Fahri Mahalla është njëri prej aktivistëve më të devotshëm të LDK-së në Zvicër. Shkrimi i tij pasqyron me argumente shkaqet e rrëknimit të LDK-së dhe rollin destruktiv të Isa Mustafës
Këta që e kanë vorros dhe po vazhdojn me vorros kontributin e veprimtarve të LDK-së, dikur ishin jashtë LDK-së, këta tani janë në pozita të larta udhëheqëse në LDK. Këta dikurë ushqeheshin nga kontributi i veprimtarve të LDK-së, këta kanë punue dhe tani po punojnë me vorros kontributin e veprimtarëve të LDK-së, mbi të gjitha po punojnë me përqa LDK-në, e pastaj për ta ndar, këtyre duhet të ju thuhet stop bollma. Mbrenda LDK-së mendimi ndryshe gjithëher ishte prezent dhe duhet të jetë prezent, jemi njerz nuk jemi rrobota, se cili ka të drejt të shpreh mendimin ndryshe. TË BASHKUAR DHE DUKE RRESPEKTUE NJËRI TJETRI MBRENDA PËR MBRENDA LDK-së, do të arrijmë me rikthye forcën dhe rrespektin e LDK-së, kjo arrihet me gjeneratat të reja, të dëshmuara me pun konkrete. Dr.Ibrahim Rugova ishte shembull për tolerancë dhe rrespektë dhe për bashkëpunim me të tjerët. Kjo është fryma RUGOVIANE. Tolerancë mbrenda për mbrenda LDK-së, tolerancë dhe bashkëpunim me subjektet politike shqiptare kudo që ndodhen. Ibrahim Rugova thoshte subjektet politike shqiptare nuk janë armiq, ata janë rivaal tanët politik, armiku ynë i përbashkët është ai që pretendon të hyjë me forcë brenda kufijve të Kosovës… Vetëm të bashkuar do t’ia dalim ta mbrojmë KOSOVËN, në të gjitha nivelet.
Kosova mbijetoi nën okupimin serb, fal popullit liridashës dhe veprimtarëve të LDK-së, përfshi këtu edhe veprimtarët e LDK-së në Diasporë. Falë vullnetit të fortë arritëm të mbijetojmë dhe të çlirohemi nga okupatori serb. Kosova funksionoi si shtet falë LDK-së, në krye me Dr.Ibrahim Rugovën, falë bashkëpunëtorëve të tij që ishin të pregaditur mirë në të gjitha nivelet, siq ishte Fehmi Agani, Mark Krasniqi dhe qindra intelektualë te tjerë, që u kyqën tër ta dhënë kontributin e tyre.
Veprimtarët e LDK-së në diasporë e themeluan fondin shtetëror të Republikës së Kosovës, i quajtur Fondi i 3%-shit. Në dhjetor të vitit 1991 LDK-ja të gjitha mjetet që i kishte në konton e saj, i derdhi në fondin shtetëror të Republikës së Kosovës, i cili udhëhiqej nga qeveria gjegjësisht ministri i financave Isa Mustafa. Me kohën Bukoshi dhe Mustafa u bënë zotër të Fondit, këta dy kanë bërë qka kanë dashtë me Fondin, këta i ndalën financimin kryetarit të Kosovës Ibrahim Rugova dhe e penguan atë që të lëviz jashtë Kosovës, për të lobuar për lirinë e Kosovës, këta të dy e lanë Ibrahim Rugovën rrugëve të Evropës.
Ibrahim Rugova ishte nisur për në Gjermani me stafin e tij për të lobue për Kosovën, kishin mbet pa financa (pa para) në Gjermani. Ata i kërkuan para këtyre dy bosave të fondit, këta i thanë po nji shum minimale prej 10,000 DM dhe e kan detyrue Presidentin Rugova me shkue në POSTE me nënshkrue për t’i marrë 10,000 DM. Ka mujt me shkue dikush tjetër nga delegacioni me i marrë ato para, por qëllimi ishte me i tregue Rugoves se na jemi ata që komandojmë me Fondin.
Për këtë rast isha i njoftuar më parë, pastaj këtë e vërtetova në Cran Montana në Zvicër, duke biseduar me Adnan Merovcin, dhe ky ma konfirmoi këtë.
Qysh atëherë i thashë Adnanit se nëse merret iniciativa për t’i shkarkue këta dy bosa të fondit, do ta keni përkrahjen e veprimtarve të fondit, sepse të gjithë janë të LDK-së, ai tha ka pasë nji propozim të tillë, por përgjigjja e Presidentit Ibrahim Rugovës ishte kjo: Edhe nëse vuajmë si gjarpëri nën gurë kurrë nuk do ta shkarkoj qeverinë e par të Republikës së Kosovës…
Këta dy bosat edhe disa të tjerë i injoruan totalisht veprimtarët e LDK-së i injoruan edhe veprimtarët e Fondit shtetror të 3%-shit. Po e ceki një rast. Organizonim tubime me bashkatëdhetar rregullisht për të mirën e fondit dhe të Kosovës, me qëllim që fondit të ketë sa ma shum mjete, sidomos kurë filloi lufta në Drenicë. Asokohe u shpall aksioni “Ndihmë për Drenicën“. Më vonë filluam edhe aksionin “Gjithçka për Pavarsinë e Kosovës“, për ta financue luftën e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës
Tubimin e parë e mbajtëm në Friburg të Zvicrës, salla ishte shumë e madhe por nuk i zuri bashkatdhetarët, dhe na u deshtë t’i mbajmë dy tubime njërin mbas tjetrit, në tubim ishin edhe bosat e Fondit shtetëror… Mirpo në tubim ishin infiltrue disa antar të LPK-së që u përpoqën të na e prishin tubimin, por nuk i ia dolën. Thjeshtë ishte e pamundur, sepse ishim të organizuar mirë dhe të motivuar shumë për ta ndihmuar vendin. Mbasi i purfunduam të dy tubimet, Bujar Bukoshi mbrenda për mbrenda objektit, ku ishte salla, në restorant ishte ulur në një tavolinë dhe po bisedonte me disa udhëheqës të LPK-së, me ata që antarët e tyre tentuan të na e prishin tubimin. Kjo ishte një befasi, për ne veprimtarët e Fondit të 3%. Bujar Bukoshi në vend se të ulej me ne veprimtarët e Fondit, ai ulej me ata që tentuan të na e prishin tubimin, të gjithë u befasuam me këtë gjest.
Fondi i 3% ishte fond shtetëror të Republikës së Kosovës, në këtë Fond paguanin rregullisht shqiptarët e ndërgjegjëshëm, e paguanin me kënaqësi, sepse investonin për shtetin e tyre. Ata paguanin me vetëdëshirë, se pse ne veprimtarët e Fondit nuk kishim mekanizëm për t’i detyruar ata të paguajnë, se pse ne ishim në shtet të huaj, dhe duhej t’i rrespektonim ligjet e shtetit ku jetonim.
Në fillim ne, organet udhëheqëse të Fondit të 3%-shit në Zvicër, merrnim nga ministria e financave raportin se kush e ka pague 3%, mbasi që i kishim emrat e bashkatdhetarve dhe adresat, kështu që e dinim se kush ka pague edhe kush nuk e kishte përmbushur detyrimin kushtetues.
Veprimtarët e Fondit vepronin në baza vullnetare. Ata pasi mbaronin punën e përditshme, nga e cila jetonin. dhe i mbanin familjet në Zvicër e në Kosovë, në mbrëmje shkonin për t’i vizituar bashkatdhetarët në banesat e tyre, për t’i bindur ata që ta paguajnë 3%-shin, dhe që t’i mbështesin akcionet specifike, për ta financuar shtetin e Kosovës që ishte nën okupimin serb, dhe për ta financuar Ushtrin Clirimtare të Kosovës.
Të hyrat e fondit nuk i bënim publike, për arsye që dihen. Siç e thash, në fillim, Ministria e financave na e dërgonte raportin rregullisht, dikur herë e dergonte herë se dërgonte, dikur e ndërpreu këtë praktikë…
Mjetet e grumbulluara nga akcioni ndihmat për Drenicën, janë Paguar në konton e Fondit shtetror të 3%, duke shënuar në çeçe “Ndihma për Drenicën“, u mblodhën afër 10’000’000 FRCH. Shtrohet pyetja a kanë shkue ato para në Drenicë? mendoj se për këtë duhet të përgjigjen Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa.
Për aksionin “Gjithçka për Pavarsinë e Kosovës“, më emruan mua Kryetar në nivel të Zvicrës, ndërsa nënkryetarë Arif Baftiun dhe Tomë Berishën. Gani Hoxha kryetar i Fondit të 3% ishte krah për krah me ne. Veprimtarët e fondit ishin të kyçur në të gjitha nivelet lokale dhe kantonale. Strukturat e fondit të 3%, ishin kryesisht anëtarë të LDK-së, mbi 1500 veprimtarë të angazhuar natë e ditë. Me ne ishin edhe anëtarët e partisë Demokristiane që udhëhiqej nga Akademiku i ndjerë Mark Krasniqi.
Aksionin Gjithçka për Pavarësinë e Kosovës, e ndërmorëm për ta financuar Ushtrinë Clirimtare të Kosovës, për ta çliruar Kosovën nga okupatori serb. Aksioni shkonte shum mirë; për dy muaj në nivel të Zvicrës u grumbulluan 24’014’500 franga zvicëranë. Bashkatdhetarët që i kanë dhënë parat i kanë marrë Bonat përkatës. Në fillim parat i dërgonim në Dardania Bank në Tiranë përmes Bankës UBS, edhe përmes bankave tjera të Zvicërres. Por me të kuptuar shteti serb se paratë po shkojnë në bankën Dardania në Tiranë përmes bankave Zvicërane, ushtroi presion mbi institucionet e Zvicrës, që të ndërpritet dërgesa e parave përmes bankave. Ndalesa na shkaktoi probleme serioze, sepse u detyruam që parat t’i dërgojmë në Dardania Bank, përmes veprimtarëve të Fondit. Ata shkonin me aeroplan në Tiranë dhe i dërzonin parat në Bankën Dardania.
Kjo ishte një punë me rrezik për njerëzit që merrnin përgjegjësinë të kenë më vete me qindra mijëra franga. Ata mund të sulmoheshin nga typa të ndryshëm për t’ua marrë të hollat… Ata detyroheshin që të hollat t’i mbajnë edhe në friz, nga droja se mund t’u digjej banesa e me të edhe paratë e njerëzve që përpiqeshin me zemër ta ndihmojnë shtetndërtimin e Kosovës. Të gjithë bashkë, veprimtarët e Fondit dhe donatorët e shumtë meritojnë respekt të posaçëm për mundin dhe sakrificat e tyre.
Me të përfunduar Aksioni, ne, Komisioni i Zvicrës jemi takuar me Komisionin shtetëror të qeverisë së Republikës së Kosovës. E kemi bërë bilancin dhe e kemi nënshkruar Raportin. çdo gjë përputhej. Bonat e mbetur i asgjësuam, i dogjëm.
II
RAPORTI PËFUNDIMTAR I FONDIT TË 3% DHE I DY AKSIONEVE TE PERGJITHSHME NUK PERPUTHET ME FAKTET QE I DIME TE GJITHE
Mbasi që përfundoi akcioni, Gjithqka për Pavarsis e Kosovës, nji rast u takuam me Isa Mustafën po bisedojmë, rreth akcionit po i them se akcioni Gjithqka për Pavarsin e Kosovës shkoji mirë, u grumbulluan 24milan e 14mijë e 500franga Zvicrrane, Isa Mustafa më thotë: “Neve një shtet i vetëm na i ka dhënë aq të holla sa keni mbledhur ju në Zvicër…”
Kur e kam lexuar Raportin përfundimtar që Isa Mustafa e ka dhënë para Kuvendit, në fund të vitit 2000, u befasova se si është e mundur që një shumë aq kolosale të mos figurojë aty… Nëse nuk duhet me u ditë emrat e atyre shteteve, le të formohet një komision shtetëror, që te dihen shumat që na janë dhënë por edhe të dihet se ku janë shpenzue ato para. Mundë të ketë edhe firma të mëdha që kanë dhënë para, e që nuk janë të deklaruar për arsye të ndryshme, edhe këto firma le të mbeten sekrete, por shuma e parave duhet të dihet.
Konsideroj se me këtë çështje do të duhej të merrej kaherë Prokuroria por jo vetëm me Fondin e 3% por edhe me Fondin Vendlindja Thërret, sepse edhe ata kanë grumbullue para për Kosovën, të zbulohen të gjithë ata që kanë mbledhë para për Kosovën, sepse i bëhet nder çdonjërit që i kanë dhënë paratë dhe të dihet kontributi i tyre…
Një kopje të Raportit përfundimtar të të hyrave dhe të daljeve, të Fondin të 3%, e kam edhe unë, dhe më sa kuptoj, raporti është shumë i paqartë dhe ka pshjellime, që as dreqi nuk mundet mi i ra në fije. Këtë Raport mund ta analizojë saktësisht vetëm një komision i përbërë prej ekspertësh të financave. Më sa di, pas Luftës ishte themeluar një komisioni në Kosovë dhe pasi e ka shqyrtue Raportin, thuhet se nuk e kanë pranuar, sepse si i tillë është i pa pranushëm.
Para shumë vitesh publikisht e kam kontestuar këtë raport në gazetën Bota Sot. Ishste koha kur Bujar Bukoshi në një polemikë me disa persona deklaroi se “…çështja e Fondit të 3%-shit është kapitull i mbyllur“.
Në atë reagim publik unë pata kërkuar këtë që kërkoi edhe sot, ashtu si edhe shumë bashkatdhetarë e kontribues të Fondit: Bujar Bukoshji e Isa Mustafa, duhet të tregojnë saktësisht se ku dhe si i kanë shpenzuar parat e Fondit të 3%, ndihmat që janë dhënë për Drenicën si mjetet e grumbulluara gjatë aksionit “Gjithçka për Pavarësinë e Kosovës“. Pra duhet të sqarojnë me emër dhe mbiemër se kujt dhe sa i kanë dhënë të holla, ndërsa ata që i kanë marrë duhet të japin raport se ku i kanë shpenzuar ato.
Paratë e Aksionit “Gjithçka për Pavarësinë e Kosovës“, janë derdhur në Dardania bank në Tiranë. Krejt dokumentacionin për e kam të plotë. Shumat veç e veç janë të shënuara për secilin kanton, në nivel të Zvicrës. Për çdo kanton veç e veç ekzistojnë raportet e nënshkruara nga të dy komisionet, nga ai në nivel të Zvicrës dhe nga ai në nivel kantoni.
Siç e thash në pjesën e parë të këtij shkrimi në fund të Aksionit, Komisioni i Qeverisë dhe Komisioni në nivel të zvicrës e kanë bërë barazimin dhe e kanë nënshkruar Raportin.
Ndërkaq në Raportin Përfundimtar (1991 – shtator 1999) të Isa Mustafës të janarit të vitit 2000, për Fondin e 3% dhe të dy akcioneve të lartëpërmendura nuk ka të dhëna me fakte, veçse një përshkrim formal se X apo Y Zonës së luftës i janë dhënë kaq qindra mijëra apo aq miliona marka gjermane.
Pra mungon ajo që është esenciale për një Raport serioz kujt dhe sa të holla i janë dhënë. Që të dihet se çka ndodhur dhe si janë shpenzuar ato të holla.
Prandaj në mungesë të këtyre saktësimeve është e domosdoshme që Prokuroria të merret me këto punë dhe t’i gjejë shkaqet pse Isa Mustafa po e fshehë të vërtetën? A është i kërcënuar apo çka është në pyetje.
Ne, veprimtarët Fondit të 3% ishim logjistika e luftës, ne i dërguan me dhjetra Kamionë ushtarakë, dërguan me dhjetra Picgauera, nga Zvicrra, i dërgum të mbushur me ndihma, paisje ushtarake dhe armatim të përziera me ndihma, dërguam barna, dërguam aparate mjeksore, dërguam veshmbathje ushtarake, këpucë ushtarake të llojeve të ndryshme, gjithë herë duke i përzier me ndihma. Kamionat i kanë vozitur veprimtarët e LDK-së nga Lozana e Zvicrës, përmes Italisë deri Shqipëri e pastaj deri në frontin e Luftës. Dëshmi janë fotot sepse ato flasin më shumë se 1000 fjalë. Në foto shihen kamionat ushtarak të radhitur duke shkuar për në Shqipëri, kjo është vetëm një turrë e dërguar, ka edhe shumë e shumë kamion të tjerë që janë dërguar nga Zvicrra.
Një dëshmi e thjeshtë e vozitëve të këtyre kamionëve të luftës do të tregonte se çka kanë përjetuar ata njerëz në përpjekjet e tyre të sinçerta për ta ndihmuar Luftën
Mbasi që përfundoi lufta, subjektet politike filluan me përpilimin e listave për veteranë, secila parti politike aplikonte për veprimtarët e vetë, aplikonin simbas kategorive, në radhë të parë gjithëherë janë Dëshmorët e Kombit ata që kishin dhan jetën në frontin e luftës, Invalidët t luftës, Logjistika e kështu me radhë.
Në këtë funksion, ne veprimtarët e Fondit të 3%-shit, kryesia qendrore në nivel të Zvicrës u takuam dhe vendosëm të aplikojmë si pjesë e logjistikës, që financoi Ushtrinë Clirimtare të Kosovës, sepse e kishim kryer detyrën dhe e meritonim.
Në bëmë një listë dhe përfshimë veprimtarët e të gjitha kantoneve dhe u përpoqëm që numri të mos jetë i madh ani se ata që ishin të përshirë në këto struktura ishte mbi 1500 veta. Ne nuk mendonim në të ardhura etj. Thjeshtë mendonim se do të mjaftonte nga një Mirënjohje, në shenjë respekti për kontributin e dhënë për dhjetë vjet rresht, në funksion të çlirimit të Kosovës.
Gani Hoxha e mori përsipër të bisedonte me Isa Mustafën, pasi që kishin biseduar edhe më parë për këtë çështje. Madje vetë Isa i kishte thën për ti dërgu emrat e VEPRIMTARVE të Tondit të 3%-shit. Po e përsëris ne nuk kërkonim status veteranësh por si pjesë e logjistikës dhe si financues të luftës për liri.
Ne emrat i dërguam por përgjigje nuk morëm asnjëherë, sigurisht ajo listë me emra të veprimtarëve të devotshëm ka përfundue në koshin e plehërave. A nuk është kjo vorrosje e kontributit të veprimtarëve të LDK-së? Isa Mustafa me shokë në këtë mënyrë e ka vorrosë edhe kontributin madhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ne veprimtarët e Fondit të 3%-shit, ishim anëtarë dhe udhëheqës të LDK-së në të gjitha nivelet e saj në Zvicër. Ne kurrë nuk kemi menduar me aplikue për me marrë rroga si veteranë. Për neve do të mjaftonte një Mirënjohje, për të gjithë veprimtarët e Fondit të 3%-shit. Një mirënjohje që nuk do të kushtonte më shumë se një euro!
(Shihni në vijim faksimilin e pagesave që i janë bërë UçK-së me të hollat e Fondit të Republikës së Kosovës)
Isa Mustafa dhe stafi i tij duhet të tregojë publikisht pse e vorrosi kontributin e veprimtarëve të Fondit të 3%-shit, sepse nga ky fond ka mbijetuar arsimi shqip në Kosovë, janë vënë themelet e shtetit të Kosovës, është financuar gjithë aktiviteti diplomatik dhe informues i Kosovës në kohët më të vështira, është financuar lufta çlirimtare… Nga të ardhurat e këtij Fondi ka jetuar edhe vetë ai, Isa Mustafa dhe familja e tij.
Mohimi i gjithë atij aktiviteti jetik për Kosovën dhe lirinë e saj nuk bëhet pa një qëllim, pa një prapaskenë politike. Si është e mundur që një mohues i aktivitetit kombëtar e shtetformues të LDK-së me emrin Isa Mustafa sot të gjindet në ballë të saj?
Shtrohet pytje vallë a s’ka LDK-ja kuadra me zavendësue këtë njeri? Unë besoj se ka shumë, është një gjeneratë e re grash dhe burrash shumë më të përgatitur dhe shumë ma vullnetmirë se Isa Mustafa për ta udhëhequr e LDK-së dhe për ta nxjerrë vendin nga këneta ku e ka hedhur Kosovën Hashim Thaçi me ndihmën e atyre që e kanë uzurpu LDK-në.
Atë që e bënte dikur bashkë me Bujar Bukoshin, tani Isa Mustafa po e vazhdon me disa politikanë pa kurriz e primitivë. Isa Mustafa e ka për detyrë t’u tregojë qytetarëve të Kosovës se ku përfundoi dokumentacioni i qeverisë së Kosovës në ekzil, sidomos dokumentacioni i Fondit të 3%-shit. Qeveria e Kosovës ishte e vendosur në një shtëpi në Bon, aty kishte kushtet për punë normale. Si është e mundur që gjithë ai dokumentacion të humbë pa shenjë e pa nishan? Mos është bërë qëllimisht për t’u fshehur gjurmët…?
Unë çuditem se si është e mundur që Isa Mustafa të thirret sot në Ibrahim Rugovën, kur të gjithë e dimë se ky dhe Bukoshi ia ndalën financimin e aktiviteteve të tij për ndërtimin e shtetit të Kosovës?
Ibrahim Rugova nuk ishste një njeri hakmarrës, por Burrë Shteti, i cili përpiqej t’i bëjë bllok shqiptarët kundër Serbisë. Pavarësisht se çka mendon njëri ose tjetri. Ai na mësoi të identidikohemi si shqiptarë dhe te gjejmë te njëri tjetri atë që na bashkon e jo ato që na ndajnë.
Dr.Ibrahim Rugova e përfundoi karrierën e tijë me nder, si njeri me virtyte të larta njerzore, si politikan na krijoi e na la miq shpëtimtar, si SHBA-të që na ndihmuan t’i shpëtojmë gjenocidit serb.
Ndërsa sot LDK-ja e Ibrahim Rugovës është e përçarë si mos ma keq, Isa Mustafa e ka kthyer partinë më të madhe që kanë pasur shqiptarët ndonjëherë në një instrument të Hashim Thaçit. Është koha e fundit që veprimztarët e shumtë të LDK-së të ngrenë zërin e tyre dh t’i thonë këtij bukshkelësi dhe hipokritëve që e rrethojnë se LDK nuk është çylym për t’i mbuluar krimet e Hashim Thaçit, e as për patericë për ta mbajtur atë në pushtet.
Lozanë, 24 maj 2020
*Gjithëmonë me LDK-në
Kryetar i këshillit nisëmëtar për themelimin e nëndegës së LDK-së në Lozanë. Kryetar i nëndegës së Lozanës.
Nënkryetar i kryesis qendrore për fondin e 3% në nivel të Zvicrrë.
Kordinator në disa kantone i fondin të 3%.
Kryetar i emëruar për ta udhëhequr Akcionin Gjithçka për Pavarsin e Kosovës.
Bashkë themilus, kordinator i Shoqatës Kulturore Sportive Dardania në Lozanë.
Themelus i klubit të karates Dardani në Lozanë.
Bashkëthemelus i Shoqatës Humanitare Ferizaji me seli në Lozanë.
Komentet