Koka ime përplaset me yjet.
Këmbët e mia janë mbi lartësitë e kodrave.
Majat e gishtave të mi janë në luginat dhe brigjet e jetës universale.
Poshtë në shkumën murmuruese të gjërave primitive unë shtrij duart e mia dhe luaj me guralecët e fatit.
Unë kam qenë në ferr e kthyer prej andej shumë herë.
Unë di gjithçka për parajsën, se kam biseduar me Zotin.
Unë përzihem në gjakun dhe rropullitë e tmerrit.
Unë e njoh pushtimin e zjarrtë të bukurisë.
Dhe rebelimin e mrekullueshëm të njeriut ndaj të gjitha tabelave ku është shkruar: “E ndaluar”.
Emri im është e E Vërteta dhe unë jam i burgosuri më i paprangueshëm i universit.
Komentet