Para disa muajsh miku im i mirë, studuesi Gazmend Bakiu, më dërgoi një libër me një titull dridhërues. “Tirana e përgjakur” me autor të nderumin z. Bedri Alimehmeti. E mora në dorë, u stepa, pak prej titullit e pak prej fotos në kopertinë. Teksa shihja atë kopertinë me Tiranën e vjetër, ku paraqitet rruga 28 Nandori, e vetmja rrugë që kërrkush s’ka pas forcë ma ja ngacmu emrin, pash dyqanin e gjyshit, stërgjyshit, e të tjerëve para tyre. Kuptova se thellë diku në shpirt po pikëlloja prej dhimbjes. E ula librin mbi tavolinë dhe e çova tutje nga frika sepse e dija ç’mbante brenda. “Çudia modhe” – thashë me vete, – “thirri menies se as ke jetu m’at vakt.”
Ndjeva mall për një qytet që nuk është më. Ndjeva mall për ata njerëz humanë që nuk janë më. Ndjeva mall për një fëmijëri timen aq të pastër rritur mes një dashurie t’pa masë. Ku shkuan vallë vlerat njerëzore? I vranë! I burgosën! I vodhën! Ku shkuan të qeshurat e fëmive të rrugicave karakteristike? I larguan! I stepën! I zhgënjyen! Ku shkuan kopshtet e puset? I zhvlerësuan! I harruan! I tjetërsuan! Ku janë vilat evropiane me kangjella? I prishën! I shkërmoqën! I gllabëruan! “Ah, Tirona zemër modhja…” – psherëtiva prej shpirtit.
Kaluan disa javë dhe libri më shihte drejt e në sy. Sikur po çirrej ta merrja ndër duar dhe ta shfletoja. Historia po nuk u tregua siç ka ndodhur vjen e të ndodh përsita (përsëri). E shfletova shpejt, duke ndjekur fotografitë dhe shkrimet nën to. Pamje që të çojn larg, në një botë sikur duket se vjen nga një planet tjetër. Sa mirë do t’ishte të egzistonte një univers paralel ku ata njerëz të ishin duke jetuar ende të lumtur. Ndoqa këshillën e shumë miqve të mi. U përpoqa mos ta mendoja më as librin, as Tiranën, asgjë! Kështu kaluan disa javë të tjera. Por, populli jonë ka shumë shprehje të bukura, një ndër to “gjuha shkon ku dhemb dhëmbi.” E lexova librin për disa orë, pa pushim, pa lëviz. Jam rritur me ato histori që lexova. E dija se ç’prisja para se ta lexoja. Ama z. Alimehmeti thjesht ka fuqinë me atë shqipen e tij babaxhane me ta pikëllu shpirtin edhe më shumë. Në farefisninë time ato histori i kemi trashëguar gojë mbas goje, duke dasht me i mbajt ata njerëz gjallë me tregimet. Tironsa, dibranë, çamë, shkodranë e plot të tjerë nga gjithë trevat shqiptare mbledh në zemër t’Shqipnisë për t’ja dediku veten atdheut. Njerëz nga dyer të fisme, nga dyer bujare, dyer me tradita e me taban. Njerëz që shoqërisë shqiptare sot më shumë se kurrë i mungojnë së tepërmi.
Tironsja Nevrez Këlliçi me bashkshortin e pushkatuar dibranin Akil Sakiqi më 1937.Tironsja Dylbere Liku më 1933 ditën e dasmës, bashkshortin tirons Muharrem Liku ia pushkatuan.Tironsja Sadete Lleshi më 1937, babain Muharremin ia pushkatuan. Po ashtu dhe vëllanë. E ëma e autorit të librit “Tirana e përgjakur” z. B. Alimehmeti.
Në faqen 89-të më ndali zemra…
“Qetësi”
Të kam ardhur, o baba tinës* rojeve
Kësaj nate në varr.
Se kam zjarr e kam mall të të pyes
Në u shkërmoqe e u trete.
Pabesisht ty me plumb të rrëzoi
Qeni i zi gjakatar.
Dhe pa varr, pa emër
Midis kombit që e deshe
Aq shumë ti mbete.
Po më fal, o baba, se të flas e të thërras
Në univers pa e ditur ku je ti.
Më ke lënë, siç e di, fillikat**.
Pa atdhe e pa gëzim.
Fli i qetë, o baba. Qetësi.
Se drejt teje si erë po vij
Të të sjell si gur varri,
Trupin tim të gjymtuar edhe shpirtin tim. (Burgu i Tiranës qelia 79, viti 1948) *tinës = fshehurazi **fillikat = vetëm
Shkrimtari, tironasi i urtë, Mustafa Greblleshi.
Çfarë trishtimi. Breza të shkuar dëm nga babzia për pushtet të disa idealistëve analfabetë. Autori i ndër të parëve roman dashurie në letërsinë shqiptare si “Gremina e dashunisë” ishte katandisur burgjeve dhe mëpastaj bojaxhi. Si zhduket drejtësia në skutat më të errëta të njerëzimit. Sa dhimbje ka në rreshtat e kësaj poezie. Një ujvarë ndjenjash që të përfshijnë në çdo gërmë. Një poezi e cila është tablloja e jetës së shkrimtarit, një tabllo pikturuar me fjalë. Në birucën e tij, izoluar nga e gjithë bota dhe i zhveshur nga atdheu që meritonte, i ndjeri Mustafa kërkon ngushëllim tek babai i vdekur. Është i sigurtë se vdekjen e ka pranë, i vetmi “ngazëllim” është t’i shkoi pranë babait. Në vend ta donin këtë shkrimtar të shkëlqyer, ju sygjeroj ta kërkoni në librari, e tutën duke e torturuar. Edhe pse doli nga ajo birucë, shpirti i tij kishte vdekur e mbetur varur në ftohtësinë e mureve larë me gjak, lot e lutje. Mure që po t’i pyesje kushedi do betoheshin se ka një ferr dhe një parajsë. Jetoi dhe disa vite të tjera si bojaxhi. U përpoq shumë t’i krijonin hapësira për botim. Vuajti, por dashuria për atdheun kurrë si shterroi.
Librin sot e mbarova së lexuari për së dyti herë. Ia kisha huazuar një mikut tim të moçem 67-të vjeçar prej Mitrovice. Ai donte shumë ta njihte autorin e një prej romaneve më të lexuar dikur në Kosovë. Kur ma ktheu librin “Tirana e përgjakur” dhe mbasi kishte njohur nga afër jetën e një prej shkrimtarëve të tij të preferum më tha se s’kishte fjet dot na dy netë. Mendova me veten “ky pa bo gjo e s’e paska zon gjumi, ata horra vrastarë jo që gjumin e boshin top, por jetun dhe si krajla në Bllok.”
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Prill 2025
Gazeta finlandeze “Mikkelin Sanomat” ka botuar, të enjten e 3 gushtit 1939, në faqen n°3, intervistën ekskluzive asokohe me mbretin Zog në Oslo . . .
Pas ndryshimit të flamurit në 1944 me shtimin e yllit komunist, Shkodra u transformua në një qendër rezistence kundër regjimit, duke paguar një çmim të lirë për traditën e saj të lirisë . . .
PREJ ROMET N’SHKODER…1993.
Si sot kujtoj: Janë këta dy njerëz të mëdhaj per të cilët më kanë rrigue lotët pa e kuptue pse, kur unë kam ndigjue lajmin e vdekjes së Tyne…Për President . . .
“Gladius” titullohet dokumentari, premiera e të cilit u shfaq mbrëmjen e së mërkurës në “Destil Creative Hub”.
Dokumentari është një rrëfim tronditës mbi gjyqin special të vitit 1945 . . .
Të panjohur vranë tre shtetas jugosllavë afër Heilbronnit. Për autoritetet gjermane të sigurisë, kjo masakër përfaqëson një kulm të ri në luftën e fshehtë midis agjentëve të shërbimeve . . .
Filloi paraditen e një dite pa emër, pse pa emër, ishte 22 maj dhe quhet “Dita e revoltës së të burgosurve të Qafë-Barit? – po ja, ngaqë ditët në burg janë tepër njëlloj, si uniformat e . . .
NGA KUJTIM NURO*
Mid’hat Frashëri, një nga pasardhësit e familjes së Frashërllinjve, që i ka dhënë aq shumë historisë dhe kulturës sonë kombëtare, do të mbetet një dijetar me një hor . . .
2 QERSHOR 1985
PLOT 40 VJET…Presidenti Ronald REAGAN me 2 Qershor 1985, në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Nanë Terezës “Medaljen e Lirisë”.
Në vitin 1985 kujtoj një dishka shumë in . . .
Njëri prej tyre ndali, u ul më gjunjë dhe pa gjakun e vet…
Filloi paraditen e një dite pa emër, pse pa emër, ishte 22 maj dhe quhet “Dita e revoltës së të burgosurve të Qafë-Barit? – po . . .
Dy fshatarë shkuan për ta ndihmuar, por pas 29 sekondash ‘Mig’-21 shpërtheu
-Fati, atë mëngjes, nuk ishte me komisarin! –
Luto Refat Sadikaj futet në aradhën e pilotëve “elitë” të av . . .
Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, si pa kuptuar na rrëmbyen dallgët e Luftës Antifashiste. Ne ishim bashkë-shokë shkolle, si djem qyteti, unë, Bajram Tushi, Hajredin Bylyshi, Hiqmet B . . .
Policët serbë fillimisht vranë Flaka Hoxhën (16) me të ëmën Shahinderen (56), mandej Rita Vejsën (2) me të ëmën Tringën (30), si dhe Valbona Cakën (34), e cila ra e vdekur mbi t . . .
Komentet