1. (Përcjellja)
Të gjithë ylberët
Shkrihen
Në duart e tua
Dhe më
S’të kam parë
Nata e shurdhër
Baladë e vetmive të gjata
Poema e pashkruar mbi tavolinë
Gotë e thyer e vuajtjeve
Dhembje e zemrës
Në përcjelljen e syrit
Shtegut të lotit
2. (Mungesa)
Alfabeti i lotëve në duar
Hapërim me dhembjet e mbetura në re
Udhëkryqeve të qiellit vjeshtak
Në mungesë zemra e dehur
Përqafim i dashurisë së humbur
Më kot
Lulet pas shpine
Ekspozita e luleve të bardha
Është mbyllur
3. (Dhembje)
Në mungesën tënde
Gishtërinjtë
Më prekin
Si rrezet e fundit
Tokën
Kur dielli perëndon
(4 qershor 1984)
Komentet