Ata u percollen nëndhe…gazetat u shiten sot…disa i blene dhe i lexuan disa jo…Ai qe vrau tetë njerez pret neser masen e sigurise në gjykate…Në dy shtepi ka mort…në një tjeter ka turp dhe vaj…Ishin vjedhur disa pula…dhe akuza preku në seder një 24 vjeçar i cili për te treguar se nuk ishte vjedhes tregoi se per nder une te mare jeten…ti qe me ke akuzuar por edhe ti qe se ke bere nje gje te tille.
Neser shoqeria jone do pres lajmin e ri…jemi mesuar nuk duam te mendojme gjate…e pse çna duhet…kronika e zeze eshte e pasur por dhe ajo roze nuk i le gje manget…Në faqen e parë me bikini na thuhet se x idiote u martua me y pasunor dhe ja vila e tyre superluksoze…Çift prallor kap qiellin në dasmen në Itali…A mundet të shohim pak më thellë se çfarë po ndodh…Para kater ditesh nje femer jo e vogel shtyp në rruge me makinë…para kesaj ngjarje shoferi ministrit të brendshem gjendet jetehumbur dhe mbyllet historia si vetvrasje pa hetuar kush dhe pa kontrolluar kamerat e sigurise…Kohe me pare vritet per mospranim dashurie studentja…e ca muaj me pare vriten ne Gjirokaster dy mesues per nje murë dhe ende nuk dime gje se çfare ndodhi me ate qe kreu krimin…Ja më në fund 8 njerez i shkuan dheut…personi vrases kishte moshen e rinise…Dhe Pyetja e pare qe duhet shtruar.eshte..SI JETON KY I RI…SI JETOJNE TE RINJT NE FSHATRA…PO NE SHQIPERI?
Ai kishte kryer vetem arsimin fillor…Pyetja e Dyte…Me ligj në Republikën e Shqiperise…arsimin 8 vjeçar eshte i detyrueshem, kush mban pergjegjesi ligjore per mos zbatimin e ligjit? Zonja Ministre e Arsimit a dini te na thoni sa eshte numuri i atyre qe se kane kryer arsimin 9 vjeçar në rang Republike duke ju shmangur detyrimit ligjor? Ai qëlloi me arme i ftohte në atë që bëri në dy shtepi te ndryshme…Pyetja e trete. Kur e takoi kete arme ai per here te pare diten e krimit? Kurresesi, ai qelloi si te ishte killer profesionit…pra ai kishte kohe qe e kishte armen, e kishte prekur, e kishte mbajtur, mund edhe ta kishte perdorur në fshat apo në pyll…por askush nuk kishte mbajtur qendrim. A mban pergjegjesi kryeplaku i atij fshati? Apo ishte më e lehte qe ta quanin ashtu nje gje e trashe nje çoban me dhene…Ai ishte 3 vjeç kur Shqiperia kreu marrezine e 1997 dhe hapi depot e me bekimin e politikes se kohes u armatos…21 vite kane kaluar dhe armet nuk jane mbledhur, ndaj vjen pyetja e katert. Kush mban pergjegjesi per mosmbledhjen e tyre?
Kur populli eshte i armatosur nga veriu ne jug, nga qyteti ne fshat, a ka rend civil në Republiken e Shqiperise? Përdite jete te humbura, vrasje, aksidente. apo humbje te natyrave te tjera…Pyetja e peste…Sa vlen jeta e njeriut në RSH kanditate per per hapjen e negociatave me BE-n per antaresim?…
Perfundmi…Asgje nuk mund te shpjegohet se ai ishte jo normal…vetem kete mos e shisni per arsye…Ai kishte faqe ne Fb…ai punonte, ai e dinte çishte fyerja, ai kishte arme, ai jetonte me familjen…ai nuk shprehu pendim. Po kishte nivel te ulet arsimor…Po çështë ky tip antropologjik?!…Keta quhen pop kriminel…Shembullin e gjejne mes shoqerise sone madje në nivele te larta…Horizonti i mbyllur u vjen per shkak te mungeses se jetes sociale në hapsiren ku jetojnë…Bërja hero frymezohet tek ato qe shohin ne Tv apo on line.në internet..Mediat pa bosht nxisin vprimet e tilla qe ju krijojne pershtypjen se mund te behen heronj si nëpër filma…Çfarë presim te ndodhi…? Kjo eshte pyetja e fundit…çfare presim? Sepse do kalojne dy tre dite dhe asgje…Kur u harrua ajo qe ndodhi në Gjirokaster ku policia kishte dijeni per kercenimet…asgje ska per te ndryshuar në drejtimin e duhur…Jemi nje shoqeri e semur me amnezi…Mjere ke ze halli dhe i troket fatkeqesia…Le ta denojne sa te duan tani edhe me denimin me te tmershem…Ata qe iken nuk kthehen më…Deri kur keshtu?! Zoti Minister i Brendshem…dini gje Ju personalisht si titullar kur do mblidhen armet? Faleminderit nëse do i jepni pergjigje publikut…jo mua !
pkabo 12 gusht 2018
Komentet