Esat Pasha në Paris (Excelsior, 3 prill 1916, fq.3) – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Janar 2020
“Excelsior” ka botuar, të premten e 14 prillit 1916, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me dekorimin e Esat Pashë Toptanit nga presidenti francez, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Esat Pasha merr titullin e Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
“Dje, Presidenti i Republikës (Raymond Poincaré) dekoroi Esat Pashën me titullin “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit” në prani, të z. de Fontenay, ministrit të Francës në Shqipëri, dhe z. Krajewsky, delegat francez në komisionin e kontrollit të Shqipërisë.
Presidenti i qeverisë së Shqipërisë u tregua i prekur thellësisht nga pritja që iu bë dhe falënderoi duke shpresuar se po afronte momenti kur ai do të bëhej akoma dhe më i denjë për simbolin e nderit qe Franca i bëri.”
Historia po na nxjerr te panjohuna ..deri tash Esad pasha asht trajtue si tradhetar i kombit … por ndryshe e vlerson Franca …lindin shume pikpyetje ???
Tradhetari dekorohet per sherbimet qe u beri atyre qe e coptuan truallin Arberor.Po ashtu botoni dhe informacioinin tjeter se po ky tradhetar nderohet dhe respektohet edhe ne Serbine gjakatare qe nder shekuj ka masakruar shqiptaret.Nuk e kuptoj se cfare kenaqesie ndjejne lakejte e sotem te ketyre tradhetareve kur publikojne me mburje per dekoratat qe kane mare keta tradhetare.Megjithate nje pergjigje e kane.Tradhetia kombetare ne cdo kohe dhe vend hidhet me perbuzje e neveri ne koshin e plehrave te historise kurse heronjte ngjiten ne piedestalin e pavdekshmerise.