VOAL – MADRID, 2 DHJETOR – Deklarata e Pavarësisë e Parlamentit të Katalonias u anullua njëzëri nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës, e cila shqyrtoi ankesën e qeverisë së Madridit, paraqitur më 11 nëntor, shkruan Voice Of Albanians – voal.ch. Kështu bën të ditur El Pais online, duke nënvizuar se vendimi është ndër më të shpejtit në historinë e Gjykatës.
Synim i kryetarit të Gjykatës, Francisco Pérez de los Cobos, i cili u respektua, ishte që vendimi të merrje para së premtes, datë e fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 20 dhjetorit.
Deklarata e Pavarësisë u miratua më 9 nëntor nga deputetët e koalcioni Junts pel Sì bashkë me komunistët e CUP të cilët së bashku kanë shmicën në Parlament.
Komentet