ERICH FRIED
1921-1988

Erich Fried (Vjenë, 6 maj 1921 – Baden-Baden, 22 nëntor 1988) ishte një poet austriak i natyralizuar britanik.
_____________________________________________
Gjëja që më goditi më shumë te ky këtë poet është përdorimi i mençur që bën ai me anaforën: përsëritja nuk është një përsëritje e zbrazët, por një pretekst për të thelluar pikëpam jet, për të eliminuar të tepërtat, për të marrë të mbërritur në thellësi.
______________________________________________
KUR PUTH
Kur unë të puth
nuk është vetëm buza jote
nuk është vetëm kërthiza jote
nuk është vetëm barku yt
që puth.
Unë puth edhe pyetjet tuaja
dhe dëshirat tuaja
puth reflektimin tënd
dyshimet tuaja
dhe guximin tënd
dashurinë tënde për mua
dhe lirinë tënde nga unë
këmbën tënde
që erdhi këtu
dhe iku përsëri
unë të puth ty
kështu siç je
dhe siç do të jesh
përsëri nesër ende më larg
edhe kur koha ime do të bëhet e shkuar.
Përktheu: Faslli Haliti
Komentet