Iktusi është një sëmundje e karakterizuar nga fillimi i shpejtë dhe i menjëhershëm i simptomave dhe shenjave për shkak të një deficiti fokale të gjuhës, shikimit, ndjeshmërisë dhe lëvizjes ose të të gjitha këtyre funksioneve të trurit nga një reduktim i furnizimit me gjak në një zonë të trurit për shkak të mbylljes së një ene (infarkti cerebral), ose nga prishje e një enë (hemoragji intracerebrale).
Ekziston edhe një formë tjetër për shkak të prishjes së një aneurizme cerebrale.
Shumë studime tregojnë se iktusi është një sëmundje multifaktoriale, për shkak të pranisë së faktorëve të ndryshëm të rrezikut. Por të gjithë ekspertët pajtohen se njohja e shpejtë e sulmit mbetet thelbësore për të shpëtuar jetën e dikujt.
Për efektivitetin maksimal të trajtimit është e këshillueshme që të arrijnë në spital brenda 60 minutash MAKSIMUMI.
Ashtu si në sëmundjet e zemrës, edhe një minutë mund të bëjë dallimin. Në fakt, trajtimi me ilaçe është efektiv nëse kryhet brenda 4 orësh nga fillimi i simptomave, ndërsa 6 orë të çmuara duhen për trajtimin e enëve më të mëdha me trombektominë mekanike, në të cilën futet një stent i gjeneratës së fundit, një lloj suste e vogël, e cila heq pengesën dhe rikthen rrjedhën e gjakut dhe oksigjenit.
Ndër faktorët e rrezikut janë: gjinia mashkullore, historiku familjar dhe mosha e vjetër, por përcaktues janë: pirja e duhanit, presioni i lartë i gjakut, dislipidemia (dmth Kolesterolemia totale me vlera të larta dhe në të njëjtën kohë e kolesterolit HDL shumë të ulët) ose prania e diabetit të menaxhuar dobët. Konsumi i tepërt i kripës është gjithashtu në listën e zezë.
Këto janë këmbanat e alarmit: dobësia dhe paqëndrueshmëria e gjysmës së fytyrës; e njërit prej gjymtyrëve; gjysma e trupit mund të provojë ndjesinë e shpimeve.
Pamundësia për të shprehur veten ose për të kuptuar se kush flet; errësim ose humbje të shikimit nga një sy i vetëm, ndjenja e trullosjes, rrëzimit ose dhimbje koke të rënda. Të gjitha këto janë shenjat për të cilat është më mirë të shkosh menjëherë në dhomën e urgjencës.
Këto janë gjërat e rëndësishme që duhet të shpërndajmë në Facebook, shpëtojmë jetë!!
Komentet