Arkitekti i këtij sheshi të shpêrfyturuar u vu në masë arresti sonte.
Ky sheshi e kjo qendër dikur më të bukrit në botë e sot një shëmti arkitektonike e një rrumpalle urbanistike ku pushteti matet me kate kullash e metra katrorë rreth e qark Sahatit e Xhamisë, simboleve të Tiranës, u riprojektu në kêtë derexhe si një bark majuce rrethu me shkurre e pêrbindsha betoni, nga miku i qeverisë e bashkisê Stefano Boeri.
Sot ky arkitekt star êshtë vënë nën arrest shtëpiak në Itali , për tenderim të parregullt për ndërtimin e një Biblioteke Europiane në Milano.
Prokuroria e Milanos ka ekzekutuar sonte këtë masë ndalimi.
Më 2020 kur e intervistoja me pyetjet;
Si ka mundêsi që një arkitek si ai bën një plan të tillë pêr Tiranën 2030 duke e shpërfytyruar pa identitet?
Përgjigja e tij qe se shumë vendime si rindërtimi i Sheshit, zgjatimi i Bulevardit e zgjerimi drejt Veriut ishte bërë nga administrata që qeveris Tiranën e Shqipërinë.
Do vi dita të zbardhen dhe këto vendime… si e kush i mori?
Sa u respektua gara publike?
Kush pagoi?
Sa kushtoi?
Friedrich Merz po përgatitet për një mandat në postin e kancelarit. Në një fjalim mbi politikën e tij të jashtme në Fondacionin Körber, ai prezantoi një program të detajuar të politikës së jashtme dhe të sigurisë për qeverinë që do të drejtonte ai. Kryetari i partisë më të madhe opozitare, Unionit kristiandemokrat konservator (CDU), pretendon – e kështu thuhet edhe në sondazhet e opinionit publik – se ai do të pasojë kancelarin socialdemokrat Olaf Scholz pas zgjedhjeve parlamentare në 23 shkurt.
Kreu i opozitës e përshkroi situatën botërore si të zymtë. Ne jemi dëshmitarë, sipas fjalëve të tij, jo vetëm të një “kthese epokale” (një term i përdorur nga kancelari Scholz), por të një “transformimi epokash”. “Nuk është vetëm sulmi rus ndaj Ukrainës që e dëshmon këtë. Ne jemi dëshmitarë të shembjes së “parimeve të një rendi liberal, të bazuar në rregullat e deritanishme.” Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut po bashkëpunojnë në një “bosht revizionist, joliberal. Objektivi i Rusisë nuk është vetëm Ukraina, sepse raketat ndërkontinentale të Koresë së Veriut mund të arrijnë së shpejti në Amerikën e Veriut”. tha Merz.
Ministrat duhet të flasin një anglishte funksionale
“Rrallëherë një fushatë zgjedhore për Bundestag është shënuar kaq nga politika e jashtme gjermane dhe e sigurisë sa kjo,” vazhdoi Merz, duke theksuar se “qeveria aktuale ka dështuar në politikën e jashtme”. Sipas tij, partnerët gjermanë jashtë vendit kanë qenë dëshmitarë kryesisht të konflikteve dhe paqartësive mes përfaqësuesve të qeverisë gjermane. Ministrat shpesh nuk morën pjesë në mbledhjet e Këshillit të BE-së ose abstenuan nga votimi. Kjo do të ndryshojë nën të. “Për më tepër, nuk do të emëroj askënd si ministër apo sekretar shteti që nuk flet të paktën një anglishte funksionale”, tha Merz.
Në rast të fitores së zgjedhjeve, Merz planifikon të krijojë një këshill të sigurisë kombëtare në zyrën e kancelarit, i cili do të formulojë një strategji të sigurisë kombëtare. Gjithashtu, universiteteve duhet t’u jepen departamentet e duhura. Tema e politikës së jashtme dhe të sigurisë, beson lideri i CDU, është përgjithësisht e nënpërfaqësuar në Gjermani.
Politika zhvillimore në interes të Gjermanisë
Merz sugjeroi se politika e jashtme dhe e sigurisë, por edhe politika e zhvillimit, duhet të jetë e orientuar në të ardhmen drejt interesave gjermane, për shembull drejt promovimit të tregut. Përsa i përket politikës së azilit, duhet të zbatohet si vijon: “Një vend që nuk i merr mbrapsht shtetasit e tij në rast të dëbimit nga Gjermania, nuk mund të marrë më ndihmë zhvillimore në të ardhmen. E njëjta gjë vlen edhe për vendet që “kanë një qëndrim të dyshimtë ndaj terrorizmit”. ”
Merz iu referua edhe sulmit me thikë në Aschaffenburg të Bavarisë ku një afgan vrau një fëmijë dhe një burrë, ndërsa plagosi një fëmijë tjetër dhe dy të rritur. Ka afgan ka qenë në listën për dëbim nga Gjermania. Merz tha se në rast të fitores së tij, do të ketë dukshëm më shumë dëbime dhe një “ndalim de facto të hyrjeve” në të gjithë kufijtë për njerëzit pa dokumente të vlefshme udhëtimi, përfshirë edhe ata që kanë ardhur në Gjermani për të kërkuar mbrojtje. Futja e këtij rregulli do të ishte kusht partitë tjera për futje në koalicion. Partia e tij ka në plan të paraqesë propozime për të shtrënguar politikën e migracionit në Bundestag javën e ardhshme dhe t’i vërë ato në votim. Kritikët vunë në dukje menjëherë se propozimet e Merz bien ndesh me politikën evropiane të azilit dhe nuk janë ligjërisht të zbatueshme sipas ligjit evropian.
Zgjedhja e Trumpit mund të shihet si mundësi
Friedrich Merz sheh hapësirë të madhe për veprim, veçanërisht në politikën evropiane. Zgjedhja e Donald Trumpit nuk është shkak për panik, por një paralajmërim me zë të lartë për evropianët. Mirëpo kjo zgjedhje është dhe një mundësi.
“Ne nuk mund të mbështetemi te të tjerët për të zgjidhur problemet tona. Rruga të çon përmes “tre S-ve” në anglisht: simplification, standardisation, scale”. Për shembull, Evropa ka shumë lloje të ndryshme tankesh, ndërsa SHBA-ja ka vetëm një model. Megjithatë, kryetari i CDU-së refuzon në të njëjtën kohë financimin e përbashkët përmes bonove evropiane të mbrojtjes.
Edhe nën Donald Trump, SHBA do të vazhdojë të jetë me rëndësi të madhe për Gjermaninë dhe Evropën. Merz thotë se duhet të përmbahemi nga patronizimi i administratës së re amerikane dhe të eksplorojmë me maturi interesat e përbashkëta. Merz mendon se duhet të shmanget politika e tarifave të mundshme të importit, sepse “një spirale tarifore që do t’i bënte më të varfër evropianët dhe amerikanët”.
Merz në vend të kësaj do t’i ofronte Trumpit një axhendë pozitive, duke përfshirë një marrëveshje të tregtisë së lirë, edhe nëse kjo duket joreale për momentin. BE-ja duhet gjithashtu të kërkojë marrëveshje tregtare me vende dhe grupe të tjera vendesh, siç janë vendet Mercosur në Amerikën e Jugut. Marrëveshja e tregtisë së lirë e nënshkruar në dhjetor 2024 në Uruguaj ende duhet të miratohet nga parlamentet kombëtare të vendeve anëtare të BE-së.
Sa i përket Ukrainës, Merz po afrohet më shumë me Scholz-in
Sa i përket Ukrainës, kancelari i mundshëm Merz kërkon “paqe në siguri dhe liri” në vend të “nënshtrimit” ndaj Rusisë. Ukraina duhet të “fitojë luftën”. Ajo duhet të rifitojë integritetin e saj territorial dhe të zgjedhë lirisht aleancat e saj.
Pavarësisht thirrjes për mbështetje gjermane për Ukrainën, Merz gjithashtu theksoi: “Gjermania nuk duhet të bëhet palë në luftë, kjo përkon plotësisht me atë që thekson vazhdimisht kancelari Olaf Scholz”. Por ndërsa Scholz nxjerr përfundimin nga ky pozicion që të përmbahet nga dërgimi i armëve në Ukrainë, për shembull raketave Taurus, Merz ka mbrojtur vazhdimisht dërgimin e tyre, megjithëse ai nuk e përsëriti këtë në fjalimin e tij.
Më pak konflikt, më shumë udhëheqje
Në politikën evropiane, Merz kritikon se qeveria e mëparshme federale ka neglizhuar marrëdhëniet me Francën dhe Poloninë. Ai dëshiron të “riparojë” këto lidhje më të rëndësishme të Gjermanisë në Evropë. Si kancelar, ai fillimisht do të vizitonte këto dy vende.
Nga fjalimi i tij u bë gjithashtu e qartë se Friedrich Merz, si kancelar, do të merrte edhe një herë përgjegjësi më të madhe për politikën e jashtme dhe të sigurisë. “Është detyrë e kancelarit të sigurojë që mosmarrëveshjet brenda kabinetit të zgjidhen brenda dhe vendimet të avokohen së bashku nga jashtë,” shtoi ai. Ai po aludonte për mosmarrëveshjet në qeverinë e udhëhequr nga SPD e Scholz me partnerët e koalicionit, të Gjelbrit dhe liberalët nga FDP.
Megjithatë, si kancelar, Merz ka të ngjarë të varet edhe një herë nga një, ndoshta edhe dy partnerë koalicioni për një shumicë në qeveri. Çfarë pozicionesh në politikën e jashtme kanë këta partnerë potencialë është një pyetje tjetër./DW
Arben Ahmetaj rikthehet me denoncimet e tij të bujshme.
Gazetari Çim Peka ka paralajmëruar për fakte tronditëse që do të bëjë publike ish-numri dy i qeverisë së Edi Ramës.
Me një postim në rrjetet sociale, gazetari Peka shkruan se, kush do fakte të presën ditën e sotme në orën 20:45 për intervistën e 3-të të ish-zëvendësit të Edi Ramës, njeriut më të besuar të këtij të fundit, për vite me radhë.sn
Sot kremtohet 80 vjetori i holokaustit. “Tragjedia e pashoqe e Holokaustit nuk mund të zhbëhet. Kujtimi i tij duhet të mbahet i gjallë me turp dhe tmerr, për aq kohë sa zgjat kujtesa njerëzore”. Këtij përkujtimi botëror i bashkohen dhe familjet dibrane që i mbajtën hebrejtë nën sundimin nazistë duke treguar vlerat e larta fisnike dhe dokut shekullor shqiptar se “Shpia është e mikut dhe e Zotit! Kjo ditë kujtese botërore më bën krenar për Familjen time, për krahinën time Dibrën që na ndihmonin si të shpëtonim miqtë hebrej, për kombin tim që në fund të luftës së dytë botërore nr i të mbijetuarve hebraik u rrit! Ne shqiptarët nuk krenohemi se mbrojtëm mikun në kohë të vështirë por jemi krenar në heshtje se mbrojtëm jetë njerzore të pafajshëm! Ne bashkombasit e e të Shejtës Nënë Terze, i treguam botës se jetën ta jep Zoti dhe ai ka të drejtë te ta marri!
Kur vendi im do të nderoi jetët e pafajshme që i mori diktatura komuniste njëlloi si nazizmi që merte jetë të pafajshme.
Martin Luter Kingu na mëson “Një padrejtsi në çfarëdo vendi, është një kërcnim për drejtsinë kudo!
Le të shërbejë kjo ditë kujtese botërore për shqiptarët paqe dhe urretje ndaj krimit!
Besim Ndregjoni
Italia, një shtyllë e demokracisë evropiane, po përballet me një sulm të hapur ndaj lirisë së medias, dhe shënjestra kryesore duket të jetë emisioni investigativ “Report” në RAI 3. Pas publikimit të reportazhit tronditës mbi marrëveshjen e fshehtë Rama-Meloni për çështjen e emigrantëve dhe ekspozimin e lidhjeve të mundshme mes korrupsionit shqiptar dhe krimit të organizuar, gjithashtu dhe për reportazhe të tjera të cilat duket se kanë shqetësuar qeveritë në Tiranë dhe Romë, RAI ka ndërmarrë hapa që të tingëllojnë si censurë e qartë ndaj gazetarisë së lirë.
Reportazhi i “Report” shpalosi të vërteta shqetësuese jo vetëm mbi marrëveshjen për emigrantët, por edhe mbi skandalet që përfshijnë vetë strukturat qeveritare në Shqipëri. Në qendër të vëmendjes ishte emri i Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit shqiptar Edi Rama, për të cilin “Report” zbuloi të dhëna ekskluzive që e lidhin atë me një grup narko-trafikantësh shqiptarë. Dokumentet e prokurorisë italiane tregojnë se Olsi Rama përdorte të njëjtën makinë me anëtarë të një karteli droge shqiptar, të dënuar tashmë për aktivitetet e tyre kriminale. Edhe pse emri i tij përmendet në hetimet fillestare, ai nuk është marrë asnjëherë në pyetje, dhe më shqetësuese, është fshirë nga dosjet gjyqësore.
Ky raportim pason një seri skandalesh që kanë dëmtuar rëndë imazhin e Shqipërisë si një shtet të kapur nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Emisioni investigativ solli gjithashtu dëshminë e prokurorit të njohur italian Nicola Gratteri, i cili e cilësoi mafian shqiptare si një nga më të fuqishmet në Europë, falë lidhjeve të saj me struktura të korruptuara brenda vetë shtetit shqiptar.
Duket se raportime të tilla nuk i kanë pëlqyer qeverisë italiane dhe drejtuesve të rinj të RAI-t, të cilët tani po përpiqen të kontrollojnë çdo aspekt të prodhimit gazetaresk në televizioni publik. Qarkorja e fundit e firmosur nga administratori i përgjithshëm i RAI-t, Gianpaolo Rossi, që kufizon autonominë editoriale të programeve investigative, është një përpjekje e hapur për të heshtur zërat kritikë si “Report”. Të ndalosh drejtuesit e programeve nga marrja e vendimeve editoriale dhe t’i vendosësh nën mbikëqyrje të plotë nga një “strukturë editoriale e jashtme” është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj gazetarisë së pavarur.
Në këtë emision u trajtua në një reportazh marrëveshja Rama-Meloni, një marrëveshje që sipas “Report” ngre shumë pikëpyetje mbi transparencën dhe etikën e saj. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është akuzuar se po përdor Shqipërinë si një “depo” për emigrantët e padëshiruar në Itali, ndërsa kryeministri shqiptar Edi Rama akuzohet se ka bërë një marrëveshje të errët për përfitime politike.
Ky reportazh tronditës u transmetua ekskluzivisht në Shqipëri nga Syri TV, duke bërë jehonë të madhe në publik dhe duke ngritur shqetësime serioze mbi përfshirjen e qeverisë shqiptare në çështje të dyshimta të emigracionit dhe korrupsionit.
Kjo ndërhyrje ndaj “Report” është një precedent i rrezikshëm jo vetëm për Italinë, por edhe për lirinë e medias në përgjithësi. Qeveria Meloni dhe drejtuesit e RAI-t po e transformojnë televizionin publik nga një institucion që i shërben publikut në një vegël të kontrollit politik.
Përveç artikujve të medias italiane, burime për Syri.net pranë emisionit “Report” bëjnë me dije se kjo masë po i paraprin dokumentarëve tronditës që emisioni pritet të transmetojë në ditët në vijim. Një përpjekje e tillë për të heshtur investigimet e ardhshme tregon qartë se çështje edhe më të ndjeshme mund të dalin në dritë, duke e bërë këtë situatë edhe më shqetësuese për ata që kërkojnë lirinë dhe transparencën në media.
Publiku italian dhe ai shqiptar meritojnë të dinë të vërtetën. Heshtja e zërave kritikë dhe kontrolli mbi informacionin nuk duhet të jetë tipar i një demokracie evropiane. RAI, si një institucion publik, duhet të mbajë përgjegjësi dhe të sigurojë që liria e medias dhe e vërteta të mos bëhen viktima të presioneve politike dhe interesave të ngushta. Përndryshe, çfarë do ta dallojë atë nga propagandat shtetërore të regjimeve autoritare?/ E.S, Syri.Net
Kryeministri Albin Kurti ka premtuar që në mandatin e radhës 4-vjeçar qeveria do të investojë 1 milionë euro për ushtrinë.
Ai u shpreh se kur ke kojshinë e keq duhet të kesh pushkën e mirë dhe plot.
Gjatë deklaratës së tij në Malishevë në kuadër të fushtatës zgjedhore të 9 shkurtit, Kurti u shpreh se trajnimet e ushtarëve jashtë vendit janë trefishuar dhe do të investohet akoma në shumë në mbrojtje.
“Kur e ke kojshinë e keqe duhet ta kesh pushkën e mirë dhe plot. Kemi trefishuar trajnimet e ushtarëve jashtë vendit. Kemi blerë dronë “Bajraktar”, armatime antitank dhe mandatin e ardhshëm do investojmë 1 milionë euro për ushtrinë. Kemi blerë drona luftarakë nga Amerika dhe në mandatin tjetër do të mbështesim me 1 milionë euro për ushtrinë. UÇK-ja është e shenjtë se është krijuar nga gjaku i dëshmorëve.” sn
Telefonatë e tensionuar mes Trumpit dhe kryeministres daneze për Groenlandën- Diskutimi shkakton panik në Kopenhagë
Presidenti i SHBA Donald Trump e shtyu në mënyrë agresive idenë e marrjes së Groenlandës në një telefonatë të tensionuar me kryeministren daneze Mette Frederiksen, raportoi të premten Financial Times (FT), duke cituar burime. Biseda thuhet se ka shkaktuar panik në Kopenhagë.
Trump zhvilloi një bisedë 45-minutëshe me Frederiksen javën e kaluar, thanë zyrtarët evropianë të paidentifikuar për gazetën, duke pranuar se ajo”kishte shkuar shumë keq”.
Ata e përshkruan tonin e Trump gjatë telefonatës si konfrontues dhe “shumë të vendosur” pasi Frederiksen thuhet se përsëriti qëndrimin e Danimarkës se ishulli nuk është në shitje, por se është i hapur për të diskutuar bashkëpunimin e zgjeruar ushtarak.
“Ishte e tmerrshme,” tha një burim i FT, me një tjetër që e quajti bisedën “një dush të ftohtë”, duke shtuar se “më parë, ishte e vështirë ta merrje seriozisht. Por unë mendoj se është serioze dhe potencialisht shumë e rrezikshme.”
Një zyrtar i tha FT se pala daneze mbeti “plotësisht e habitur” nga shkëmbimi, i cili thuhet se përfshinte kërcënime për tarifa të synuara kundër Danimarkës. Sipas raportit, zyrtarët evropianë kishin supozuar më parë se deklaratat e Trump për blerjen e Groenlandës ishin thjesht një taktikë negociuese për të kërkuar më shumë ndikim në Arktik dhe për të kontrolluar Rusinë dhe Kinën, por telefonata me Frederiksen i kishte shkatërruar këto shpresa.
Groenlanda është shtëpia e rreth 60,000 njerëzve, kryesisht indigjenë, si dhe një bazë e rëndësishme ushtarake amerikane. Është një rajon autonom brenda Danimarkës që ka qenë i vetëqeverisur që nga viti 1979. Territori ka një rëndësi të lartë strategjike për NATO-n për shkak të vendndodhjes së tij vendimtare në Arktik, që lejon kontrollin e rrugëve të anijeve aty pranë.
Trump hodhi idenë për të blerë Groenlandën në vitin 2019 gjatë mandatit të tij të parë, por nisma nuk shkoi askund, me Danimarkën dhe qeverinë e ishullit që e refuzuan atë. Megjithatë, ai e ka ringjallur që atëherë idenë, duke përmendur rëndësinë e Groenlandës për sigurinë kombëtare të SHBA.
Kryeministri i Groenlandës Mute Egede ka thënë se ndërsa ishulli është i hapur për bashkëpunim me Uashingtonin, “ne nuk duam të jemi amerikanë. Ne nuk duam të jemi pjesë e SHBA-së.” bw
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përsëriti këtë javë bindjen e tij se vendosja e Groenlandës nën kontrollin e Amerikës është jetike për sigurinë ndërkombëtare. Komentet e tij kanë alarmuar Danimarkën, të cilës i përket ky ishull i Arktikut. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, Kopenhaga e pranon se nuk ka investuar për sigurinë e Groenlandës, ndërsa është shtuar kërcënimi nga Rusia dhe Kina.
Në kryeqytetin Nuuk, Komanda Arktike e Danimarkës mbikëqyr sigurinë e Groenlandës nga një objekt i vogël ushtarak, për një territor me sipërfaqe të madhe prej 2.1 milionë kilometrash katrorë.
Mbi kryeqytetin e qarkuar nga ngrica, po ngrihen tashmë retë e tensioneve gjeopolitike.
Shtetet e Bashkuara mendojnë se Groenlanda ka rëndësisë strategjike jetike.
“Trajektorja më e shkurtër për raketat ruse drejt Shteteve të Bashkuara është nga Poli i Veriut, nëpërmjet Groenlandës”, thotë Marc Jacobsen, nga Kolegji Mbretëror Danez i Mbrojtjes.
Presidenti Trump dëshiron marrjen e Groenlandës nga Danimarka, duke e akuzuar Kopenhagën se ka dështuar në sigurimin e ishullit.
“Anijet ruse janë gjithandej. Po kështu edhe anijet kineze – anije luftarake. Dhe Danimarka nuk e mban dot”, tha Presidenti Trump.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Danimarka mban në Groenlandë katër anije patrullimi të vjetëruara, një avion për mbikëqyrje dhe patrulla me slita të tërhequra nga qentë. Kopenhaga synon të investojë për dronë të rinj, anije dhe personel, si dhe përmirësimin e një baze ajrore për të mirëpritur avionët e rinj luftarakë F-35. Por, ministrat danezë i pranojnë dështimet e deritanishme.
“Kemi neglizhuar për shumë vite që të bëjmë investimet e nevojshme për anijet tona, avionët që do të ndihmojnë për monitorimin e mbretërisë, dhe kjo është ajo për të cilën po përpiqemi të bëjmë diçka tashmë”, tha ministri danez i Mbrojtes, Troels Lund Poulsen.
Ushtria amerikane ka qenë e pranishme në Groenlandë që nga Lufta e Dytë Botërore. Baza e saj Pituffik ka një personel prej rreth 200 ushtarakësh që menaxhojnë sisteme paralajmërimi për raketat, sisteme për mbikëqyrjen e mbrojtjes dhe të hapësirës.
“Pikëpyetja e madhe është nëse Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të rrisin praninë, ndoshta për të patur mundësinë për të bërë operacione të tjera ushtarake në atë zonë. Qeveria daneze po përpiqet ta zbërthejë domethënien e termit “kontroll” që përdor Trump-i, pasi është një term shumë i paqartë. Çfarë do të thotë kontroll?A do të thotë zotërim i një pjese të territorit? Apo do të thotë që të kesh një numër të caktuar pajisjesh ushtarake në atë territor?”, thotë Jon Rahbek-Clemmensen, nga Kolegji Mbretëror Danez i Mbrojtjes.
Rusia ndërkohë ka investuar shumë për praninë e saj ushtarake në Arktik. Në bazën e saj ajrore Nagurskoye gjenden madje avionë bombardues strategjikë që mund të mbartin armatim bërthamor, raketa, si dhe sisteme mbikëqyrjeje.
Anijet bërthamore ruse patrullojnë në ujërat e detit Arktik, ndërkohë që një flotë në rritje anijesh akullthyese, që funksionojnë me energji bërthamore, shërbejnë si një projektim i fuqisë së Kremlinit në këtë rajon.
“Ka padyshim kërcënime, në veçanti nga kapacitetet ushtarake të Rusisë në atë rajon. Dhe vendet e NATO-s po përpiqen tashmë të rrisin kapacitetet e tyre”, thotë zoti Rahbek-Clemmensen.
Përpara inaugurimit të Presidentit Trump, ambasada amerikane në Danimarkë tha se nuk ka ndonjë plan për të zgjeruar praninë ushtarake amerikane në Groenlandë.
Kjo mund të ndryshojë me administratën e re amerikane.
Danimarka dhe Groenlanda po përgatiten për furtunën politike në horizont.
Arben Ahmetaj rikthehet me denoncimet e tij të bujshme.
Gazetari Çim Peka ka paralajmëruar për fakte tronditëse që do të bëjë publike ish-numri dy i qeverisë së Edi Ramës.
Me një postim në rrjetet sociale, gazetari Peka shkruan se, kush do fakte të presën ditën e hënë në orën 20:45 për intervistën e 3-të të ish/zëvendësit të Edi Ramës, njeriut më të besuar të këtij të fundit, për vite me radhë. sn
“Grevë e përgjithshme” është slogani që dëgjohet gjithnjë e më shpesh në protestat e studentëve në Serbi, që tash e dy muaj bllokojnë fakultetet në të gjithë vendin.
Mijëra njerëz e thirrën atë më 20 janar, gjatë një tubimi të përbashkët të punonjësve të arsimit dhe studentëve në qendër të Beogradit.
Më 22 janar, akademikët u bënë thirrje zyrtare qytetarëve që të përfshihen në “një mosbindje të përgjithshme civile” më 24 janar, që nënkupton ndërprerje të plotë të punës dhe mospjesëmarrje në transaksionet e tregut gjatë gjithë ditës.
Stafi i disa shkollave në Serbi ka hyrë në grevë që nga 20 janari, duke kërkuar kushte më të mira pune, si dhe plotësimin e kërkesave të studentëve, të cilët, përmes bllokadave, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor.
Juristët thonë se ligji ekzistues për grevë në Serbi, është i pasaktë në përcaktimin e grevës së përgjithshme dhe nuk është në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Çka është greva e përgjithshme?
Ligji për grevën është miratuar në vitin 1996, në kohën e Republikës Federale të Jugosllavisë. Në këtë akt thuhet se greva nënkupton “ndërprerje të punës, të organizuar nga punonjësit, me qëllim mbrojtjen e interesave të tyre profesionale dhe ekonomike”.
Sipas këtij ligji, greva mund të organizohet në ndërmarrje ose entitet tjetër juridik, përkatësisht në divizionin e punonjësve ose te punëdhënësi, në një degë ose veprimtari të caktuar, ose si grevë e përgjithshme.
“Vendimin për hyrjen në grevë të përgjithshme e merr organi më i lartë i sindikatës. Vendimi për grevë nga punonjësit e një dege apo veprimtarie apo për grevë të përgjithshme i dorëzohet organit kompetent të shoqatës përkatëse të punëdhënësve, themeluesit, si dhe organit kompetent shtetëror”, thuhet në Ligjin për grevën në Serbi.
Këto janë të gjitha dispozitat që e përmendin grevën e përgjithshme.
“Ky ligj është pothuajse 30 vjet i vjetër dhe nuk është ndryshuar në përputhje me standardet e reja ndërkombëtare”, thotë për Radion Evropa e Lirë Mario Relanoviq, bashkëpunëtor hulumtues në Institutin për të Drejtën e Punës në Beograd.
Në teorinë e së Drejtës së Punës, ai thotë se greva e përgjithshme nënkupton ndërprerje të punës në aktivitete dhe industri të ndryshme, në sektorin publik dhe privat, me qëllim të shprehjes së pakënaqësisë me politika të caktuara, zgjidhje ligjore, praktika e të ngjashme.
“Pra, thelbi i konceptit të grevës së përgjithshme është se ajo nuk i referohet një punëdhënësi dhe një industrie, por i bën thirrje gjithë botës punëtore në vend që të ndalojë së punuari. Ligji ynë për grevën rregullon grevat ndaj punëdhënësve individualë. Kjo është e meta e tij kryesore”, thotë Relanoviq.
Në ligjin që supozohet ta rregullojë këtë fushë, fshihen edhe paqartësi të tjera.
Një prej tyre ka të bëjë me atë se kush është i autorizuar ta marrë vendimin për të hyrë në grevë të përgjithshme.
“Ligji thotë se vendimin për të hyrë në grevë të përgjithshme e merr organi më i lartë i sindikatës, por nuk thotë se i cilës sindikatë. A nënkupton sindikatat përfaqësuese? Çfarë ndodh nëse ka më shumë sindikata përfaqësuese? A veprojnë ato bashkërisht apo secila mund të thërrasë grevë të përgjithshme”, thotë Relanoviq.
Sipas tij, ligji është veçanërisht i paqartë kur thirrjen për grevë nuk e bën një sindikatë, por ajo vjen nga një lëvizje më e gjerë shoqërore, siç është aktualisht rasti në Serbi.
Kush po bën thirrje për grevë?
Të mërkurën, studentët në bllokadë u bënë thirrje qytetarëve serbë që t’i pezullojnë plotësisht të gjitha aktivitetet më 24 janar.
Siç thuhet në një deklaratë të publikuar në faqen e tyre zyrtare në Instagram, ideja është që qytetarët të mos shkojnë në punë këtë ditë dhe punëdhënësit t’u japin punonjësve ditë pushimi, t’i anulojnë të gjitha takimet e planifikuara dhe t’i informojnë klientët për arsyet përse nuk punojnë.
Punonjësve që kanë frikë nga reagimi i punëdhënësve të tyre, studentët u sugjeruan që të marrin ditë pushimi, të hapin pushim mjekësor ose të dhurojnë gjak.
Akademikët u bënë thirrje qytetarëve që në këtë ditë t’i shmangin edhe restorantet, dyqanet dhe të gjitha vendet e tjera ku kryhen transaksione financiare.
“Mos shkoni në dyqane, tregje, qendra tregtare, kinema dhe teatër. Është e premte, por mos shkoni në festa dhe koncerte. Gjithçka duhet të ndalojë”, thuhet në postim.
Studentët në bllokadë kërkojnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rikonstruksionin e Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit, ku u shemb streha, pastaj heqjen e kallëzimeve penale ndaj studentëve dhe qytetarëve që u arrestuan dhe u ndaluan gjatë protestave, si dhe pezullimin e procedurave penale të nisura kundër tyre.
Në mesin e kërkesave janë edhe ndjekja penale e përgjegjësve për sulme ndaj studentëve dhe pedagogëve, shkarkimi i tyre nëse konstatohet se kanë funksione publike, si dhe rritja për 20 për qind e buxhetit për arsimin e lartë.
Këtyre kërkesave iu bashkuan edhe disa punonjës arsimi, të cilët nuk pranuan ta nisnin semestrin e dytë më 20 janar.
Ata nuk e pranojnë marrëveshjen për rritjen e pagave që përfaqësuesit e katër sindikatave kanë arritur me Qeverinë serbe në fillim të këtij muaji.
Sipas Sindikatës së Pavarur të Mësimdhënësve të Serbisë, e cila nuk mori pjesë në negociata, më 20 janar, 50 për qind e shkollave anembanë Serbisë kanë qenë në grevë.
Përfaqësuesit e Qeverisë serbe, në anën tjetër, thanë se 20 për qind e shkollave kanë qenë në grevë në ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë.
Në ditën e tretë, disa shkolla fillore dhe të mesme në Beograd, Novi Sad, Kragujevc, Uzhice, Çaçak dhe qytete të tjera u mbyllën plotësisht, por nuk ka të dhëna të sakta.
Në grevë të plotë më 24 janar hyn edhe Komiteti Republikan i Sindikatës së Kulturës, njoftoi kjo sindikatë të mërkurën.
“Solidariteti është baza e ekzistencës së sindikatave dhe me këtë vendim, ne shprehim solidaritetin tonë me të gjithë pjesëmarrësit në të gjitha grevat”, thuhet në njoftim.
Dhoma e Avokatëve e Serbisë hyri në grevë shtatëditore më 20 janar, në mbështetje të protestave të studentëve dhe akademikëve.
Por, Gjykata e Lartë në Beograd e anuloi këtë vendim në të njëjtën ditë, dhe Dhoma, më pas, vendosi ta pezullojë punën e saj për tri ditë.
Grevat e përgjithshme në Evropë
Greva e përgjithshme si formë e luftës civile dhe sociale, është organizuar në shumë vende evropiane në të kaluarën e afërt.
Në nëntor të vitit 2024 u organizua një grevë e përgjithshme në Greqi dhe në Itali.
Anijet ndaluan në porte, transporti publik ndaloi po ashtu, ndërsa mjekët, mësuesit, punëtorët e ndërtimit dhe punëtorët e transportit marshuan drejt qyteteve, duke kërkuar paga dhe standarde më të mira jetese.
Në shtator të të njëjtit vit, më shumë se 200 sindikata dhe OJQ në Spanjë e ndërprenë punën për një ditë, duke kundërshtuar, siç thanë, “gjenocidin në Palestinën e pushtuar”.
Protesta u përhap nga Madridi në disa qytete të tjera të Spanjës.
Gjatë vitit 2023, në Francë kishte disa greva të përgjithshme, për shkak të synimit të presidentit Emmanuel Macron për të reformuar sistemin e pensioneve.
Kjo formë e mosbindjes civile nuk është e huaj as për vende si Portugalia (2011), Rumania (2023), Gjermania (2023), apo vende jashtë kontinentit evropian si Hondurasi, Algjeria (2011) dhe Tunizia (2022).
Radio Evropa e Lirë
Përgatiti: Valona Tela
Një shkrim i medias amerikane 1945 për skandalet e ish-ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka bërë shumë bujë në mediat sociale dhe tradicionale.
Autori i shkrimit është Michael Rubin, një analist dhe ekspert sigurie.
Rubin është një ish-zyrtar i Pentagonit dhe një studiues i famshëm i laureuar në një nga universitetet më të mira në SHBA.
Por duhet thënë se shkrimi është publikuar jo vetëm nga portali 1945, por edhe nga Instituti Amerikan i Sipërmarrjes.
Ky institut e ka bazën e tij në Uashington dhe është një nga think-tanket më të njohura të qendrës së djathtë.
Ai është themeluar në vitin 1938 dhe njihet si një qendër e mendimit konservator me ndikim në vendimmarrjet e Uashingtonit.
Në shkrimin e tij, Rubin thekson se Yuri Kim ka përkrahur një lider autokratik si Edi Rama.
“Normalisht, një detyrë diplomatike në Tiranë duhet të shkojë e qetë. Shqiptarët janë pro-amerikanë dhe e konsiderojnë udhëzimin e ambasadorit amerikan më shumë se shumë vende të tjera evropiane. Megjithatë, jo gjithçka është mirë në demokracinë shqiptare. Kryeministri Edi Rama po ndjek rrugën populiste të gdhendur nga Recep Tayyip Erdoğan në Turqi për të zbrazur demokracinë shqiptare.
Ashtu si Erdogan, Rama synon pakicat etnike dhe kërkon të përdorë pushtetin politik për përfitime personale. Ishte në këtë kontekst dhe për shkak të dëshirës së tij për të zhvilluar rivierën shqiptare – një rajon ku jeton minoriteti etnik grek në Shqipëri – që ai burgosi Fredi Belerin, kryebashkiakun e zgjedhur të një prej qyteteve më piktoreske të rivierës. Kim e minimizoi incidentin; ajo nuk ka dashur të prishë marrëdhënien e saj personale me Ramën.
Megjithatë, vendimi i Kim për të injoruar dhe lejuar që skema korruptive e Ramës të agravohet, u shndërrua në një krizë diplomatike midis Shqipërisë dhe Greqisë që prishi integrimin dhe bashkëpunimin ballkanik ndërsa shpërtheu kriza e Ukrainës. Fakti që Kim po lobonte hapur në Departamentin e Shtetit për postin e ambasadorit në Turqi, në të njëjtën kohë që po anonte kundër Greqisë në një mosmarrëveshje, ishte e pahijshme në rastin më të mirë,” shkruan Rubin. sn
Lajmet me interesante
-
Presidenti Trump trysni Rusisë t’i japë fund luftës në Ukrainë
January 24, 2025
-
Bashkëkohësia dhe përditesimi objektiv i realitetit shqiptar ne vepren e Besnik Mustafajt dhe fryma e paharruar e vendlindjes!- Nga LULZIM LOGU
January 25, 2025
-
U caktua mbikëqyrës i Fronit të Kryepeshkopit, kush është Mitropoliti Joani
January 26, 2025
-
Burrë i devotshëm e Atdhedashës!- Nga ARIF EJUPI
January 24, 2025
-
I MREKULLUESHMI, MALTIN REPISHTI- Nga SHEFQET MEKO
January 26, 2025
-
PSE S’JU FALA YJEVE- Cikël poetik nga AGIM DESKU
January 24, 2025
Lajmet e fundit
-
Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj më ’98, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
By voal.ch | January 28, 2025
-
Akuzohet se liroi një oficer libian të kërkuar nga Gjykata e Hagës, Meloni vendoset nën hetim së bashku me dy ministra të saj
By voal.ch |
-
Arkitekti i këtij sheshi të shpêrfyturuar u vu në masë arresti sonte- Nga ALBA KEPI
By voal.ch |
-
KADARE, AUTOGRAFI I FUNDIT QË MË DHA…- Nga VISAR ZHITI
By voal.ch |
-
SHKRIMTARI I MADH Poezi nga Elida Buçpapaj
By voal.ch |
-
Dorëheqja e Vuçeviqit nuk i ndalë protestat
By voal.ch |
Komentet