***
Në l e t r ë n e p a r ë, për protestuesit ne mbrojtje të Teatrit historik Kombëtar kumtova: Të mos u besonin genjeshtave të ministreshës së paaftë të kultures dhe përjekjeve për të fshehur të vërtetën për prishjen teatrit dhe ndertimin e kullave shumëkatshe. Të mos i besonin sidomos mashtrimeve dhe fantazisë së pa arsyeshme të Njeriut të gjatë me krahë e këmbë të gjata dhe kokën e madhe ekstremisht, i cili i pushtuar nga deliri i madhështisë së marrëzisë, bëhet vetë zot e vetë shkop, për fshirjen e trashëgiminë teatrore dhe në tërë fushat duke sfiduar edhe Kushtetutën.
***
Në L e t r e n e D y t ë “Pyka nxirret me Pykkë, u kumtoj aktorëve protestues & publikut artdashës që protestojnë bashkë me ta, se Kryeministri për çka thoë e çka bën është Pykë dhe nuk ha Pykë. U r t a k u do të thoshte: “Pyka nxirret me Pykë. Kur dikush bëhet i rrezikshëm për vendin dhe popullin e vet duhet kundershtuar, luftuar dhe asgjësuar, duke apliklikuar te njejtat mjete qe përdor ai vetë”. Edi Rama kryeministër gangster ka ndërhyrë në Kushtetutën e miratuar nga 140 deputetët e Parlamanntit dhe ka promovuar ligje te tjera që të “justifikojë” e t’u hedh njerëzve hi në sy, që të bëjë ç’të doje me këtë vend e me këtë popull dele. Ka Uzurpuar të katër pushtetet. Ka fshirë Gjykatën Kushtetuese. Qeveris pa opozitën, sipas modelit të babait shpirtëror diktatorit komunist Enver Hoxha.
***
Kryeministri është personazh vertikal, nuk ndryshon, nuk arsyeton, as nuk pranon mendmin e te tjerëve – shkurt nuk ha pykë, Për gjithçka, ai vetë e vë pikën mbi “ i “ . Parlamenti e duartroket, Rilindasve duart kallo u kanë zënë nga duatrokamat e zjarrta Elektoriati kope e ha sapunin për djatthë, Ndërsa opozita dhe njerëzit në varfëri e mjerim e këmbëtrokasin, këtë palo kryemashtrues që të zezën e bën të bardhë e të bardhën e bën të zezë, por nuk dijnë si ta largojnë nga froni i lartë i neodiktatorit, Por as ta rrëzojnë nga froni me çdo mënyrë e çdo mjet, nuk guxojnë.
***
Ngritja e kultit të vetvetes nga ai vetë & kopeja që e duartrket dhe i krren kënë heroike, e ka bërë të mos jetë në metro, siç thotë personazhi që luan aktori i shquar komik Roland Trebicka. Vetjes psikopte i thotë: Ligji jam Unë, Shteti jam Unë. Bëj zap dhe sundoj jo vetëm të voglën Shqipëri, por edhe një perandori. Dhe monologon: “Kam problem me vdekjen! Dua të mbeten në histori i perjetshëm i lavdishëm, por me sadistin dhe demonin që ka brenda e po shkatërron ekonominë, drejtesinë e demokracinë, po fshinë e gropos edhe trashegiminë teatrore, historike, artistike, urbanistike, çka poi bën varrin vetvetes.
Urtaku me germa të gurta mbi varrin e tij do të gdhentëte epitafin: “Këtu prehet një i pa tru, që desh dru, e që mendja e la prapa – Edi Rama! “
***
Lajthitjet e tij arriijnë kulmin kur para turmeve kope me patitizëm dhe kantilenë reciton: Me mua rilind gjithçka! Unë jam progresi. Unë ndëroj Shqipërinë që Dua…. Si në një ekran gjikand shfaqet Shqipëria e hashashit, kokainës dhe heroinës. Mafia shqiptare garon për vendin e pare. Aliazhi me banda e banditë krenari e tij. Korupsioni në të gjitha nivelet e piramitës së shtetit bën kërdinë.. Neodiktatori komunisto- enverist, qeveis pa opozitë, o ho ho! Pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatën Kushtetuese. Pa President !!!.
***
Duke perifrazuar vargje popullore: “O Enver te lumtë bitha, / Na i more që të gjitha / Që nga buka / Edhe kripa”, – formuloj: O Edi, të lumtë bitha / na i more që të gjitha: / Lirinë e demokracinë, / Drejtesinë e pasurinë / Paske qenë burr” i zoti / Ashtu si Don Kishoti / Shqipërinë prapa po kthen / në Kriza e mbërthen / Në depression e mjerim, / në rrukullisje pa kthim / Të lumt bitha more trim!…
***
O popull zgjohu! Mos ha bar! Ngrihu! Me çdo mjet t’i priten kembët e fronit të lartë e të bjere kokëposhtë në rrokullisje, çka do të ishte fundi tragjik i tij, ashtu si i çdo tirani që ka dhunuar, varfërua dhe terrorizuar popullin e vet.
***
Njerëzit që bëjnë luftë ekzistemciale për mbijetesë, të parët duhet të ngrihen e të ndëshkojnë autorin e krizave të gjthanshme kryeministrin e paafë për të ndërtuar të mirën e të bukurën dhe mjeshtër, demon për të shkatërruar gjithçka, edhe historinën e trashëgimisë në teatër edhe në në të gjitha fushat e tjera.
***
Gjitjkush e din se në këtë vend ka njerëz të ditur e të guximshëm që shohin dritë edhe në errësirë. Unë besoj në kuptimësinë e kësaj fraze., Besoj te vizioni, kauza, aksioni, vendosmëria dhe guximi i të gjithë protestuesve dhe drejtuesve për mbrojtjen e Teatrit Historik Kombëtar: Ata sfiduan Kryeministrin arrogant antikulturë e antiteatër, i cili me forca të shumta policore kish rrethuar Teatrin Kombëtar!!!…. Ju të nderuar dhe të dashur protestues u përleshët me policët që duhej të zabatonin Urdhërin e Atij që s’ha pykë, nuk u mposhtët dhe fituat mbi ta.
***
Hyrja nga dritaret e Edmond Budinës me protetues të shumtë, atje ku në errësirë ca kapuçon të zinj po shkatërronin gjithçka nga brenda teatrit dhe me vrap si të menderosur ia mathën e u zdukën – ishte një fillim i mbarë dhe një entusizëm i paparë, Ju nuk mund ta shihnit në atë gjendje mjerane atë skenë të shenjtë dhe filluat menjehere pastrimin e sistemimin e atyre pak objekteve që kishim mbetur rrokopujë….
***
Ky teatër, që s’e kupton i verbuari pas parave të pista, është S h t ë p i a e aktorëve të m e d h e n j : Kadri Rroshi, Ndrekë Luca, Naim Frashëri, Marie Logoreci, Sandër Prosi, Mihal Popi, Violeta Manushi, Sulejman Pitarka, Margarita Xhepa, Loro Kovaçi, Prokop Mima dhe dhjetra e dhjetra të tjerëve të brezve pasardhës. Është shtëpia e regjisorëve të shquar Piro Mani, Kujtim Spahivogli e Mihal Luarasi & dramaturgëve Kolë Jakova, Ruzhdi Pulaha, Loni Papa, Fadil Kraja e Besim Levonja. Po është edhe shtëpia e skengrafëve të shquar Shaban Hysa e Agim Zajmi.
***
Ju që mbroni këtë teatër-shtëpi të artistëve, merrni nderimet më të larta nga dashamirësit e teatrit dhe nga personalitetet e shquara të vendit tonë Ju guxuat dhe sfiduat shtetin polico-arrogant të Kryeministrit që nuk ha pykë. Por,,, sipas meje, për të fituar kauzën e mbrojtjes të trashëgimissë së Teatrit Historik Kombëtar, kerkohen sakrifica të mëtejshme të cilat shpresoj t’i përballoni edhe me puplikun artdashës e bashkë me ta, të organizoheni në një lëvizje te fuqishme me kërkesa politike dhe me drejtues të rinj të pa konsumuar e korruptuar.
***
Kjo do të ishte qasje e duhur ndonse e vështirë , shumë e vështirë, për ta larguar nga pushteti në mënyrë demokratike të Cmendurin për pushtett absolute. Ju të pamushmen mund ta bëni të mundshmë,, ndonëse fantazinë e tij pjell përbindsha, siç do të thoshte Francisko Goja,.. Ai do vazhdojë fshirjen e trasëgimisë, jo vetëm në teatër, por edhe në fusha të tjera, nëse pyka nuk nxirret me pykë.
***
Njeriu i gjatë me kokë të madhe e gjymytrë të gjata është një monsër. Për të qëndruar në fronin e lartë kur 80% e njerëzve nuk e votojnë , perveç të korruptuarve, hajdutëve dhe të inkriminuarve, bandave e banditëve me të cilët eshte lidhur, ka përdoruar armën më shkatqrruese të një kombi – PËRCARJEN midis shqiptarëve: Përçarës i protestave studentore, i armiqësimit të shqiptarëve me bindje të ndryshme. Përçarës i popullsisë toskë e gegë, myslimanë e të krishterë.. Të githa këto për fronin e lartë. Sikur lumturia të qëndrone në fron. Shpesh balta rri mbi fron e shpesh froni mbi baltë,, do të thoshte NICJA.
***
Frymën përçarëse e ka futur edhe tek aktorët duke i vënë kundër njeri- tjetrit, Disa janë bërë shërbëtorë të zellshëm të tij për përfitime të ndryshme personale si dhënje pension të posaçëm, premtim për drejtor teatri, favorizime për progrme të ndryshme e të tjera e të tjera. Ndonjëri si Laert Vasili braktisi profesionalizmin si aktor dhe filloi të aktrojë si amator politik duke lozur rolin e zëdhënësit të kryeministrit të marrë dhe po garon me gazetarin Alfred Peza, & ministreshën Spiropali që s’ha në pykë.
***
Në një pozicion strucian që fsheh kokën, po prapanica i mbetet përjshta, shfaqet lakuriq duke mashtruar publikun sikur për shembjen e teatrit historik kombëtar, kanë deklaruar edhe disa personalitete te shquara si Mihal Luarasi, Ndriçim xhepa, Rajmonda Bulku, Bujar Asqeriu etj. E kundërta është e vërtetë. Bulku, , Xhepa, Asqeriu dhe piktori Erion Luarsi, djali i Mihalit, ia grisën maskën e shëmtuar, këtij horr horri që ka përbaltur jo vetëm artistët por edhe itelektualët e shquar, Prof. dok, akademkët, kundërstrët politikë, njerëzit e medias sidomos gazetarët me interitet dhe të guximshëm si Gazetaja që këmbënguli që ai t’u përgjgjej pytjeve të saja me spec dhe e bëri për ujë të ftohtë sa u lagua nga debati si psikopat,, ashtu siç është në të vërtetë, – i të nëntëdhjetenëntave me bëmat e këqija që i ka bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve.
***
Me një kokëfortësi të gurtë, don të fshijë dhe ndërtesën e Teatrit Historik Kombëtar dhe mbi gërmadhat e tij të ndërtojë nje Teaër të Ri. Askush nuk ka kundershtuar ndërtimin e një Teatri të Ri Kombëtar, madje as protestuesit dhe publiku. Përkundrazi kanë propozuar që ai të ndërohet në një nga mjedise më të bukura të Tiranës.
***
O njerës! Gangsteri që s’ha pykë, nuk e çan kokën për Teatri e RI, E urren teatrin ashtu si Diktatori Hoxha. Gjithçka të ligë e të fshehtë që po bën lidhet me rrëmbimin e territort të teatrit për të ndërtuar Kullat shumekatëshe ku do të bëhet pastrimi i parave të pista. Kryehajduti Rama do të marrë pjesen e tij dhe të bashkëpunëtorvë hajdut e kriminelë.
***
Ja pse me çdo mjet dhe me çdo çmim, aktorët protestues bashkë me publikun artdasës nuk duhet të lejojnë shembjen e Teatrit Historik Kombëtar, i cili është simbol i traditave pozitive teatrore, kulturore, artistike, historike urbanistike e sociale.
***
Nëse Kryeministri kokëgdhë, akoma nuk ha pykë, Celsin e zgjidhjes Urtaku ua ka dhënë “Pyka nxirret me Pykë”, Dhe unë para se skrimit tim t’i vë pike, Ju kujtoj Fjalët e Arta të DANTONIT: Guxim! Guxim! Guxim!
Komentet