Rinjohje:
Gjergj Kabashi dhe Sali Kabashi jane emra tè spikatur dhe tè respektuar nè kulturèn dhe gazetarinè shqiptare nè Kosove dhe me larg. Kjo nuk paraqet kurrfarè zbulimi ose formule tè panjohur pèr lèxuesit ose auditoriumin e gjèrè pulik. Jo. Por…!
Në shtetin, pushtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarëshme shqiptare ose kosovare, gjykimi i shëndoshë dhe racional sikur janë “bërë shoshë” prej fobive, paranojave, paragjykimeve, shpifjeve, trilleve, totemëve, fetishëve, dogmave, demagogkive, hipokrizive, bestytnive, urrejtjeve dhe xhelozive të ndryshme objektive dhe subjektive. Ndërkohë që anomalitë dhe psikopatologjitë e ndryshme reaksionare dhe anakronike të kulturës, informimit, politikës ose diplomacisë shqiptare ose kosovare, paraqesin problemet kyçe ose kardinale. Apo, ‘black hole’ ose ‘svhwarzes lochs’ (vrima të zeza) për popullin, shtetin, pushtetin, kulturën dhe informimin kosovar. Kjo sidomos atëherë kur konceptët, nocionet, formulat, platformat, përceptimet, teoritë ose idetë e njohura elitare, shkecore ose humaniste mbi shtetin, pushtetin, popullin (kombin), besimin, religjionin, politikën, diplomacinë, karierën, profesionin, paratë, edukatën, kulturën, moralin apo drejtësinë, thjeshtë nuk i qëndrojnè logjikës dhe arsyes njerëzore ose qytetare. Jo, sepse, njerëzit ose personat e ndryshëm me aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), intelektuale, profesionale etj., vazhdimisht ndjehen të lumtur dhe tepër krenarë nëse udhëhiqen ose udhërrefehën nga instinktet, emocionet ose pasionet e ndryshme iracionale dhe negative. Përkatësisht, nga instiktet e kafshève ose bishave tè egra. Duke u hedhur kështu në gabime dhe vendime të ndryshme kardinale ose trashanike mbi bazën e asgjësë për asgjë. Kjo tingëllon krejtësisht e çuditshme, reaksionare, paradoksale dhe anakronike për kohën dhe botën e sotme moderne ose bashkohore. Ndjenjat ose emocionet e mësipërme iracionale dhe tepër negative, kuptohen ose përceptohen si sëmundje ose situata psikotraumatike me pasoja të rënda për individin dhe kolektivitetin.
Thonë se personat ose individët e ndryshëme të prekur nga komplekset ose sindromet e njohura të Edipit, gjegjësisht, nga komplekset e pashëruara të inferioritetit dhe maliciozitetit të përgjithshëm shpirtërorë, emocional, mental (psikologjikë), intelektual, profesional dhe të tjerë, janë arketip dhe prototip të vasalëve, poltronëve ose kameleonëve të njohur skizofren (shizofren), oligofren, neurofren, atrofren, suicid, mizantrop, paranoid, inhibilitiv, depresiv, komplotist, konformist ose oportunist që i zhvaten, nènshtrohen dhe imponohen vazhdimisht tutelës së njohur politike, sociale dhe materialiste të ” aristokracisë” ose “borgjezisë së lartë” pushtetmbajtëse ose politike nga vendi dhe bota.
Ndërkohë që sërvilizimi, vasalizmi, kameleonizmi, oportunizmi, konformizmi dhe makiavelizimi i njohur inflator dhe inflamator, bëjnë që të shpërthejnë dhe shpërfaqen si të atilla edhe skemat ose “ekuacionet” e njohura të diletantizmit, mediokritetit, mercenarizmit, kolaboracionizmit, shantazhit, komplotit ose “tradhëtive të
kamufluara” individuale dhe kolektive. Sidomos kundër intelektualëve kulturorë dhe politik si ‘cityoen’ ose ‘burgeros të lartë’ në veçanti, si dhe ndaj ish komandantëve ose luftëtarëve të UÇK-s si hero, akter dhe protagonist kryesor të lirisë, shtetit dhe pavarèsisè sè Kosovès, në përgjithësi.
Në ketë rast, natyra dhe karakteri i komplikuar i njerëzve të kompleksuar, stupidë, maliciozë, nebulozë, paranoid, mizantrop, maniak, depresivë, infantil ose psikopatologjikë,, ndonëse të deskriptuara, detektuara (deshifruara), identifikuara dhe interpretuara përmes “artit” të dialogut, komunikimit ose korrespondencës së tyre me të tjerët, gjegjësisht me anë të një subjekti dhe objekti të determinuar, iracional, negativë dhe tepër kompleksivë, substituohën, barten ose transformohën vazhdimisht edhe në natyrën dhe karakterin e njohur (global ose kolektivë) të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarëshme shqiptare ose kosovare.
Ndonëse, edukata, kultua, emancipimi, morali, disiplina, përvoja, tradita dhe aftësia e njohur e intelektuale dhe profesionale, pos tjerash konsistojnë në veçantinë dhe ekskluzivitetin e të qenit i zgjedhur (preferuar), “persona integra”ose ‘demiurg i lartë’ që arrin të bashkojë emocionet, pasionet, dëshirat, dashuritë, ëndërrat e ndryshme, imagjinatat ose fantazitë e ndryshme individuale dhe kolektive, ose objektive dhe subjektive. Duke e bërë kështu lirimin (çlirimin) e subjektit nga objekti dhe të ngjajshme. Kjo është vlera globale ose universale e njerëzve të ditur dhe intelektual si Gjergj Kabashi etj. Individualiteti, ekskluziviteti dhe integriteti i tyre global ose universal, respektivisht, ekskluziviteti, integriteti, globaliteti ose universaliteti i tyre individual ose personal.
Ndryshe nga kjo, roli dhe misioni i kulturës dhe informimit në kërkimet, studimet ose analizat e njohura shkencore ose filozofike, mund të kuptohen, përceptohen, anticipohen dhe definohen vetëm përmes ‘grafikonit’ ose ‘rubikonit’ të njohur të aktivitetit ose ‘pleshmërisë së lartë’ intelektuale dhe profesionale që kanè për qëllim ngrtijen dhe formulimi i një teorie dhe praktike dialektike të kulturës dhe jetës shpirtërore, materiale dhe ekzistencialiste në kuptimin e jetës si art, artit si jetë dhe jetës si filozofi.
Për me tepër ndëkaq, nëse ka diçka intelegjente, racionale, morale, njerëzore ose humaniste tek njeriu i ditur, njeriu i thellë, intelektual dhe patriot, sipas Siegmund Freudit, Thomas Kuhnit etj., ajo patjetër do duhej të zbriste ose ulej në fushën ose terrenin e njohur të arsyes dhe ndërgjegjjes së lartë njerëzore ose qytetare. Në të kundërten, duke i konsideruar joarsyen dhe jondërgjegjën si “derivate të dorës së dytë”, Siegumnd Freudi, perveç tjerash, thekson faktin se përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes (jondërgjegjies) ose iracionales, përreth së cilave gjithçka duhet të përmbyset dhe rrotullohet në raport me figurat e ndryshme prindërore ose paternaliste, parasegjithash të ngjason në komplekset, incestet ose inçestuozitetet protofëminore ose adoleshente të tipit ose profilit të njohur të Edipit- ndaj nënës së nënshtruar dhe dhunuar nga i ati ose babai i tij i cili për Edipin e vocër, njëkohësisht është edhe i ndjerë, edhe i dashur, edhe i plotfuqishëm, edhe kundërshtar ose armikë i tij etj.
Domethënë, “komplekset evolutive” të Edipit mund të tejkalohen, vetëm atëherë kur incesti ose inçestuoziteti i pandërgjegjshem ndaj nënës dhe dashuri-urrejtja ndaj babait, shërohen ose sanohen me anë të zhbllokimit eventual të bllokadës foshnjore ose adoleshente që i kanè kapur dhe bllokuar tërësisht zhvillimin normal të psiçikës (logjikës) ose botës së tyre shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike.
Në të kundërten, prej nënshtrimit ose dashurisë së marrëzishme ndaj shefave ose padroneve të idealizuar, himnizuar, mitizuar, valorizuar ose glorifikuar maksimalisht, ndjekësit (dhunuesit ose persekutoret) dhe viktimat e tyre, shpeshherë e duan njëri-tjetrin. Ndërkaq, nëse e humbasin besimin tek “lideret e idealizuar” ose “liderèt suprem”, turmat, shtresat, kastat, masat ose kategoritë e ndryshme shoqërore ose qytetare qè i zgjedhin dhe mbajnè nè pushtet, pushojnë së ekzistuari si turmë dhe shpërbëhen. Shtypja, vasalizeti, durimi dhe robëria, nuk i tejkalojnë kurrë komplekset e mesipërme evolutive të Edipit, gjegjësisht, komplekset e njohura të inferioritetit dhe maliciozitetit. Përkundrazi. Hamendësimi, dyshimi, paranoja, fobia, cinizmi, injoranca, nihilizmi, mazohizmi, prepotenca, monopoli dhe diktati i njohur foumian ose kabinetik, të ngjajnë në një familje të mbyllur iracionale dhe hermetike, me etër ose baballarë të ndryshëm iracional, mediokritë, stupid, nebulozë, paranojak dhe tekanjozë, të cilët me ekuivalencën, polivalencën dhe ambivalencën e tyre imagjinare, fiktive ose halucinative, mundohen t´i disiplinojë, moralizojnë, emancipojne dhe kontrollojnë impulset, incestet ose defektët e ndryshme (në radhë të parë seksuale, shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike) të personave ose individëve të ndryshëm të cilët sipas tyre përbëjnë tufën ose kopenë dhe jo qarqet ose rrethet e njohura informative, kulturore, institucionale, profesionale, politike, diplomatike etj.
Sidoqoftë, duke qenë si revolucion, evolucion ose manifest suprem i një lufte të gjatë infermale dhe shumëshekullore për çlirimin e familjes, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë nga rendi, diktati ose tutelja e egër e etërve ose baballarëve të ndryshëm autoritar, diktatorial ose despotikë, gjegjësisht, nga rendët ose sistemet e pandryshuara natyrore ose ordinare, tek Alfred Adleri (187O-1937) gjejmë një parashtrim ose formulim të njohur shkencor ose metodologjikë që vendos në qendër problemin e njohjes së individit nga ana e kolektivit. Mbase, një sintezë ose instancë njohjeje komunitare ose globale (universale) që mund të përmbledhë pjesë të vullnetit dhe fuqisë së personit ose individit i cili në fund të fundit, nuk është asgjë ose askush tjetër, përveçse një “kafshe sociale dhe politike” i destinuar të jetojë në bashkësi ose komunitet me të tjerët si kafshèt nè kope. Ndaj, edhe problemi i integrimit, socializimit ose resocializimit si mjete dhe pëlqimi pa rezerva i frustrimeve, egoizmave, anomalive dhe psikopatologjive të ndryshme objektive dhe subjektive të grupit ose kolektivitetit ku jeton ose punon, për individin është problemi vendimtar ose krucial i ekzistencës dhe mbijetesës së specie ose “kafshè politike” etj.
Ndërkaq, çdo inferioritet ose maliciozitet, edhe i vogël apo, vetëm i supozuar ose paragjykuar qoftë ai, e bën të vështirë ose të pamundur integrimin dhe socializimin e tij me të tjerët. Kjo sidomos atëherè kur personi ose individi hasin në psikozë, depresion ose në një neurozë të lidhur ngushtë me komplekset e inferiotitetit dhe maliciozitetit. Për kompensimin e këtyre komplekseve të inferioritetit dhe maliciozitetit, në personat ose individët e prekur nga këto sindrome, mèpastaj zhvillohet një vullnet i tepruar force (fuqie) dhe enërgjie, për t´i mohuar, injoruar, liçnuar, shantazhuar, komplotizuar, denigruar ose shpërfillur ose anashkaluar të tjerët. Dhe kjo, për të tërhequr vemendjen ose simpatinë e etërve ose baballarëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik. Por, kjo normalisht se i largon akoma më shumë nga të tjerët, duke e devijuar vullnetin e fuqisë së masës ose shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare. Alfred Adler e shpjegon një gjë të këtillë në veprën e tij “Rregulla dhe teori të posikologjisë individuale” (1920). Fenomeni i mesipërm, sigurisht se ka të bëjë me shfaqjen e vullnetit të egos ose fuqisë politike, të lidhur ngushtë me komplekset e lartëpërmendura të inferioritetit dhe maliciozitetit.
Përderisa, Erich Fromm (1900-1980), në veprën e tij me titull “Ikje nga liria” (1941), e prezanton njeriun si qenie të lindur për të jetuar në komunitet, si kafshët në kope. Sidomos aty dhe atëherë kur edhe analfabetët gazetaresk , institucional ose politik së bashku me psikopatët ose maniakët depresiv, infantil dhe patologjik, zënë poste ose pozita të larta shtetrore, qeveritare, politike, diplomatike, kulturore, informative, gazetareske, publicistike dhe tè tjera pa meritat dhe njohuritë paraprake për postët ose funksionët e tyre të trafikuara ose kontrabanduara me forma, metoda dhe mjete të ndryshme alogjike, inkompetente, inkoshiente, joligjore etj. Atëherë pra, kur për “çështjet e larta” letrare, intelektuale, kulturore, informative, gazetareske, publicistike, shtetrore, nacionale, politike, diplomatike dhe të tjera, kanë të drejtè tè flasin, shkruajnë, vëndosin dhe konkurojnë vetëm “kujdestarët e përjetshëm” të “kombit” dhe “atdheut”! Gjegjësisht, të “pafjeturit” ose të “pagjumët e përhershëm” të “popullit, shtetit, pushtetit, politikës, diplomacisë, informimit ose medias kosovare” të prekur dikund thellë nga analfabetizmi, padituria, mediokriteti, naiviteti, cinizmi, paranoja, fobia, injoranca, nebuloza, skizofrenia, egomania, idiopatia, egopatia, hipokrizia, dogmatizmi, mercenarizmi si dhe nga sindriomet ose komplekset e pashëruara të Edipit etj. E tërë kjo sipas Erich Fromit, deri me zbulimin dhe ngritjen e një komuniteti të vërtetë kulturorë dhe politikë. Por, jo abnormal, paranormal, paramodern, antimodern, pseudobashkohorë ose primitiv si deri me sot.
Komentet