Nëse SHBA-ja vazhdon me përkrahjen e pa rezervë të shqiptarëve, nëse BE-ja hesht edhe më tej ndaj projektit të Shqipërisë së madhe, kjo do të çoje te formimi i Aleancës ortodokse të Serbisë, Greqisë, Bulgarisë e Maqedonisë kundër shqiptarëve, e ndoshta do të shkaktohej edhe Lufta e tretë ballkanike.
Ky është përfundimi i raportit më të ri të CIA-s për gjendjen në rajon, në të cilin, sipas asaj që përcjell gazeta e Beogradit ‘Kurir’ që njihet për editorialin nacionalist të theksuar. ‘Kurir’ shkruan se administrata në Washington tërheq vërejtjen se përkrahja e mëtejshme dhe e fuqishme për shqiptarët, do t’i shtynte sllavët në një përqafim të Rusisë.
Informatorët në raportin e vet tërheqin vëmendjen se është krejtësisht e mundshme që Serbia, Greqia, Bullgaria dhe Maqedonia të krijojnë aleancë ortodokse!
“Analistë amerikanë shkruajnë se shtetet ballkanike, territoret e të cilave janë të rrezikuar me projektin e Shqipërisë së Madhe, nuk do të rrinë duarkryq e të shikojnë të qetë se si shqiptarët ua marrin territoret. Aq më tepër, ata janë të bindur se në rast nevoje serbët, grekët, bullgarët dhe maqedonasit do t’i bashkojnë forcat në luftën kundër shqiptarëve. Në këtë rast, Ballkani do shndërrohej në rajon sikur Lindja e Mesme e nuk është në interes të askujt, as të SHBA-së”, thotë Kurir, referuar sipas kësaj të përditshmeje qarqeve të informuara diplomatike.
Kjo gazetë shton se në Qeverinë e Serbisë askush nuk ka dashur t’i komentojë këto informacione. Ndërsa ekspertët thonë se është krejtësisht i mundur skenari i Aleancës Ortodokse e se ajo do të jetë ferrë në sytë e Perëndimit.
Analisti Gjorgje Vukadinovic thotë është logjike reagimi ndaj përpjekjes për formimin e Shqipërisë së madhe dhe shton se tani e më shumë se dhjetë vjet ekziston ideja për bashkimin e Ballkanit.
Komentet