Në kuvendin kombëtar të PD nuk kanë munguar zërat kritike.
Fatbardh Kadilli që njihet si një zë kritik ne këtë force politike, ka kërkuar që PD mos të mbetet peng i njerëzve të së shkuarës dhe i kërkoi liderit historik demokrat Sali Berishës që t’i hapë rrugë të rinjve.
Ndërsa e rikthyer në PD, Rudina Hajdari ka vënë theksin te ndryshimet kushtetuese të 2008 duke u shprehur se kanë qenë të gabuara dhe këto ndryshime ia hoqën fuqinë qytetarëve dhe ia dhanë kryetarit. Në Kuvend foli dhe Ibsen Elezi, i cili kërkoi shtyrje të garës për kreun e PD.
Zërat kritike nuk kanë munguar në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Pak i ashpër ka qenë në fjalën e tij Fatbardh Kadilli.
E ka nisur me falënderim fjalimin para demokratëve, duke theksuar se edhe pse njihet si kritik ndaj PD, sërish i është dhënë mundësia për të folur në Kuvendin Kombëtar.
Sipas Kadillit, PD ka harruar te reflektoje dhe se demokratët po tregohen të verbër ndaj izolimit që Berisha i bëri PD. Ai kërkon që PD mos të mbetet peng e njerëzve të shkuar dhe i kërkoi liderit historik demokrat Sali Berishës që t’i hapë rrugë të rinjve.
Një e rikthyer sërish në PD është vajza e Azem Hajdarit, kryetarit të nderit të Partisë Demokratike, e cila nuk i ka lënë pas kritikat e saj ndaj kësaj force politike.
Ish-deputetja Rudina Hajdari u shpreh para demokratëve se ndryshimet Kushtetuese të 2008 kanë qenë të gabuara. Sipas saj, këto ndryshime ia hoqën fuqinë qytetarëve dhe ia dhanë kryetarit.
Ndërkohë, Ibsen Elezi kërkoi shtyrje të garës për kryetar të Partisë Demokratike, me qëllim që të marrin pjesë dhe kandidatë të tjerë në të.
Gjatë fjalës së tyre, zërat kritikë brenda Partisë Demokratike u shprehën se kjo parti duhet të ndjekë linjën e konservatorizmit, sepse vetëm ashtu mund të rikthehet në pushtet. syri.net
Komentet