Këto ditë nëper mjetet e informimit gjithandej në trojet tona po qarkullon nji shkrim me akuza kundër Milaim Zekës, këtij gazetari të vetshpallun ( s’e ka asnji ditë shkollim per gazetari ), këtij njeriu llafazan, mashtrues perfid dhe veç dreqi mund ta din se kujt i ka sherbye nëper vite dhe i sherben ky far mahlukati që tash edhe u ba deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Shkrimi me akuza kundër Milaim Zekës po lexohet dhe gjithandej po diskutohet. INSAJDER-i me Redaktorin e vët z. Vehbi Kajtazi dhe Drejtorin Parim Olluri që disa ditë radhazi po shkruejn dhe po argumentojnë se si Milaim Zeka në bashkpunim apo në ortakllak me Ilir Krasniqin permes TV programit PA RROTULLA të Milaim Zekës kurdisin mashtrimin per qytetar të Kosovës dhe duke ju premtue atyne viza punë në Gjermani dhe tash këta dy matrapaz akuzohen per mashtrim diku rreth 920.000 euro.
Ky lajm per matrapazin Milaim Zeka më nxiti të shkruej jo vetem per këtë rast me të cilin si duket po mirret prokuroria në Kosovë, por të shkruej per disa raste që i di dhe që kan ndodhë e po ndodhin nga disa matrapaz shqipfolës edhe këtu në Norvegji, në vendin ku ka ma së shumti kontrollë per shkelje ligjesh dhe ku denimet janë të mëdhaja qoftë si gjoba apo edhe me burg.
Vitin 2016 në qytetin qe e kam afër , në MOSS takova nji zonjë nga Lezha e cila kishte pas migrue në Greqi ku kishte pas jetue shumë vite dhe pasi i vdes burri kjo bashk me djalin dhe vajzën vendos të vi në Norvegji dhe me letra të Greqisë akomodohet këtu. Ajo që në takimin tonë të parë shkak per të cilin u ba libri im KRYQI NE MAGJEN E MIELLIT , të cilin liber ajo ma kerkoi dhe derisa pinim kafe në nji kafene ajo pa aspak keqardhje dhe respekt ndaj meje si shqiptar i Kosovës , më tha, po e citoj: … ju kosovarët ( nuk na quente shqiptar fare ) jeni mashtrues, jeni të ligj, jeni matrapaz dhe të pamoralshëm.
I kerkova arsyen pse ajo ka këto mendime!
Ajo vazhdoi.
Këtu në MOSS shqipfolësit e Kosovës ju afrojnë punë hallexhinjve shqiptar të Shqipnisë që vijne per ta fitue ndonji lek këtu, dhe din ti se jo vetem qe ju ofrojnë pagë per punën nën nivelin e çdo logjike, por ata posa e kryejn punë ikin dhe nuk jua paguejn punët që i kryejn të shkretit .
Kështu as serbet nuk sillen me neve më tha zonja.
Kur punojne shqiptarët e Shipnisë te far serbi, ai i respekton dhe i paguen me rregull.
Nuk kisha si ta kundershtoj sepse e di se kjo asht e vertetë. E di se meqense shqiptarët nga Kosova jan ardhë ma heret ketu në Norvegji dhe jan akomodue me familjet e veta dhe kan shtetësi norvegjeze ku disa nga ata kan hap firma të ndryshme të pastrimit, të transportit, të ndertimtarisë etj, ata krah punë marrin shqiptarët e Shqipnisë dhe vërtetë ndaj tyne sillen shumë keq, dhe shpesh as nuk jua pagujn mundin që e bajn ata. Ose ikun diku dhe ec e gjejë shqiptar ziu që asht ardh me vizë turistike në Norvegji, por që punon në të zezën sikur i thonë këtyne punve nuk din as ku të ankohet sepse ka frikë se e perzajnë dhe ja ndalojnë ardhjen tjeter në Norvegji. Shqipfolsit e Kosovës e edhe të Maqedonisë shfrytzojnë keto raste, perfitojnë vet dhe i marrin njerzit , vëllaznit e vetë në qafë.
Mirpo ka disa që veprojnë edhe ma poshtersishtë se keta qe i ceka. Ne qytetin FREDRIKSTAD në Norvegji , qytet ky që e kam larg vetem 21 km. dhe i njof pothuej të gjithë shqiptarët qe jetojnë aty, asht njifar Kastrot Komoni nga fshati Berzhenik i Pejës i cili ka dy vite që mirret me mashtrime të shqiptarve të Shqipnisë.
Ky matrapaz ka farefis në Shqipni të cilet kan ik nga Kosova dikur në kohen e Mbretit ZOG. Ato lidhje farefisnore në vend që ti shfrytzojë per të mirë ky matrapaz i shfrytzon per të mirat per vetveten.
Shkon atje te farefisi i vetë dhe ju premton punë në Norvegji, por ju kerkon para secilit. Sipas disa informatave që kam ky ju merr njerzve nga 2000 euro e ma teper me premtim se në Norvegji do ju gjen punë.
Ky bashk me disa matrapaz tjerë ketu kan regjistrue njifar firme të ndertimtarisë dhe marrin punë nga firmat e medhaja norvegjeze , i dergojnë shqiptarët që i kan sjellë nga Shqipnia në vendpunishte dhe i lajn në meshiren e fatit. Në mars 2016 isha tu pi kafe bashk me miqët e mi z. Avdyl Haxhaj dhe z. Sabit Islami në restorantin MECDONALDS në lagjen Alvim në Sarpsborg kur Sabitin e thirri nji shqiptar i Shqipnisë dhe i kerkojë ndihem. I tha se ka lendue keq doren dhe ka shumë gjakderdhje dhe se ” shefi ” i ti Kastriot Komoni nuk ja hap telefonin fare. Nuk ka guxim të shkoj te mjeket sepse asht ilegal në vendpune dhe rrezikon debim nga Norvegjia. E luti Sabitin ti blen disa fasha në apotekë dhe të shkon ta ndihmojë.
Sabiti shkojë menjihere dhe kur u kethye na tregojë tmerr. E kishte prish doren per sa të jet gjallë i shkreti na tha Sabiti me lot në sy. Shfryu shamje kunder Kastriotit dhe tregojë se çfar mashtruesi asht ai .
Nji ditë tjeter vetem disa ditë pas këti rasti perseri ishim bashk unë Avdyli, Sabiti dhe djali im Fan-Noli kur e therret Sabitin nji tjeter shqiptar i Shqipnisë. I tha:… a mundesh me mi gjetë 500 krona uha se jam pa bukë. Ka dy muej që punova dhe Kastrioti ik, nuk ma hap telefonin, mi ka marr 4000 euro me me gjet punë, ja kam dhanë derisa u takuem në Shqipni, dhe ai tash ik e nuk me paguen per punët që i kam krye ketu.
Sabiti asht i njoftun ketu në keto anë qe ban çmos , e len veten keq dhe ju ndihmon shqiptarve, mirpo janë pikrisht shqiptaret mashtrues matrapaz që e kan sjellë edhe Sabit Islamin ne bankrotim dhe jeton me shumë probleme ekonomike me borgje në banka , borgje keto që i ka marr per të ju ndihmue shqiptarve e ata pasi kan mbarue punet e veta nuk ja kethejn leket Sabitit, jan tre kater persona ketu që bashk ja kan mbi 1 milion krona norvegjeze borgj z. Sabit Islami. Dhe tash kur Sabitin e therret ky hallegjiu nga Shqipnia te cilin e kishte mashtrue Kastriot Komoni, Sabiti ndihet keq dhe i thote në prezencen time dhe te djalit tim si dhe mikut Avdyl Haxhaj, me vjen keq o vëlla , nuk kam lek as per veti, por bukë të jap, të marr ne familjen time per ndonji ditë dhe aty flen dhe ushqehesh bashk me neve.
Ky matrapazi Kastriot Komoni tash masi i ka dal zani si mashtrues, kishte ndërrue metoden. E kishte mbulue gruen me petka islame dhe bashk me te po shkojke në Shqipni. Perdor gruen si mashtrim per të demostrue njeriun besnik te robi e te zoti dhe po kerkojke viktima në Shqipni.
Unë që po shkruej ketë shkrim se kam asnji interes pesonal, nuk më ka damtue ky matrapaz asken nga faredisi im, por shkrimin e bana që ta demaskoj nji njeri te poshter , te mjer i cili shfrytzon mjerimin e tjerve per te perfitue vet.
Janë matrapazaet si ky Kastriot Komoni dhe ai Ilir Krasniqi e Milaim Zeka që po leshojnë lajme të rrejshme per punsim në shtetet e prendimit. Lajmet i leshojnë per te perfitue vetë dhe marrin në qafë shqiptarët e shkretë.
Ju them të gjithë shqiptarve se në Norvegji nuk mund punsohet askush , pa ju dhan leja e qendrimit në Norvegji. Dhe leja e qendrimit jipet vetem permes bashkimit familjar e që edhe kjo bahet me kerkesa të veshtira nga ligjet e shtetit , kerkesa apo kushte keto qe si ka asnji shtet tjeter i Europës. Leja e qendrimit bahet edhe me diploma të niveleve universitare në lami e profesione të dryshme që jan deficitare në Norvgji , kryesishtë në shendetësi dhe në Gjeodezi, Gjeologji , etj, etj. lami.
Mos bini pre e mashtruesve e matrapazve si këta që i ceka me emna.
Unë kisha me e lajmrue ketë Kastriot Komonin këtu që moti, por me dhimbsen ata shqiptar qe kan derdhë djersë per Kasriotin e të cilve ky nuk jua ka pague asnji lek. Po e lajmrova ai do burgoset dhe shqiptaret nuk do mUnd nxjerrin asgja nga ai. Keshtu ata i mban shpresa se së paku diçka do i marrin kur e zanë diku.
Borgenhaugen: 07.10.2017
Eeeh ku je kallushani i Mustafe Hasanit po mire po jau ndon pikat permbi “i”.
Te lumte o djali i Istogut.