“Unë shumë gjëra në botë nuk i di,
Po unë kurrë nuk shkruaj për gjëra që s’i di”
LEON FELIPE( poet spanjoll)
Ky”Pushti” ka patur dhe emër dhe mbiemër,por,meqë nga kjo jetë është ndarë ka gati 50-vjet, për”hyneren” që ka bërë,kur ka qenë në detyrë,po i vë këtë ndajshtim si një damkë që, kur ishte gjallë,e kish si të shkruar mbi ballin e tij të neveritshëm. Qe i madhi i rinisë në rrethin tonë(një nga rrethet më të mëdha të vendit) dhe qe fare i paskrupull:një pusht e shkuar pushtit. E kishte këtë detyrë jo për meritë të tij, po më tepër i farefisit që kish kontribuar në luftë kundër pushtuesëve. Qe i “madhi” i rinisë aty nga gjysma e dytë e viteve ’50-të të shekullit të kaluar. Ende kishim miqësi me Bashkimin Sovjetik dhe ky,duke shfrytëzuar postin, dilte fshatrave dhe mblidhte(kryesisht të rinjtë e të rejat) dhe zgjidhte dy apo tre kandidatë të mundshëm për t’I dërguar në Shkollën e Komsomolit në B.S. Natyrshëm, së pari, kandidatët do”testoheshin” në zyrën e Pushtit. Kjo shkollë,me sa më kujtohet,qe a 6-muaj,a një vit. Me një të sapokthyer nga “kjo lloj shkolle”,ai erdhi në fshatin ku jepja mësim dhe,pasi mori pjesë në një mbledhje me të rinj e të reja, si”përfaqësues i madh i rrethit”,me gjithë”komsomalesen” e tij,u ftua të asistonte në një mbrëmje dëfrimi të rinisë së fshatit.
*
Fshati qe bërë kooeparativë dhe mos kujtoni se qe një fshat dhe aq. Qenë bashkë 6-fshtatra në kooperativë dhe mbrëmja e dëfrimit u bë tek lëmi. SE vetëm aty vendi qe shtruar me cimento.Organizatorët kishin vendosur stola për pjesëmarrësit. Në krye,sekretari i rinisë së fshatit dhe dy karrike për të ftuarit: një karrike për këtë,PUSHTIN dhe tjetra për”komsomalesen” që nuk qe as më pak dhe as më shumë po”konkubika” e tij. Sa bëri prezantimin sekretari dhe u ngrit”PUSHTI” që me entusiazëm fliste për përparimet që kish bërë fshati nën udhëheqjen e partisë dhe sidomos për rininë. Se kush e merrte në mend që për as 15-vjet çlirim të ketë këto arritje. Ja,- tha entuziast,-kjo si ju nga fshati(tregoi për “komsomolen),tani është kuadër partie. Duartrokitjen ia rrit adrenalinë folësit dhe,pastaj,lëshoi urimin:-Të festojmë të gëzuar.
Ende nuk ishte elktrifikuar fshati,por me fenera (varur rreth e qark) tek lëmi ish bërë goxha dritë. Çiftet kërceni pas muzikës dhe,padyshim,Pushti me”komsomolen” e tij. Pas dy a tri kërcimesh,drejtuesi pohoi:- Tani do kërcejnë vetëm çiftet që janë fejuar brenda fshatit. U ngritën nja katër-pesë çifte të fejuarësh dhe befas,një kolegia ime,më thotë:- A çohemi të kërcejmë?
-Dëgjo,- i thashë,- po u çuamë.nuk do ulemi. As mos e shko në mend,-tha ajo,e vendosur. U çova me të dhe PUSHTIT i shkuan jargët nga goja,kur pa kolegen time. Duket pyeti dhe kur drejtuesi i tregoi se unë isha mësues jabanxhi në fshat dhe nuk isha i fejuar. Kaq i mjaftoi Pushtit dhe urdhëroi:- Të ulen,menjëherë! Erdhi dhe,si pak mbyturasi, më tha:-Urdhëroi ai,që të uleni! I thuaj atij,- i them unë,- që jemi të fejuar dhe,sapo e shpallëm:me këtë kërcim!!! Duket vajti i tha dhe PUSHTIT mend i ra pika. Pyeti mbarë e prap për mua dhe,kur mbaroi vallëzimi i “tëfejuarëve”,PUSHTI erdhi drejt e tek unë dhe,ngaqë nuk e mbante dot inatin, u zbraz:- Ti je turk nga Petova( e kish fjalënpër mysliman se pjesëmarrësit ishin të gjithë ortodoksë) dhe PETOVA është fshati im i lindjes në rrethin e Fierit.
Dhe vjen u prish mbrëmjen këtyre të rinjëve që partia i ka bërë me krahë.
Unë nuk jam turk,por shqiptar dhe partnerja ime është e fejuara ime,-ia ktheva me inat. U kthye,i revoltuar tek karrikja e tij dhe nga koka sikur po i dilte tym.
Kur mbaroi mbrëmja,çiftin e ardhur nga rrethi,e mori për darkë LEKA.
*
LEKA qe i vetmi në fshat që kishte një nivel jetese pak më të mirë se bashkëfshatarët. Kur them kështu,mos u çudisni:i vetmi që kish krevat me sustë dhe,ndaj për të nderuar të ardhurit,i mori për darkë. Çdo lexoni,pas kësaj fjalie,janë fjalët e LEKËS.
U nxora raki e meze dhe.ndërsa pinim, miku(lexo:Pushti) zuri më lavdëronte:-Bravo shoku LEKË,e paske selitur mirë jetën në familje dhe,tek hidhte kupat një nga një,thashë se do t’i merrte koka zjarr. Aty nga mbarimi i darkës,sytë “miku” nga krevati dhe,siç duket,priste të “hidhte valle” me komsomolasen e tij.Por si duket,i kish bërë hesapet pa pyetur hanxhinë. LEKËS nuk ia hante qeni shkopin dhe t’i këndonte teskeretë nga xhepi.
-Epo tani,shoku Lekë,- tha PUSHTI,- edhe do flemë,se nesër në mëngjes duhet të jem në komitet të partisë.
-Moj ti,- i thirri të shoqes LEKA. Merre këtë Cucën e mblidhu andej nga dhoma.Qy po ka krevatin dhe mua më shtro shesh,se nu e lë mikun vetëm una!!!
Mikut(PUSHTIT) sa nuk i ra pika.
Shoku Lekë,-tha,- ne jemi komunistë(e kish fjalën për partneren) dhe nuk ka nevojë të na ndashë.
Aha,- tha LEKA,- jam vet zot shtëpie dhe gratë me gratë e burrat me burra. Tërë natës,PUSHTI,mend hante jorganin.
I hasi sharra në gozhdë. Në mëngjes u largua hundë e turi!
Tiranë.9 tetor 2024