fortë e luftetare,
Nuse t’hirshme e krenare.
Pleq të mençun, t’rij veleta,
Gratë puntore porsi bleta.
Çudi ban kjo bota mbare,
Kah ka daI kjo rracë shqiptare.
Heu ! Bre burra të Shqipnisë,
Po shkruejn libra t’historisë:
Gjak Pellasgu, gjak Iliri,
Nder tan popujt na ma i miri
Me të bukura tipare,
Me tradita mijavjeçare,
Me nje gjuh të fortë burrnore,
Ruejt ndër lufta shekullore.
Prandaj besa mor zotni,
Që për klube je aq qejfli,
Se sot pune po kam me ty:
Shkundu pak e merr ti zemër,
Me fitue prap nder edhe emër,
Me hjek dore nga disa vese,
Me u ba burrë nderi e bese.
Me i shtri dorën njenitjetrit,
Si të riut ashtu të vjetrit.
Te rimkambet Shqiptaria,
Mbretneshë t’bahet prap Shqipnia.
Plot me nder e krenari,
T’vaIojë Flamuri Kuq e Zi,
T’valojë flamuri ynë krenar
Mbi gjithë kombin tonë shqiptar !
TRE SHQlPTAR PESE QEVERI
Do të bajmë na sot hajgare,
Për do qyqe dhe qyqarë,
Që i kanë dalun Zot Shqipnisë,
Si farkëtari i del shalqisë,
Kur s’i njeh punët e bujqsisë.
Dikush çirret porsi sorra,
Tjetri rrin kallkan si bora,
Tjetri pllet porsi gomari,
Kur e vret n’ kurrlz sarnari.
Asish ka që mbath patkojt,
Tjetri rrin veç tuj pre thojt,
Ka dhe asish që në fik hypin,
Ku thejnë qafen nuk dinë të zdrypin.
Tre shqiptarë, pesë qeveri,
Kush i vjetër kush i ri,
Vijnë vërdallë si kali n’lamë,
E kanë trunin sa nji bërthamë.
E po ka plol intelektualë,
Që veç sillen ktu vërdallë,
Poshtë e lart po vijnë e shkojnë,
Nj&enitetrin s’e shikojnë.
Kush skruen vjersha, kush romane,
Si me qanë tuj gdhend nallane,
Histori po shkruejnë plot dokrra,
Si njaj misri që bluen mokrra.
Si me gjet dërman Shqipnia,
Kur vërdallë po vjen njerzia,
Tre shqiptarë, tre koka t’shktreta,
S’po bashkohen mor tunjatjeta.
Tre Shqiptarë, pesë qeveri,
Kjo pёr besё s’ka ba vaki,
Vajmedet për ty Shqipni,
Vajmedet për ty Kosovë,
Që ke derdhun gjak me kovë !
Presidenta e kryeministra,
Mos të rrinë tuj shkoqun misra,
Ti ujdisin fort mirë telat,
Mos të grindën porsi gjelat,
Si truthatët e teveqelat.
Por qe besa frikë kam sak,
Se s’bashkohi kurr aspak.
Mirë Gjergj Fishta e ka thanë,
për mësim na e ka lanë,
Se me pleshta e mbush nji thes,
Tre shqiptar s’i lidh me besë.
Mos t’vazhdojë ma taraloja,
Se përndryshi na duel boja.
Tre Shqiptarë dhe me pesë mend,
Punë e keqe krejt pa vend !
VAJMEDET PER KOMB SHQIPTAR
Medet na për kët Shqipni,
Që s’po ka burra me i pri !
Thonë se ka po ku me i gjet
Paska mbet Shqipnia shkret.
Ka mbet shkret, kërcun pa fëmi,
Tretun rrugëve kurbetçi!
T’gjithë po quhen profesora,
Inxhiniera e doktora,
Dhe shkrimtare, akademikë,
Veç po janë karabedikë !
Se njëqind parti krijohen,
Shume shoqata po përftohen.
Njena thumbit, tjetra patkojt,
Shoqja shoqes ngulin thojt,
Ngulin thojt e nxierrin sytë,
Nate për natë e ditë për ditë
Çirren, grinden, fyhen shahen ,
Nëpër klube me birrë lahen,
Me birëe lahen dhe me raki,
Mjer e rnjera nanë Shqipni.
Bixhos lozin, derdhin pare,
Me lavire bajn hajgare,
Dalshin menç e dalshin fare,
Si s’po paskan turp e marre !
N’krye të shtetit thon po jemi,
Dy së bashku nuk i gjeni!
Njeni thotë veç rroftë Rusia,
Rroftë thrret tjetri kjo Serbia,
Rroftë po thonë Stamboll Turkia,
Rroftë po thonë dhe ltalia,
Rroftë po çirren kjo Greqia.
Rroftë bërtasin Amerika,
Rroftë thёrrasin Angli shtriga.
Rroftë therrasin njaj Klintoni,
Rroftë Ton Bleri nga Londoni.
U shue besa, u shue burrnia!
Rrofte e qofte po ka plot,
Veç Shqinia po derdh lot,
Po derdh lot e po derdh gjak,
Një Shqiptar nuk i duel hak!
Vaj medet or komb shqiptar,
Që ke mbet si trup pa kambë,
Që ke mbet si lis pa rraje,
I pa shpresë dhe i pa uzdajë,
I përthamë ke mbet si lis,
Ku nuk mbin asnje filiz !
Mblidhni mendjen ju shqiptare,
Që t’ju shkojë puna mbare,
Si nji grusht ju me u bashkue,
Kombin tonë për me shpëtue !
N’krye me zgjedh burra me vlere,
Njerëz krenarë, njerëz me nder,
Me zgjedh ajken e burrerisë,
Për me i dalun lot Shqipnise
KUVENDI I SHPENDEVE
Janë mbledhë shpendët në kuvend.
Kur janë mbledhun po zajnë vend,
E po duen me u bashkue,
Të shpërndamë mjaft kanë qëndrue.
N’kët tubim të mbledhun rishtas,
Pa dallim pupLash e bishtash :
Shqipe pIlumba e korba t’ zi,
Grykakuqë dhe bishtali,
Grifsha, mëllija dhe laraska,
Dhe bilbila aty po paska,
Kukumjaçka dhe skiftera,
Dallëndyshe, etjerë, etjera.
N’krye të vendit kush po zgjidhet,
Kush po ulet, kush po ngrihet ?
Po rri shqipja fort krenare,
Se s’ka qejf me ba hajgare,
Por hajgare të tjerët bajnë,
Vend për shqipen nuk po lajnë.
Se me vota u zgjodh kryesia,
Kshtu po dashka vegjëlia,
Kshtu e kërkoka demokracia !
N’vend të nderit korbi i zi,
Kukuvajka i rri për bri,
Do stërqoka n’radhë me ta,
Thrrasin sorrat, krra …krra…krra,
për skifterin vend nuk ka.
As për pllumbin s’paska vend,
Dhe bilbili aty s’u gjend.
Në podium po hyp hutini,
Para tij laraska prini.
N’kambë lejleku veç po çohet
Te podiumi veç afrohet
Me marrë fjalën po kërkon,
Gjithë kuvendi po ndigjon :
– Shpend të pyllit të nderuem,
Pse ne ktu jemi t’tubuem ?
Vallë me u tallë me ba hajgare,
A me zgjedhë kryesi të mbarë ?
Me sa shoh në kët kuvend,
Keni marrë vendim pa vend.
Ku asht shqipja e jonë krenare,
Që gjithmonë kem pasë kryetare ?
Ku janë pllumbat dhe bilbilat ?
E kanë zanë vendin bandillat,
Sorra, korba dhe laraska,
Sikur pylli të tjerë nuk paska ! –
Plasi atëhere xhurulldija,
U tërbue krejt shpendëria :
Kishin ba të madh gabim,
E shkarkuen shpejt kryesinë,
U vendos në fron madhështore,
Shqipja, mbretnesha shpendore !
HISTORIANET MENÇ KAN DALE
Çudi ban e gjIthe Shqipnia,
Ka mbrrit kulmin marrezia,
Po damkoset historia !
Na kan dal do historIane,
Msue me lpi ne çdo sahan,
historlan me tru te thata,
Tuj shkrue rrena me lopata.
Por po ka dhe profesora,
Dipllomata dhe doktora,
Qe krrokasin porsi sorra,
Histori tuj shkrue sakate,
Shpifje, rrena dhe bidate,
Po shkruejn libra plot me germa,
Qe na u vjen krejt era kerma !
Balte kan hedh mbi Kastriotin,
Tue na e sha njat Gjergj Kryezotin.
Skanderbeu paska tradhtue,
Për Liri qe ka luftue, .
Ma mire turkun t’kish pranue!
Pse me i shpallun luftë Stambollit,
Turkoshakut t’Anadollit,
Ardh prej maleve t’Mongolit ?
Skanderbeun hero kombëtar,
Mire e njeh ruzulli mbar,
Si strateg si luftëtar,
I Evropës shpetimtar !
A ka ma marre, a ka ma turp,
Me levdue pushtuesin turk,
Qe na ndrroi bidate e fe,
Qe na ndau të gjall mbi dhé ?
Skllave e bani tan Shqipnine,
500 vjet nen erresine!
Qe i thone vetit historiana,
Turp qe te shkruhet në gazeta,
Për kto rrena t’pa lezeta.
Kush i thote vetit shqiptar,
Nuk duron te tille llahtar,
Krejt ia qiten bojën vetit,
Para botes dhe miletit.
Pse Buzuku shqip ka shkrue,
Pse dhe Budi ka vazhdue,
Pse ka shkrue shqip Bogdani,
Qe n’per bote i vojti zani.
Pse njaj Frangu veç ka shkrue,
Skanderbegun tuj levdue.
Pse Barleti histori,
Paska shkrue per Shqipni,
Pse ka shkrue per Skanderbeun,
Q’e naltsoi aq fort Atdheun,
Qe Turkise ia theu brijte,
Ia dermoi te gjithe ushtrite ?
Kështu çohen do hajvana,
Qe i thone vetit historiana,
Edhe rrin tuj kritikue,
Libra shqip pse qenkan shkrue!
500 vjet ndejti Turkia,
Vrau e preu sa desh me mija,
N’bark te nanes qau femija!
Turqisht s’foli kurr shqiptari,
Nuk e msoi at gjuh tartari.
Profesora e diplomata,
Tru matufa e tru sakata,
Hiqni dore nga këto ngatrresa,
Te pa hijshme te pabesa!
Nuk pranon jo kurr shqiptari,
Per me u quejtun gjak tartari !
Te krishtene e musulmane,
Veç nje bese e fe po kane,
Le ta dije gjithe njerezia,
Feja e shqiptarit-shqiptaria !
Qe i thone vetit historiana,
Edhe rrin tuj kritikue,
Libra shqip pse qenkan shkrue!
500 vjet ndejti Turkia,
Vrau e preu sa desh me mija,
N’bark te nanes qau femija!
Turqisht s’foli kurr shqiptari,
Nuk e msoi at gjuh tartari.
Profesora e diplomata,
Tru matufa e tru sakata,
Hiqni dore nga këto ngatrresa,
Te pa hijshme te pabesa!
Nuk pranon jo kurr shqiptari,
Per me u quejtun gjak tartari !
Te krishtene e musulmane,
Veç nje bese e fe po kane,
Le ta dije gjithe njerezia,
Feja e shqiptarit-shqiptaria
ESHTNAT E SKENDERBEUT
Po jehon një za nga mali,
Za që vjen nga lashtësia,
Za mjerimi e za halli,
Se shumë poshtë ka ra Shqipnia.
Na jan çue do sharlatanë,
Plot me tituj e doktorata,
Që i thonë vetes historianë,
E po i kanë veç trutë e thata.
Skënderbeun duen me gjykue,
E m’e zhduk prej historisë,
Se ky burrë paska gabue,
Që i dha dermën osmanllisë.
F’mija e djepit në Shqipni,
Fort mirë njeh Gjergj Kastriotin,
Se mjeranët n’akademi,
Që s’po njohin edhe Zotin.
T’marrin krabën e çobanit,
Me kullot dhi dhe dele,
S’ju shkon petku i historianit,
Q’historinë kan ba fertele.
Tundën eshtnat e Skënderbeut,
Varë në qafat osmallije,
N’katër anë shpërda të dheut,
Gjith njaj trup coptue thërmijë.
Çirruni sa t’plasni burra,
Profesorë dhe akademikë,
Keni mbet hala tek ura,
Të pazotë karabedikë.
Përmbi gjithë Kombin Shqiptar,
Monument Gjergj Kastrioti,
Nji Hero i Madh Kombëtar,
Që e njeh bota edhe Zot i ,
Q’e njeh bota e Perëndia,
Nder po ka prej tij Shqipnia !
PSE SHQETSOHET DRITEROJA
Mor Agoll dhelpën e vjetër,
nuk e gjej si ti një tjetër,
te shkon gjuha te dhëmballa,
te partia jote gërdalla.
Si bulldog veç rrin tuj lehun,
pik raki e rin i dehun.
Komunizmi ra nga fiku,
mori leckat edhe iku.
S’të vje turp që mbron partinë,
njat kulçendrën dhe lubinë,
që zbatoi luftën klasore,
aq përbindshe dhe mizore.
Ku të shpie mushka or burrë,
koha jote s’kthehet kurrë,
si pas qejfit livadhise,
me romane e shkrime pise.
Ma ato vjersha krejt servile,
tuj levdue partine katile.
Njat parti fort gjakatare,
sllavo-file antishqiptare.
Kryetar i realizmit,
te ksaj pjelle t’komunizmit,
dalë prej Moskës e Kremlinit,
me parimet e Stalinit.
Realizmi yt i zi,
në kulturë bani kërdi.
sakatoi gjithë letërsinë,
bashkë me të dhe historinë.
Bashkëpuntor i atij regjimi,
regjim vdekje edhe krimi,
kolaboracionist me bajrak,
pena jote kullon gjak.
Bashkё me at Kadarene,
paski qenё tё dy lёgёnё
servilosur ndaj parisё
varrёmihёs t’letёrsisё.
N’kye t’realizmit socialist
tё betuar si komuinist
plot levdata thurёn partisё
edhe atij Enver lubisё.
S’ keni vra me arme prej zjarri,
as ken var kend prej litari,
por me penë kin’ ba kerdi,
luftës së klasës tuj i pri.
Luftё klasore tuj zhvillue,
nё romane veç tuj shkrue,
pёr lavdinё e socialismit
dhe triumfin e komùunizmit.
Fort shqetsohet Driteroja,
se tashti po ju del boja,
Dritero’ mos kij hiç frikë,
boja e kuqe s’ka me u shqitë
Porsi ti dhe Ismaili
i mbuluar si thёngjilli,
ndёrsa ti ta themi troç
je vёrtet njё burr kaproç.
KERCEN PRIFTI NGA BELAJA
Kërcen prifti nga belaja,
Kjo e ka gjet popllin shqiptar,
E kn zanë halle të mdhaja,
Ma nga vallje s’mund me dalë.
Veç premtime duke dëgjue,
Ndërsa fjalën kush s’e mban,
Njezet vjet po kan kalue,
Pronat kush nuk po ua ndan.
Jo s’i ndan por nuk po don,
Se me i marrë vet ka lakmi, l
Me ligj bukur veç lodron,
padrejtsinë e ban drejtësi.
Pa degjoni ju shqiptarë,
Si nuk duel një burrë i zoti,
Me i rropos kto pushtetarë,
që sundojnë kot si koti ?
Me ua ba besa rrup sup,
E me i pru e kthye n’imanë,
Ose bojën me ua hup
Shej të tyne mos ne lanë !
POLITIKANET TANE
Të dashtun politikanë
Vërtet po lini namë
Me ua pas zili
Jo vetëm princa e mbretën
Presidentë e sundimtarë
Por vetë ajo Perëndi
Që vran e kthjell
Për si ju ndjek
Ju adhuron e brohoret
Njerëzia
Rrofshi sa malet
Marrshi
Nga vitet tona
Nga mbarë Shqipëria.
Shqiptarët e shkretë,
Që e pësuen
Si s’ka ma zi e përdreq
Presin gojë hapun,
Se mos diçka u bie në gojë
Me rrisk e pa rrisk
Dhe jetën ua ndreq
Me nis nga e mbara
Pas termetit
Te diktaturësn mizore
Që shembi
Rrënoi e bani batërdi
Mbi rracën arbnore
Motrat
E vllazni e tij.
Politikanët këtë e din mirë
Por nuk u levërdis
Ta bajnë kthesën
Nga mbaresia
Dhe e shohin ma me vend
Që të vazhdojë
Rrëmuja e padrejtësia
As e qajnë kokën
As e lodhin mendjën
Për të vdekun e të gjallë
Xhepat e tyne
T’i mbushin plot
Si dje edhe sot
Le të shkojë
Gjithçka
Rrumpallë.
Rroftë rrumpalla
Pa rregull e telashe
Të mbretnoje anarkia
Dhe amanetin
Nuk e tret dheu
Jo po e tret
Qeveria
Që ata përfaqsojmë
Deshi a nuk deshi
Popullsia !
Se kështu e do politika
Na e ka lanë amanet
Partia !
PRESIDENTI KONSENSUAL
Zot nё qiell asht ngritun kuja,
N’parlament ka plas rrëmuja,
Duen me zgjedh nji president,
Porsi dashin zgjedhin dhent.
Sa për dhen plot ka Shqipnia,
Ku lulëzon veç blegtoria.
Ja nji dash i rreze-krutun,
Jo me fjalë e shum te lutun,
Ja nji skjap te madh mjekrrosh
Qime kuq e kokë bosh.
Si do që të luhet roli,
Presidenti del si xholi.
Mos thartoni trutë ju hiç,
Sa te ket kjo shporta fiq !
Desh e skjep po paska plot,
Pernjimend dhe jo për kot.
Veç ç’ka thuhet edhe flitet,
Nuk po dihet kush po zgjidhet.
Ka marrë vesh njaj qeni i stanit,
Fort ka leh i ka dhanë zanit:
“Ç’ka kërkoni mor te shkretë,
President jam këtu vetë !
Seç po luhet taraloja,
Parlamentit po i del boja,
Deputetve u ka hy sherri,
N’vend t’dashit t’zgjidhet derri !
Mjer Shqipna ç’e ka gjet,
Ç’asht kjo lojë për president.
Na ka dal bidat i ri,
President pse jo grania,!
Përpjetë bishtin ka çue dhia.
Propozim nga blegtoria:
Presidente t’vihet femën
N’daç me emën a pa emën :
Mir shqiptarët t’ marrin vesh,
Mjaft sunduen skjep e desh.
Zot i madh ç’ka me diftue,
Ujku n’mal na kënka çue :
– Merrni punën ma javash,
Nuk ka skjap as dhi as dash,
U a pres zverkun fet e fet,
U a thith gjakun me lezet,
Se jam vetë për president.
Ujku fort ka ulurue :
– Nuk me del kush para mue !
Jo me vota, jo pa vota,
Veç sehir po ban kjo bota.
Kush po zgjidhet president,
Dreqi e di ket punë njimend.
Se me dreqin janë të tanë,
I ka lind partia nanë.
Bijt e saj i ka edukue,
Komunista mish e thue:
– Nё Shqipni, ju me sundue
N’krye t’shtetit ju do rrini,
Se bekim prej meje kini.
President zgjidhni pa huqe,
Kush ka ruejt triskën e kuqe.
N’xhep e mban si hajmali,
Ia ka dhanë nana parti.
Mjer Shqipnia ç’e ka gjet,
Kuqalosh prap president !
Sipas gjasës, kshtu po thonë,
Për mjerim të vendit tone.
Vaso Pasha mire ka thane,
Skrue ne vargje e ka lane :
– O e mjera moj Shqipni,
Të kan qit me krye në hi !
T’drejt ka pas Vaso Shkodrani,
Se n’Shqipni sundoi shejtani,
Njaj shejtan i kuq si gjaku,
Që Shqipnin lidhi për laku,
Lidh per laku mos ma keq,
Mjer ç’ka vuejtun e ç’ po heq !
Lahutari q’asht tuj kndue,
Njikto vargje i ka rreshtue,
Qe ta marri vesh njerëzia,
Hallet që po ka Shqipnia.
Kan kalue njezetshtat vjet,
Pesë janë zgjedhun president,
Si binjakë të gjithë t’nji bojë,
Kjo asht besa veç taralojë !
Tash i shtati t’ bahet gati,
Si ta ket vendosun fati.
Në vath delet blegërojnë,
Kryetar shteti do t’votojnë,
Si ta duen e dishrojnë,
N’ daçin skjep a n’daiçn desh
Një hu gardhi apo hund lesh.
Se ç’ka plasun në vathë sherri
Blegron delja, hungron derri,
Muu ban lopa, çirre dhia,
Se do zgjidhet thon paria.
Duen me zgjedhun një kryetar
N’krye të vathit komandar.
Cohet dashi mban fjalim:
-Të votoni për emnin tim :
Nuk ka berr me u mat me mue,
Ktu në vath për me sundue!
Ngrihet skjapi me madhështi,
-Për at post jam un në krye.
I kam brinat nga një meter,
Para meje s’del kush tjetër.
Veç nga fundi po del dhia,
-Pse mos t’zgjidhet dhe grania ?
Mjaft ju mashkujt me sundue ;
Nji kryetare me dalë grue !
-Mbylle gojën, bisht përpjetë,
Se ne vath jam kryetar vetë !
Foli rrebt njaj qeni i stanit,
Fort po leh dhe e i jep zanit :
Se ç’asht shtue ajo rrëmuja,
Deri n’qiell asht ngritun kuja.
Ujku ’pyll l’shon ulurimën,
– C’janë kto berre që po grinden,
Dashkan t’zgjedhin një kryetar,
Pse kujtoj se un ha bar ?
Për ju berret jam un Zot,
Mos t’ju shkojë mendja kot,
Se po zgjedhni një kryetar
Duke pasun mue të parë.
Ndigjoi balua e u tërbue :
-Mor ti ujk ç’ka je ka thue,
Pa guxo ktu me u avitë,
Se t’i nxierr në sheh mushkritë.!
Vjen bariu duke vrapue,
Pushkën n’krah krejt i shqetsue:
Vallë asht çmendun bagëtia,
Që ka plas kjo xhurulldia ?
Kur bariu u duk te dera,
Pushoi zhurma dhe potera,
Erdhi qeni tuj luejt bishtin,
Dhe nga pylli drejtoi gishtin.
Ujku i kuq fort uluriti,
Pushkë bariu mbi të qiti,
Iku ujku bisht ndër shalë,
E nuk dihet ku ash ndalë.
Mir ne vath u vu qetësia,
Mbyllën gojën delja e dhia,
Dashi e skjapi ndejtën tok,
Tuj kuvend shoku me shok.
Rrin bariu e ban çudi,
-C’ ka ka ndodh me kët bagti,
Që gjith vathin kan perzi ?
– S’e kam dit që veç nerëzia
E di ç’ash demokracia,
Dhe bagetia dashka me nisë,
Brenda n’vath me u qeverisë.
Si ka nis puna përbesë;
Na ruejt Zoti mendt e kresë !
Por qe ju ta merrni vesh,
Veç e kemi qesh e ngjesh,
Pralla n’Lesh, shndetja prej nesh.
Komentet