Koha ikën shpejt. Ajo nuk pret por, gjykon veprimin apo mos veprimin e njerzve. Të cilët, me apo pa dëshirë, duket se nuk po e logarisin një gjë kaq të çmuar sa koha.
Politika nuk bëhet me inate personale. Nuk bëhet as me kokëfortësi të grupimeve apo individëve. Në fund, çdo gjë matet me atë rrezultat që prodhon. Prandaj ajo quhet politikë, dhe mbi bazën e rezultatit merr dhe fitoren apo ndëshkimin.
Sot, më shumë se kurrë duhet një unifikim qëndrimi të PD-së. Ky unifikim, do të prodhojë dhe fitoren në zhgjedhjet lokale. Por, për ta arritur këtë. Duhet me do e mos një bashkim forcash brënda vetë partisë. Ky bashkim, bënë të mundur dhe daljen në fushatë me një dimension të qëndrueshëm, bindës ku, vota e qytetarit kërkohet me një sinjal shpres dhënës. Kjo dhe për faktin e thjeshtë. Shqiptarët e duan ndryshimin. Janë lidhur me propogandën e së majtës. E prekin me dorë si varfërinë ashtu dhe braktisjen e vëndit. Por, duan dhe shpresën për ndryshim. Dhe këtë shpresë, mundet dhe duhet t’ja japi vetëm opozita.
Pyetja më e thjeshtë është sot. Kush do ta bëjë bashkimin e P.D.-së ? Zakonisht në “pajtimin” e dy njerzve apo grupimeve, ka gjithmonë një negociator, Ky njeri apo grup njerzish, duhet të jetë i besuar, dhe me vlera. Ndryshe bëhet i pa besueshëm për njërën apo tjetrën palë. Pa dyshim duhet të jetë, sa politikan aq dhe diplomat. E thënë më troç. Negociatori nuk duhet të këtë interesa personale, dhe nuk duhet të jetë i pa besueshëm për asnjë krah.
Ky bashkim mundet të nis dhe nga poshtë. Pra nga baza apo vetë degët e partisë. Për të mos ngelur në kuadrin e konstatimit. Pa jap dhe alternativën.
Në çdo qytet kemi dy grupime tashmë. Por kemi dhe dy seli. Njëri grupim mban selinë ekzistuese. Tjeri ka hapur një zyrë apo qëndër tjetër. Pra, kemi një parti me dy seli. Sinjali që përcillet tek demokratët apo dhe tek simpatizantët e më gjërë. Do ishte Nëse të dy grupimet do qëndrimin në një seli të vetme. Kjo gjë. Jo vetëm jep sinjal të fortë por, sanksionin dhe fraksionet brënda partisë. Fraksione që janë të ligjëruara në Satutin e Partisë. Ky do ishte një hap i parë Por jo i pa rëndësishëm politikisht. Mjafton vullneti për ta bërë. Kam bindjen se. Kjo do krijonte dhe efektin domino, nëse ndodh në një qytet.
Ana tjeter pozitive i këtij veprimi. Demokratët do ishin të grumbulluar në një seli. Si pasojë ata do jenë më afër njëri tjetrit, dhe ura e bashkëpunimit do ishte më e lehtë.
Nëse këtë veprim do e bënte Berisha në selinë qëndrore. Pra dy grupimet do kishin një seli. E sigurtë që kjo do ndodhte në të gjitha selitë. Por kjo mundet të realizohet dhe në një qytet. Ky do ishte si rezultati i projekteve pilot. Madje do të thoja se. Këtu do dukej dhe forca e Kryetarve në rrethe. Një veprim i tillë. Tregon jo vetëm vendosmëri dhe vizion, por dhe sa të aftë politikisht, janë kryetarët në rrethe.
Kjo duket më e lehtë për tu realizuar pasi. Gjykoj se grupimet në qëndër, nuk do mandatonin njeri për ta kryer këtë negociatë për bashkim. Kjo u duk dhe në primaret e zhvilluata Asnjë kandidat nuk e kishte vizionin e bashkimit. Kur unë e deklaroja në çdo takim. Se në zgjedhje ( nëse më jepej votbesimi) do dal vetëm me siglën dhe parti të bashkuar. Asnjë nga kandidatët Qoftë në Tiranë apo rrethe, nuk e artikulonin një gjë të tillë. Ndaj them se Kryetarët e PD në rrethe, duhet ta nisin një lëvizje të tillë. Kjo lëvizje pa dyshim që zhvillohet dhe me lëvizje të tjera. Por, e rëndësishme është të përhapet fryma. Dhe çdo kush nga ne, me apo pa mandat. Duhet ta përhapi e të punoi për këtë gjë. Po të hapet fryma. Pa dyshim, që çdo gjë realizohet. Pasi kjo është e vetmja rrugë për të sjellë fitoren e P.D.-së.
Komentet