Pyetje për kryetarin e komunës së Prishtinës
Dy xhamitë që po ndërtohen në Prishtinë, i lejuat ju, pa tumiren e Asamblesë Komunale apo nuk u pyeti kush? Përgjigjen ua keni borxh qytetarëve nga të cilët e merrni rrogën e i gëzoni privilegjet me makinë luksoze, dreka e darka, më shëtitje kryq e tërthore botës.
Përgjigjen ma keni borxh edhe mua, sepse jam taksapagues, pra diçka nga rrogat e mia e nga tatimi në pronë i fusni edhe ju në xhep.
Heshtja nuk është ar, heshtja është pranim i heshtur i korrupsionit, sepse të gjithë e dimë se asnjë xhami në Prishtinë e në Kosovë nuk mund të ndërtohet pa i korruptuar zyrtarët komunal.
Komentet