Një grua, oficere e policisë në komisariatin e Vlorës është bërë “bashkëpunëtore e drejtësisë” shqiptare duke rrezikuar kështu të fundosë ish-ministrin e Brendshëm dhe lidhjet e tij me Habilajt. Por, kjo mund të ndodhë vetëm nëse Kuvendi të mërkurën do të autorizojë arrestimin dhe hetimin e Saimir Tahirit, gjë që ka fare pak gjasë të ndodhë.
Me largimin e kamerave, gazetarëve, Tahirit dhe avokatit të tij, prokurorët u kanë treguar deputetëve të PS, PD dhe LSI se kanë marrë në mbrojtje një femër, oficere e policisë së shtetit që ka punuar edhe në Vlorë.
Ajo ka dëshmuar për trafikun e drogës nga Habilajt dhe lidhjet me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Dëshmia e saj u është vënë këtë të shtunë në dispozicion anëtarëve të Këshillit, Imunitetit dhe Rregullores.
Kjo oficere e policisë ka marrë tashmë statusin e “dëshmitarit të mbrojtur” nga prokuroria. Ashtu siç e bënë të qartë prokurorët edhe në pjesën publike kur kërkoi arrestimin e ish ministrit të Brendshëm, frika e tyre ishte se lënia e lirë e Saimir Tahirit, mund të ndikonte tek dëshmitarët dhe se mund të ndikonte për të prishur provat.
Komentet