Gazeta italiane ‘La Stampa’ ka shkruar një artikull në lidhje me kampet në Shëngjin dhe Gjadër, që pritet të hapen këtë muaj për të pritur emigratët e kapur në Mesdhe nga autoritetet e Italisë.
Problem kryesor në lidhje me këto kampe, sipas gazetës, janë kanalizimit, kështu deri në rregullimin e problemit është parashikuar që gjithçka të derdhet në lumin Drin.
“Për momentin është vendosur që gjithçka të hidhet në lumin Drin, sipas informacioneve. Emigrantët e parë mund të mbërrijnë këtu nga data 10 shtator deri në fund të muajit. Autoritetet po nxitojnë për t’i çuar atje”, thuhet në artikull.
Për gazetën ka folur kryeplaku i Gjadrit, Aleksandër Preka ka thënë: “Kemi qenë tre mijë banorë në kohën e komunizmit, kemi mbetur 600. Por tani po vijnë të gjithë këta njerëz të rinj”.
Ai ka treguar se për stafin italian, janë rritur dhe qiratë e banesave nga banorët e zonës.
“Këto shtëpi jepen me qira për një shumë prej 30-50 euro në muaj, stafi tuaj i kanë marrë 400 euro në muaj për dy vjet”, thotë Aleksandër Preka.
Sipas La Stampa, tashmë qendra e Gjadrit është gati.
Porti i Shëngjinit është ndalesa e parë për emigrantët që u nisën drejt Italisë dhe u deportuan në Shqipëri, pas marrëveshjes mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare.
Më pas, pas procedurave të identifikimit, ata do të ngarkohen në autobusë dhe do të dërgohen në Gjadër.
Gazeta rendit disa problematika përveç kanalizimeve që janë:
-Qendra e paraburgimit administrativ Gjadër është ndërtuar në ajër.
-Toka ishte e papërshtatshme. Nuk kishte themele.
-Nuk kishte asnjë sistem elektrik, nuk kishte ujë.
Sipas gazetës, kjo është edhe arsyeja e vonesave, teksa shton se ata po testonin lidhjen e internetit, e cila do të jetë thelbësore për të menaxhuar në distancë mijëra raste për mijëra jetë në pritje të gjykimit.
Kampi do të ketë 1150 vende për paraburgim dhe 24 për një burg të vogël të brendshëm.
Për ndërtimin e dy strukturave deri më tani janë shpenzuar 800 mijë euro. Të gjitha punimet janë të autorizuara me procedura të veçanta.
Materialet u blenë nga qeveria italiane nga kompani në Trento, Colaziocorte dhe Carimate. Ato janë pjesë për ndërtimin e kontejnerëve të cilët përgjithësisht përdoren nga të zhvendosurit nga tërmetet ose ndonjë fatkeqësi tjetër. Panorama.al