Poeti grishë Zanën që, me te krah, të këndoj në «LAHUTË» ndodhjen historike të vitit 1878-1879 kur mbas vendimeve të padrejta të Kongresit të Berlinit, Ali Pasha i Gusis qet kushtrimin anë e kand Shqipnis per të mbledhë burrat mâ në shêj nga Gegnija e Tosknija dhe per t’u bashkue në Prizren. Në zanin e Alis arrijnë kreshnikët e kombit në qytetin zâmadh. Ora e Bardhë e Shqypnìs, i shef nga bjeshkët e Ljubotenit, ku e Mira ka ndejen, dhe gëzohet. Thërret Zanën e Sharit dhe, mbasi s’bashku dalin me nji koder, prej nga kundrohej qyteti, e pëvet simotren e vet se a thue i njifte ata burra rreshtue në kuvend. Zana, e habitun para pamjes madhështore të Homeridave të rij, kujton se Shqiptarët e mbledhun janë Akejt e vjeter ose Dardajt. Nisë, prandej, të cilsoj nder ta Agamemnona e Diomeda. Ban buzen në gaz Ora dhe tashti i spjegon motres nji për nji herojt Shqiptarë: Ali Pashën, Marash Vatën, Abdyl Frashërin, Prenk Bib Dodën, Toptanin, Zogollin, Gjetë Gegë Shllakun, Çun Mulën, Mar’ Lulën, Dod Preçin, Vrijonin, Derallën, Shan Dedën, Abdullah Drenin. Ndersa Ora e Zana bisedojnë këso dore mbi maje të Prizrenit, çilë kuvendin Abdyl Frashëri. Ai endë me nji gojtari të zgjuet, si i përket derës së tij letrare, vjetërsin e fisit Shqiptarë, kulturen e lashtë të tij, trimnîn e qëndresen gjatë shekujve, ashunin per atme dhe luftat e racës për të ruejt pavarsinë. Nga fjalët epeshueme të tija del në shesh se Shqipnija s’shkelet me dhunë dhe se Shqiptari din të vdesë për Atdhe. Kështu Shan Deda i Dedë Jakupit nxehet dhe, duke i pre fjalën gojtarit shperthen në shprehje të zjarrta e bè, që perforcojnë pohimin e mbramë të Frashërit. Ky merr rishtas fjalën dhe përfundon me nji grishje, që ua sjellë tanë të pranishëmve per t’i dalë zot tokave shqiptare dhe për të pështue Hot e Grudë, pPlavë e Gusi nga çapojt e Malit të Zi. Në këto fjalë preket Bajraktari i Shalës Mar’ Lula, dhe, tuj u përbetue në Shën Marrabe, nisë kuvendin, në të cilin pohon, me logjiken e Kanunit, se per tê e Shqiptarët e tanë âsht anmik i njajtë si Shkjau si Turku e se prandej këtij i do vû pushkën para. Mbas fjalëve të tija flet Ali Pasha. Ky tuj i dhân arsye Mar’ Lulës, paraqet nevojen politike që Shqiptarët të rrijnë per nji moment lidhë me Mbret të Stambollit, i cili heret a vonë do të bijë(rrëxohet). Për të mos e zgjat shum kuvendin, propozon për të shkrue nji letër ─ drejtue fuqive të Mëdha e Mbretit. Letra peshohet fjalë per fjalë dhe qartas ven në dukje se toka Shqiptare s’âsht as e Italianëve, as e Hinglizvet, Françezvet, Gjermanëve as e Sllavëve e se ajo tokë s’i lëshohej kujë as s’i falej.
Shkrepi dielli buzes Cukalit
eja e t’kendojme , oj Zane e malit
eja e t’kendojme n’Lahute t’Malsise
si ata krenat e Shqiptarise
ne Prizren na jane bashkue
per me fole se si me e peshtue
prej çapojve t’Malit t’Zi
qi ka dyndun top e ushtri
me hi n’Plave , me hi n’Gusi
me marre Shkodren me Malsi
der’ ku dane vendi me Dri
pse , po tjone , Mbreti i Stambolles
dore i dhanka Knjaz Nikolles
me ndeze zzjarm ai n’votra tona
me nga qete ai n’ara tona,
me ba dru n’zabele tona
e me gra e vasha tona,
me lujte Shkjau harushe me ne
thue s’ka Shqiptare mbi dhe.
Por po kisht’ , besa , Shqiptare
kisht’ Shqiptare zemer bujare
burra t’urte , trima luftetare
qi s’po u tutshin keta me deke
n’erz e n’toke me pase me i preke
Perse , qe ; qaj Ali Pasha
fort ka vra ato vet’lla trasha
ka vra vet’llat edh’ a’ idhnue
burri i botes ‘ kur ka nigjue
se n’berlin asht ba pleqnia
nen kambe t’Shkjaut me bue Shqipnia
edhe ne n’Peje trimi ka dale
t’tane Shqipnise ka cue nji fjale
qi shk’a’ Krye , shk’a Bajraktar
shk’a Vojvode e shpi e pare
fille me dalun ne prizren
per me ngrehe aty kuvend
e si motit per atdhe
me lidhe besen , me lidhun fe
bese e fe me lidhe shqiptare
se pa dale Shqipnia fare
sa qi n’fushe as ne zabel
mos te lehe ma qen ne stel
mos t’kendoje as pule as gjel
vendin te huejve mos m’ua leshue.
Shkjaut per t’gjalle mos me iu shtrue
mos me vu “kapice” mbi krye
Mbretit fjalen me ia thye
Edhe n’lajm qi cpon Alia
trup ne kambe cohet Shqipni
shk’a gegeni e shk’a Toskeni
cohen Krene e Bajraktare
Agallare e pashallare
Me Vojvode e me beglere
trima n’za , burra me ndere
larg t’permendun per urti
lart te lupun per pleqni
e kush tok e kush shok
si ata hyjt qi shkrepin n’qielle
ne Prizren na shkuekan fille
Prizrenjanet ku mire po i presin
buke e zemer po u qesin
si zanate qi e ka Shqipnia
kur t’u shkoje miku ke shpija
e si tok na jane bashkue
trimat n’kambe atehere jane cue
e kane dale ne log t’kuvendit
n’ato mojet e Prizrenit
ku kane ndejun rend mbas rendit
me Ali Pashen n’krye t’ vendit.
Valle c’piskati n’hije t’blinit
n’ato mrize t’Ljubotinit
qi ushtoi vigma ashtu zalise?
Ora e bardhe e Shqiptarise
paska kene m’nji gurre tu’ u la
edhe e mira e paska pa
se atje poshte- o ne Prizren
kenkan mbledhe Shqiptaret ne kuvend
paska pa ajo e kenka gezue
n’maje t’bjeshkes paska flut’rue
edhe n’gjuhe t’ambel t’ Shqiparit
thirre i paska zanes se sharit
sa qi ushtue ka hapesira
a po ndien , moj t’rafte e mira!
moj shtat rrituna na mjalte?
Paeja ‘ i here m’kete bjeshke te nalte
paeja ‘ i here , per dac me pa
shka s’ke pa as n’Turk , as n’Shkja
Zana mire ate e ka ndi
fluturim asht leshue n’ajri
ia ka behe n’bjeshke t’ Ljubotinit
sa rre’ i here qepalli i synit
ku aty para i ka dale ora
edhe kapun dora-dora
tue kuvend motra me moter
na kane zanun vend n’ate koder.
vend n’ate koder , si kane zane
ka qite ora dhe i ka thane:
“se une qi dijte e kam ma s’miri
se ty p’r here ta ka dashte hiri
me t’kuvendun fjale burrnie
me t’ permendun pune trimenie
e me njohe burrat e dheut
qi per Fe e per liri t ‘ Atdheut
vringellojne shpatat si vetima
trandin boten si bumb’llima
bajne anmikun copa e grima
deshta t’thrras , moj vetull-njale
mbi kete bjeshke nji here me m’dale
per me t’thane se edhe n’dite t’sotit
po kisht’ burra porsi motit
mos me u trembe ne flake t’barotit
mos me u tute n’vringellim t’celikut
balle per balle m’iu turre anmikut .
A i sheh poshte atje n ‘Prizren
njata burra mbledhe n’kuvend?”
A thue i sheh e a thue po i njeh ?”
Un po shoh , por nuk po i njoh
Nuk po i njoh , jo , se kush jane
po i pergjegje e bardha zane
vec , mbas gjaset , kish ‘ me thane
se ata akejte na kenkan ngjallun
qi t’larget Trojten paten kallun
pse edh’ ai trimi n’krye te vendit
qi po dan ne log t ‘kuvendit
porsi t’isht’ nji rode dragonit
fort m’i ngjaka Agamemnonit
si p’r ate tjetrin , pak pertej
me ata t’dy mustaket te medhenj
krah e m’krah qi i paska leshue
e qi folka si tu’ ul ‘rue
kish me thane se a Diomedi.
Fort ka qeshe Ora me vedi
se ata Akejte , besa , nuk jane
s’jane Akej as jane Dardaj
as vigaj , as katalla
por jane Krenet e Shqiptarise
krenet e Gegeve e t ‘Toskerise
qi kane dalun ne kete dhe
me lidhe besen , me lidhun fe
edhe n’ arme keta me u shtrengue
Europes fjalen m’ia poshtue
qi me Mbret paska pleqnue
me i dhane dore malit te Zi
t’a copetoje t ‘mjeren Shqipni ……
Eshte nje veper letrare me cilesi te pa krahasueshme nje poem e stlit klasik te qytetrimit te zhvilluar ne livelin artistik. Eshte e gialle ne thelbin e saj..e mahnitshme!!