Vjeshta ma përtyp në dorë gjethin e saj: jemi miq.
Ne e nxjerrim kohën nga lëvozhga dhe e mësojmë të ecë:
ajo kthehet prapë në lëvozhgë.
Në pasqyrë është e dielë,
në ëndërr flihet,
goja bën profecira.
Syri im zbret tek sendi i së dashurës sime:
ne vështrohemi,
ne themi gjëra të errëta,
ne dashurohemi si lulekuqja dhe menedimi,
ne flemë si vera në guaska,
si deti në rrezen e përgjakur të hënës.
Ne kemi mbetur të lidhur për dritare, nga rruga na shohin:
është koha të cilën njeriu ta dijë!
Është koha që guri të pranojë të lulëzojë,
është koha që ankthi ta ketë një zemër që rrah.
Është koha që kohë të jetë.
Është koha.
Komentet