Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Velani.
I shoqëruar nga ministrat e tij, Kurti tha institucionet e Kosovës nuk do t’i harrojnë dëshmorët e kombit.
“Te flamuri kombëtar shqiptar që qëndron para varrezave të dëshmorëve të kombit në Prishtinë sot vendosëm lule të freskëta. Në ditën e dëshmorëve veçanërisht ne i kujtojmë e i përkujtojmë këta njerëz të vendit tonë të kryeqytetit që dhanë jetën e tyre për lirinë popullit për çlirimin e vendit. E kaluara e lavdishme është vendimtare për drejtimin dhe shpejtësinë në ecjes përpara të Kosovës si shtet dhe të shqiptarëve si komb. Si Qeveri e Republikës së Kosovës asnjëherë nuk do ta harrojmë se nga vijmë dhe ku duhet të shkojmë pikërisht duke ju falënderuar gjakut të derdhur për liri i cili nuk shlyhet kurrë”, tha Kurti./Express
Komentet