Vjeshta nuk ka qenë kurrë më e bukur
Për shpirtin që pret vdekjen me gëzim
Dhe na duket rruga me mëndafsh e shtruar
Pemët prekin retë në çdo perëndim.
Shtëpi të ngjeshura si enë balte
Me verë të trashë; që në fund rri shtrirë.
Qëndroj në bregun blu të lumit diellor
Prej kënetës të të cilit flori kam pirë.
Shpendët, pis të zeza, ngjiten perëndimit
Si disa gjethe të thata
Që u vyshkën fare dhe po lartësohen,
Shkunden kur zbret nata.
Kush do të lotojë, kush do të vajtojë
Të dëgjojë fëshfërimën ngushëllim
Dhe me sytë drejt plepash qiellorë
Ta varrosën hijen në hijen e vet, pa ngurim.
(Përktheu: Dionis Bubani)
*Lindi dhe vdiq në Bukuresht. Emri i vërtetë: Ion Theodoresku). Punoi në shumë vende të kontinentit si orëndreqës dhe shitës xhevahiresh. Në vitet e para të komunizmit u konsiderua dekadent. Pas vitit 1953 u rehabilitua. U zgjodh anëtar i Akademisë së Rumanisë, fitoi çminin e Shtetit për Poezi më 1957, më 1965 mori çmimin ndërkombëtar Herder.
Komentet