Por tani kur Kuvendi i Kosovës më nuk ka as gaz e as opozitë, deputetëve të pozitës sikur u është zbehur zelli për seancat plenare.
Të dyja seancat e fundit të Kuvendit janë përshkuar me improvizime e kalkulime të zorshme, si pasojë e mospranisë së deputetëve në sallën e Kuvendit.
Albert Krasniqi nga KDI, thotë se seanca e fundit ishte një sinjal për partitë e pushtetit që pa opozitën do t’u duhet më shumë desiplinë që të mund t’i mbajnë seancat.
Për më tepër, në seancën e fundit, disa deputetë kanë mashtruar me pozitat e tyre si deputet, pasi që janë nënshkruar për mëditjet, por nuk kanë qëndruar në sallë gjatë seancës.
Sipas Krasniqit, këto mungesa janë të pajustifikueshme, pasi që gjatë orareve të seancave nuk ka mbledhje të komisioneve apo angazhime të tjera për deputetët.
Komentet