Nga Spitali i Traumës, deputeti i PD Belind Këlliçi denoncon dhunën kundër protestuesave.
Belind Këlliçi u raporton gazetarëve se “nga sot Edi Rama administron edhe godinën e PD, sepse ish kryetari Lulzim Basha refuzon të përballet me votëbesimin”
Belind Këlliçi shoqëroi në spitalin e traumës Alban Hoxhën, i plagosur nga dhuna kundër protestuesave. Alban Basha është kryetari i PD në Kombinat, sqaroi, Belindi dhe ai po merr ndihmë mjekësore si shkak i dhunës së pësuar nga regjimi Rama-Basha.
Belind Këlliçi po ashtu tregoi se në polici janë ndaluar shumë protestues, midis tyre edhe minorenë. Ne do t’ju qendrojmë pranë tha Belindi. Më poshtë video:
Robert Papa: Rama në SHBA ka ardhur privatisht ! Strehimi i afganëve është meritë e shqiptarëve, jo e tij!
Nga Anila Hoxha/
Mësojeni një polic se një gazetar një ditë do jetë aty për të treguar edhe historinë e tij! Më shumë se kushdo telefonata e tim ati, njeriut që ka më shumë ndikim në jetën time më shtyu të ulem të shkruaj këto rreshta. “Fale se ka qenë I lodhur” – më tha dhe më pas më kritikoi ashpër për sjelljen.
Dhe u mundova të vesh këpucët e atij polici, të qëndroj me orë të zgjatura në mal e të kërkoj nën presionin se përse ngjarja nuk është zbardhur. Dhe megjithëse e kuptoj lodhjen e tij , kushtet e vështira në mal , prapë nuk e kuptoj armiqësinë ndaj një gazetari, që spo bënte asgjë tjetër vec detyrës dhe që ishte aty dhe për atë, mbasi do fliste për qytetin ku ai jeton e rrit fëmijët, sigurinë në shkolla, drogën, fenomenet e kriminalitetit dhe cdo problematikë tjetër. Ky gazetar kushdoqoftë shkruan për këtë polic, kur nuk i paguajnë orët shtesë, kur e keqpërdorin, për mos ngritjene tij në detyrë dhe cdo gjë tjetër që I transmetohet publikut ashtu si abuzimin me cdo formë të pushtetit.
Këtu e 15 vjet më parë nëse do kisha qëndruar në pritje të produktit të zyrave të shtypit dhe nëse nuk do kisha kapërcyer fshehtas muret e një ndërtese së bashku me operatorin Besfort Kryeziu, duke shkelur ligjin dhe duke “ dhunuar “ një institucion, publiku nuk do ta kishte marrë vesh kurrë të vërtetën e fëmijëve të Policanit.
Askush nuk do ta kishte mësuar të vërtetën e torturës përmes urisë të dhjetra fëmijëve që shteti deshi ti shpëtojë nga gjakmarrja e përkëtë arsye ngriti një qendër, por që më pas njerëz të veshur me pushtet dhe natyrisht të korruptuar , zhvatën fonde e miliona lekë dhe fëmijët përfunduan “të ngujuar “nga mosushqyerja. Kjo shkelje e rregullave solli nxjerrjen në dritë të vërtetës e natyrisht zbulimin e një prej aferave më të mëdha korruptive , me zyrtarë të lartë që përfunduan para drejtësisë .
Po, unë Anila Hoxha, mund tju numëroj ndër vite dhjetra raste të shkeljes së rregullave, nxehjes së qeverive që janë e pastaj ikin, mbasi isha duke bërë detyrën time me vetëm një qëllim , tregimin e të vërtetës me saktësi dhe prova , zbulimin e saj, ekspozimin e saj para qytetarëve. Sepse kjo është detyra ime. Unë jam gazetare dhe një gazetar siç pyet në formë retorike profesori Artan Fuga, nuk mund të bëjë ‘gazetari declarative” ku gazetari thjesht thjesht zgjat mikrofonin. Gazetari hulumton, kërkon, mbledh fakte, dyshon dhe ka mendje kritike duke ju përmbajtur parimeve të vërtetësisë dhe paanshmërisë , për tju dhënë përgjigjijje sipas parimeve të profesionit pyetjeve që në fund fare janë në shërbim të publikut dhe llogaridhënies. Detyra e një gazetari është të respektojë të vërtetën dhe ta mbrojë publikun duke e informuar me të vërteta që nuk janë të ëmbla, por të hidhura.
Si unë , gjatë misionit kanë vepruar gjatë karrierës së tyre e vazhdojnë ti shërbejnë publikut duke hulumtuar me profesionalizëm shumë e shumë kolegë të tjerë, që shtyhen, bullizohen , dhunohen në mos fizikisht në forma nga më të ndryshmet qoftë edhe sulme dixhitale duke rënë pre e arrogancës së pushtetit . Në shumë raste nëse nuk janë ndëshkuar ata , familja ka vuajtur largime nga puna apo derivate të saj. Nëse nuk do ju kisha rrëshqitur policëve të burgut shumë e shumë vite më parë , atëherë kur fëmijët mbaheshin së bashku me të rriturit në të njëjtin ambjent pranë 313, nuk do ishte mësuar abuzimi I njërit prej tyre, që më pas solli reflektim urgjent të shtetit që u finalizua me hapjen e institucionit të rieduktimit për fëmijët në konflikt me ligjin ( Kavajë).
Nëse sdo kisha hyrë fshehtas përmes një autoambulance teksa shpërthimet vijonin në Gërdec, ku përmes telefonit në transmetimin direkt me Sokol Ballën orientova ekipet e evakuimit për banorë që kërkonin ndihmë , publiku nuk do ta kishte parë kurrë atë bllokun e shënimeve që gjeta aty , ku kishte emra fëmijësh që demontonin municione e ngjitur emrave të tyre dita e punës me mëditje. U hetova mbasi shkela sekretin hetimor për dërgimin nën arrest shtëpiak por pa adresë të turkut Abduselam Turgut, I kërkuar nga gjermanët për 600 kilogramë heroinë.
Ai ishte arratisur duke përfituar nga një vendimarrje e dyshimtë që u mbështet nga struktura policore që e dorëzuan trafikantin në një adresë pa adresë . Kam mëkatuar , kur mërzita dhe nuk lashë rehat të festonte Krishtlindjet qeveria kur fëmijët e Aishe Pojanës ishin braktisur maleve të Baldushkut , ndonëse një zinxhir insitucionesh duhet të kujdeseshin për të miturit me nënën në burg dhe babain e vrarë. Nxeha Ministrinë e Brendshme dhe cdo qeveri më konsideron të padëshiruar, si atëherë kur kryeheshin takime sensibilizuese për Lazaratin për të asgjësuar drogën dhe zyrat e shtypit premtonin se ishin në rrugë të mbarë, por , ‘e teprova’ duke sjellë për herë të parë faktin se toka në atë fshat nuk mjaftonte më dhe ndaj ata kishin mbjellë cannabis edhe në fuci të vendosura mbi cati.
Dhe mund të vazhdoj me shembuj të pafundëm gjatë këtyre 23 vite karrierë mbi supe , të tilla si përpëlitja e Klodian Rashës në këmbët e një polici për të cilin u tha se I riu e qëlloi por në fakt kamerat tregonin përndjekjen e tij vetëm pse kishte shkelur orën policore. Ish drejtori I përgjithshëm I policisë disa herë Ard Veliu e ka qetësuar mërinë e tij mbasi shkruajta për keqpërdorimin e policisë , duke marrë hak tek familjarët e mi. Por sic thoshte Indro Montanelli, padroni I atij që zgjedh gazetarinë është lexuesi , ndaj edhe unë jam e qartë se I shërbej publikut dhe të vërtetës dhe se sa kohë nuk I shërbej cdo forme propogande , do kem përballë arrogancë njerëzish të veshur me pushtet dhe mospëlqimin e tyre. Derisa u vjen koha dhe ikin .
Më vijnë në mend dhjetra raste të kolegëve, të tilla si Julian Kasapi, I cili nëse nuk do ta kishte kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin , për të përfunduar në Siri , autoritetet do zgjoheshin vonë dhe sytë e fëmijëve në hiçin e atyre kampeve sdo ti kishim parë. Kujtoj shkeljet që ka bërë Eldri Buli , një gazetar emblemë I cili me durim dhe profesionalizëm nxorri në dritë për publikun skandale të forta. Flamur Vezaj që shkeli pafund sekretet hetimore dhe ekspozoi një gjyqësor të kalbur , Dashamir Bicaku,Irena Shabani, Ardita Bala, Gerti Xhaja , Artan Hoxha , Klodiana Lala dhe Lindita Cela e shumë e shumë kolegë të tjerë që përditë raportojnë me këmbëngulje në misionin e tyre si ëatchdogë të demokracisë.
Për të ardhur tek e shtuna e incidentit, meqënëse gjendesha mbas Malit të Dajtit për të raportuar për një krim me shumë të pathëna. Zyrtarisht për këtë krim të rëndë nëse do I përmbahesha vetëm qëndrimit zyrtar, publiku do kishte vetëm një varg inicialesh dhe do ndihej sikur lexonte alfabetin. Dhe se kishte dëgjuar e parë asnjë nga detajet që kam transmetuar përgjatë këtyre ditëve në Top Channel, si zbulimi I një parcele me drogë teksa në male kërkohej trupi I viktimës, fakti që një I shumë kërkuar si trafikant u zbulua rastësisht mbasi u thirr për të dhënë deklaratë për zhdukjenn, fakti që ndërkohë ai kishte vijuar aktivitetin e tij kriminal.
Dhe gjendesha aty , në atë mal si çdo koleg tjetër, dhe ende nuk e kisha kaluar shiritin kur një agjent krimesh që nuk duhet të ishte pranë shiritit por 20 minuta larg tij në vendin e krimit , shyu operatorin e A2CNN Endrit Aga dhe për pasojë së bashku me të u rrëzova dhe unë. Vendngjarja ishte 20 minuta larg me këmbë, pra 20 minuta larg atij shiriti.
Nuk kishte asnjë situatë , asnjë incident , ishte një sjellje tipike e një shtetasi me uniformë dhe me pushtet, që e besdiste prania e medias, puna e gazetarit. Ajo nuk ishte një sjellje polici , ai nuk ishte një polic. Ky person megjithë terrenin e vështirë dhe humnerën në krahun ku ne gjendeshim, pa teklif bëri atë që kishte orë që po e bënte, shtynte gazetarë e sillej keq me ta. Ky person dhe kolegët e tij patën kohën në dispozicion aty në mal , që të kërkonte falje , sepse rrezikoi jetë njerëzish që sakaq nuk po bënin asgjë tjetër vec detyrës , por nuk e bëri.
Dhe e gjitha kjo tregon një histori që përsëritet, tregon një mënyrë të vepruari e të përhershme të policisë ndaj gazetarëve që janë duke bërë detyrën. Vendgjarjet nuk I prish gazetari që sipas kësaj mendësie hermetike nuk duhet ti fusë hundët ku është shteti, por I prishin zyrtarët e policisë që parakalojnë brenda shiritëve , që kamerat ti filmojnë sikur veprojnë e marrin masa , që pijnë cigare dhe shkelin me këpucë vendangjarjen ndonëse abetarja mbi një skenë krimi thotë “ ajo ju përket vetëm kriminalistëve” .
Të shunën policia tregoi edhe njëherë se lë për të dëshiruar në raportin e saj me median, me pubikun dhe qytetarin, sic ka vepruar edhe herë të tjera, duke nisur nga konferencat për shtyp kur slejojnë të bësh pyetje sic ndodhi në Elbasan . Dhe mua më shqetëson prej ditës se kaluar vetëm një pyetje, kur një polic flak një gazetar përpara kamerave, cfarë bën ky polic, si sillet ky polic kur shoqëron një qytetar , kur e hipën në makinë, kur I lidh prangat , kur e çon në ambjentet e izolimit?
Klikojeni tek watsch on YouTube për ta parë
Videoja e incidentit:
Dokumentar i Kallxo.com kushtuar vrasjes të gazetarit të Bota Sot Bekim Kastrati. Në intervistë i jati i Bekimit, z.Hajriz Kastrati. Ky dokumentar është xhiruar më 2017. Bekimi ishte vetëm 30 vjeç. Ai la pas dy vajza, Vesën një vjeçare dhe Erën ende pa lindur.
‘Make America Great Again’, ishte slogani i ish-presidentit amerikan, Donald Trump gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.
Kjo ka bërë që dikë ta frymëzojë sërish dhe të tallet ndaj presidentit aktual amerikan, Joe Biden.
Ky i fundit e ka gjetur veten në një billboard i veshur si një taleban dhe me një raketë në dorë teksa e shoqëronte mbishkrimi ‘Making the Taliban Great Again (Bëni talibanët përsëri të mëdhenj)’ në një autostradë ndërshtetërore në Nju Jork.
Sipas mediave, pritet që 15 tabela të tjera të tilla të vendosen në të gjithë vendin.
Ky fenomen shkaktoi gjithashtu shumë reagime nga përdoruesit e rrjeteve sociale./Syri.net/
Kjo video është marrë nga youtube dhe i takon kalalit TRT World që është një kanal lajmesh i transmetuesit publik turk, i cili transmeton në gjuhën angleze 24 orë në ditë. Kanali operohet nga Korporata Radiotelevizive Turke (TRT) dhe është e vendosur në Stamboll. Ai siguron lajme në mbarë botën dhe çështje aktuale duke u fokusuar në Turqi, Evropë, Azinë Perëndimore dhe Jugore. [1] Përveç selisë së saj në Stamboll, TRT World ka qendra transmetimi dhe studio në Uashington DC, Londër dhe Singapor. Shtë anëtar i Shoqatës për Transmetimin Ndërkombëtar.
Shpjegimi i Sokol Kolgjinit për tradhëtinë kombëtare të Edi Ramës përmes Minishengen-it.
PD nxjerr videon: Si mbrohet masakra zgjedhore e Elbasanit – Gazeta Mapo
Partia Demokratike ka publikuar një video, përmes së cilës demostron se si është mbrojtur masakra e votës në Elbasan, ku pas përplasjes me armë mbeti i vrarë aktivisti i PS Pjerin Xhuvani
Në videon e PD është fjala e kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili gjatë një konference për shtyp mohoi që në makinën e bllokuar nga PD në Elbasan të kishte para dhe karta identiteti.
Selia blu i është referuar artikullit të Reporter.al, ku pretendohet se përplasja në Elbasan u manipulua, pasi në makinën për të cilën nisi përplasja u gjetën bllok pagesash dhe karta ID, por nuk u bënë të ditura nga policia.
“Ja si mbrohet masakra zgjedhore e Elbasanit,”-shkruan PD krahas videos.
Gjuha e Shpirtit: Gersi Troka, kampioni që bën apel për mbështetje! ”
Rrugën Egnatia e përmend për herë të parë Polibi në vitin 120 p.e.s dhe më vonë Straboni i cili na informon se rrugas Egnatia kishte dy pikënisje, njëra nga Durrësi dhe tjetra nga Apolonia, intinerari Hierosomilitan.
Po nga Straboni mësojmë se një pjesë e kësaj rruge quhej rruga e Kandavisë (Kandavia në të periudhë quheshin mallet e Polisit).
Egnatia është vazhdimi i rrugës Apia që niste nga Roma-Beneventum-Brindizi.
Në fillim, gjatë periudhës republikane, rruga Egnatia kishte karakter ushtarak, e lidhur kjpo me luftrat romako-maqedonase, derisa Maqedonia u bë provincë romake. Më vonë ajo u bë një arterie ekonomike e rëndësishme që lidhte gadishullin e Apenineve dhe një pjesë të mirë të Europës me Ballkanin e Jugut, Azinë e Vogël, me Lindjen e Afërme e deri në Mesopotami.
Për të njohur me hollësi kalimin e rrugës Egnatia në Shqipëri mbështetemi në itineraret e ndryshme si dhe në zbulimet arkeologjike. Burimi më i vyer është itinerari i Bordosë që është shkruar nga një murg i panjohur në vitin 333 e.s. Ai ka shënuar gjatë udhëtimit të tij stacionet dhe distancat nga një stacion tek tjetri. Distancat janë matur me udhëtime gjysëm dite. Stacionet ku ai ka fjetur i ka shënuar si “mansion” dhe ato ku ka ndërruar kuajt si “mutatje”.
Mendohet që njëra nga degët e rrugës Egnatia nisej nga Durrësi dhe tjetra nga Apolonia, takoheshin në Klodiana e cila identifikohet me Peqinin e sotëm. Rruga Egnatia fillon nga Durrësi, ura e Dajlanit, kalonte në shkëmbin e Kavajës e që këtu në Kavajë. Lumin e darçit e kapërcen mbi një urë, mbeturinat e së cilës duken edhe sot, pak më poshtë se ura e tanishme. Më pas kalon te Hani i Hores dhe Bishti i Zhurit, përmes kodrës, në vijë të drejtë, duke zbritur në anën tjetër. Kjo pjesë antike e rrugës është ruajtur fare mirë edhe sot. Që këtu vazhdon pak a shumë pas rrugës së tanishme për në Peqin. Të gjitha itineraret nuk tregojnë asnjë stacion tjetër mes Durrësit dhe Peqinit.
Stacioni i parë nga Vlora quhet Stefani. Rruga ka kaluar pak a shumë pas trasesë së rrugës së tanishme Beshtrovë, Panaja-Skrofatinë, Mifol. Këtu ka kapërcyer Vjosën dhe ka kaluar matanë, ka ndjekur fundin perëndimor të kodrave të peshtanit, më pas në Levan, Shtyllas, e pastaj në Apoloni. Pas Apolonisë shënohet stacioni “Stafanaphane” Radostinë-Fier-Grizë-Kuman-Roskovec. Që nga Roskoveci rruga antike kalonte pas kufirit perëndimor të kodrave që ulen duke mbaruar pranë fshatit Kuç. Aty kalon Semanin, mbi një urë, këmbzat e së cilës shquhen edhe tani, pak sipër tokës. Ky stacion shënohet si Apos(Emri i lumit Seman në kohën antike).
Që këtu kalon në Barbullinjë, Karabunarë, Lushnje e pastaj për në veri, ku shënohet një stacion, Marusio (Kisha e Golemit). Nga Golemi vazhdon drejt Rrogozhinës e prej këtu ngjitet përpjetë pas anës së majtë të lumit dhe mbaron në Klodiana, ku takohet me degën e rrugës që vinte nga Durrësi.
Rruga nga Peqini kalon pas anës së djathtë të lumit Shkumbin. Stacioni i parë në këtë drejtim është “mutation at quintum” Bradashesh.
Më pas rruga kalon në Elbasan, i cili në itineraret e moçme shënohet si Skampis ose si mansion Hiscampis. Sipas tabula-s Peuntingeriana dhe itineraret e Bordosë që janë të shek. III-IV Skampis ekzistonte që atëherë si stacion i rrugës Egnatia. Mendohet që rruga Egnatia të ketë kaluar përmes qytetit duke ardhur nga Zaranika, hyn në portën perëndimore të Kështjellës dhe del në anën lindore. Që këtu rruga Egnatia ka vijuar përmes luginës që gjendet midis teqesë së madhe dhe Krastës. Nga Elbasani, rruga Egnatia, duke ndjekur anën e djathtë të lumit Shkumbin, arrin në stacionin Genesis të tabula-s Peuntingeriana, stacion që identifikohet në urën e Haxhi Beqarit mbi lumen Shkumbin.
Sapo kapërcente Shkumbinin, rruga Egnatia fillonte të ngjitej pllajave, midis malit të Polisit, ku pas shumë kthesash e duke kapërcyer shumë përrenj mbërrinte në Babie. Sipas tabula Peuntingeriana këtu shënohet stacioni me amër të At Dianam (tempulli i Dianës) ndërsa sipas itinerarit të Bordosë quhet mansion Grandavia (mallet Kandave). Në babie, rruga antike për të vajtur në Qukës ka vazhduar pak a shumë pas udhës që punonte Karvani më vonë. Stacioni i rrugës Egnatia në Qukës, në itinerarin Antonin 1, shënohet si tres Tabernas në itinerarin Antonia 2 si Tribus Tabernis ose në Tabulan PeuntingerianaIn Candavia dhe në itinerarin e Bodosë si Mutatio In Tabernos.
Nga Qukësi, rruga antike ka zbritur për në Shkumbin, të cilin e ka kapërcyër mbi një urë, mbeturinat e së cilës duken edhe tani në Qukës. Më pas ajo vazhdon në anën e djathtë të Shkumbinit derisa hyn në përroin e Prenjasit, d.m.th pas trasesë së rrugës së tanishme dhe më pas vazhdon deri në Prrenjas. Kalon në fushën e Domosdovës, ngjitet poër në Qafën e Thanës, zbret në Strugë dhe vazhdon për në Ohër.
Stacioni i fundit i rrugës Egnatia mendohet të ketë qenë në Qafën e Thanës. Sipas itinerarit të Bordosë ky stacion shënohet Mansio Claudanon.
Nga Ohri, rruga Egnatia ka vazhduar për në Manastir, Selanik, Kostandinopojë e përtej. Rruga Egnatia ka pasur edhe mjaft degëzime që e lidhnin atë me pjesë të ndryshme të Ilirisë. Një nga këto ka qenë degëzimi që vinte nga Korça dhe Belshi dhe që lidheshin me rrugën kryesore nëpërmjet urës së Topçiasit.
(Video) Report Tv, Dosja K – Familja e Ramo Bomes – Afërdita dhe Qerimeja, dy motra në birucat e hetuesisë
Historia e trishtë e dy motrave të rritura në internim me babanë të arratisur e të burgosura njëra me tre fëmijë të vegjël që u detyrua t’i lërë vetëm e tjera shtatzënë në muajin e nëntë, duke përjetuar lindjen në kushtet e tmerrshme të të qenin nën arrest, ku do ta ndanin nga foshnja e saj pa mbushur 24 orë nga lindja….Përjetime te forta në hetuesi e në burgje dhe përballja me vitet e fundit të regjimit komunist.
Ja çfarë shkruan Ciljeta Bome, vajza e vetme e Qerimesë kur sot më 5 dhjetor bëhen 28 vjet kur nëna e saj e dashur ndahet nga jeta:
Lajmet me interesante
-
Ju tregoj për takimin me Parashqevi Simakun në New York Nga Elida Buçpapaj
December 14, 2024
-
Shtëpia e Bardhë publikon strategjinë për luftim të urrejtjes kundër myslimanëve dhe arabëve
December 13, 2024
-
Zbardhen përgjimet- Operacioni italian që zbardhi lidhjet e ngushta të ‘Ndragheta-s’ me lejet e ndërtimit të dhëna në Tiranë- Nga Alba Kepi
December 15, 2024
-
Kudo qofsh Parashe, ti je bije e këtij vendi, kavajësja artiste simpatike, bilbil i këngës së festivaleve- Nga GAZMEND MULLAHI
December 14, 2024
-
INATI E JEHONA- Poezi humoristike nga ANDREA ZALLI
December 15, 2024
-
(Video) U përkujtua me madhështi në Michigan Dom Prenk Ndrevashaj Nga Valentin Lumaj
December 12, 2024
Lajmet e fundit
-
Një muaj nga vrasja e Martin Canajt, prindërit e fëmijët marshim nga shkolla “Fan Noli” drejt Ministrisë së Arsimit
By voal.ch | December 18, 2024
-
Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri
By voal.ch |
-
Berisha: Regjimin e largon mosbindja civile e shqiptarëve. Avantazh i madh për ne është fitorja e Donald Trumpit në SHBA
By voal.ch |
-
EUROPEUM – Instituti prestigjoz për Politikat Europiane: Shqipëria një autokraci zgjedhore, Rama autokrat si Dodik dhe Vuçiç
By voal.ch |
-
Mërgata e Kosovës do të mund të votojë në ambasada dhe në konsullata në 22 shtete
By voal.ch |
-
Përse parlamenti shqiptar shkel Kushtetutën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit- Nga Lavdie Nela
By voal.ch |
Komentet