Absit iniuria verbis, armiqësia qoftë larg fjalëve të mia, thoshin dikur latinët.
Zgjedhjet në Kosovë kanë mbaruar më 14 shkurt. Ka përfunduar edhe procesi i numërimit të votave. Rezultatet janë certifikuar. Është koha që vota e Kosovës të sendërtohet. Dhe të sendërtohet ashtu si Kosova e ka autorizuar këtë votë. Konkretisht: Albin Kurti, në krye të LVV, ka kërkuar nga elektorati i Kosovës që ai ta zgjedhë kryeministër të vendit. Vjosa Osmani, në krye të Listës me emrin dhe mbiemrin e saj, ka kërkuar nga elektorati i Kosovës që ai ta zgjedhë presidente të vendit. Aleanca LVV-Lista Vjosa Osmani ka kërkuar nga elektorati i Kosovës të zgjidhet për të qeverisur Kosovën në katër vitet e ardhshme. Kosova ua ka dhënë të gjitha autorizimet Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, aleancës së kryesuar prej tyre. Këto autorizime nuk mund të cënohen.
Autorizimet që ka dhënë Kosova, përkatësisht elektorati i saj, janë cënuar dhe tjetërsuar tradhtisht nga Isa Mustafa, për hir dhe në të mirë të Hashim Thaçit, të PDK-së, të korrupsionit, të krimit; në dëm të LDK-së, në dëm të Kosovës, në dëm të demokracisë, në dëm të pavarësisë, sovranitetit, integritetit dhe unitaritetit të Kosovës. Prandaj institucionet që kanë dalë nga kjo tradhti, nuk i kanë qëndruar kohës. Kosova ka shkuar nga një palë tek një palë tjetër zgjedhore dhe është drejtuar më shumë nga qeveri në detyrë se nga qeveri të mirëfillta.
Prandaj Kosova i shndërroi zgjedhjet e 14 shkurtit në Referendum, ashtu siç i bënë thirrje asaj Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Prandaj, më 14 shkurt, Kosova tregoi se është vendosmërisht në mbështetje të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, në mbështetje të aleancës LVV-Lista Vjosa Osmani. As këta dhe askush tjetër nuk janë të autorizuar të cënojnë, të shmangin, të shpërfillin këtë autorizim që ua ka dhënë Kosova më 14 shkurt. Sepse do të ishte një tradhti e radhës ndaj Kosovës.
Përkundër formës së prerë me të cilën Kosova e dha vendimin e saj, eksponentë të propagandës, gjoja në emër të LDK-së, kanë ndërmarrë një fushatë paszgjedhore dhe shënojnë kulme pas kulmesh sa më shumë që afrohet formimi i institucioneve të reja të Kosovës. Në qendër të këtyre sulmeve tejet armiqësore, të shëmtuara, të liga, të ulëta është Vjosa Osmani. Nëse do të sulmohej për idetë e saj, për mënyrën si ajo imponon përqafimin e tyre nga elektorati i Kosovës, për mënyrën si ajo e bën për vete Kosovën, ani mirë, le të sulmohej. Nëse silleshin argumente për të rrëzuar idetë e saj, platformat mbi të cilat mbështetën këto ide, aq më mirë. Por jo. Vjosa Osmani sulmohet si femër, sulmohet si paraqitje fizike, sulmohet vetëm pse është Vjosa Osmani, pa i pasur faj askujt në botë.
Në qendër të këtyre sulmeve vihet kushdo që sjell argumente që nuk pajtohen me fushatën denigruese paszgjedhore ndaj Vjosa Osmanit. Sepse, sipas tyre, Vjosa Osmani, qenka armike e LDK-së, qenka simbol dhe mishërim i gjithçkaje të keqe që i ka ndodhur Kosovës në disa shekujt e fundit. Dhe, po sipas tyre, përkrahësit e Vjosa Osmanit qenkan amiq të LDK-së, meritokan çdo fyerje, çdo poshtërim, çdo shfryrje të urrejtjes, çdo kërcënim, çdo shantazh, çdo mallkim, çdo masakrim që e meritoka Vjosa Osmani për të këqijat shumëshekullore që ajo paska bërë.
Shprehjen latine në krye të shkrimit e solla jo për tjetër, por për t’ua kujtuar fushatistëve paszgjedhorë se kjo ishte motoja e Ibrahim Rugovës, nën udhëheqjen e të cilit në LDK nuk kishin vend lahperët dhe lahperizmi që e kapluan këtë parti pas vdekjes së liderit. Në asnjë fjalë të folur, në asnjë fjalë të shkruar në Ibrahim Rugovës nuk ka pasur asnjë gjurmë të urrejtjes. Ibrahim Rugova ka dashur ta ndërtojë të ardhmen e Kosovës dhe e ka ditur se me urrejtje kjo e ardhme nuk ndërtohet. Ibrahim Rugova e ka ditur se kush e urren Kosovën, prandaj, për hir të së ardhmes së Kosovës, ai nuk ka rënë në pozitat e urrejtjes, nuk e ka nxitur urrejtjen, nuk e ka frymëzuar urrejtjen. Lahperët dhe lahperizmi, që ka dalë në krye të LDK-së pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, nxitin, frymëzojnë, promovojnë, sponsorizojnë urrejtjen, përbuzjen, përçmimin e çdo vlere të Kosovës, çdo vlere shqiptare. Ibrahim Rugova ka pasur kundërshtarë, por kundërshtarët nuk i ka pasur armiq. Sepse armiq i ka pasur vetëm armiqtë e Kosovës. Ibrahim Rugova ka pasur dinjitet edhe përballë armiqve të Kosovës, edhe përballë kundërshtarëve të tij politikë, por kundërshtarët politikë nuk i ka parë asnjëherë si armiq. Prandaj Ibrahim Rugova dhe LDK-ja e udhëhequr prej tij i kanë fituar të gjitha përballjet. Prandaj lahperët dhe lahperizmi në krye të LDK-së, pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, i kanë humbur dhe i humbin të gjitha përballjet.
Në këtë frymë, pra në frymën rugoviane, u përfshi zonja Elida Buçpapaj, kur në murin e përgjithshëm pa se po qarkullonte një status veçanërisht denigrues ndaj Vjosa Osmanit. Zonja Buçpapaj solli argumentet e saj në favor të zonjës Osmani, por menjëherë u vu në qendër të sulmeve nga ato që mund të vijnë vetëm nga humbës serialë, të mësuar me pushtetin e dalë jo nga votat e Kosovës por nga pazaret antiKosovë e antikombëtare të Isa Mustafës me Hashim Thaçin.
I bëra thirrje Elidës t’i largohej një komunikimi ku sulmohet fjala e lirë dhe femra shqiptare nga isamustafistë që e gjejnë ngushëllimin e humbjes tek shfryrjet e liga që nuk i kanë hije as lumpenajës më të ulët të njerëzimit. Në një koment të vetëm, i sqarova isamustafistët se ne nuk i kemi përzier kurrë vlerat me antivlerat, të pafajshmit me kriminelët, të pakorruptuarit me të korruptuarit. Prandaj ne e vlerësojmë edhe Lumir Abdixhikun. Ua bëra të qartë se asnjë nga këta që hedhin helm kundër grave, që përfaqësojnë Nënat e fëmijëve tanë dhe pozitën që ka fituar sot gruaja shqiptare në politikë e shoqërinë me arritje, vlera dhe dinjitet, nuk ndryshon nga militarët kriminelë serbë që kanë dhunuar 20 mijë gra e vajza. Iu kërkova të tërheqin helmin e gjuhës dhe ta ruajnë për ata që tradhtuan vlerat evropianiste të Rugovës me ata të cilët nuk e lanë Rugovën me pa një ditë qetësie. Elektorati i LDK-së nuk e harron gazepin 14 vjeçar që ka prodhuar aleanca e lidershipit të LDK-së me Hashimin. Lidershipi i LDK ka qenë vasal i Hashimit dhe bashkëpunëtor. Sot në Kosovë nuk botohet asnjë gazetë e shtypur, paratë ndahen në mënyrë kriminale nëpër portalë si kliente të politikës të pistë jo si zëri i popullit të vuajtur të Kosovës. Ne i kemi rezistuar me dinjitet dhe profesionalizëm të lartë të gjithë katastrofës që ka shkaktuar keqqeverisja nga shperdorues të pushtetit dhe mashtrues të popullit. E kemi nisur këtë mision kur Kosova ka qenë nën pushtim, kemi mbuluar 3 konflikte, kemi marrë në mbrojtje të drejtën dhe të vërtetën që anon nga liria, pavarësia dhe demokracia! Plot kolegë na i kanë vrarë! Drejtësia është e pazbardhur sepse e ka mbajtur peng politika, aleanca e Isa Mustafës me Hashim Thaçin. Sot jemi këtu ku jemi. Një hordhi që fshihet pas portretit të Rugovës sulmon gazetaren, shkrimtaren dhe botuesen Elida Buçpapaj sikur me qenë kopjet e vrasësve të kolegëve tanë. Turp! Ka ardhur koha e ringjalljes të LDK jo e groposjes përfundimtare. Janë grahmat e politikës të turpit në largim. Kosova nuk humb kurrë! Isamustafistët nuk e ndalin dot rrjedhën e të ardhmes të Kosovës. E kanë penguar, vonuar, marrë peng, por në fund ja rezultati. Ne jemi Rugovistë të veprave. Kush nuk ka sy me e pa, ia ka zënë sytë harami nga përfitimet, vjedhjet, mashtrimet. Shkelësit e ligjit shkojnë pas zbarrave ndërsa Kosova ec përpara me fytyra të reja, ndërsa ne gazetarët mbetemi rojtaret dhe mbrojtësit e shtetit të se drejtës nga shkelësit e ligjit. Pra, nuk bëjmë koncesione me politikën, mbajmë distancën e pavarësisë. Kosovës i duhet shteti i së drejtës! Sepse deri tash shteti ka qenë pronë private e politikës kur duhet t’i përkasë popullit.
Heⅼlo there, I found your site by means of Google while sеarching forr a ѕimilar subject, your web site came up,
it looks ցood. I have bookmarked it in my gooցle bookmarks.
Hi theгe, simply changed into alert to your weblog through
Google, and found that it’s really informаtive. I am going to be carefսl for ƅrusseⅼs.
I’ll apⲣreciatе shouⅼd you pгiceеd thiѕ in futսre.
Numerous other folks might be benefiteɗ frtom your writing.
Cheers!
Here is my web blоg; payday loans tv advert – paydayloanusaone.com –
lovoo leider hat es nicht geklappt lovoo über mich text mann http://lovooeinloggen.com/
100 free dating sites in south africa
find hidden profiles on dating sites free http://freedatingfreetst.com/
adult breastfeeding dating
how many adult dating sites are really legit http://freeadultdatingusus.com/
Wow, stunning website. Thnx … https://datingsitesfirst.com/
You’re a really useful web site; could not make it without ya! https://datingonlinecome.com/
Just wished to point out I am lucky I happened on the internet page! https://onlinedatingtwo.com/
Thanks, this website is very beneficial. https://onlinedatinglook.com/
Thanks for furnishing these superior data. https://ketodietplanus.com/
Great looking site. Presume you did a great deal of your
very own coding. http://ketodietione.com/
Terrific webpage you have going here. https://ketorecipesnew.com/