Në Vlorë me mamën e dashur, kur isha 2 vjeç…
– Eja, pse nuk vjen? – më foli zër’ i saj,
që si qortim jehon në qenien time.
– Pse nuk vjen o bir ti, në takim?
E shkrihet zë i saj i tëri mallëngjim
si shumë kujtime…
.
Dhe ditët rendin, koha ec ngadalë…
Vështrim’ i saj s’më lë, nuk më shqitet.
Dhe zgjon ai qortim i butë kujtime, mall,
Dhe prapë, çdo ditë, vegimi përsëritet.
.
Oh, mamë e shtrenjtë! Ç’bekim të pata ty!
Ti engjëll më ke qenë në kohët më mizore.
Ndaj edhe fundin që pret në përjetësi
e pres si fëmijë me ty përdore.