Paul Eluard, pseudonim i Eugène Emile Paul Grindel (Saint-Denis, 14 dhjetor 1895 – Charenton-le-Pont, 24 shtator, 1952), ishte një poet francez, një nga figurat kryesore të lëvizjes surealiste.
KURBA E SYVE TË TU RRETH ZEMRËS
Kurba e syve tu rreth zemrës
rrota një lëvizje valleje dhe ëmbëlsie,
aureolë kohe e arkë nate dhe besim
dhe nëse nuk e di atë që kam jetuar
është sepse jo gjithmonë sytë e tu më kanë parë.
Gjethet drite dhe shkumë vese
kallama të erës, qeshje aromatike,
krahë që mbulojnë botën me dritë,
anije që mbajnë qiellin dhe detin,
gjah tingujsh dhe burime ngjyrash,
parfume të hapura nga një strofull agimi
vendosur gjithmonë mbi kashtë yjevesh,
ashtu siç jeton dita prej pafajësisë,
kështu jeton bota prej syve të tu të kthjellët
shkon edhe gjaku im ne ata sy
Komentet