Kreu i Grupit Parlametar të Partisë Demokratike, Gazmend Badhi ka dhënë një deklaratë për mediat, pasi mazhoranca votoi kundër dërgimit të mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.
Bardhi tha se sot Gjykata Kushtetuese u asgjësua me votë të PS në Kuvend, e sipas tij tanim çdo qytatar i icl është duke zbatuar një vendim gjykate, i lind e drejta të mos e zbatojë më.
Ai theksoi se Rama e përdor Reformën në Drejtësi vetëm për propagandë dhe në rastet kur i pëlqejnë vendimet, në të kundërt i trajton si letër higjenike.
“Gjykata Kushtetuese u asgjësua me votë të PS në Kuvend. Cdo qytetar që është duke zbatuar një vendim gjykata, i lind e drejta të mos e zbatojë.
Ka rënë sistemi i vlerave dhe parimeve të shtetit ligjor.
Nëse një qytetari i rrëmbehet prona dhe e dërgon çështjen në Kushtetuese, ku i jepet e drejta dhe më pas është në dorë në Ramës, të zbatohet apo jo.
Ditë shumë trishtë për kushtetutshmërinë, republikën dhe shtetin shqiptar.
Kushtetuesja nga sot paguhet kot. Vendimet e tyre merren dhe hidhen në kosh. Ata normal që nuk kanë koment, kur kanë parë vendimet e Ramës.
Mos e vini në siklet kot kryetarin e Kushtetueses. Nga sot ata janë pa punë, sepse nuk kanë asnjë vlerë.
Unë i kam respektuar vendimet e drejtësisë edhe kur nuk më kanë pëlqyer. Mund të kem dhënë mendimin e tim, por asnjëherë nuk e kam vënë në mëdyshje vendimet e tyre.
Ky njeri e përdor Reformën në Drejtësi vetëm për propagandë dhe për rastet kur i pëlqejnë vendimet e tij. Kur nuk i pëlqen, i trajton institucionet si letër higjenike” tha Bardhi.
E teksa u pyet në lidhje me rritje e mundshme të pagave për anëtarët e Kushtetueses, Bardhi me ironi tha se për këtë pyesni Bashën, pasi ky i fundit ka shprehu gatishmërinë për ta votuar.
“Për këtë pyesni Bashën, sepse ai ishte gati për ta votuar. Për ne Kushtetuesja qëndron në majën e pagave, por nga sot e morën vesh që e marrin kot dhe atë pagë që marrin” shtoi ai. gsh