Don Ndre Mjedja, At Gjergj Fishta dhe Luigj Gurakuqi… Para një “pallati”!!
●
“Shqiptar i vlefshëm dhe ndêra e djelmnisë shkodrane”, -At Gjergj Fishta, shkruen per Luigj Gurakuqin në vepren e Tij “Pika voeset”.
● “Burrit vërtetë burrë, Luigj Gurakuqit, i cili me kulturën e neltë shpirtnore, mishnoi, madhnoi, përjetoi urtinë, besë e burrni shqiptare, tue mbetë përherë shembull shqiptari me kulturë, simbol i bashkimit kombëtar, idealist i shkëlqyeshëm në vorfni”, – asht dedikimi i veprës “Andrra e Prêtashit” kushtue Luigj Gurakuqit nga
At Anton Harapi
.
●
Luigj Gurakuqi, atdhetari, politikani demokrat, intelektuali me kulturë të gjerë, reformatori, poeti, gjuhëtari, pedagogu dhe ekonomisti i shkelqyer, Burrë shteti me vision Europjano Perëndimor.
●
“Është pionier i qytetërimit Përëndimor në Shqipëri, një nga shqiptarët e flakët që thithi me themele kulturën e Perëndimit dhe sinjeriun që punoi më gjatë e më shumë se kushdo tjetër për të mbjellur farën e saj në Shqipëri.” Shkruen Fan S.Noli, dhe vazhdon: “S’ka patur një tjetër udhëheqes, i cili…bashkonte rreth vehtës së tij,
katolikët e muhamedanët gegë”…” Ai ka qenë aq pak regjionalist sa që kur lindi çeshtja kombëtare s’ka patur një gegë patriot, aq të dashur midis toskëve sa Gurakuqi”.
●
Prof. Radomir Nachtingall, në Universitetin e Gratz-it e vlerson Luigj Gurakuqin kështu: “Ka merita të shquara në zhvillimin e gjuhës letrare shqipe, në përpunimin e gjuhës letrare dhe në njësimin e shqipes së shkruar, në stabilizimin e drejtshkrimit, në pasurimin e fjalorit, në çështjet e leksikologjisë, terminologjisë e të gramatologjisë. Gurakuqi është tekstologu më i shquar shqiptar i fillimit të shekullit tonë. Arësimi vazhdoi të mbetet, siç e thotë vetë ai, dega më e dashur e zemrës së tij. Ai parashtroi në parlamentin shqiptar ide dhe mendime shumë interesante për politikën arsimore dhe rrugën që duhet të ndiqte shkolla shqiptare. Gurakuqi kishte një vizion të qartë për rolin e shkollës në një shoqëri moderne, për lirinë dhe të drejtat themelore t’individit në fushën e arsimit dhe kërkoi zhvillimin mbi baza ligjore, shkencore e pedagogjike të shkollës shqiptare.”
● Fotokopje e origjinalit të letres së Baltion Stambollës, e ruejtun nga Atdhetari Gjon Kamsi, sot në Muzeun e Shtetit në Shkoder. (Foto 2009):
“Kerkoj mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni për pshtim pranë Qeveriës Italjane.
Pyetnij Çatin Saraçin ku asht…? “besa” ndihma!…
Baltjon Stamolla – Carceri Giudiziarie Bari.
Shkelqësis Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)
Shkelqësis Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë)”
***
●
“Kur u vra Luigji kishte 360 liretat e fundit në xhep e këmishen e shkyeme” shkruen Atdhetari Gjon Kamsi.
●
Luigj Gurakuqi thonte: “Na kanë marrë qytetet e na kanë lanë malësinë, na kanë marrë viset ma të çmueshme t’atdheut duke na lanë si një trup pa kokë”.
●
“Faji i vetëm i kosovarëve qëndronte vetëm në atë se ata ishin shqiptar e donin të mbeteshin shqiptar.”
●
At Anton Harapi e pyeti Luigj Gurakuqin: Si me dalë me hikë ju tash prej Shqipnie?
Kishte vdekë në kambë burri i dheut, me e pasë pré, gjak s’kishte qitë.
U kuq, i u muer goja, shtërngoi buzët e i dha vehtes:
– “Padër Anton na skredituen tepër keqas, na kanë deklarue komunista n’opinionin publik t’Europës. Për Zotin, nuk due t’iku, por po ndeja un këtu, e dij se derdhet gjak e derdhet kot. Të kishe pse, nuk po shikojshe fort për gjak qi derdhet, se ma për vedi jo se jo, por po m’vjen si trathtí ta marr në qafë popullin e shkretë”.
●
Porosi e Ramiz Alisë per monumentin e Vlonës, në vitin 1972, kur shkoi me dhanë pelqimin e tij tek studjo e skulptorve të Monumentit. Ai tha:
“Luigj Gurakuqi nuk është mirë për të qenë në një veper kaq madhështore, mbasi ai ka qenë njeriu më i dashur dhe i besuar i Klerit Katolik!”.
●Asht shumë interesant se edhe pse diktatorët kanë ngordhë tash sa vite, nuk ka asnjë porosi që nuk ruhet me kujdes dhe që nuk zbatohet edhe sot…
Kjo tregon se bijt’ e tyne mbeten fanatikë të porosive të baballarve të vet, dhe madje, në shumë raste edhe pse kanë kalue shumë vite, po ua kalojnë në kriminalitet dhe paturpësi të shperbamjes kombtare të Shqipnisë.
Porosia vazhdon edhe sot perderisa “Monumenti i Vlonës edhe sot mbas sa vitesh vazhdon mos me pranue asnjë katolik, as Don Nikoll Kaçorrin!”
Shqiptarët nuk duhet të pajtohen me veprime të tilla, mbasi koha ka me vue në vendin e vet të gjithë Ata që sakrifikuene edhe jeten e vet per Atdhe.
E Ata nuk janë aq pak sa kujtojnë pasuesit e vrasësve diktatorë të Tiranës!
Sot Bota e qytetnueme e di mirë kush e krijoi Shtetin Shqiptar dhe, kush janë “ata, që po punojnë dit’ e natë me e shkretnue dhe shkombtarizue!”
Këte e verteton qyteti i Shkodres dhe fanatizmi anadollak kunder Saj, i zbatuem me të gjitha mbrapaskenat komuniste në zgjedhjet e fundit!
At Gjergj Fishta ka thanë para 100 vjetësh: “Tradhëtarët na lane pa Atdhe!”
Një thanje shumë aktuale!
Thanja e At Gjergj Fishtës verteton saktësinë e mendimit të Tij gjenial!
Por ata tradhëtarë kriminela me bijt’ r tyne, po tregojnë se kanë harrue që, Trojet tona janë Atdheu i shtrejtë dhe i Bekuem i Atdhetarve të Mëdhaj e të Pavdekshem Gjergj Kastrioti – Skenderbeu e Nanë Tereza!
Melbourne, 17 Dhetor 2023.