Lufta në ish Jugosllavi dhe krijimi i minishteteve shpërfaqi apetitet për pasurim të pafundshem të liderëve të shteteve të dala nga lufta. Liderët e këtyre shteteve në Kroaci, Bosnje, Serbi, Maqedoni dhe Kosovë u pasuruan mbrenda natës . Fillojë etapa paqësore por shumë zhgënjyese për popujt e këtyre shteteve. Liderët filluan të grabisin qdo të mirë shoqërore para veti. Shumë u bën lojëra më kartën e nacionalizmit për përfitime përsonale. Secili lider politik dhe pushtetar e përdori me mjeshtri të madhe nacionalizmin për të ardhur deri të pasurimi pa mund të madh. Duket se këta liderë moti kishin planifikuar si të sillen dhe si te veprojnë nese vijnë deri të pushteti.Si të gjithë liderët e shteteve e këtyre shteteve , kështu ndodhi edhe në Kosovën e vogël .Liderët e këtyre minishteteve dallojnë veq se nuk janë të një nacionaliteti .Këta mashtrues e bënë popullin “budallë ‘ më gjithë farë metodash të stilit komunist. Liderët tanë partiakë dhe shtetëror u pasuruan bashkë me familjët e tyre dhe shumë kënd për rreth . Kjo çka po ndodhë është e pa justifikueshme , e tmershme dhe jo normale . Më të mbaruar lufta pa vonuar shumë filluan të pasurohen me privatizimin me të keq të mundeshem , duke i lënë më mijëra punëtor në rrugë . Dhe, ndodhen shitje e stërshitje të këtyre pronave të privatizuara duke i mbushur dhe stërmbushur gjepat . Shumë objekte shoqërore në qendra të qyteteve janë në pronësi të njerëzve të politikës ose të para politikës . As kush se ka dert të jap ndonjë informacion së si po ndodhin këto punë dhe qka po ndodhë në këtë vend i cili po rreshqet në anarki. Secila qeveri qe erdhë pas luftës, pak punë të hajrit bëri për këtë popull të përvujatur historikisht. Kosova më shumë po ngjanë në një shtet feudal . Populli po konsiderohet si turmë e pa vlerë . Po inskenohen turli marifetesh nga elita politike për ta vazhduar më qdo kusht pushtetin. Eshtë pikëlluese kur ata që po largohen nga vendi po iu vihen gjithfarë etiketash, dhe arsyetime tjera banale . Ndodhën edhe demonstratat dhe nga ajo punë kurgjo pozitive nuk doli. Pushtetarët dhe kjo kastë politike po bëjnë gjithëfare koncesionesh politike karshi Serbisë që prekin direkt statusin . Duke filluar nga pushtetet lokale deri tek qendra nuk po pushojnë hajnitë , keqpërdorimet dhe askush nuk jep përgjëgjësi për asgjë.Bie pyetja pse? Sepse të gjithë grabitqarët janë bashkuar duke ngrënë në një çanak. Manipulimet me popullin kan filluan edhe me mitet nga e kaluara dhe me fenë. Kjo është metoda me e re dhe shumë dinake për të mbetur sa më gjatë në pushtet. Dikush e kritikon islamin , dikush fenë krishtere, dikush po merret me organizatën e ISIS për të cilën po përfolet shumë kohën e fundit , dhe të gjitha këto po qojnë ujë në mullirin e politikanëve. Për rolin e fesë dhe predikimet e saj janë njerëzit kompetent të cilët duhet te flasin . Por, kjo po shfrytëzohet mirë për ta tërhequr vemendjen e popullit nga problemet gjithnjë e më të theksuara të natyrës sociale dhe ekonomike . Askush nuk po i përmend viktimat e shumta të luftës, martirët dhe dëshmorët e kombit. Jo ti përmend kur u duhen votat, por të interesohen për familjët e tyre të cilat shumica nuk po jetojnë mirë . Nuk kan qenë vetëm politikanët ata të cilët përfituan nga lufta. Krahas tyre gjenden parazitet e ndryshem, gjyqtarë të korruptuar si në krejt sistemin korruptiv, profiterët në polici, arsim, shëndetësi dhe në shumë segmente të jetës.Këtyre po iu intereson që ta qëtësojnë situatën duke shpikur diqka të re, dhe kështu të mbesin sa më gjatë në pushtet .Besa shumë kush nga kjo elitë është i interesuar që të krijon edhe përqarje në popull . Këta kan filluar të flasin broqkulla edhe për projektet e ndryshme evropiane .Po i pështjellin aq shumë punët , më qëllim të mos dihet së kush është krimineli dhe kush është viktima. Kjo është jashtë qdo norme morale , demokratike dhe jashtë qdo përgjegjësie politike …
Komentet