Volodymyr dhe Olena Zelensky (44 kanë lindur në qytetin e Kryvyi Rih, në jug të Ukrainës. Ata ndoqën të njëjtën shkollë, por nuk e njihnin njëri-tjetrin si fëmijë.
Shumë vite më vonë, në një ditë me diell, Volodymyri po kthehej nga teatri me shokun e tij. Ata takuan dy vajza në rrugë dhe atë ditë Zelensky u takua me gruan e tij të ardhshme, transmeton “Stopra”, përcjell Telegrafi.
“Nuk kam pasur kurrë probleme me vajzat. Dhe papritmas një femër e fortë për ta joshur dhe për ta bërë për vete! “Doja ta joshja dhe ajo joshje u shndërrua në dashuri”, thotë Zelensky.
Olena ka studiuar për inxhinieri ndërtimi në Universitetin Kombëtar të Kryvyi-t, ndërsa Volodymyri ka studiuar për drejtësi në Institutin Ekonomik në të njëjtin qytet.
Megjithatë, ajo kurrë nuk ka punuar në këtë profesion, por ka ndërtuar një karrierë në shou-biznes dhe është e njohur për publikun kryesisht si skenariste në studion “Kvartal 95”, e cila u themelua nga Zelensky dhe kolegët e tij në fillim të viteve 2000.
Olena dhe Volodymyr janë të martuar që nga viti 2003. Prej tetë vjetësh Volodymyri ka pritur momentin e duhur për t’i propozuar për martesë dhe tani kanë një vajzë 18-vjeçare (Alexandra), e cila është aktore, dhe një djalë dhjetëvjeçar (Kirill).
Olena Zelensky është vetëm 44 vjeçe dhe aktualisht është Zonja e Parë më e re e Ukrainës. Jo vetëm mosha e saj ndryshon nga paraardhëset, por edhe stili i saj i veshjes.
Disenjatori Andrei Tishchenko, i cili ka punuar për Volodymyr Zelensky dhe e njeh Olenën, thotë për RT-në se Elena preferon një pamje “më klasike”.
“Lenës i pëlqen që gjithçka të jetë shumë e rezervuar, shumë modeste, dhe me shije. Sigurisht, ajo preferon klasiken sesa veshjet me disa simbole kombëtare, siç është Maryna Poroshenko. Gjithçka është me shije”, tha stilisti dhe shtoi se Olena ”është sjellë si Zonjë e Parë gjithë jetën”.
Olena Zelensky ka pranuar se fillimisht ka reaguar në mënyrë agresive ndaj lajmeve për kandidaturën e bashkëshortit të saj për postin e Presidentit të Ukrainës.
Ajo shpejt vendosi të mbështeste bashkëshortin e saj dhe u shfaq gjithnjë e më shumë në shtabin e fushatës së tij dhe në publik.
“Unë në fillim kam qenë hapur kundër këtij projekti. Sepse ky është një projekt shumë i vështirë, jo një projekt, një drejtim i ri në jetë. Po mundohesha të mbroja burrin tim”, tha ajo në ICTV.
Në Ukrainë, Olena konsiderohet një grua e qetë dhe e tërhequr, e cila nuk përzihet në politikë. Vetë Zonja e Parë thotë se bashkëshorti i saj nuk konsultohet me të për politikën dhe e vetmja këshillë që i dha ishte të komunikonte sa më pak me mediat. /Telegrafi/
Derisa armët qarkullojnë edhe nëpër duart e fëmijëve, nuk duhet të befasohemi me vrasjet që ndodhin çdo ditë. Ky realitet i hidhur, i mbështjellë me indiferencën shoqërore dhe dështim . . .
Zhvendosja e vëmendjes së Perëndimit mund të krijojë boshllëqe në siguri, sidomos në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë, vlerëson Hikmet Karçiq, autor i librit “Torturë, poshtërim, vrasje: . . .
Një gjykatës federal në SHBA, urdhëroi administratën e Presidentit Donald Trump të ndalojë përkohësisht përpjekjet për të mbyllur “Zërin e Amerikës”, duke ndaluar qeverinë të shkarkojë . . .
Një detaj nga prapavija e një fotografie në bazën ushtarake në Bjellorusi shfaq një monitor digjital që mat rrezatimin.
Andrei Shauliuha, Ray Furlong
Një foto në dukje e padë . . .
Presidenti i Kenias William Ruto
Doruntina Baftiu
Si shtet me fuqi të konsiderueshme në Afrikën Lindore, njohja e Kosovës nga Kenia shkaktoi reagime të shumta në Kosovë dhe Se . . .
Agjencia Amerikane për Media Globale (USAGM) ka tërhequr vendimin e saj për t’i dhënë fund financimit të Radios Evropa e Lirë/Radio Liberty (RFE/RL) për vitin 2025, duke mbajtur në fuqi . . .
Disa muaj para zgjedhjeve të fundit lokale ndodhesha në Kosovë. Erdhën në shtëpinë time në Bokshiq dy zyrtarë të Degës së LDK-së në Klinë, të cilët m’u luten në këtë mënyrë, po citoj: . . .
Paniku që ka zënë Europën per rrezikun e nje lufte,nuk është është vetëm e për shkak të ndryshimit radikal të qendrimeve dhe optikës së re të gjeopolitike të SHBA, por se ka koh . . .
Dy javë më parë, një dritë e shndritshme kaloi nëpër qiellin e natës mbi Mongoli. Nuk ishte një asteroid. Qendra Amerikane për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, e cila publik . . .
Para 26 vitesh, pikërisht me 26 mars 1999, fshatrat e Krushës së Madhe dhe Krushës së Vogël në Kosovë përjetuan një prej masakrave më të tmerrshme të regjimit të Sllobodan Milosheviçit. . . .
Krenare Cubolli
Është e shtunë, 15 mars, ora 16:00 e pak, dhe është qetësi në zyrë.
Nuk jam rehat, për shkak të një urdhri ekzekutiv të presidentit amerikan, Donald Trump, për . . .
Sot është dita e Urimit për ditën e Mësuesit .
Të përkujtosh ditën e mësuesit 7 Marsin, është një nga fjalët më të mëdha të rrespektit për gjuhën shqipe.
Dita e mësuesit, është diçka . . .
Komentet