Londër, 9 Mars, 2021 “Recollection may vary”(Elizabeth II)
Monarkia është akti që Zoti zgjedh për t’i dhuruar hirin dhe dinjitetin tokës.
Një ideal drejt të cilit populli mund të shikojë me besim, për të pasur mundësinë që shoqëria të ketë një objektiv më të lartë dhe mos të humbë në mizerien e një jete të trishtueshme dhe nën skllavërinë e proletariatit.
Për të kuptuar çfarë i ndodhi popullit shqiptar me datë 6 mars 2024, është e nevojshme që historikisht, teknikisht dhe moralisht të gjejmë kurajën për të pranuar që boshllëku shekullor që “enverizmi” na la trashëgimi, nuk na mundëson me ndërtimin e familjes, shoqërore ashtu si private, pa krijuar një miks rangjesh, që nuk i përkasin njëri-tjetrit.
Historikisht familja e madhe e popullit shqiptare u sulmua në rrënjën dhe traditat e saj pa ndërprerje.
Por, vazhdimisht ishte po ajo klasë nobël, fisnikëria shqiptare, që zgjodhi t’i përgjigjej thirrjes së ardhur nga Hyjnori, i cili do i drejtonte jo vetëm për fitore, por për stabilitet, integritet, pushtet të një populli që meritonte atëherë dhe e meriton sot, sovranitetin e tij brenda kufijve, dhe imponimin e rolit te tij jashtë kufijve.
Si rezultat i kësaj logjike të pastër, me atë që është realiteti me të cilin Atdheu ynë është përballur për shekuj, dhe pa ngasjen për të bërë një leksion historie në këtë situatë, do ishte mirw që të gjithë të uleshim e të mendonim për aktet barbare që u transmetuan, pa leje, në televizionet jo vetëm shqiptare, por edhe botërore.
Çfarë do të thotë?
Kurora dhe gjithçka që i përket asaj, mbetet privilegji më i lartë që njeriu përjeton në jetën e tij tokësore, si një simbol i Shenjtit drejt të cilit nevojitet forma maksimale e “Respektit”.
Të gjuash vullnetarisht një person është akt krejt i pa pëlqyer i shoqërisë.
Të gjuash vullnetarisht një Princ, është një akt terrorist.
Një sulm institucional i pafalshëm, i cili vendos gjithë sistemin në krizë maksimale.
“Recollection may vary”, kujtimet mund të ndryshojnë.
Ajo që kurrë nuk do ndryshojë, dhe që historia filo-enveriste apo filo-edviniste po mundohen të na tregojnë, është një Atdhe që nuk njeh rrënjë, nuk njeh institucion, nuk njeh figurën mashkullore të një babai, i cili sulmohet fizikisht në prezencën e foshnjës së vet të vogël.
Foshnja e vogël, – drejt të cilës duhet shprehur gjithë respekti dhe dashuria maksimale për periudhën që po përjeton dhe që do përjetoj, – është sot një Princeshë e pavetëdijshme; por do të jetë nesër, e ardhmja e një Atdheu, e ardhmja e një familjeje mjaft e rëndësishme dhe aset kombëtar dhe i kurorës shqiptare, më e mira dhe e suksesshmja, që ky vend mund të prodhonte.
Pra, reflektoni, ju që qeshni nën hijen e kafes dhe rakisë, ju me teserën e partisë që kur nuk kalbet dhe kur nuk hidhet, ju që me hundën e bardhë të drogës e hashashit, ju që peshoni 50 mijë lekë një votë, ju që nuk njihni kufijtë e shoqërisë dhe zaptoni shtëpinë e krushkut, ju, shokët edhe shoqet e partisë, dijeni: Kurora gjithmonë do të fitojë.
Gjithmonë do të fitojë.Pra sot, një ditë mbas ditës së zezë të një “annus horribilis”, jam këtu, unë e shumë si unë, t’i rikujtojmë vetes dhe atyre si ne, që ne kemi rrënjë, kemi Atdhe, kemi Institucion, kemi Kurorë, kemi pasur një Mbret, por sot kemi edhe një Prince, dhe me zë të fortë “Rroftë Mbreti jon”, dhe “Rroftë Princi Leka Zog II” e Jetë të gjatë Princeshës sonë të Kurorës, sepse Zoti jonë ndriçon dhe proletariati juaj do të vijojë atje ku meriton.
MEGI MANE DEMA