Znj. Kamala Devi Harris eshte senatorja e re e shtetit te Kalifornise (mban kete post qe prej vitit 2017). Ajo lindi në 20 tetor 1964 në Oakland, Kaliforni. Nëna e saj, Shyamala Gopalan, ishte një studjuese e kancerit të gjirit që kishte emigruar nga India në vitin 1960 për të ndjekur një doktoraturë në endokrinologji në UC Berkeley. Babai i saj, Donald Harris, është një profesor i njohur i Universitetit Stanford i ekonomisë, i cili emigroi nga Xhamajka në vitin 1961 për studime pasuniversitare në ekonomi në UC Berkeley. Kamala eshte e martuar qe nga viti 2014 me Douglas Emhoff, me prejardhje hebre, i cili ka dy femije nga martesa e tij e pare me nje producente filmash në Hollivudi. Kamala dhe Doug jane te dy juriste dhe femijet i rrisin se bashku me ish gruan e Douglasit, sipas burimeve te shtypit amerikan.. Zonja Harris mundi Loretta Sanchez në zgjedhjet e Senatit 2016 për t’u bërë senatorja e tretë femër në Kaliforni, si dhe gruaja e dytë me ngjyre, dhe e para e Amerikës së Azisë Jugore, që shërben në Senatin e Shteteve të Bashkuara. Si senatore, ajo ka mbështetur reformën e kujdesit shëndetësor, shpërndarjen federale të kanabisit, një rruge për nënshtetësinë për emigrantët pa dokumente, aktin ENDRRA (DREAM) , ndalimin e armëve dhe reformën progresive të taksave. Ajo ka fituar nje fame per menyren e forte e te ashper se si e ngre tonin e si shprehet ashpersisht kur merr ne pyetje zyrtarët e administratës Trump gjatë seancave dëgjimore në Senat. Ka nje natyre te ashper dhe duket shume e vendosur ne menyren se si pyet e se si interviston. Ka nje temperament qe ka bere per vete shume te majte, dhe pikerisht natyra e saj e ashper i terhoqi vemendjen fushates se Xhoe Bajden per ta futur ne bileten dyshe per te garuar kunder dyshes Trump- Pence ne nentorin qe po vjen
Shumë shqiptarë – amerikanë jane pro kesaj dysheje demokratike dhe shume femra që janë te arrira profesionalisht e jane shkolluar në SH.B.A , qe kane punuar shume dhe jane duke jetuar ëndrrën amerikane në këtë vend të bekuar, kane shprehur nje entuziazem madhor se fundi per kete femer, te cilen ato e konsiderojne te arrire. Shumekush nga ky grup shqiptaresh e mbrojne me zjarr kete kandidature dhe mezi po presin nentorin ta shohin ne piedestalin politik.
Nderkohe, per shume shqiptare te Amerikes, sidomos nga ata qe vijne nga familje te persekutuara ne Shqiperi gjate komunizmit, profili i Zonjes Harris, qe është thirrur te jete kandidate per Zv presidente e Amerikes i ka dekurajuar pasi ata shprehen se ajo ndodhet në anën e gabuar të çeshtjes se jetes dhe te femres ne pergjithesi.
Disa gjera qe ky grup ka vene re jane me se pari çeshtjet ideologjike, pra majtizmi i theksuar i saj. Nderkohe shqiptaro amerikanet e djathte jane te shqetesuar nga fakti qe nje organizate “GovTrack” qe vlereson parametrat majtas e djthtas te politikaneve, e vlerësoi Znj. Harris si senatoren më liberale (me te majte) në Senat dhe kjo është jashtëzakonisht shqetësuese. Kete shqetesim e ka e djathta amerikane dhe ju ka bërë thirrje votueseve te qendres dhe atyre te pavarur t’ju kushtojne vemendje fakteve. Analistet e komentatoret thone se te majten amerikane te Xho Bajdenit e ka rrembyer tashme ideologjia e majte socialiste.
Harris ka qene gjithashtu bashkë-sponsorizuese e nje ligji me Bernie Sanders, që do të kushtonte 32 trilione dollarë. Ajo gjithashtu ka kundërshtuar me force një marrëveshje tregtare, çka do ishte një marrëveshje shumë e mirë tregtare nga ku do të përfitonin shumë nga shtetet amerikane bujqesore dhe fermerët amerikanë dhe prodhuesit amerikanë. Ajo gjithashtu mbështet një ndalim te plote te shpimit per gaz qe tejkalon gjithçka që Bajden ka thënë në fushata dhe kërcënon një industri që ka qenë një ndihmë për ekonomitë e shteteve kryesore amerikane.
Por gjithashtu nga ana morale, Znj. Harris ka nje qëndrim ekstrem për abortin. Ajo eshte pro abortimit te femijes edhe kur nena eshte ne muajin e nente ose kur bebi eshte duke u lindur .(Pra sipas saj nese nena do ta vrase (ta abortoje) femijen edhe duke u lindur, ajo duhet ta beje kete gje, e quan te drejte kete Znj.Harris e cila nuk e ka femije biologjike vete). Dhe me e keqja eshte se kete proces ajo keshillon ta bejne me para te marra nga taksapaguesit. Per çdo vit gjysem miliard dollaresh shkojne nga thesari i shtetit ne organizaten Planned Parenthood qe kryen me qindra mijra aborte ne vit. Shume njerez thone se pikerisht per faktin qe kjo grua pra Znj.Kamala Harris dhe Xhoe Bajden, i njohur shumë tashme për pamundësitë e tij , ata nuk do ta marrin votën e shqiptareve ne Amerike;
Znj. Harris si një profesioniste e suksesëshme që ka arritur ëndrrën amerikane, mund te jetë një shembull i asaj që mund të sigurojë SHBA, ky vend i shkëlqyeshëm. SHBA, i dha asaj mundësine e madhe nuk ishin ato SHBA qe Kamala dëshiron të na e ndryshoje e te na e jape, thone shqiptaro amerikanet e djathte. Ajo femër është e rrezikshme ideologjikisht për shumë çështje shprehen ata. Ajo është një socialiste e shpallur. Kjo është një arsye tjetër për të mos votuar majtas. Ajo dhe shumë nga e majta duan ta ndryshojnë rrënjësisht atë Amerikë që i dha asaj ëndrrën dhe identitetin e shquar amerikan. Është e pakuptueshme se si njerëzit e “edukuar” që tallin e ngacmojnë klasën e mesme amerikane me fjalor racist, atë klasë qe mbeshtet politikat pro jetes e pro menyres Amerikane te jetes te Presidentit Trump, nuk shohin këtu një konflikt…..
Ajo çka është e dobishme për historinë e kesaj femre, është se të dy prindërit e saj u bënë emigrantë të suksesshëm nje indiane (nëna) dhe nje xhamajkan (babai) që erdhën këtu dhe punuan, rritën familjen e tyre dhe ju ofruan mundësi vajzave te tyre (dy). Ju lumte! Kamala arriti shumë profesionalisht për shkak të mundësive këtu ne SHBA dhe jo në Indi apo Xhamajka. Pikerisht pra në këtë vend, SHBA!
Nderkohe Senatorja Harris po hulumtuhet edhe ne nje drejtim tjeter. Prezenca e saj juridike ne SHBA. Një specialist i kushtetutës, Dr. Eastman, shkencëtar nga Universiteti i Denverit në Kolorado, ne nje shkrim te dy tre ditve ne fundit ne revisten me reputacion “Newsweek” thotë se Kamala Harris u lind në vitin 1964 si fëmijë e dy studentëve të huaj që ishin këtu me viza studenti dhe se nuk dihet nëse i kanë bërë ndonjëherë dokumentat e pashaportave amerikane në kohë apo në rregull.
Temë interesante kjo pasi në ato vite nuk konsideroheshe qytetar/e amerikan/e nëse prindërit nuk kishin ose kartën e gjelbër ose pashaportë amerikane, edhe pse mund të lindeshe në SHBA. Të shohim nëse do dali Kamala me vendimin e gjykatës që e tregon qytetarinë e saj amerikane. Nëna i ka vdekur në 2009 dhe prindrit e Kamalës u divorcuan rreth 50 vite të shkuara./voal.ch
Komentet