Kanibaliada. Ajo nisi me ngrёnien e sё drejtёs sё qёndrimit nё Tiranё, fill pas mbarimit tё Luftёs sё Dytё Botёrore; u duk se u mbyll me therorinё e njё nёne tek pragu i shtёpisё dhe vazhdon me ngrёnien e sё drejtёs sё kthimit tё tё drejtave. – Dilenjtё – Haritenj. Disa e thonё shumёsin e mbiemrit te tyre Dilaj, tё tjerё Dilej, por mua mё pёlqen kёshtu, sepse kёshtu mё duket se e shpreh mё mirё madhёsinё dhe madhёshtinё e tyre. Tё njёjtin trajtim, do tё meritonte dhe mbiemri tjetёr, Haritenj; – Histori degdisjesh, bastisjesh dhe burgimesh. – Ajo, qё do tё lexoni mё poshtё në këtë shkrim, ёshtё shumë mё e tmerrshme se ajo, qё mund ta përfytyroni…!
RRЁNJЁT E “KANIBALIADЁS”KAPITULLI
PA EMЁR
Ҫёshtja e pёrmendjes sё mungesёs sё trashёgimtarve të Henrik dhe Pirro Dilos, hap njё temё tё re pёr pjestarёt e “Kanibaliadёs”. Tё tre fёmijёt e lartpёrmendur tё kёtij personaliteti të njohur nga fisi Dilo, mbetёn pa martuar. Kjo, mё sё pari, shpjegohet me shikimin e tyre prej asaj kohe, si; “bij reaksionarёsh”. Ky ishte dhe pengu mё i madh i nёnёs sё tyre, qё iku nga kjo jetё, e vrarё shpirtёrisht. Nёse kishte arsye tё tjera personale (e thamё qё Riku, iu nёnshtrua karriges elektrike), ato nuk i marrin kohёn njё njeriu normal. Mirёpo, nuk ishte kёshtu pёr ata, qё duan ta justifikojnë këtë gjë, me gënjeshtra. Ata ta shpjegonin kёtё, me gjoja faktin se; babai i tyre, i kishte porositur vetё tё mos martohen, sepse; “ky regjim e ka jetёn tё shkurtёr dhe martohuni, kur ai tё bjerё”!
Ngado ta analizosh kёtё, tё rezulton si jo e vёrtetё dhe si njё prodhim i anormalitetit e intrigave të atyre që u rëndon ende pasha e fajeve të së kaluarës komuniste e, idhtarëve të saj. Kultura, arsimi, lidhja e ngushtё me tё gjithё vёllezrit e motrat e tjerё, tё cilёt me vёshtirёsi e nё moshё madhore, po i martonin fёmijёt e tyre, pёr shkakun e asaj, qё iu vu njeriut nё ballё tё udhёs sё tij; “biografisё”, vetё rritja nё moshё e fёmijve tё tij, pamundёsia e parashikimit tё rёnies sё diktaturёs, nё kushtet e egёrsimit total tё saj e, njё mori arsyesh tё tjera, e zhvleftёsojnё atё ҫka pretendohet. Dhe ata kishin mbi vete njё peshё tё dyfishtё, ushtruar mbi ta, prej regjimit te kohёs. Ishin, jo vetem niprit dhe mbesat e Ilia e Jani Dilos, por dhe tё Petro Haritos.
PARARENDЁSIT
Kush ishte Petro Harito? Ishte djali i Mihal Haritos, deputetit tё tё gjithё Shqipёrisё, nga Shkodra nё Prevezё, nё parlamentin e Perandorisё Osmane, bashkёluftёtarit tё Abdyl Frashёrit nё Lidhjen Shqiptare tё Prizrenit (studimet e fundit hedhin dritё mbi faktin e bashkёkryesimit tё Lidhjes, prej tё dyve, siҫ ёshtё pohuar edhe në një emision të Radio-Televizionit Shqiptar, nё vitet 2007-2008), pёr tё cilin, kur vdiq, qahej nё varre me ligje: “…Dilje, nё ballkon e rrije / Ҫ’bёhej nё Stamboll e dije…, / O Mihal, ball’ i karvanit / i shtive frikёn Sulltanit / Moj nepёrka pika-pika /armiqve ҫ’iu doli frika”!
Çelёsit dhe financuesit tё gjysmё-gjimnazit tё Manastirit tё Nivanit, shkollё, ku mёsuan poeti i madh i kapёrcyellit tё epokave letrare nё Shqipёri, Andon Zako Ҫajupi dhe gjuhёtari i madh, Ilia Dilo Sheperi. (Dekorata, qё iu dha Mihal Haritos, nё kohёn e diktaturёs komuniste, nuk iu dorёzua mbesёs sё tij, Ifi Dilo Harito, por personave tё largёt tё tij). Pa u zgjatur se, biri i kujt ishte Petro Harito, pasi vetё ai ishte senator nё parlamentin shqiptar tё viteve ’20-’30-të tё shekullit tё kaluar, nё kohёn e Mbretёrisё së Zogut, prandaj dhe u panё me kёtё sy pasardhёsit e tij biologjikё, vajza e tij Ifi (Harito) Dilo, me tё tri fёmijёt e lartshёnuar, heroina e kёtij shkrimi-homazhi tё vonuar, si dhe motrat e saj me familjet e tyre.
Aq i madhёrishёm si politikan, aq i thjeshtё si njeri, qё, kur vinte nё fshat, s’e kishte pёr turp, tё fshinte qilarin e dhive. Ishte i dёnuar me vdekje, nga qarqet shoviniste greke. Kishte aq fuqi ekonomike, sa tё blinte jo arat, por dhe malet. Kishte rritur dhe edukuar mё sё miri katёr vajza, nё kushtet e jetimisё, midis tyre dhe nёnё Ifi Dilon, bashkёshorten dinjitoze tё Qirjako Dilos. Pra, nuk ishte “shoku e takëmi” i atyre, qё e morёn pushtetin mё pas dhe u lёshuan mbi trashёgimtarёt e tij, si egёrsirat.
Petro Haritos, iu rrafshua varri dhe, gjatё atyre momenteve, prishёsit injorantë dhe ata dhe komunistët fanatikë që i kishin urdhëruar ta bënin atë gjë, ironizonin me tё, duke thënë: “I prishёm qetёsinё fakirit”. Zyrtarisht, Kёshilli Popullor i fshatit, kёrkoi nga Ifi dhe e kёrcёnoi atё gojarisht, qё tё hiqte vetë eshtrat e tij….! Por Ifi, iu pёrgjigj atyre: “Nuk kam pёrse tё heq eshtrat e babait tim. Ai ka punuar pёr kёtё Shqipёri, ku sot hidhni valle ju…”! Ilia Dilos, iu prish varri dhe u zhvarros nga oborri i Kishёs, ku ishte vendosur nga sheperjotёt e vitit 1945. Eshtrat e tij, u dёrguan me fёmijё nё varrezat e fshatit, pa pjesёmarrjen e familjarёve dhe ato u binin atyre nga duart rrugëve. Disa nga bashkёfshatarёt e tij, komunistë fanatikë dhe injorantë, kur e zhvarrosёn, ironizonin me kafkёn e tё vdekurit: “Ҫ’kokё tё madhe qё ka…?! Ky ka qenё patriot, por fёmijёt e tij janё armiq tё partisё dhe ne do t’u mёsojmё njё thes mend”…!
ODISEJA E PRONAVE TË FAMILJES DILO-HARITO!
Për ata që nuk e njohin historinë e familjes Dilo, desha të kujtoj se; kjo familje, para dhe fill pas çlirimit tё vendit nga pushtimi i huaj fashist, banonte nё Tiranё? Njё pjesё e tokёs nё zemёr tё Tiranёs, pikёrisht aty, ku në vitin 1987 u ngrit muzeu (Piramida) i diktatorit komunist, Enver Hoxha, ёshtё pronё e kёsaj familjeje, pra e Haritenjve. Por, askush nga të dy krahët e politikës, nuk bёn fjalё dhe nuk kujtohet pёr atё truall toke qё ka zënë ajo “Piramidё”, askush nuk kujtohet pёr ish-pronarёt e asaj, tё paktёn t’i shpёrblejё apo, t’i kompesojё gjetkё!
E njёjta histori dhe nё Vlorё. Leonidha Ruci, vёllai i Aristidh Rucit, njerit prej atdhetarve tё mёdhenj tё Pavarёsisё, firmёtar i Aktit tё shpalljes sё saj, dhe tё gjysmёs sё parё tё shekullit XX-të, i afёrm i Dilenjve tё Sheperit, mё saktё, kushёri i parё i Sava Rucit, gruas sё Ilia Dilos, pas vdekjes sё vёllait tё tij, Aristidhit, nё vitin 1950, pёrfitonte nga i vёllai pjesёn e tij tё pasurisё, sepse e kishin tё pёrbashkёt, njё pjesё tё sё cilёs nё Vlorё, ia kishte lёnё nё akt tё ligjshёm trashёgimie, Qirjako Dilos, pronё, tё cilёn ai, nga pamundёsia pёr ta pёrdorur vetё, e lёshoi me qira. Nё kёtё mёnyrё, Qirjako Dilo, ёshtё trashёgimtar testamentar i Fevroni Rucit, qё ishte gruaja e Leonidha Rucit.
Qiraxhinjtё, nё kohёn e “kolerёs”, (regjimit komunist), ca e nga ca po i shmangeshin detyrimit dhe po rrinin si nё shtёpinё e tyre. Me ardhjen e demo-anarshisё, ndodh paradoksi shqiptar: ish-qiraxhinjtё, bёhen pronarё. Ҫёshtja degdiset nё gjyqe pafund, falsifikimet monstruoze kanё bёrё punёn e vet dhe pronarёt e ligjshёm, humbasin tё drejtёn mbi pronёn e tyre. As dy kryetarё tё Gjykatёs sё Lartё dhe po aq ministra drejtёsie, pёr ironi tё fatit, me origjinë prej Zagorisё, nuk e vunё dot drejtёsinё nё vend pёr kёtё ҫёshtje, si dhe pёr shumё tё atilla. Tё kuptohemi; kjo ҫёshtje, nuk ka lidhje me kthimin dhe kompesimin e pronave, se nuk u bё gjё shtetёzim mbi kёtё pronё.
Ajo u ishte dhёnё prej pronarёve nё pёrdorim me qira, qiramarrёsve. Dhe kjo odise ndodh me tё gjitha pronat e tyre, jo vetёm nё qytetet e tjera tё Shqipёrisё, por, dhe, ҫ’ёshtё mё e keqja e qё do tё ishte mё e lehta, nё Zagori. Kanё patur atje njё kёmbё mali dhe, pas njёzet vjetёsh, sistemi tё ri ekonomik, u kanё kthyer nё letёr njё copёz tё vogёl, tani nё vitet e fundit, qё, me mёnyrat shqiptare tё zbatimit tё vendimeve ligjore, nuk tё vjen nё dorё kurrё, jo mё prona, por as letra e saktё. Dhe kjo odise ndodh, me shumё prona tё tyre brenda nё fshat, tё cilat me shumё lehtёsi mund t’u ishin kthyer, por mbahen tё zaptuara nga tё tjerёt.
Por, tё gjitha kёto, nuk janё asgjё para faktit qё gjatё monizmit, kafshimi i pronёs sё tyre, shkoi deri atje, sa t’i linin fare dhe pa njё copё kopёsht, nga tokat e tyre pranё shtёpisё, shumё pranё shtёpisё, ku vetёm njё rrugicё i ndante, duke i lenё kёshtu t’u gёzoheshin, vetёm pikave tё shiut tё strehёve tё shtёpisё. Tokat mё tё mira nё fshat, janё tokat e tyre dhe, nё emёr tё ligjit tё ri, ato u rrapёquan nga tё tjerёt. Dhe kjo justifikohej se nuk u futёn nё kooperativё. Atёherё, pse u jep toka gjetkё, gjoja nё emёr tё llotarisё?! Atёherё, pse s’u jep tokat e tyre? Atёherё, nё kёtё pikё hapet njё problem i madh edhe pёr ligjin shqiptar tё tokёs.
Si do ta trajtojё ai pёrpara Gjykatёs Ndёrkombёtare tё Drejtёsisё, njё rast tё tillё tё veҫantё nё Shqipёri? Fshatari nuk i ka bashkuar mjetet themelore dhe punёn me grupin, domethёnё, edhe tokёn. Mirёpo, mbi kёtё tokё, nuk ёshtё kryer as shtetёzim, siҫ u bё mbi llojet e tjera tё pronёs, si me shumё godina nё fshat e mё gjerё apo me tokat nё fermat shtetёrore. (Paradoksalisht, tё gjitha godinat e tyre nё fshat me shtёpi e kasolle, nuk figuronin nё listёn e shtetёzimeve tё Komitetit Ekzekutiv tё Gjirokastrёs, listё e cila, iu dorёzua pushtetit tё ri-Komunёs dhe autori i kёtyre radhёve, e kishte nё dorё pёr sa vjet ishte sekretar i kёtij institucioni).
Pёrfundimisht, ҫdo pronё nё kёtё fshat, atyre iu ishte rrёmbyer arbitrarisht dhe brutalisht, pa kryer as formalitetin mё tё thjeshtё tё kohёs, siҫ ishte vepruar me tё tjerёt, renditja nё njё listё shtetёzimi. Sepse, nё fakt, shtetёzimi ishte kryer vetёm mbi godinat e tё ikurve nga fshati. Atёherё, mirё qё dje iu rrёmbye brutalisht pa ligj, po sot, pse s’ua kthen totalisht dhe pse e llogarit nё ligjin e ri tё tokёs, tokёn, qё ata s’e kanё bashkuar me tё tjerёt?! A e kemi qartёsinё e qelqit, tё dashur bashkatdhetarё? Po ndahet prona e grupit. Ata nuk e kanё futur familjen e tyre dhe mjetet e saj nё kёtё grup. Atёherё, ua kthe atё, qё ua rrёmbeve dje me forcё dhe me forcёn e brutalitetit e jo tё ligjit, qoftё dhe tё asaj kohe.
E gjitha kjo pёrbёnte njё pyetje, e sugjeruar nga vetё ish-pronari, nё njё takim nё vitin 1994 nё Gjirokastёr, tё ish-ministrit tё Ekonomisё nё Qeverinё e Berishёs sё Parё, z. Genc Ruli me pushtetarёt e jugut. Pёrgjigja u duk si diҫka optimiste: “Do tё realizohen sё shpejti ndryshime tё rёndёsishme nё ligjin pёr ish-tё pёrndjekurit politikё dhe aty do tё gjejё zgjidhje kjo ҫёshtje”. Nё fakt, kjo pёrgjigje u shkri si kripa nё ujё. Mirёpo, e ashtuquajtura demokraci nё Shqipёri, po tё dojё, mund ta avullojё ujin dhe ta nxjerrё nё sipёrfaqe kripёn e kёsaj ҫёshtjeje, qё ёshtё diҫka origjinale dhe ndoshta rast unikal nё tёrё vendin.
Aq mё tepёr, nё periudhat, kur ajo drejtohet nga tё ashtuquajturat forca tё djathta, tё cilat nuk janё forcat e vёrteta historike tё sё djathtёs shqiptare, ku ka milituar Jani Dilo, njeri prej 10 fёmijёve tё Ilia Dilo Sheperit, vёllai i Qirjako Dilos, si dhe nuk janё forcat e mirёfillta atdhetare tё Shqipёrisё, ku inspiroheshin tё gjithё pjesёtarёt e familjeve tё mёdha Zagorite, siҫ ishin; Dilenjtё e Sheperit, Haritenjtё e Mihal Haritos nё Nivan, ajo e Aristidh Rucit nё Sheper dhe ajo e Spiro (Ballo) Zhejit nё Zhej.
“Kanibaliada”, aq mё tepёr si qenie humanicide, ёshtё mosbesuese ose hiqet si e tillё edhe ndaj disa tё vёrtetave nё lidhje me sferёn financiare, nё drejtim tё ish-tё pёrndjekurve politikё tё komunizmit. Qirjako Dilos, i kishin prerё pensionin pёr kёtё shkak. “Jo! – ulёrasin ata, – nuk ёshtё e mundur”! Dollarin, qё gjithё Dilenjve ua dёrgonin vёllezrit nga Amerika, Banka Shqiptare, nuk ua konvertonte nё raportin zyrtar 1 me 70, sa ҫ’ishte kursi, por 1 me 20, aq sa u detyruan t’u shkruanin atyre tё mos u dёrgonin mё.
“Jo”! – pёrsёrit refrenin e saj tё ҫjerrё maskarada; “Nuk ka mundёsi”! Mirёpo, kёto veprime ishin tё mbёshtetura nga vendime specifike tё Qeverisё Komuniste, kundёr atyre, qё ajo i kishte cilёsuar “tё deklasuar”. Lidhur me këto, duhet tё shfletosh aktet zyrtare tё periudhёs para viteve ’90-të, pёr t’i gjetur dhe pёr t’ua pёrplasur nё fytyrё mbeturinave tё komunizmit nё Shqipёri. (Pёr mё tepёr, pёr Qirjako Dilon dhe familjen e tij, lexoni veprёn letraro-historike “DILOIADA”, tё bashkautorёve zagoritё, Jorgo Telo e Eduard Dilo.)
IKONA E MIRЁSISЁ DHE KUJTIMIT
I gjithё ky shkrim, paksa i zgjatur, por i merituar edhe pёr çka kemi trajtuar këtu, është njё homazh pёr nёnёn Ifi (Harito) Dilo, e bija e Petro Mihal Haritos, e shoqja e Qirjako Dilos, djalit tё dytё tё Profesorit tё shqipes dhe atmёmёdhetarit tё madh, Ilia Dilo Sheperi, si dhe nёna e tre fёmijёve: Antigonit, Pirros dhe Henrikut, mёsueses, inxhinierit arkitekt dhe elektricistit tё kategorisё sё shtatё, e cila, bashkё me tё gjithё kёta, kaloi nёpёr kalvarin e gjatё tё mundimeve, tё vuajtjeve, tё internimeve e burgjeve dhe iku e pikёlluar nga kjo jetё, mё tepёr se ҫdo nёnё tjetёr, duke i parё tё tre fёmijёt e saj nё fund tё jetёs ende nё njё shtёpi, tё palidhur me fatet e tyre tё veҫanta, edhe pse tashmё ata ishin plakur, afёrsisht si ajo.
Nёnё Ifin e kam njohur nga afёr dhe nuk mё flet dot njeri tjetёr pёr tё. Rrjedhimisht, nuk ka kush tё m’i ndryshojё pikёpamjet pёr atё zonjë grua, pёr atё nёnё, pёr atё Zonjё tё vёrtetё tё vendlindjes sime, vendlindje sa e dashur, aq dhe e egёr, qё u tregua me Ata, tё cilёt ishin tё atillё, sa dhe mizat e dheut nuk i shkelnin me kёmbё. Nё bisedat shoqёrore kёtё tё vёrtetё tё pamohueshme, ta pohonin dhe vetё persekutorёt e tyre, ҫka tё habiste, pse ishin hedhur nё sulm atёherё aq egёrsisht, kundёr njerёzve mё tё ndershёm, mё tё saktё e mё tё rregullt. Kjo vёrteton edhe njёherё, se e vёrteta ka fuqi kolosale. Dhe se lufta e klasave, ishte e pajustifikuar nё asnjё rrethanё. Dhe se ajo bёhej me motive mllefi personal dhe hakmarrjeje politike.
Tё torturosh kёtё nёnё tё shkёlqyer, se ishte e bija e Petro Haritos, ish-senatorit tё dikurshёm tё kohёs sё Mbretёrisё Zogut, dhe pse ishte kunata e Jani Dilos, ish-komandantit tё “Ballit Kombёtar” nё qarkun e Korҫёs, krahut tё djathtё tё Mit’hat Frashёrit, luftёtarit tё betejёs sё Barmashit, sё bashku me vёllain e tij Koҫo Dilo, dhe pse Jani u vendos nё Perёndim, pёr t’i shpёtuar persekucionit tё padiskutueshёm komunist, nuk ёshtё aspak e drejtё, si gjithё persekutimi politik, qё iu bё klasёs atdhetare shqiptare. As kunetrit e saj, Mihal, Margarit e Koҫo Dilo, as djali i saj Henriku, nuk u kapёn duke bёrё ndonjё akt, qoftё dhe minimal, sabotazhi mbi veprat e socializmit, por nuk u vёrtetuan, as duke thёnё ndonjё fjalё propagandistike, qё binte ndesh me ligjet e kohёs nё fuqi.
Unё e njoha nё pleqёrinё e saj tё thellё. Thinjёria e flokёve, bukuria e fytyrёs, nё bashkёpunim me fisnikёrinё e shpirtit, jepnin njё pamje ёngjёllore tek ajo grua. Nё rininё e saj duhet tё ketё qenё njё vajzё shumё e bukur, por mё tё bukur e tregonte atё bukuria shpirtёrore. Duhet tё ketё qenё njё model vajzёrie i shoqeve tё kohёs. Edhe pse nёna i kishte lenё atё dhe motrat e saj jetime, qysh tё vogla fare, ato u rritёn nёn kujdesin shembullor tё babait tё tyre, cili, siҫ kujdesej pёr vajzat e tij, nuk harronte tё kujdesej edhe pёr Shqipёrinё. Kaluan fёmijёrinё nёn kujdesin jetimor tё Kishёs Ortodokse nё Korfuz; ishin rritur nёn njё edukatё shembullore-model, sikur tё ishin edukuar nga mёma e tyre e vёrtetё, shto kёtu dhe edukimin fetar.
Kur dёrgova fёmijёt e mi nё kolegjet fetare nё Gjirokastёr, mё pyet e mrekullueshmja, se; si po shkojnё fёmijёt dhe unё i them se; “Ja, kanё vёshtirёsi me ambientimin fillimisht, sidomos me ritualet fetare,q ysh pas ngritjes nё mёngjes, para ngrёnies sё vakteve e deri vonё nё mbrёmje…”! “Oooo, po ato janё gjёra shumё tё mira. Unё i kam kryer vetё ato rite, qysh kur isha 4 vjeҫ, nё Korfuz…”, -mё thotё e madhёrishmja. Ishte kёnaqёsi e veҫantё intelektuale tё bisedoje me tё. Tepёr inteligjente, mjaft e qetё, e duruar, edhe kur mё tregonte gjithё rrjedhёn e vuajtjeve qё prej vitit 1945. Rrezatonte veҫse mirёsi, edukatё dhe kulturё nё ato qё thoshte, si dhe vetpёrmbajtje. Mallkimin e kishte ndryrё brenda kanioneve tё shpirtit tё saj. Mallkimi i saj i zёntё tradhёtarёt e Atdheut!
Dhe tradhёtarёt janё ata, qё tradhёtuan Kosovёn e Jani Dilos nё vitin 1943, qё pёrgatitёn bashkimin e Shqipёrisё me Jugosllavinё nё 1946- 1947, qё shpenzuan dёm energjitё e njё populli tё tёrё, duke e lidhur e ҫzgjidhur kaq herё si qerre me kuajt e kampit socialist dhe qё e katandisёn mё nё fund nё vitin 1990, pa bukё dhe qё, pas kёtij viti, i trafikuan identitetin nё drejtim tё fqinjit jugor tё vendit tonё. Nёnё Ifi zotёronte njё kulturё tё gjerё njohurish, pёr veprimtaritё familjare dhe ato tё punёve nё fshat, pasi kishte mёsuar pёr to nё kohёn, kur ishte nё Korfuz, prej traditёs sё vyer familjare dhe se i kishte provuar tё gjitha. Zonja ime e dёgjonte me aq ёndje dhe ia pёrpinte tё gjitha teknologjitё e pёrshkruara prej saj, si ato tё sferёs kulinare tё gatimit, tё pёrpunimit tё tё gjitha produkteve bujqёsore e blegtorale, tё trajtimit tё kopshteve e tё bagёtive, tё punimeve me dorё etj., etj.
Historikisht, familja e tyre kishte kultivuar nё qilar dhinё dhe tё flisnin pёr tё dhe pёr pёrpunimin e produkteve e tё nёnprodukteve tё saj, me plot kompetencё, si tё ishin specialistё tё mirёfilltё, si tё ishin Male (Mihal) Dilo-re. Si tё ishin francezё! Por ata Perёndimorё ishin nё ҫdo gjё, nё atё vend tё mallkuar nё juglindje tё Evropёs. “Mos hiqni dorё nga qumёshti i lopёve tё Katerinёs…”! – u thoshte kryespecialistja e cilёsisё fёmijёve tё saj, nё pesёmbёdhjetёvjeҫarin e fundit tё jetёs, kur ata shkonin pёr tё blerё qumёsht nёpёr fshat, pasi tani mosha kishte bёrё tё vetёn dhe nuk ishin nё gjendje tё mbarёshtronin kafshёn karakteristike tё atij pragu-dhinё. Nёnё Ifi ishte njё mjeshtre e vёrtetё e gatimit.
Nga gatimet të shkëlqyera tё saj, do tё pёrmendja pёrgatitjen e reҫelit tё trёndafilit. (A ka ngrёnё ndokush ndonjёherё reҫel trёndafili? Unё deri atёherё kisha dёgjuar pёr shumё llojra reҫeli, por jo pёr atё tё trёndafilit!). Oborri i tyre si dhe kopshtrat afёr shtёpisё lulёzonin prej kёsaj bime. Ajo dinte tё pёrgatitte nё mёnyrё perfekte tё gjitha llojet e reҫelrave, marmalatave, pelteve e ёmbёlsirave tё tjera prej shumё-llojshmёrisё sё pemёve, qё mbushnin kopshtrat e tyre. Kopshtrat e tyre, se nuk kishin vetёm njё e dy. Kopshtrat e tyre, qё i rrёmbeu koolektivizimi ekstrem dhe i degradoi. Tek Dilenjtё e Nivanit do ta dalloje kulturёn perёndimore nё ҫdo detaj, qё nga shtrimi i tryezёs sё ngrёnies me pjatanca, si nё restorantet mё tё mira e, deri tek mirёmbajtja e maces, e cila do tё hante nё pjatё si dhe njerёzit ushqime tё posaҫme dhe do tё lahej e krihej e pёrkedhelej si ata, si ajo, si mos mё mirё.
Dhe tё mos harrojmё pёr asnjё ҫast, se ata jetonin e jetojnё nё kushte shumё tё vёshtira, nё njё tё ashtuquajtur shtёpi, pёr tё cilёn kemi folur gjatё mё lart, e cila ёshtё mё shumё njё kasolle nga pamja e jashtme, pothuajse, njё dhomё e vetme, por shumё e rregullt nga brenda, ku jetonin fillimisht 5 vetё, pastaj katër e tani tre. E, pikёrisht nё kёtё dhomё do tё kalonte pleqёrinё e thellё nёnё Ifi, ku vihej re njё shkёlqim kujdesi mirёmbajtёs pёr tё, prej fёmijёve tё saj. Kur zonja ime i bёnte vizitё e i afrohej ta takonte, e magjishmja i thoshte: “Mos mё puth, se jam plakё, por lermё tё tё puth unё”! “Po, si tё mos tё tё puth, moj nёne, kur ti je kaq e mirё”! Dhe binte erё borzilok. Siҫ duket, e lanin me ҫaj borziloku. Dhe, mbi gjithҫka, shkёlqente kujtesa e saj brilante, deri nё fund tё jetёs.
Tё pёrshkruante gjithҫka kishte jetuar, pёrjetuar, lexuar e dёgjuar me pёrpikёrinё mё tё lartё. “Nuk m’u lag pёrhёri, tё paktёn, njёherё tё vetme nё jetё”, – tё thoshte me lotё nё sy, nga që siç thamë më lart, tre fëmijët e saj nuk patën fatin të krijonin familje. Mirёpo interesohej pёr fёmijёt e tё afёrmve tё saj, kur i buisnin shtёpinё, sikur t’i kishte niprit dhe mbesat e veta. Mirёpo, interesohej pёr fёmijet e tё gjithёve nё fshat si po mbarёvenin. Mirёpo, edhe nё ditёt e fundit tё jetёs, pyeste pёr fёmijёt tanё ku ishin, si ishin, si po shkonin me shkollat etj., me njё kujtesё “qiqёr”, kur i themi ne nё Zagori, kujtesё pёr t’u admiruar.
Shumё e urtё, shumё gojёmbёl, shumё e matur, por shumё e vrarё nё shpirt. Pёr gjithҫka tё rёndё, qё kishte kaluar. Pёr fёmijёt, qё i shihte ashtu tё sёmurё e tё gjymtuar nga diktatura komuniste mё e egёr e kontinentit. Dhe vrarjen e saj shpirtёrore, me atё stoicizmin e saj, me atё fisnikёrinё e saj, me atё sjelljen e saj shkёlqimtare, ashtu si pa u ndjerё, e kalonte natyrshёm dhe tek ne, dhe ne tek pasardhёsit nёpёrmjet bisedave nё familje, duke u bёrё kёshtu njё shembull i shkёlqyer i mёnave tё pёrvuajtura, njё edukatore e klasit tё parё, njё ikonё e kujtimit pёr tё gjithё familjen tonё dhe mё gjerё. Memorie.al
SHBA, 2013