Kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha sot në Prishtinë se Vjena e mbështet cilëndo marrëveshje të paqes që arrihet në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke mos përjashtuar as opsionet për ndryshimin e kufijve.
Kurz i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
“Vetëm një marrëveshje paqeje mes dy vendeve do të mund t’i hapte rrugë anëtarësimit të tyre në Bashkimin Evropian”, tha Kurz.
“Qeveria e Austrisë pajtohet me cilëndo marrëveshje, e cila arrihet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Pra, ne jemi të bindur që nëse ia dalin të kenë marrëveshje, askush nuk do të jetë kundër saj. Edhe nëse ajo është korrigjim i kufijve dhe shkëmbim i territoreve, ajo do të mbështetet nga ne”, tha Kurz.
Kancelari austriak, vendi i të cilit mban aktualisht presidencën e BE-së, theksoi se nuk do të ketë stabilitet në rajon dhe as perspektivë evropiane pa një marrëveshje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë.
Përderisa Kurz foli me tone pozitive për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ai nuk e fshehu skepticizmin e tij për krijimin e ushtrisë së Kosovës dhe liberalizimin e vizave.
“Sa i përket idesë së ushtrisë së Kosovës, jemi shumë skeptikë. Rajonit i duhen masa që çojnë në stabilitet dhe jo në destabilitet”, tha Kurz.
Në lidhje me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, Kurz tha se ende ka shumë vende anëtare të Bashkimit Evropian që janë skeptike në këtë proces.
Kancelari austriak, Sebastian Kurz në takim me presidentin Thaçi
Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë deri në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila, sipas tij, do të sillte njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.
“Marrëveshja Kosovë-Serbi do të sjellë paqe në Ballkanin Perëndimor dhe do të hapë perspektivën e anëtarësimit të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian”, tha Thaçi.
Pas takimit me presidentin Thaçi, kancelari Kurz zhvilloi një takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Vizita e kancelarit austriak në Kosovë bëhet një ditë pasi ai qëndroi në Beograd, ku e bëri të qartë se e vetmja mundësi për anëtarësimim e Serbisë në Bashkimin Evropian është përmes arritjes së një marrëveshjeje me Kosovën.
Kuti votimi në një qendër votimi në Prishtinë, për zgjedhjet parlamentare të Kosovës, 9 shkurt.
Radio Evropa e Lirë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet t’i shpallë të . . .
Një grup ushtarësh të aviacionit amerikan, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kanë realizuar një operacion të lëshimit ajror të . . .
Radio Evropa e Lirë
Qeveria e Kosovës ka miratuar në parim nismën për lidhjen e një marrëveshjeje kornizë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes Kosovës dhe Sh . . .
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vizitoi sot Kosovën, për herë të parë pasi mori këtë detyrë. Ai sot takoi presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe tru . . .
Radio Evropa e Lirë
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ia ka hedhur poshtë si të paafatshme Lëvizjes Vetëvendosje kërkesën për shfuqizimin dhe përsëritjen e voti . . .
Radio Evropa e Lirë
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka kërkuar shfuqizimin dhe përsëritjen e votimit përmes postës në mërgatë të zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar, pasi u . . .
Për mosparaqitjen e kryeministrit Albin Kurti në Prokurorinë Speciale, ka reaguar edhe ambasada amerikane në Kosovë.
Kurti, i ftuar nga Prokuroria në cilësinë e dëshmitarit, tash e . . .
Policia e Kosovës shfaq për media uniformat, municionin dhe pajisjet e tjera të konfiskuara të premten në veri të vendit, 8 mars.
Radio Evropa e Lirë
Policia e Kosovës ka kon . . .
Ka përfunduar mbrëmjen e së premtes procesi i numërimit të votave në Kosovë.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, bashkë me Listën Guxo dhe Alternativën, ka . . .
KFOR-i amerikan ka zbuluar disa mjete të dyshimta në fshatin Rekë e Banjskës në Zveçan.
Njësitë policore të Kosovës më pas kanë konfiskuar prova si, uniforma ushtarake, granata dore . . .
Radio Evropa e Lirë
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, ka deklaruar se Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit k . . .
VOA Edlira Bllaca
Gati një muaj pas ditës së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave të hedhura me kusht dhe atyre t . . .
Komentet