VARRMIHESVE
Ju varrhmihësa të Kombit Shqiptar,
të shitun te serbi dhe Rusia,
ushtruet terrorin ma barbar:
u lemërit prej jush e tanë Shqipnia.
Ju komunista qe nuk njihni Zotin,
diktature vendoset shum mizore,
n’krye i vutë njeriun ma t’kotin
me huqe gjakatare dhe kafshore.
Urdhën jepte ky monster i gjallë
intelektualë me i zhduk e pushkatue
shyqyr qe nuk perdorej ma shpata,
kokat do ua kishte shkurtue si pata.
Flakën i vuni kullave historike,
të patriotëve të shquem të Shqipnisë
t’familjeve të mëdha aq heroike
ndera e krenaria e shqiptarisë.
I mbushi burgjet e qelitë me t’burgosun
kampet e internimit plot për plot,
krimet e malukatit s’kan të sosun
u derdhen lumej me gjak dhe lot.
Sot po ata ish komunistë
nostalgjikë për krimet që kan krye
për atë veprimtari të tyne aq të pistë
dekoratat n’gjoks i mbajnë mbërthye.
Kulturën e nëpërkamben e sakatuen
me disa shkrimtaruca oborrtarë,
historinë të tanë e fallsifikuen
sikur nuk ishin edhe ata shqiptarë.
Shqiptarë ata s’paskan qanë kurrë
vllaznit e tyne tuj masakrue
nuk lanë plak, fëmi, grue e burrë
përpa i vra, burgosë e internue.
Paska qanë një farë aq e keqe,
ishte fara e Stalinit t’Siberisë
s’ka ku shkon si ajo ma përdreqe
që u mboll në tokën e Shqipnisë.
Varrmihës mbeteni n’ faqet e historisë
ju që kombin shqiptar keni mohue
edhe Kosovën ia falet ju Serbisë,
kosovarët tuj vra e masakrue.
E përmend atë kohë barbare,
me ato kriminelë që krime kan krye
që forcë të gjajë shoqnia shqiptare
ajo kohë mizore kurr ma me u kthye.
Et të marri Shqipnia rrugën e mbarë,
Drejt Europës si kombi ma i vjeter,
Ku themelet i ka n‘ mijavjeçarë,
E ku do t’integrohet patjetër.
LETERSI E PERÇUDUN
Qyshë se erdhi kjo partia,
U mbrapshtue gjithë Shqipnia,
U përçud dhe letërsia.
Na u vendos rendi marksist,
Me realizmin socialist
Prej Stalinit kjo dhuratë,
Mjer kultura jonë e ngratë,
Përfaqësue me Shutëriqa,
Aleks Çaça e shkurtabiqa,
Fatmir Gjata e SiIiqa,
Me Jakova dhe Musaraj,
Vajmedet Shqipnia vaj !
Vijnë Agolla dhe Qafzeza,
Tuj këndue si këndeza,
Porsi pula kur deI veza.
U prinë para Kadareja,
I krekosun si deveja,
Që po nxierrë bidate t’reja.
Me të vdekun Italianë,
Paska ngrit ushtri në kambë,
Gjeneral u paska pri,
Tuj grrye tokën në Shqipni.
Po ku janë eshtnat e shkreta,
Të sa mija e mija veta.
Kush i gjen kockat shqiptare,
Të sa zemrave atdhetare,
Që u vranë e u qitën fare,
Prej partisë aq gjakatare,
Prej mizorit ma mizor,
Enver Hoxhës krye horr,
Që ti fort po e lavdëron ?
Pa ndigjo mor IsmaiI,
Paske qanun shumë kopil :
Mbi kolltuqe shkove jetën,
Plot e pate ti kuletën,
Nëpër plazhe e turizëm,
Ky për ty ish realizëm,
Realizmi socialist,
Veç mashtrim e rrenë me bisht.
Po për vllazën si s’mendove,
Që n’për burgje e kampe i çove ?
Nëpër kampe e nëpër këneta,
Ku i lanë kockat e shkreta,
Nëpër kanale e nëpër ledhe,
Kush kokallet ka me i mbledhë ?
Cili gjeneral do të shkojë,
Këto kocka të kërkojë ?
Ke njom penën me njat gjak,
Mija e mija kërkojnë hak,
Kërkojnë hak, kërkojnë shpagim,
Ti për ta s’shkrove nji shkrim !
Mor Kadare, mor Kadare,
Shokët e tu krejt dolën fare,
Ti nji fjalë për ta nuk foIe,
Kur n’Paris veç ike e dole,
Ike e dole si nji mi,
N’baltë e le t’mjerën Shqipni !
Sa për realizmin tand të zi,
Nuk vlen ma për letërsi !
GJERGJ FISHTA NUK HARROHET
Orë e Zana janë trishtue,
Tuj piskatë e tuj vajtue :
– Kob i madh për ty Shqipni,
Se Gjergj Fishtën duen me zhbi !
Njato muzhikët e Rusisë,
Bashkë me klyshët e Serbisë,
Kanë mendue e kanë vendosë,
At Gjegj Fishtën me rroposë !
Vorrin krejt ia kanë dhunue,
Eshtnat krejt ia kanë coptue,
Ia kanë thye e ia kanë tretë,
Do në luniê e do në detë.
Diktatori qen i tërbue,
fort po çirret tuj kërcnue :
-Ma Lahuta të mos ndigjohet,
As t’ lëxohet as t’ këndohet,
T’zhduket Lahuta a Malsisë,
Bashkë me gjuhën e Gegnisë !-
I ka gjetë disa shkrimtarë,
Do servila e do magjarë,
Për të shpifun e për të sharë.
Por s’mendon kështu Malsia,
S’pushon kanga as qiftelia,
Nëpër dasma e gostia,
E kanë ruejtë librin në gji,
Për çdo stan e për çdo shpi,
Përmendsh krejt e kanë mësue,
Përmendsh krejt e kanë këndue.
Se Gjergj Fishta kurrë s’harrohet,
Kanga e tij veç do këndohet,
Marash Uci dhe Osa Kuka,
Kur ndër sofrra shtrohet buka,
Shtrohet buka dhe rakia,
Me lahutë këndon Malsia
Me lahutё e çifteli,
Pёr çdo stan e çdo shtёpi.
Prani Zana mos vajtoni,
Kangët e Fishtës ju këndoni,
Ju këndoni nëpër mrize,
Nëpër pyje e ndër lajthize,
-Te nji krue te nji lajthi… –
Si ia donte zemra atij.
Për Gjergj Fishtën lahutar,
Mburret krejt Kombi Shqiptar
GJUHA SHQIPE NUK VDES KURRE
Çka i ka pjellê mendja tiranit,
Me ia ndrrue gjuhën vatanit,
Me fol t’gjithë gjirokastrishte,
Me shti n’vorr gjuhën gegnishte !
I ka mbledhë disa gjuhëtarë,
Me në krye nji Kostallarë,
Kostallarin Androkliu,
Kah bie’shqipja s’din i ziu.
Sus ! po thotë, urdhnon partia,
Nji dialekt t’flasi Shqipnia,
Nji dialekt glrokastriti,
(Zot i madh kush na e bediti)
Nji dilakt të imponimit,
Me dajak të sigurimit.
Po s’pranove shkove n’burg,
Ku e mbaron jetën si murg,
Nëpër kampe t’intemimit,
N’për gulagët e dëbimit,
Tuj prashit misër e qepë,
Dielli lkurën tuj ta rjepë.
Gjithё shqiptarët e veriut,
Me fol gjuhë të derëziut !
Gjuha shqipe ish denue,
Që Buzuku pal levrue,?
Bud, Bogdfan e Bardh tё shkret, t,
N’kosh të plehnave po i qet.
Fishtës krejt ia zhdukën vorrin,
Për të knaqun diktatorin,
Diktatorin bolshevik,
Që Shqipnia pat rrezik !
S’vonoi shumë dhe aq e pati,
E gjet fundin krahathati,
Edhe u kthye n’hije lugati.
N’gropë të plehnave përfundoi,
Bash njashtu si e meritoi !
S’pyet kjo gjuhë për diktator,
Për xhelatin ma mizor.
Gjuha shqipe nuk vdes kurrë,
Rrjedh e pastër si nji gurrë,
Si nji gurrë, si gurrë shqiptare,
E kulluet margaritare,
Nëpër kohë mijavjeçare,
Gjuhë e bukur, gjuhë krenare ,
TE RIKTHEHET MIRESIA
Ç’janë kto punë kto çorodina?
Asht ba vendi gjithë partina,
Gjithë partina dhe shoqata :
Ca të majme e ca të thata,
Ca të reja e me kostume,
Ça të vjetra dhe mërhume,
Ça me arna dhe me barna,
Ça pa kokrra dhe pa farna ,
Moj Shqipni e mjer Shqipni,
Të kanë qitë me krye ne hi,
Kto partina e organizata,
Për t’u hedhun me lopata.
Ku na janë burrat shqiptarë,
Patriotë edhe atdhetarë,
N’ballë të Kombit me qëndrue,
Me na pri, me na bashkue ?
Kurr s’ do ketë ma hajr Shqipnia,
Po s’i priu në krye burrnia ,
Me nji besë të gjithë me u mbledhë
Thashë e themet poshtë me i hedhë,
Me i hedhë poshtë sharjet, intrigat,
Zmirat, inatet, të tana t’ ligat ,
Me i hap rrugën njeriut të zot,
Që e thotë fjalën e s’e lot,
T’njeriut t’zot e plot me mend,
Me rimkambun nji kët vend,
Me rimkamb vendin pa tjetër,
N’kët Evropë populI ma i vjetër.
Krenarinë me i kthye Shqipnisë.
Si ne kohën e Mbretnisë,
Kur mbi fron ish Zogu i Parë,
Mbret i gjithë kombit shqiptarë.
Dh’ecte vendi e përparonte,
Gjithë Evropa e vlerësonte :
Lavdi e nder g’zonte shqiptari,
Për virtyte n’botë i pari.
Dhashtë Zoti e prapë Shqipnia,
Me u rikthye te mirësia,
E t’na hiqen kto partina,
Që po bajnë kto çorodina.
PATRIOTET E BELGJlKES
Kur n’Shqipni erdh diktatura,
Arratinë morën shumë burra :
Dikush detin tuj kalue,
N’për tallaze tuj lundrue,
Dikush pyje, lumej, male,
Jashtë kufinit për me dalë
Përtej detit n’ ltali,
Përtej maleve n’Greqi,
Përtej bjeshkve n’Mal tè Zi :
Në përpjekje tuj luftue,
Dikush vra; dikush shitue.
Arratinë morën shqiptarët,
Patriotët, atdhetarët,
Se n’Shqipni erdhën barbarët,
Komunistat stalinianë,
Lidh me sllav e me serbianë :
Njat Kosovën ua kanë dhanè.
Burg i madh u ba Shqipnioa,
Mbushun kampet plot me mija,
Burg i madh e vorr mizor,
Urdhën jep njaj diktator,
Njaj Enveri krye horr,
Që s’njeh babë, as nanë, as vlla,
Mbi shqiptarët bani hata.
I çfarosi krejt atdhetarët,
Nuk u gjendën kund dhe varret !
Në Belgjikë shumë janë mërgue,
Këtu erdhen me u strehue,
Diktaturës me i shpëtue.
Në mes tyne po ka burra,
Të përmendun nga kultura,
Të përmendun n’histori,
Shumë punuen kta për Shqipni.
Muharremi Bajraktari,
Muharremi Bajraktari
Në tanë Lumën ky i pari,
Kolonel n’gjendarmeri.
I përmendun për trimni.
Gjenerali Prenk Pervizi,
Në Kurbin ma i vjetër fisi,
Komandant i gjithë ushtrisë,
Shef i gjithë shtatmadhorisë.
Fiqri Dine, burrë dibranë,
Kryeministër në Tiranë.
Abaz Kupi nji kruetanë,
Tahir Zajmi e tё tjerё
Burra t’mir shqiptarё me vlerё.
Lita, Gjanaj dhe Kryeziu,
Basha, Beça e Spahiu
Skepi, Bami dhe Duraku,
BakaII, Nika, Gjini, Marku,
Prej gjithë anëve të Shqipnisë,
Mbledhun ajka e atdhetarisё..
Ktyne burrave u kish hije,
Për me u ul para një pije,
Për me u ul e me pi kafe,
Me shkëmbye dy pare llafe :
Për me folë për historinë,
Qysh luftuen për Shqipnini,
Qysh Atdheun me shpëtue,
Komunizmin me rrëxue,
Për të ardhmen me mendue,
Për me u gjet të gjithë bashkue,
për të ardhmen e Atdheut.
Kishin qanë burrat e dheut !
FLAMURTAR I LIRISE
Porsi drita e rrezës diellit,
Porsi bora në Munellë,
Nalt në Skuraj të Kurbinit,
Janë do kulla që shkelqejnë.
Qysh në kohë të Kastriotit
Nga kto kulla me frenxhi,
Larg u ndie era e barotit
Mbi të egrin Osmanlli.
Nga kto troje u lindën burrat
Që janë ndera e vatanit :
Dy herë rresht u dogjën kullat,
prej hordhive të sulltanit.
Dy herë rresht u dogjën kullat,
Por themelet kurrë s’u shembën
Se prej tyne dolën burrat,
Që s’u tundën, kurr s’u trembën.
Njaj Gjin Pjetri burr i burrit,
Ndaq për besë, ndaq për trimni,
Mik i ngushtë i Bajram Currit,
Gjithmonë shtrue sofra e tij.
Gjith sa herë u ndesh me turkun,
Në Kurbin, Pllanë e Milot,
Gjithmonë t’thatë mbajti barotin,
Gishtin n’çark e zemrën top.
Por nji ditë ai dha kushtrimin,
Por nji ditë ai dha kushtrimin,
N’kambë e ngriti gjith Kurbini
Me at za t’thekshëm piskamë
Por nji ditë ai dha kushtrimin,
N’kambë e ngriti gjith Kurbinin,
Me at za t’thekshëm piskamë,
Kush asht burrë n’Milot me dalë.
Lum e lum për t’madhin Zot,
Ç’janë kto trima n’armë shtrëngue,
Që janë nisë sot për Milot,
Vall ndoj dasëm t’ketë qëllue ?
Po, sot dasëm ka Miloti,
Treqind krushq në prak kanë ardhë,
Kërset pushka flakë baroti,
Njaj Gjin Pjetri Flamurtarë !
Me njezetetetë t’Nandorit,
Gjin Pervizi l’shon kushtrimin,
Kush asht burrë me gjak Arbnorit,
Në Milot të bajmë betimin !
S’ka tufan që ua ndal turrin,
Treqind burra dorë për dorë,
Në Milot kanë ngrit Flamurin,
Bash njat ditë që u ngrit në Vlorë!
Mban Flamurin Gjin Pervizi,
Burri, Ndera Lavdia e fisit,
15 vjeç për krah rrin nipi, (Prenk Pervizi.)
Bash si dega e nji lisi.
Mark Bregu Shkodér1996
KANGE PER NANE TEREZEN
Heu ! Ju zana të malsisë,
Që i kënduet përherë trimnisë,
Bashkë me orë e shtojzovalle,
Të këndojmë për grue të rrallë,
Zana sot u kërkoj ndjesë,
Për me thanë një përkujtesë.
Bashkë një kangë për me këndue,
Njat lahutën me m’ afrue,
Bashkë një kangë për me qendisë,
Për një bijë të shejtë t’Shqinisë,
Nanë Terezën e tanë njerëzisë.
Bekue qoftë ai truell arbnor,
Atje n’ Shkupin tonë malor,
Ku ke lindun ku je rritë,
Ku ty Zoti të dha dritë.
Anjes Gonxhe Bojaxhi,
Emnin pate n’fëmini.
Zanin ndjeve t’Perëndisë,
More rrugën e mirësisë,
E përvujtun dhe fetare,
Nanë Tereza shqipëtare.
Aq e vogël ti më shtat,
Aq e brishtë e pa takat,
Por me shpirt aq madhështore,
Me një forcë të madhe hyjnore,
Për mbi botë je çue vigane,
Me një dashuni prej nane.
Për t’sëmunët pa shpëtim,
Dhe për pleqtë pa strehim,
Për fëmitë të pa nana,
Mbetun rrugave qyqana.
Para teje u gjunjëzuen,
Me respekt ty të nderuen:
Kryetar shtetesh, Presidenta,
Sundimtarë , Mbretën, Regjenta,
Papa i Romës, Kardinalë,
Nobelista e Gjeneralë,
Prej Evropë n’Amerikë,
Australi, Azi, Afrikë
Çmimin Nobel ti e more,
Ti moj bijë e denjë arbnore,
Nanë Tereza, nanë shejtore.
Islamistë, Hindu, Krishane,
Me Budista dhe paganë,
Nga çdo fe e nga çdo anë,
N’ty kanë njohun mirësinë,
Që të afroi me Perëndinë.
Gjithë shqiptarët n’kamb janë çue,
Nanë Terezen me nderue,
Nanë Terezen e bamirsisë,
Me respekt ty të nderuen:
Krenarinë e tanë Shqipnisë
TE PERROJ I FIRARIT
Kushtue poeteve te rij
Wilson Bloshmi e Genc Leka
Te përroj i Firarit,
Dita e bardhë tuj ague
Krisën armët e zjarrit
U krye krim i shëmtue.
Plumbat xhelatë ranë,
Mbi dy gjokse djaloshare,
Du poetë të rinj u vranë
Me ritme vallesh barbare.
Te përroj i Firarit,
Kur u dëgjue bresheria,
U llahtaris fusha e mali,
Po vritej pafajsia.
Xhelatët vinin vërdallë,
Krejt në gjak përlye,
Nga Ferri thue të dalë,
T’ kobshmin krim me krye.
Te përroj i Firarit,
U krye flijim mizor,
Idhullit gjakatarit,
Q’ushqehej me theror.
U vranë dy zemra rinore,
U vra e poezisë krenaria,
U vra e ardhmja arbënore
U vra aty pafajsia.
Te përroj i Firarit,
Jetën e dhanë dy poetë:
Vilsoni e Genci së parit,
Do të kujtohen përjetë !
RROFTE LIRIA
Kushtue Xhelal Koprenckёs.
More djal i mbarё
more djal i mirё
tё njoha
atёherё
kur ishe fare i ri
e jetёn
andrroje
tё bukur
tё lumtur
po, çka se
tё kishin ndrydhё
çdo shpresё gёzimi
dh’andrrat djaloshare
humbisnin
n’humnerёn
e absurditeti t
e tё mohimit.
Tё rrembyen
kthetrat
e diktaturёs barbare
tё pllakosёn
nё qelitё varre
atje
ku errёsina
pёrlyhej
me gjak e lot
atje
ku shpresat humbisnin
e kush
s’tё dilte zot.
Ishe krenar
i pamposhtun
trim
guximtar
zanin çove
ia pёrlase nё fytyrё
ligёsinё
krimùin
mizprinё
kryexhelatit
tё ndyrё.
Shpata tij
varej mbi ty
e pamёshirshme
para plulmbave vrasёs
gjkosin bujar
zbulove
sypatrembur
rroftё liruia
thirre
dhe liria
do tё rrojё
gjaku yt
u desh
qё ajo tё rrojё !
ZOTI MORI HAK
(Kushtuar 67 martirёve lusbjarё )
Burra ishi
o ju lushnjarё trima
qё tё lidhur me njё besё
i qendruat fort krenarё
dhe pёrbuzёs
atij monstri
qё mbi ju drejtonte plumbat
ato plumba aq vrastarё
qё kёrdinё bёnin ndёr shqiptarё
d”aq mё tepёr n’atё ditё tetori
n’atё ditё tё zezё llahtar
aq e kobshma e mortore
kur pёrbindshi Mehmet
ju kositi or njerёz tё mirё
supatreburit lushnjarё.
Kush do ju shpagojё vёllezёr
kush pёr ju do marri hak
mbi ato kriminelё
tё pashpirt
gjakatar
qё nuk u ngopёn kurrё me gjak
e mbi ju viktima tё gjora
mizorisht
ata shrynё
terrorin e tyre
bolshevikё
tё betuar
para Stalinit
idhulit tё tyre mizor
tё cilit i benin kurbane
siç ndodhi me ju
fshatarё lushnjarё
tё flijuar theror.
Mehmeti si qen i tёrbuar
i nxitur me djallёzi
nga Mugosha serbiani
mbi ju
tё dashur lushnjarё
bёnte kёrdi
qeshte katili sllavi
ndёrsa kryhej krimi
lajmi shkonte rrufeshёm
drejt Moskёs e Belgradit
deri te Kremlini
ku rrinte i kёnaqur
bacё Stalini
musteqe ziu
pёr bijt e tij kriminelё
qё vazhdimisht atij
i benin flijime
me gjak njeriu .
Vajton pёr ju nёna Shqipёri
tё dashur lushnjarё,
qё ju ndanё egёrsisht
prej vatrave t’ueja
nga shtёpia
mbetёn jetimё fёmija
gratё tё veja
a ka mё tmerr ?
a ka mё mizori ?
Kaluan vitet
sakrifica juaj u harrua,
diktatura komuniste
ju kishte damkosur si tradhёtarё
kёshtu ia donte politika
partisё kulshedёr
por i benin hesapёt pa Perёndinё
tё cilёn e kishin mohuar
ateizmin duke shpalosur
tё pa dinё e imanё
qen tё tёrf buar
qё gjё pa bёrё s’lanё.
Mbi ta
pa mёshirё
ra shpata e Perёndisё
krimineli qё mbi ju shfryri mizor
Mehmeti xhelat
e gjeti siç s’e kish menduar kurrё
shkoi si qen
e si zagar
e s’vonoi dhe diktatori e pat
gjakatari i pamёshirshёm
pёrfundoi nё ferr
ku vendin ia kish ruajtur
kryedjalli
Luciferi plak
Zoti pёr ju lushnjarё zemёr trima
mori hak !
Komentet