Bashkëshortja e Kryeministrit Rama, Linda Rama ka ftuar mbrëmë gazetaret femra në prag të ndërrimt të viteve, ku ajo ka mbajtur edhe një fjalim. Duke folur para gazetareve, Linda Rama i ka ngjarë edhe në këtë pjesë bashkëshortit të saj, Edit.
Ajo ka kritikuar opinionistët që flasin nëpër studiot televizive, që sipas saj ata helmojnë jetën e të tjerëve me komentet dhe deklaratat që bëjnë, e sigurisht që këtu e ka fjalën për ata që kritikojnë Qeverinë e burrit të saj.
“Kam filluar të besoj se i gjithë humori i ditës së njerëzve në kafenenë e vogël tek rruga e punës time, ku pi prej 15 vitesh me të njëjtët miq kafenë time të mëngjesit, do të përcaktohet nga fakti se si janë gdhirë ata që sot janë të kudondodhur nëpër studio, blogje, gazeta. Të cilët edhe kur nuk janë aty, mjafton të teshtijnë në profilin e tyre, dhe fap, shfaqen kudo ku është e mundur të na shfaqet lajmi që duan të na japin apo mendimi dhe përjetimi që duan të na tregojnë : jo vetëm në televizor, por edhe në tavolinë, në çantë, në xhep, përmes telefonit që lajmëron se dikush erdhi pa pyetur, drejt e në jetën tënde. Ma thoni ju nëse e mendojnë gjatë apo shkurt, efektin që fjala ka në mendjet apo botën emocionale të atyre që e dëgjojnë. Por përshtypja ime është se e vetmja gjë që me siguri mendojnë, është që fjala e lëshuar të bëjë sa më shumë efekt negativ tek ne, në raport me dikë, apo me disa të tjerë”, ka thënë Linda Rama gjatë darkës me gazetare femra.
Mbetet për t’u parë nëse edhe Kryeministri Rama do të përdorë të njëjtën gjuhë të ashpër ndaj gazetarëve në mbrëmjen e fundvitit me shtypin.
Komentet