Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake- psikologjike
Serbia e ndihmuar nga Rusia dhe jo vetëm, ka përgatitur kurthe (shoqata-asociacione) për ta pushtuar sërish Kosovën. Askush nuk të garanton. Prandaj asnjë asociacion (zero, zero…) e jo bla bla
***
Për Serbinë naziste-terroriste hapi i parë më i rëndësishëm është krijimi i një shoqate “të vogël” çetnike në Dardaninë pellazge-ilire-shqiptare. Pastaj vjen hapi i radhës, shkëputje nga Kosova, aneksimi. Atë territor të Kosovës shqiptare, ku do të jetë “Zajednica”, pas aneksimit, Serbia do ta shpallë si pjesë të Serbisë së Madhe.
Duhet ta zbulojmë me sytë tanë urtësinë më të rëndësishme të jetës, se çdo asociacion serb në territorin e Kosovës shqiptare është 100% vdekjeprurës, dhe të mos besojmë në mashtrimin e radhës me të cilin na ushqejnë të huajt keqdashës (vdekatarë të rëndomtë dhe miq të Serbisë) të maskuar si “ndërmjetës”.
Kërkesat e çuditshme dhe të pandalshme për formimin e një “shoqate” serbe në territorin e Kosovës, në asnjë rast nuk duhet pranuar, pa marrë parasysh se “ndërmjetësit” e njëanshëm
“garantojnë” se nuk do të jetë e dëmshme për shqiptarët dhe shtetin e Kosovës. Sido që ta maskojnë dhe fshehin, është vdekjeprurëse. Është e vështirë të jesh humbës aty ku është e
ndaluar të jesh humbës.
***
Nëse duhet t’i përmbahemi terminologjisë ushtarake (kjo vlen edhe në politik), kundërshtari që beson se ka pushtuar një pozicion të rëndësishëm në luftën kundër palës rivale, nuk është i interesuar të bëjë kompromis por e përdor këtë pozicion si pikënisje për të pushtuar një pozicion të ri.
Të gjitha llojet e asociacioneve (serbe) janë vdekjeprurëse për Kosovën. Duhet refuzuar. Asociacioni pa kompetenca ekzekutive apo me kompetenca ekzekutive, faktikisht është i njëjtë. Është vetëm çështje kohore, kur gradualisht (në një proces gradual), ai pa kompetenca do bëhet me kompetenca.
Dhe, Kosova na la…
***
Një kurth është një mjet për të kapur gjahun që është i dobishëm për ushqim ose lojë. Bëhet dallimi midis kurtheve që vrasin gjahun dhe kurtheve që kapin gjahun të gjallë.
Është e qartë pse nga i gjithë globi keqdashës kërkohet me çdo kusht një shoqatë serbe (një Serbi brenda Kosovës). Por disa shqiptarë me dituri të kufizuara, nuk duan të shohin, duan të jenë në terr. Aty gjejnë sigurinë, duke mos u parë. Dhe ngaqë nuk shihen, humbasin, bien në grackën e tyre.
Për Serbinë sllave-ortodokse që nuk beson aspak në Zot por në Djall dhe fenë e ka vetëm si reklamim për të përfituar simpatinë e Evropës së “krishterë”, është jashtëzakonisht e rëndësishme (jetike) të pushtojë dhe përvetësojë sërish pasuritë marramendëse të Dardanisë ilire-shqiptare: Miniera e Trepçës, Liqeni i Ujmanit…
Lotët që shqiptarët duhet të gëlltisin pas përmbushjes (plotësimit të kërkesave) të atij kurthi, gracke, mashtrimi, dredhie, dinakërie tinëzare të ngritur nga “ndërmjetësit e paqes”, janë shumë më të hidhur se ato që derdhni si zakonisht.
Të bashkuar kundër një armiku të përbashkët. T’i nënshtrohemi armikut apo të forcojmë unitetin? Është vullneti dhe ndjenja e një uniteti të madh vëllazëror gjithëkombëtar që ka rëndësi në situatën kritike në të cilën gjendet Kosova! Vullneti liron ose bllokon.
Në Dardaninë ilire-shqiptare ekzistonte një shtëpi që “zotëronin” bashkërisht shqiptarët autoktonë dhe pushtuesit serbë (ardhacakët e egër) dhe quhej: e kaluara, edhe pse kishin jetuar në
dhoma të ndryshme. Megjithatë, ata kishin një llogari të përbashkët bankare, shqiptarët dhe serbët. Shqiptarët futnin para ndërsa serbët i nxirrnin.
***
Burrat sipërfaqësorë besojnë në fat dhe shanse. Burrat e fortë besojnë në shkak dhe pasojë.
“Ndërmjetësve”, sidomos atij sllovak dhe spanjoll (vendet e të cilëve nuk e kanë njohur Kosovën si shtet sovran) nuk duhet besuar aspak (zero). Janë dinakë dhe tinëzarë. Miq të Serbisë. Përpiqen të na shkatërrojnë pas shpine, por pengohen nga rezistenca jonë kolektive, na bëjnë më të fortë.
Jeta ka zero garanci. Një garanci është një premtim për të riparuar pjesët që nuk mund të prishen.
Ka vetëm dy gjëra në jetë për të cilat mund të garantohet, dhe kjo është se koha kalon, dhe se jetës një herë i vjen fundi.
Po ku ka besë Serbia?