Ka qenë sërish e nxehtë situata sot në seancën plenare me debate mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës. Socialisti Koço Kokëdhima i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministri Sali Berisha, për korrupsion tek Albpetroli, duke përdorur edhe fjalë fyese nga foltorja e Kuvendit. Duket se janë bërë mëse të zakonshme fjalori banal çdo të enjte në sallën e Parlamentit. Duke nisur që nga kryeministri Edi Rama, i cili përdor etiketime fyese për deputetët e opozitës. Rasti më i fundit ishte ai i ministrit Ilir Beqaj sot kur fyeu me fjalën ‘kafshë’ deptueten e opozitës Albina Dede.
Kokëdhima: Sa maskarallëqe nxjerr nga goja Saliu s’janë një arsye për tu marrë me të. ike ëë?
Je i vdekur ta dish je kufomë edhe kur je këtu edhe kur ikën.
Ndërhynë Ilir Meta: Ju lutem kujdes etikën, dhe mbani qetësi
Kokëdhima: Saliu është ajo lloj kufome që ka nusëruar dy herë dhe s’ke asnjë shans më. Me pasojat e punës së tij do na duhet të merremi për shumë vite. Ai thotë se jeni në kohën time…është koha e këtij Parlamenti që duhet ta përdorim për t’i dhënë zgjidhje situatave shumë të rënda që la pushteti i tij. S’jam i motivuar të merrem me shpifjet e pafundme të Saliut, ai më kujton si sivllau dhe si motra, ky i mallkuar kujton se më komplekson mua. Unë kam mpasur një jetë të suksesshme para se të vija në politikë, do e kem të suksesshme edhe në politike edhe pasi të iki nga politika.
Qeveria jonë nuk është e përsosur dhe jam dakort që të gjithë duhet të jemi kritik për t’i përmirësuar gjërat por ne sdo mbështesnim kurrë asnjë vrasje për interesa karrigesh të derjtuiesve si ka bërë ai zotëria plot akte tradhëtie dhe vrasje për pushtetin e tij. Unë kam pasur plot bashkëpunëtorë. Keni deputetë këtu nga ju që kanë punuar me mua.
Komentet