Luani, njëherë terror i pyllit, tash i moçëm,
humbi, nga pesha e viteve, të hershmen fuqi;
atëherë qytetarët e dikurshëm ngritën kokën
duke iu turrur, të trimëruar nga e shkreta pleqëri.
Kundër mbretit plak, sekush me armët e tij
hakmarrje bëjnë kali, ujku, kau, të gjithë.
Luani i palumtur është i trishtë, i pafuqi,
aq sa vështirë se gjen forcë të hungërijë;
ai tash pret vdekjen i qetë, i dorëhequr;
por kur dhe gomari vjen me sulm e me poterë,
ai thërret: “Oh, prisja çdo katastrofë tjetër
por me vdekë nga dora jote është si me vdekë dy herë. “
Komentet