Himara vazhdon të trajtohet si një “patate e nxehtë” politike mes mazhorances dhe opozitës! Herë njëra, herë tjetra e faktorizojne këtë katun bregdetar, a thu ti mo se aty ndahet historia e botës! Sigurisht që me rastin Beleri të dyja kahet e politikës u zhyten ca nga halli e ca nga qejfi i akaparimit të pronave multimilionere bregdetare, në një betejë që në dukje shitej “majtas” si ruajtje e identitetit shqiptar në këtë tokë, e nga ana tjeter opozita e vorfën në një hall të imponuar aleance politike.
Pasi e grabiti Fredi Belerin me struktura policore e shpikje “përgjimesh” 2 ditë para zgjedhjeve, paralelisht Edi Rama angazhoi asqeret e tij për ti mveshur Skënderbeut të Elises në Botën e Çudirave, petkun e atletit të shqiptarizmës përballë ‘helenistit’ me llagap turk! Fabula e perdorur prej 14 majit e deri më sot nga propaganda e majtë është se Edi Rama nuk kërkon të lejojë një “helen” të futet kalë Troje në Himarë shqiptare. Bukur fort deri këtu!
Ama po njesoj si Fredi Beleri, edhe Vangel Tavo jo vetëm që nuk ka bërë më pak se ai për ato që konsiderohen si “të drejta të minoritetit grek”, por ka qenë zë politik pararojë në raport me fenomenet e vërejtura! Fjala vjen në 24 Maj te vitit 2019, kur prokuroria e kohes rihapi çështjen e masakrës së Peshkëpise dhe thirri ne apel Fredi Belerin, Vangjel Tavo i Edit sot akuzonte Ramën e djeshëm me këto fjalë: “25 vite më vonë rikthehet çështja e Masakrës së Peshkëpisë. Ditët e fundit Prokuroria e Krimeve të Renda po thërret në pyetje disa pjesëtarë të minoritetit etnik grek. Përse tani? Kriza e brendshme në vend kërkon diversion duke e zhvendosur vëmendjen në kurriz të minoritetit grek? A po përdoret drejtësia nga qarqe të caktuara politike? Minoriteti grek nuk mund të jetë kurrësesi as shënjestër dhe as rrugëdalje nga qoshsokaket e ngushta politike. Ky është një terror artificial dhe një shpresë për kundërvënie etnike. Njëri kah politik mund të dëshirojë prishjen e harmonisë politike por nuk duhet të gjejë shpëtimin duke u përpjekur të zhbëjë harmoninë dhe bashkëjetesën etnike”.
Akoma me herët Vangjel Tavo shkonte të vajtonte “ekezekutimin” Konstandino Kacifasit nga forcat RENEA duke thënë se terroristi që mori peng Bularatin me pushkë “nuk kishte qëllim të vriste njeri”. Sepse e vereteta e politikanëve minoritarë në Shqipëri është e njëjtë, Kaçifasi ishte hero, Himara është tokë greke dhe Masakra e Peshkëpisë nuk ka ndodhur! Për këto nonsense në pretendime, ata janë në të drejten e vet dhe në heshtje kjo është e gjithëpranuar nga të gjithë! Pyetja është pse Edi Rama e shet Vangjel Tavon si rikthimin e “politikanit shqiptar rrace” në Himarë kur “kandidati mançurian” i tij dhe Fredi Beleri ndajnë të njejtat parime dhe ndjenja si per Himarën, si për masakrën e Peshkëpise e po ashtu edhe për Kaçifasin? E vërteta është një dhe e vetme! Edi Ramës nuk i ha fare për identitetin shqiptarë e të padiskutueshëm të Himarës, as për Kacifasin e hiç me pak për Masakrën e Peshkëpisë! Atij i duhet një bedel për të shërbyer në planet e tij për akaparimin e pronave të himarjotëve në favor oligarkëve më lugë në brez! Ai është po i njëjti mbajti peng betimin e Fredi Belerit për Bashkinë e Himarës dhe përmes Drejtorisë së Burgjeve i dha leje të betohet si eurodeputet grek! Por të gjitha këto janë fakte të ditura! Dëmi i madh që Edi Rama bëri nga 14 maji i kaluar e deri më sot nuk është akaparimi i Bashkisë së Himarës për llogaritë e veta! Kandidimi i një “dervicianasi” në Himarë, është investim personal i Kryeministit të Shqipërisë për të avancuar më tej konsolidimin e “identitetin minoritar” të Himarës me apo pa vetëdije. Nga ana tjetër në do të vazhojmë të shikojmë shërbëtorët e Edi Ramës me harta në dorë dhe duke cituar Petro Markon të na thonë që Himara ka qenë është dhe do të jetë shqiptare. Langonjë dhe laskarët mediatikë do të vijojnë të prodhojnë shkrime e këndime për “greko-mutin-maskara” Fredi Beleri derisa të pupulli ti dalë fruthi më fort nga propaganda se nga vapa!
p.s…Torturë me regji!