Në periudhën kur tensioni kishte arritur kulmin gjatë Luftës së Ftohtë, Vladimir Putini u arrestua në Izmir nga autoritetet turke për spiunazh së bashku me një kolegun e tij.
Pas arrestimit në Turqi, ai u deportua për në Bashkimin Sovjetik. Kjo histori është mbajtur e fshehtë deri tani dhe është rrëfyer nga një shtetas turk që më herët ka punuar me Putinin. Adem Albayrak tregon se në vitin 1971, Vladimir Putin ishte shumë i ri, vetëm 19 vjeç dhe ishte dërguar nga Bashkimi Sovjetik në Turqi bashkë me disa atdhetarë të tjerë për të marrë pjesë në ndërtimin e rafinerisë pranë Izmirit.
Albayrak kujton se shërbimet sekrete arrestuan Putinin dhe një shok të tij të quajtur Touriskin, që gjoja punonte si saldator në vendin e ndërtimit, por që në të vërtetë fotografonte instalimin pajisjeve të rafinerisë.
Komentet