Të dielen me datë 26 gusht 2018, në Parkun natyror të Dajtit, Poeteka Mbarkombëtare “Ndue Bytyçi”, organizoji gjatë Festës së “Bytyçit” tashmë e emërtuar “Festa e Plisit të Bardhë” si një nismë për tu shpallur festë mbarëkombëtare, e kthyer në traditë prej 15-vitesh nga Shoqata Mbarkombetare “Bytyçi” Tiranë-Prizren, konkursin me krijimtari poetike kushtuar heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti –Skënderbeu. Tematikë kjo e përzgjedhur posaçërisht, në kuadër të vitit jubile të Heroit tonë Kombëtar.
Një tematikë kjo sa e lehtë aq dhe e vështirë. E lehtë t`i këndosh strategut, Heroit të mbarë kombit Shqiptare, sepse për të tillë Prijës shprehet vet shpirti, mendja dhe pena, me fjalët më të gdhendura e mbi të gjitha me një nderim e krenari të madhe. E vështirë gjithashtu, sepse fjalët se gjejnë dot brenda vetës madhështinë për ta arritur lartësinë që vet Heroi ynë arriti përms asaj çfarë Ai e shenoji me germa të arta Ilirie dhe lirie, lartësive shkëmbore dhe mbarë hapësirës ballkanike dhe shumë më gjërë.
Në këtë konkurs që organizohet për herë të tretë në mënyrë të mirëfilltë me tema të ndryshme, nga Poeteka Mbarëkombëtare “Ndue Bytyçi”, moren pjesë me krijimet e tyre në poezi dhe në poemë, poet dhe poete nga të gjitha trevat dhe trojet etnike shqiptare si dhe diaspora.
Pjesëmarrje në këtë tubim të veçantë poetik, ishte efektive mjaft e pasur dhe dinjitoze. Në këtë shkrim nuk po zgjatem duke i përmendur me emra të gjithë konkuruesit e respektuar, secilin prej tyre kjo pjesëmarrje e nderon, duke u bërë gjithashtu pjesë e një vëllimi të përbërë nga krijimet e tyre dhe të gjithë atyre që edhe në vazhdimësi do të kenë mundësinë të dërgojnë tek ne krijimin e tyre në poezi ose prozë kushtuar Heroit tonë Kombëtar. Duke bërë kështu të mundur, një liber të plotë dhe mjaft cilësor në kuader të këtij viti Jubile. Besoj se çdo autor do të donte të ishte pjesë e kësaj vepre, duke e pasuruar me emrin dhe penen e tij.
Një procedurë e tillë u ndoq edhe me konkursin dhe krijimet kushtuar “Plisit” në 2016. Vëllimi poetik “Plisi i vargut tim” që tashmë është në duart e lexuesit, erdhi si rezultat i Konkursit që u shpall publikisht vitin e kaluar, i organizuar po ashtu nga “Poeteka Mbarëkombëtare “Ndue Bytyçi”, që është një organizëm i Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyçi” Tiranë-Prizren.
• Konkurimi siç e citova dhe më lart ishte i pasur në vargje, pjesë përbërëse e të cilit ishin autor të vjetër dhe të rinjë, të njohur prej vitesh dhe më pak të njohur por që krijimet e tyre ishin të një niveli për tu përgëzuar. Në këtë konkurim, u ndanë çmime të para, të dyta dhe të treta, si dhe çmime inkurajuese në poezi dhe poemë …
→ Juria e nderuar, përbëhej nga :
Znj. Migena Arllati , Kosovë – Kryetare e jurisë
Znjsh.Xhane Imeraj, – Sekretare e jurisë
Prof. Anton Papleka, anëtar nderi i jurisë
Z.Nehat Ramizi, Lugina e Presheves, anëtar i jurisë
Dr. Rovena Vata -, Shqipëri, anëtare e juriesë
Të ftuar për të qënë pjesë të juris, si anëtar të saj, ishin edhe Z.Ibrahim Nikolle Berisha nga Mali i Zi , si dhe, Z. Rami Kamberi, nga Maqedonia, të cilët për arsyet e tyre të ndryshme nuk munden të ishin të pranishem në këtë veprimtari.
Procesi:
Menjëherë pasi u takuam në mëngjes dhe morem dhe kenaqesinë e hapjes së festes, duke marrë pak nga këto momente festive, juri u terhoq ne kendin e saj, i cili në këtë rast si dhe para dy vitesh ishte Salla e konferencave, tek Hotel Dajti., për të vazhduar me proceduren e vlersimit të krijimeve në konkurm.
Të gjitha krijimet e sjellura për konkurim mbani respektivisht nga një numër përkatës. Sistemi i vlersimit ishte 1-10 pikë për çdo numër, vlersim i cili shenohej në fleten përkatëse duke shenuar sejcili anëtar jurie pran vlersimit edhe emrin e tij.
Secili anëtar i juris gjithashtu, përzgjodhi disa poezi, afërsisht dhjetë më të vlersuarat prej tij, e më pas u bë renditja e tyre sipas pikëve të fituara. Nën drejtimin dhe mbikqyrjen e kryetares së kësaj jurie të nderuar Migena Arllati, praninë e Prof. Anton Paplekës dhe të gjithë pjesës tjetër të nderuar të juries i gjithë procedimi i këtij vlersim-votimi shkoj në mbarvajtje dhe konsensus të plotë.
Pasi mbaruam me këtë procedure, Juria ftoj të gjithe autoret konkurues dhe jo vetem , poet e poete qe ishin të pranishem ne festë , duke realizuar kështu dhe festen letrare “Ora Poetike”. Gjatë ores poetike, interpretuan krijimet e tyre konkuruese, poetet qe ishin te pranishem duke na dhuruar emocione mjaft te bukur , shoqeruar ne ato momente dhe me nje shi te dendur.. Interpretuan poezi dhe disa poet te tjere jashte konkurimi , ne menyre artistike dhe pershendetese.
Më pas, gjeti kohën edhe organizatori themelor i gjithë ketyre eventeve të bashkangjitura në një, kryetari i Shoqatës Mbarekombetare”Bytyçi” Tiranë-Prizren, Z. Agron Gjedia, i cili e kishte në programin e tij të pasur edhe këtë takim me poetet, por shiu duke e penguar shpalosjen e gjithe asaj çfare ishte programuar të realizohej jashtë tek festa, i dha atij edhe më shumë kohë , për t`ju bashkangjitur Ores Letrare. Z. Gjdia përshëndeti autoret dhe kete event në përgjithës ku në pranin e tij u ndanë dhe çmimet përkatëse. Ai bisedoji me të pranishmit për çdo gje rreth mbarëvajtjes së këtij konkursi, ku gjithmonë ka vend për përmirësim e për më mire si kudo e në çdo event por qe ishte për tu përgëzuar edhe ajo çfarë ishte arritur nga ky takim.Gjithashtu, Shoqata nën drejtimin e tij, dhe veçanërisht Poeteka Mbarëkombëtare “Ndue Bytyçi” ofroji për të gjithe te pranishmit librin poetik “ Plisi i vargut tim” i sponsorizuar nga bytyçasi Z. Alfred Shaban Lahukaj.
Më poshtë do shpalosen njëri pas tjetrit çmimet e fituara në këtë konkurim, në mënyrë konkrete dhe simbolike dua të them, pasi fitues mund dhe duhet të ndjehen të gjithë. Evente të tilla, dhurojnë shumë nga ana artistike dhe letrare, pa përmendur këtu shoqerore, ku kushdo mund të marrë më të miren e emocioneve dhe vlerave të atyre momenteve.
ÇMIMET:
• Çmimet për poezinë – kushtuar Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti –Skënderbeu
→ Çmimi i parë:” Biri i Gjonit , ati Gjonit” me autor poetin Albi Lushi.
→ Çmimi i dytë: “ Kronisti” me autor poetin Anton Marku
→ Çmimi i tretë: “ Pergamenet që Gjergji ia çeli përjetësisë” me autore poeten Kozeta Zavalani
• Çmimet për poemën – kushtuar Heroit tone Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu
→ Çmimi i parë: “ Porosi nga Skënderbeu” me autor poeti Shkëzen Zalli
→ Çmimi i dytë: “ Mirëmëngjes Imzot” me autor poetin Adem Zapllusha
• Çmimet inkurajuese:
→ “Dhimbje Kujtimi” me autor poetin Sejdi Berisha
→ “ Heroit tone Kombëtar, mos mi vishni petk Fetar” me autore poeten Zyra Ahmetaj
→ “Unë e kam kohë në çdo kohë” me autor poetin Maxhun Osmanaj
→ “Flas me Gjergj-Skënderin” me autor poetin Shefqet Dinaj
Më poshtë në nderim të fituesve dhe në respekt të lexuesve
po publikoj dy çmimet e para fituese poezi-poemë:
1.) Biri I Gjonit, ati Gjonit (poezi)
-Albi Lushi
Biri Gjonit,ati Gjonit,
“Tungjatjeta Gjergji ynë”.
“Nderi Fisit”, “Burri Kombit”,
Qendrestar ndrite lavdinë.
Prinë i parë o dykrenarë,
shqipja mëmë të gdhendi germat.
Zjarr e flakë,treqind pishtarë,
treqind shpresa ndezën zemrat.
Treqind lule,treqind shpata,
dhjetra fise të përçarë.
Ah,Shqipëri! Kosovë ngrata!
Lëngon toka nga bijtë e ndarë.
Veladon i dheut amë,
anekënd ta nxehu shtatin.
Besë kërkove,jetë të dhanë,
dhe’ i shenjtë i tokës arbrit.
Biri Gjonit, ati Gjonit,
kështjellë e lartë, fortesë e rëndë.
Diell që feks brigjet e Jonit,
Det që valët t’i bëri këngë.
Me këngën himn ramë në beteja,
me “besa – besë” sërish u ngjallëm..
S’na theu shpata e as rrufeja,
në shtizë të flamurit hodhëm vallen.
S’të mposht sulltan e as tiran,
s’të pret shpatë e jatagan,
Ti shkëlqimtar si flakadan,
na fale dritën në motet sterr.
Zbrite shenjt mbi shenjtërinë,
lype besë sipas zakonit.
Mbolle gjak,korre lirinë
Ati Gjonit,Biri Gjonit.
Shpatë që pret Plavë e Gucinë,
Hotin,Grudën dhe Rrugovën,
Janinë,Kostur,gjithë Çamërinë,
Gjithshqiptarë në mbarë Kosovën.
Shqiponjën linde,na rilinde,
në gjak e fute dhe na binde,
Zemrat peshë në luftë ngrinte,
Flamur Komb prej Kastriotësh.
Me ty jemi Gjergji ynë,
Princ i flamurit,dritë e fronit.
Ti simurg i krenarisë,
Ati Gjonit, biri Gjonit.
1.) POROSI NGA SKËNERBEU (poemë)
(PJESË NGA POEMA PËR FËMIJË”GJERGJI TAKON SKËNDERBEUN”)
-Shkëlzen Zalli
Ngrihuni në këmbë,
Princa të nderuar.
Me komça argjendi,
E kama praruar.
Me kapuç të bardhë,
Me xhufkë a të sheshtë.
Sumbulla mitani,
Gajtana të leshtë.
Me gjerdane mbushur,
Simbole të arta,
Me rruaza nusesh,
Varur nëpër dasma.
Me lulepranverat,
Që vashat i mbajnë,
Me gdhendjet në djepa,
Në dyer, tavanë…
Me poçet që mbani,
Grurë, vaj e mjaltë.
Këmbanën e kishës,
Endesën syart.
Me butin e vreshtit,
Që na bëhet festë,
Piktorin, pikturat,
Me ritmin e blertë.
Me kudhrën e plorit,
Rapsodët në fise.
Harklumin e urës,
Që s’lidh vetëm brigje.
Hiqini ç’u thashë,
Të merrni me vete,
Pa zejtarë e art,
Mbetemi skelete.
Kthehemi sërish,
Te shpella, atje,
Si loti mbi plagë,
Pa pritur asgjë.
Mund t’na marrë armiku,
Kështjella e verë…
Trashëgiminë e artin,
Kurr, asnjëherë
…
Princa, mendjeurtë,
Me fjalën e butë.
T’i qëndroni pranë,
Në çdo festë a gjamë.
Atij që të fal,
Bukë e luftëtarë.
Dhe s’lufton për fe,
Po veç për Atdhe,
Kur të prek fytyrën,
S’ledhaton pasqyrën.
Me gjakun në dhëmbë,
Dhimbjen e bën këngë,
Arnuar me plagë.
Thërmohet si dallgë,
S’ndalet për të vdekur,
Te eshtrat e djegur.
Nriçimi i zbehtë,
E nis për në jetë.
Gjunjtë nuk i mbajnë,
Yllsirat që qajnë.
Me shallin e trishtë,
Era në lirishtë.
I heq plisa nate,
Lodhjen nëpër shpate,
Dhe e ngre në këmbë,
Si nga një legjendë.
Me veshjen e leshtë,
Shkëlqen edhe hesht.
Me gjakun e ngrirë,
Shpata e përtrirë,
Kalon poshtë shiut,
Si zog i veriut.
Në një derë troket,
Ku dielli thërret,
Zumaren e vjetër,
Lahutën me mjekër.
Se lindi një djalë,
Dhe, një luftëtar,
Bie përmbi të.
Shpirtin aty le.
Arnimet me plagë,
Gufin si zambakë,
Ngjyra edhe dritë,
Djepit që po rritë,
Histori e këngë,
Për babin legjendë.
Princa trimërishë,
Para se në kishë,
Lutuni, me mall,
Te pema mbi varr.
Që djepi të mbij,
Ushtarin e ri.
Ndryshe, kudo veni,
Kryqe, a çka keni.
Lërini bakshish,
Te darkat me mish.
…
Unë, Gjergji hijerëndë,
Flas me yjet në kuvend.
Marr dy nota nga çdo zog,
Poshtë parajsës, mbi një log.
Marr tri vargje nga ç’do bimë,
Fyell’ i zërit u jep rimë.
T’i trokasin mu në shpirt,
Porsi peshq të florinjt…
Thonë, Trimi është sëmurë,
N’zemër i pikon një gur.
Thonë, nata po afrohet…
Bie këmbana, të largohet.
Pranë krevatit flladi mbeti,
Me fustan të gjërë deti.
Hapi portën e zgalemit,
T’i kujtojë furtunat trimit.
Drini i Zi, Drini i Bardhë,
Lidhen tok në një ujvarë.
Njëri skuq, tjetri mban zi…
Shpirt lugine n’Dardani.
Kryetrimi flet për jetën,
Diellin njeh, siç njeh dhe veten.
Mbledhjes ballin i lexon,
Ka frikë gjumin, ndaj vazhdon.
-Mos u bëni flakë për tym,
As gjinkallë, që plas në vlim.
Kur për dik’ flet keq i keqi,
Dëgjoje me gjysmë veshi.
Mos e fut kullën në shtrat,
Djepin rrite për oxhak.
Bëj kujdes me kapistallin,
Mos e turr mes lëmit kalin.
Merr atë ç’ka të jep shteti,
Jo çka do lakmia, xhepi…
Ndotet nderi që ka princi,
E të zbret kali nga bishti.
S’je i zgjuar sa të gjithë,
Të tregojnë edhe me gisht…
Kuvendi s’ka fron për shpatën,
As për stemën- kryelartën.
Fodullin që “çanë dërrasa”,
E tretë masa, mbetet masa.
E fiton më lehtë nje vend,
Se sa zemrat në kuvend.
Jo pas arit, diamantit,
Ato janë “fat” i mosfatit.
Princa, kemi pasuri,
Motra, nëna e fëmijë.
Ujë të kaltër, re në qiell,
Sy kaprolli, mal me diell.
Pajtonin që shket te udha,
Të çojë vashat te ninulla.
Kemi Zot, edhe baba,
Ecni qiellit krah për krah.
Për dhuratë te ca bilbila,
Një kodrinë me trëndafila.
Përralloret lum e shelg.
Dimrin, që bëhet sheleg.
Ç’mrekulli u jep natyra,
Diellin që shthuret në ngjyra.
Ngjyrat që thuren qilim,
Me simbole, flakërima.
Pasuri, dhe të ndyshosh,
Këngën kur ta rikëndosh.
Pasuri janë hijet, pylli,
Farërat që mbledh trishtili.
Lumi që nga lug’ i blirit,
Thyhen heshtjen e mullirit.
Pasuri flokëbardha gjyshe,
Kur shëtit një vogëlushe.
Mëson gishtat e blerimtë,
Si tërhiqen penjtë e shiut.
Pasuri, bleta e artë,
Pa të s’ka fruta as mjaltë.
U kërkoj një të vërtetë,
Pas besimit, rritni bletë.
Gjersa t’vijë mjeku në derë,
Të ngre mjalti pa… barelë.
Pasuri, krahët e lehtë,
Lulet me gishta përpjetë.
Djathi e buka e vogël,
Yjet që bluhen në mokër.
Saçi, kulaçi i radhës…
Zemra e nënës brenda magjes.
Shumë poema do dëgjoni.
Pasuri, kur t’i mësoni.
Mos më rrini nën flamur,
Si ca gurë që s’bëhen murë.
Ndryshe s’jemi pasuri,
Por ca brumbuj me stoli.
Mos pranoni ç’jep i huaj,
Mos u mbytni n’pusin tuaj.
Ari, veshja me kristal
Çdo fisnik e bën vasal.
Mos i hidhni meloditë,
Nën dairet e çingitë.
Ndryshe, ritet marrin plasa,
Kryqëzojnë buzët në dasma.
Ai princ nuk quhet “burrë”,
Që djeg pyllin për një furrë.
Që rjep bjeshkën e pafaj,
Pastaj qahet për një çaj.
Viti juaj s’mbretëron,
As mbi popull, as në fron.
Kur merr besë një i pabesë…
(Futen krimbat në qëndresë)
S’lihet muri pa qiri.
Ai trembet, nuk ka sy…
S’e dallon dot nëpër natë,
Magjistarin nga një… shpatë.
Vjen anija e vonuar,
Sjell detarët e parruar.
Mes limonit, vajit për lakra…
Mund të fsheh gjylet në arka.
Pasuri urtia mbeti,
“Ku ka det, ka bajlozë deti”
Ta gëzojmë nëpër epoka,
Pasurinë që buron toka.
__________________________
• Ndjenja kombëtare ka rrënjë të forta në zemrat shqiptare; dhe ndonëse më ndonjë rast, moskokëçarja dhe moskuptimi i shqiptarëve gati na shkurajojnë dhe shkurajojnë gjithë miqtë e tyre të vërtetë, duhet pranuar se ndjenja kombëtare atyre nuk u mungon, por u mungon ajo vetëdije e qëruar, aq e domosdoshme për përparimin. ~ Faik Konica
.
Xhane Sherif Imeraj
Antare e Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyçi” Tiranë-Prizren
-Poetekës Mbarëkombëtare “Ndue Bytyçi”
Tiranë
29.08.2018
Komentet